Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Friday, May 02, 2008

Kamuflazhi pseudo-progresist i paarire i z.Nazarko.

Ne Itali ka nje fjale te urte qe thote “kur loja behet e forte, te fortet fillojne te lozin”. Po ketij reagimi te z.Nazarko, cfare fjale te urte mund ti pershtatet. Patjeter qe z. Nazarko, nga intonacionet e perdorura prej tij, shpresonte te mbeshtetej ne ate te siperc ituaren, po kam pershtypjen se shpresa e tij donkishoteske, mbeshtetej vetem ne korin e madh sancopacian te asaj qe ai e quan nacionalizem. Pra z. Nazarko ben sikur po kritikon me fjale ate qe perkedhel me shpine, pra karrigen e vet.

Po perse kerkon te kete nje reagim ne dukje ndryshe nga te tjeret z.Nazarko? Une kam pershtypjen se ndjenja qe e ka shtyre z.Nazarko per ta bere kete, nuk ka qene nje e vetme, po nje kongolomerat i mirfillte gjendjesh shpirterore. Z. Nazarko ka sindroma te pakontestueshme vetepelqimi, po eshte e pamundur te kete qene ky shkaku i ketij reagimi, pasi vetepelqimi (narcizmi-note of administrator) eshte aq i ngulitur ne DNA-ne gazetareske shqiptare, saqe “nje studim i vonet deshmon se ky eshte pikerisht burimi fillestar i kesa ndjenje”. Duhet ta kete shtyre pra nje ndjenje tjeter z.Nazarko per te bere kete shkrim. Une mendoj se duhet te kete qene turpi ndjenja fillestare e ketij shkrimi, turpi per gjithcka eshte shkruar e lexuar ne shtyp keto dite per ngjarjet ne Himare. E kuptoj mire zotin Nazarko. Nuk mund te mos te te vije turp kur ke kolege qe shkruajne ne kete menyre, nderkohe qe nje gazatar pak me i holle (sic patjeter mund te jete zoti Nazarko ose sic tenton te duket), duhet patjeter ti kishte perdorur ne nje tjeter optike ngjarjet e Himares ose me sakte reagimin e himarioteve ndaj dhunes se ushtruar mbi ta.

Ashtu sikurse e percaktojne rregullat gjuhes gazetareske shqiptare, tregimi i pas ngjarjeve ne Himare, nuk ndryshon vetem ne vete dhe ne kohe, po thellesisht ne permbajtje. Keshtu ne rastin konkret, “dhuna policore (te mos harrojme se u shkrepen kallashet ne mes te qytetit nga policia. Ka gaztaria shqiptare ndonje rast tjeter te tille?!!) kundrejt qytetareve minoritare”, mori lehtesisht formen e “kryengritjes antikostitucionale te grekeve”.

Me sa duket, edhe zoti Nazarko ne thelb eshte dakort me kete koment, ne te kundert ai nuk do te shprehej me pak a shume “mos i shani kaq shume himariotet”, po do te mbante qendrimin e vet dhe nuk eshte e veshtire te dish nga qendron e verteta ne te tilla raste, pasi dhuna policore shqiptare, nuk eshte nje fenomen i ri. Vetem ne keto dite, parlamenti anglez pas nje hetimi te gjate mbi prostitucionin atje, arriti me prova ne perfundimin se policia shqiptare eshte e perfshire ne nxitjen e prostitucionit dhe ne keqtrajtim e perdhunime mbi viktimat e ketij fenomeni. Keshtu qe rrahja e dy te rinjve himariote dhe simtoma e te berit te sherifit me kallash ne mes te qytetit prej efektivave te policise, nuk ka perse te cudise as zotin Nazarko dhe as koleget e tij.

Po zoti Nazarko, nuk e le me kaq. Per ta cuar deri ne fund delirin e tij donikishotesk, ai na del si shpetimtar i himarioteve, na del si njeriu qe ka solucionin ne dore dhe thote se duhet te na ndertojne rruge e te mundesojne zhvillimin e turizmit ne zonat tona. Thua se zoti Nazarko shpiku serisht rroten me keto vargje. Them vargje dhe jo reshta, se zoti Nazarko i ka thurrur tamam si te tilla, pasi ate hollesine e vet si gazatar, ka dashe ta mbeshtese pikerisht tek kjo “vjershe” e recituar keq dhe ne menyre absolutisht te pasinqerte.
Zoti Nazarko kerkon te duket si nje moderator i kesaj tematike, po pa thene asgje me pak se c’thone koleget e vet ne lidhje me te.

Zoti Nazarko do ishte i besueshem po ta shoqeronte vjershen e tij me dy rreshta te sinqerta, ku mjafton te shprehej se himariotet kane te drejte te ndihen dhe te shprehen si duan vete, pasi edhe neni 18 i kushtetutes shqiptare thote se "Askush nuk mund te diskriminohet padrejtesisht per shkaqe te tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose perkatesia prinderore".

Po jo! Ai preferon te thote “socialistët e sotëm të politikës së re kanë mëkate të tjera: Kanë lejuar PBDNJ të fitojë në Himarë dhe në Nartë!”. Pra ky eshte niveli i pranimit demokratik te zotit Nazarko. Per te nuk duhet lejuar partia e minoritetit grek te fitoje atje ku votojne minoritaret greke. E cfare thone me pak koleget e vet duke lexuar cka shkruan zoti Nazarko?

Ai shprehet me te njejten terminologji imponuese mbi vullnetin e votes se lire, mbi perkatesine etnike. Perdor akoma pensionet greke. Zoti Nazarko nuk mund te mos ta dije qe keto pensione, shqiptaret pensioniste i marrin edhe ne Itali, pasi do te duket edhe si njohes i mire i politikes italiana me shembujt qe mer, po ai nuk do ta pemend nje gje te tille, ashtu sikurse harron te komentoje sic duhet faktin qe Bossi ne zgjedhjet e fundit ne Itali fitoi me nje ngritje te papare te numrit te votave dhe perqindjes se partise se vet.

Zoti Nazarko nuk thote as qe koalicioni fitues i zgjedhjeve ne Itali ishte i perbere prej tre grupimeve politike, ku pervec Berlusconit dhe Bossit, grupimi i trete eshte nje levizje per autonomine e jugut. Pra dy ne tre grupimet e koalicionit fitues, jane levizje per autonomi. Zoti Nazarko shprehet me termin “i ashtuquajturi” Vorio-Epir.

Ti zoti Nazarko mund te hidhesh perpjete, bashke me koleget e tu, po ty mund te ta kene nderuar ndonjehere emrin nga lindja e ketej, ndersa Vorio-Epiri keshtu eshte quajtur historikisht qe prej ndarjes se tij. Cfare komenti mund ti besh me vjershes se zotit Nazarko? Cfare po na thote me shume zoti Nazarko se koleget e vet apo se vandalet qe djegin flamurin grek? Asgje! Absolutisht asgje! Nuk eshte shume larg as nga kolegu i tij Myftaraj, qe pikerisht per kete shkrim e shan aq shume. Nuk e kuptoj perse e shan, pasi te dy thone te njejtat gjera dhe mbajne po te njejtin qendrim. Do jete edhe kjo nje shpikje e gazatarise shqiptare patjeter.

10 comments:

Kyritsis said...

i dashur turist i Himares(se une deshiroj por kam edhe bindjen se te gjithe ju anonimet, jeni turistet tane)! me duket se vjen me shume ere e keqe ky komenti yt zhgaravinor se ajo "p...." ime.
po te jap te drejto per nje gje o turist himare se edhe ne i kemi 2-3 palaco mes nesh, po te garantoj qe jemi ne pjesa tjeter ata qe duan autonomi, ashtu sic e kemi pasur i dashur se e di qe edhe ty te djeg pak kjo gje dhe kuptohet qarte ne menyren e te shprehurit me shterngime para-jashteqitesore. nese do ta dish se ku jane keto shterngime, fokusou tek ajo fjala "gjoja" qe ke perdorur per autonomine, qe eshte e barazvlefshme me fjalet "pensione", "i ashtuquajtur", "qarqe nacionaliste greke"... etj..
ndersa per "mishin per top", jeni ju qe perdorini ndonje prej nesh si te tille, se "greku" jot, nuk ka perdorur ndonje himariot deri me sot si te tille. te me falesh, po nese ke ndonje prove, jemi gati te degjojme emra konkret, po te lutem o turist, kursemi keto shprehjet tabu si pas gotes se peste ose si pas nje konsultimi me z.Godo.
turizem te kendshem ne Himaren e himarioteve o turist i rastit!! dhe ri i qete se kur te kemi nevoje per mend(d.m.th po ngelem kaq keq), ndoshta do ju kerkojme edhe juve turisteve kalimtare.

akroqeravnos said...

Jane te mirepritura gjithe komentet qe:
1. respektojne etiken e te shkruarit
2. permbajne nje mendim logjik qofte edhe ne nivel elementar
3. komenti respektiv eshte i lidhur me artikullin konkret dhe i argumentuar.
"Miqve" qe nuk e respektojme kete kod, ju rekomandojme te shkruajne ne blogje te tjera ku mund te shprehin talentin e tyre ne fushen e banalitetit (si te korrieri, web-balkan etj)

Anonymous said...

Po sjel nje coment nga site-i
http://www.leganord.org

Lega Nord (North League, LN), whose complete name is Lega Nord per l'Indipendenza della Padania (North League for Independence of Padania), is an Italian political party founded in 1991 as a federation of several regional parties of Northern and Central Italy, most of which had arisen and expanded their share of the electorate over the 1980s.

Its political program advocates the transformation of Italy into a federal State, fiscal federalism and greater regional autonomy, especially for the Northern regions, which they call Padania; at times it has advocated secession. Prior to the party's adoption of the term, Padania was a relatively obscure geographers' designation for the Padan-Venetian Plain.
The League is led by Umberto Bossi.

Drejtuesi i Lega Nord ka nje vision te vetin per autonomine e nderkaq konsiderohet politikan i sukseseshm.

A dine komentatoret "politike" te Shqiperise te lexojne anglisht apo italisht per gjykuar mandej ndonje mendim sporadik te ndonje himarjoti per autonomi te Himares? Ne te vertete ka me duzina shkrues gazetash por mentaliteti i tyre eshte ai i patriotizmit socialist, larg realitetit te sotem. Kurse z. Nazarko sigurisht e kupton marrezine e rradhes kunder himarjoteve. Por sindroma anti-himarjote tipikisht shpreh dhe nje ane tjeter te medaljes si sindrome e musilmanizmit kunder krishterimit
Por himarjotet nuk jane te ndikuar aspak nga fushata kunder tyre sepse thjesht nuk i lexojne te tilla shkrime.

Stefaneli

Kyritsis said...

paske kapur argumenta te forta fare o Gjergji, po pervec faktit qe vertetove se cili eshte anonimi(turisti) qe po lebetitet me veten e vet pa na thene gje konkrete, nuk na the gje tjeter. kot e ke qe del nga dera e futesh nga dritarja, se as vetes tende nuk i fshihesh dot keshtu. te thashe nje here, rri i qete se ti je i fundit qe mund te japesh mend ketu.

Gjergji said...

Ia ke futur prape kot si gjithnje, shoket e tu moderatoret e kesaj faqeje mund ta vertetojne shume mire kete qe po them duke kontrolluar adresat ip.

Kyritsis said...

z.Gjergji, mos e paraqit veten tende si njeri qe di te vesh pikat mbi "I", se deri tani pikat i ke venne mbi "ZH". ne nuk jemi ketu per te kontrolluar adresat IP, po nese ti deshiron une mund te te jap programe sa te duash per nderuar vazhdimisht adresat IP. tek e fundit mjaftin te nderosh PC nga lidhesh. jam kurioz te di se cilat qenkan keto ngaterresat e mia qe "kjo" e fundit qe te perveloi fare, e quajte "e radhes".
tani po ke ndonje gje per temen ne fjale, urdhero e fol brenda normave komunikuese, se per te tjerat nuk me ri dot pas ti mua edhe sikur nje marsh i vetem te me kete ngelur ne kambio. je larg ti nga mua djalosh me kembe e me mend, prandaj vere shpirtin ne paqe dhe komento temen jo personat qe shkruajne, se duke vepruar keshtu, nuk ben gje tjeter vecse me jep te drejte ne ato qe shkruaj.

Anonymous said...

Z. Qirici me vjen keq qe diskutimi arriti ne kete pike.
Une thjesht u futa te shkruaj ketu, pasi me beri pershtypje shkrimi i juaj, i cili i pergjigjet nje gazetari tjeter me argumenta te pavertete.
Nuk ka ndonje gje te keqe te shkruash gjera te gabuara, kete e bejme te gjithe, por problemi ne kete rast eshte se argumentat tuaj , edhe ju vete si cdo njeri tjeter qe mund ti lexoje, e dini shume mire qe ato jane te pandershme, te paverteta, per te mos thene qesharake .
Une deri tani shkruajta se "ngateroheni" por ne fakt e verteta eshte se ju nuk "ngateroheni" .... ju "mashtroni".
Me vjen keq per kete dhe shpresoj qe here tjeter te argumentoni me ndershmerisht.
Dhe sinqerisht, nuk kam te bej fare me "vizitorin" e Himares.
P.S. Ka mundesi te qendroni me lart se une dhe ikni me shpejt se une ne makine, a ndonje mjet tjeter, por kjo s'besoj se i intereson ndonjerit.
Naten e mire

Kyritsis said...

z.Gjergji mos te te vije keq fare se diskutimin e cuat ju ne piken se pretendoni se shkoi. Po jam i bindur se nuk te vjen keq se ky eshte edhe qellimi juaj, pasi nuk mund te mbani diskutime ne nivele te tjera. Ti tregon vetem se nuk e ke lexuar fare shkrimin tim, pasi ai eshte nje reflektim personal dhe jo teza per te cilat kerkohen argumenta. Une nuk e di kujt paragrafi i referohesh qe me akuzon per mashtim. Ti thjesht provokon, per ti dhene diskutimit rrugen qe do, po me provokime te tilla ti do marresh gjithnje pergjigjen qe i pershtatet nivelit tend prej shikasi. Epitetet qe i perpiqeni te me vini ju, nuk me gervishin fare pasi eshte e qarte se ti nuk po flet fare per shkrimin, po thjesht ke perveshur menget dhe je futur ne nje rruge qe ngado qe ti biesh, do dalesh i dyti nese vrapojme dy, i treti nese vrapojme tre e keshtu me radhe. Shpreso vetem qe te jemi sa me pak qe te pakten, te martesh nje medalje bronzi, pa perfunduar tek kallji. Pa problem se nuk i themi askujt sa veta ishim.
Naten e mire dhe ty o turist Himare dhe mos harro se duhet te pakten nje himariot per tu perballur me nje himariot.

Kyritsis said...

z.Gjergji ke dhene kater komente te ndryshme, duke mbajtur pese qendrime pa lidhje njeri me tjetrin, duke pretenduar se flet per te njejtin shkrim. Do pres dhe do bej durim kur te mberrije edhe komenti per shkrimin pasi ta lexosh realisht ate. Po nuk kuptove ndonje gje ose shume gjera, mos ki turp te kerkosh shpjegime se do i le menjane komentet e tua per gjerat personale qe mund te kesh me mua dhe do te te shpjegoj sa te duash. Jam i bindur se dicka do arrish te kuptosh edhe ti, pasi pervec se e ngase mire makinen, di edhe te shpjegoj mire gjerat qe i di.
Ndersa nese te shqehtesojne shkronjat greke, per kete nuk te ndihmoj dot, se ska perendi qe ti beje vampirit ti pelqeje kryqi.

Anonymous said...

Ende nuk e kam kuptuar se cfare do te thote z. Gjergji.
Ka nje artikull te zotit Nazarko dhe nje koment te z. Edvin. Cili eshte komenti i z. Gjergji rreth Nazarkos dhe z. Edvin? Une shoh shume mesazhe te z. Gjergji por asnje koment te tij. Psh une do ta filloja keshtu mendimin tim: artikulli i z Nazarko trajton keto probleme me te cilat une jam dakord me kete, kete , kete...dhe nuk jam dakord me ate.. per keto arsye. Pelqimi apo mospelqimi i artikullit nuk perben koment.

Une nuk kam ndermend ti pergjigjem mesazhit te fshire te z. Gjergji sepse nuk shoh ndonje interes ne permbajtjen e mesazhit. Nuk kam as njohje konkrete me te qe te mund te obligohem te jap mendim rreth atyre qe thote. Gjithashtu mesazhi i tij nuk perben as ndonje lloj artikulli (pervec dis guide-line sociologjike). Po ti shtjelloje dhe argumentoje e po te kem dhe une kohe mbase do ti jap nje pergjigje.
Disa kujtojne se nje blog eshte vend "lufte". Nuk e di administratoret e blogger-it, por une nuk e konsideroj si vend konfortimi, por shkembimi pikepamjesh dhe miqesisht, pa agresivitet.
Dhe po e mbyll me disa verejtje gramatikore. Emrat ne greqisht , ashtu si dhe ne shqip lakohen.
psh rasa emnore e emrit Jorgo, qe sipas ish Akademise se shkencave Shqiptare eshte ekuivalenti i emrit Gjergj)eshte Jorgua, gjinore =i-e Jorgos, dhanore-Jorgos, kallezore- Jorgon, thirrore-o Jorgo, dhe rrjedhore-prej Jorgos.

Kur i drejtohesh dikujt perdoret rrasa thirrore: psh zoti Jorgo, .. dhe jo "z. Jorgua, ..." e rases emnore apo "z. Jorgos(e rases dhanore).

Njesoj edhe emri Qirjakos, eshte i rases emnore -gjinia mashkullore, ne rrasen thirrore korresponduese greke do te perdorej, "z. Qirjako, a mund te ..." dhe jo "z. Qirjakos,pa me thuaj..." sic e perdor z . Gjergji.

Pra ose meso pese gjera elementare kur desheron te komunikosh me nje himarjot apo deropollitas apo qyetatar grek ose lere fare kete pune

Dhe se fundi artikulli i z. Nazarko nuk eshte midis germave greke sic thote z. Gjegji, por jepet i pari ne diten perkatese. Por tek e fundit bloggeri i perket himarjoteve dhe miqve te tyre prandaj eshte normale qe sic flitet perditesisht greqisht ne Himare, ashtu dhe duhet te shkruhet per tu kuptuar sidomos nga brezi i ri i shkolluar vetem ne greqisht.
Pra ne se dikush e gjen te veshtire komunikimin, shkon diku gjekte ku mund te komunikoje e lexoje lirshem.
U kerkoj te falur lexuesve per tonin didaktik te perdorur.

Qirjakos