Tuesday, April 22, 2008

Karamelo: LDLNJ

Kryetari i LDLNJ-së, Ligoraq Karamelo, ka bërë me dije dje se të gjitha referimet që bëhen për LDLNJ-në në shkrimin e botuar në gazetën "Shqip" për abuzimet me fondet e Athinës janë të pavërteta dhe nuk kanë asnjë burim zyrtar të kësaj partie. Këto pohime, sipas tij, nuk janë as deklarata të të zgjedhurve vendorë të saj në Bashkinë e Himarës dhe as drejtuesve partiakë. "Insinuatat që ngrihen aty për të demaskuar kryetarin e bashkisë në emër të LDLNJ-së nuk janë gjë tjetër veçse tendenca për të ngjallur pakënaqësi, përçarje dhe mungesë dialogu midis forcave politike që përfaqësojnë minoritetin grek", tha ai.

2 comments:

Anonymous said...

z. Kiritsi, a mund te na postoni dhe burimin e kesaj deklarate (jo se nuk e besoj por per te qene sa me korrekt me ne lexuesit.)

Megjithate une une kam mendimin se pas atij skenari policesk qe u paraqit nga gazeta shqip nuk eshte cudi te fshihet Koco Andruci, ish i burgosur politik i cili furnizon gazetaret idiote te gazets shqip me te tille skenare. Ai, me sa duket eshte nga kontigjenti rezerve i ShIKUT, sepse si person asnjehere nuk ka paraqitur ndonje fare personaliteti ne Himare sa te mund te burgosej megjithe vitet e burgut qe ka bere. Ai ka qene nje viktime dhe limon i shtrydhur i sistemit te kaluar, dhe tani sitemi i sotem po i shtrydh dhe lekuren. Ai po i ben opozite bollanos duke furnizur gazetat me felliqesira. Prandaj ne se Karamelo desheron te kete dege parite ne himare dhe te hape dosjet perpara (per perdimin e partise ) dhe jo publik) dhe do bindet per sa thuhet ketu.

O Burbos

Anonymous said...

Ok.Falemnderit
Burbos