A nuk mund te informonte kjo gazetare per problemet e zhvillimit te koneferences? me sa duket jo, sepse misioni i saj eshte te sfumoje punen e bashkise dhe inteligjences himarjote dhe jo ta ngrere ate
24 Maj, ora 14:00 - Bollano ka kerkuar nga Topi te nderhyje per te zgjidhur ceshtjen e pronave (Shekulli)
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një vizitë pune një ditore në qytetin e Himarës ku ishte i ftuar për të marrë pjesë në Konferencën e II Pan - Himariote me temë “Ndërtimi i vizionit për prioritetet e zhvillimit të rajonit të bregdetit”. Kjo konferencë u organizua nga Bashkia e Himarës me mbështetjen e USAID-EDEM (zhvillimi i ndërmarrjeve shqiptare dhe shërbimit të tregjeve të eksporteve).
Vizita e punës së Presidentit Topi në qytetin e Himarës nisi me një takim në Bashkinë e Himarës me Kryetarin e Bashkisë z. Vasil Bollano dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Në fillim të këtij takimi z. Bollano i uroi mirëseardhjen Presidentit Topi duke i shprehur njëkohësisht dhe mirënjohjen që pranoi ftesën për të marrë pjesë në këtë konferencë. Kryetarja e Këshillit Bashkiak, znj. Silvana Burbo përshëndeti gjithashtu Presidentin Topi në emër të këshillit bashkiak duke shprehur njëkohësisht edhe disa nga shqetësimet dhe problemet e kësaj zone.
Në këtë vizitë Presidenti Topi shoqërohej nga Prefekti i Vlorës, z.Agron Sharra, nga deputetët Vangjel Dule, Spiro Peçi, Besnik Dervishi dhe Kristaq Neranxi, si dhe nga Drejtori i Kabinetit z. Dashamir Xhaxhiu dhe nga këshilltarë të Kabinetit.
No comments:
Post a Comment