Sunday, July 27, 2008

Anakronizmi i z. Majko per te drejtat e minoritareve .

Nje nga kryeministrat me "te ditur" qe ka pare Shqiperia, ende nuk eshte dakort me parimet baze te kushtetutes dhe vazhdon me ato batutat e tij feminore, te perqafoje idene se pere te qene nje atdhetar i mire, duhet:
1) - te urresh greket dhe tu mohosh atyre cdo te drejte
2) - te thuash qe jam pro rruges Durres-Kukes

Kombësia greke e kandidates për anëtare të Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako është bërë dje shkak për një debat në komisionin e Ligjeve mes kreut të tij, Fatos Beja dhe deputetit socialist,
Pandeli Majko. Pyetja e këtij të fundit drejtuar zonjës Qirjako:
“A mund të na thoni ju lutem çfarë kombësie keni?”, ka shkaktuar reagimin e Bejës. “E kemi
të shkruar në Kushtetutë që shteti shqiptar nuk diskriminon
kërkënd në bazë kombësie”, - tha ai. Por ka marrë përgjigjen e menjëhershme të Majkos, i cili deklaroi se “deputetët duhet të dinë se cilët njerëz emërojnë në krye të institucioneve më të larta të vendit”. Mes këtyre replikave ka ndërhyrë vetë kandidatja Qirjako, e cila për t’i dhënë fund këtyre replikave Beja-Majko, iu përgjigj pyetjes së këtij të fundit me fjalët:
Jam një minoritare greke nga zona e Sarandës dhe ndihem krenare për këtë fakt. Nuk besoj se ky fakt të shërbejë si shkak për mosmiratimin e kandidaturës sime”, - tha ajo.

1 comment:

Anonymous said...

Disa te dhena shume interesante lidhur me njerin nga lideret socialiste PANDELI MAJKO, shkrimi ne vazhdim


Sekretet e karrierës së Pandeli Majkos



Në verën e vitit 1991, në Ambasadën e Bullgarisë në Tiranë u paraqit një grup shtetasish shqiptarë me nacionalitet të supozuar bullgar, kryesisht me origjinë nga Gollobërda, Gora dhe Prespa, të cilët qenë nismëtarë për krijimin e shoqatës "Ivan Vazov", e cila do të bashkonte bullgarofonët e Shqipërisë.Në këtë grup qe dhe një djalë i ri, që binte në sy për dy veti që do të mbeteshin më të spikaturat për të edhe në të ardhmen, se flokët kishin filluar t` i thinjeshin shumë shpejt dhe se vazhdimisht qeshte. Kur i erdhi rradha që të prezantohej, njeriu që kryesonte grupin, Namik Dokle (i cili meqë ra fjala më pas nuk pati më dëshirë që t` i kujtohet kjo aventurë bullgare sepse familjarët e vet u bënë nismëtarë të orientimit të Gorës nga Serbia), me sensin e vet të njohur të humorit, e prezantoi djaloshin si: inxhinier Pandeli Majko, bullgar i padyshimtë dhe i pastër, jo vetëm nga emri, por edhe nga shpirti. Pandeli Majko reagoi duke bërë të vetmen gjë që ai realisht di të bëjë, ai qeshi. Diplomati bullgar që i priste dhe të cilit i bëri përshtypje mbiemri i të riut, pyeti për origjinën e tij. Djaloshi Pandeli Majko tha se origjina e familjes së vet qe nga Prilepi i Maqedonisë ku pati lindur babai i vet, Sotir Majko. Në kohën e Jugosllavisë monarkiste familja e gjysh*t të Pandeli Majkos emigroi në Shqipëri për shkak se përndiqej nga autoritetet jugosllave për pjesmarrje në lëvizjen nacionale bullgare të shtetasve jugosllavë me kombësi bullgare. Familja Majko pas disa peripecish u vendos në Gjirokastër, gjë për të cilën Pandeliu sot pëlqen ta quajë veten gjirokastrit, por pa mundur dot të identifikohet me një nga fiset e vjetra të një qyteti shumë tradicionalist si Gjirokastra, ku familjet autoktone të tregojnë edhe sot se ku e kanë pasur shtëpinë të parët e tyre në shekullin XIX. Pandeliu gjithashtu i tha diplomatit bullgar se babait të vet, Sotirit, i cili qe një aviator ushtarak, shteti shqiptar i Enver Hoxhës për shkak të origjinës bullgare dhe ndjenjave të zjarrta probullgare, pas prishjes të Shqipërisë me bllokun lindor, i pati hequr të drejtën e fluturimit, pasi dyshonin se do të ikte me gjithë avion në atdhe, në Bullgari, çka përbënte një provë të persekutimit të minoritetit bullgar në Shqipëri. Kuptohet se në një familje të tillë Pandeliu qe edukuar me një përkushtim të zjarrtë ndaj nënës Bullgari. Të gjitha këto Pandeliu i tha natyrisht duke qeshur. Ja pra sesi u gjend Pandeli Majko në këtë aventurë bullgare. Në verën e vitit 1991 Pandeli Majko qe një student i inxhinierisë mekanike që priste të diplomohej në një degë që në Shqipërinë nuk e kohës, kur industria e kohës së komunizmit pati pësuar kolaps të plotë, nuk hapte asnjë perspektivë për t` u punësuar. Çfarë do të bënte djaloshi 24 vjeçar Pandeli Majko me diplomën e inxhinierit mekanik, diplomë kjo që në Shqipërinë e vitit 1991 vlente praktikisht aq sa njëzet centimetra lëkurë viçi me të cilën qe veshur, aq më tepër që Majko dhe notat i kishte të ulta? Sigurisht asgjë. Djaloshi Pandeli Majko qe në kërkim të një alternative. Atëhere qe koha kur në Shqipëri inicohej krijimi i gjithfarë shoqatave dhe organizatave të etnive dhe kështu Pandeliu një ditë dëgjoi për nismën për krijimin e shoqatës së shtetasve shqiptarë me origjinë bullgare. Atëhere thuhej se kjo shoqatë do të kishte mbështetje të madhe financiare nga shteti bullgar dhe diaspora bullgare në Perëndim, çka për Pandin do të thoshte një alternativë për të nxjerrë bukën e gojës pa shumë mund. Kështu që Pandi, të cilit iu kujtua historia familjare bullgare, e kapërceu "Rubikonin" dhe iu përkushtua çështjes nacionale bullgare, duke zgjedhur të qe një "minoritar" bullgar në Shqipëri. Por Pandeliu nuk i eci dhe aq në këtë aventurë pasi grupi nismëtar i shoqatës "Ivan Vazov" u bë shpejt një fole intrigash, ku një zog ende pa pupla nuk akomodohej dot. Por, Namik Dokle, nismëtari i krijimit të shoqatës "Ivan Vazov" qe ai që do t` i hapte Pandit perspektivën e vërtetë, duke e lançuar djaloshin Pandeli Majko në politikë. Në fund të vitit 1991, kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, qe duke kërkuar të rinj të përshtatshëm për të krijuar forumin rinor të PS, që do të bëhej i njohur si Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar. Në konceptin e Nanos, fjala "i përshtatshëm" në këtë rast do të thoshte që duheshin gjetur njerëz të tillë që, në perspektivë, mos t` ia rrezikonin Nanos postin e kryetarit të partisë, as edhe pas një kohe shumë të gjatë. Nano synonte që ta përdorte forumin rinor të PS si një çelës për të hapur portat e qendrave të rëndësishme ndërkombëtare që mbeteshin të mbyllura për PS-n, duke fillar që nga Internacionalja Socialiste. Por kjo qe një thikë me dy presa, pasi në rast se kjo strategji funksiononte, atëhere njerëzit që do të qenë në krye të FRESSH dhe veçanërisht kryetari i saj, do të fitonin një autoritet të madh, veçanërisht jashtë vendit, çka do ta bënte atë rivalin e rrezikshëm të Nanos dhe kandidatin për ta zëvendësuar Nanon në postin e kryetarit të PS, si finalizim i natyrshëm i procesit të reformimit të kësaj partie. Në këtë pikë Nano pati frikë se mos pësonte fatin e Ramiz Alisë, duke u zëvendësuar pas një kohe të shkurtër nga të rinj që nuk bartnin ngarkesat që bartte Nano nga e kaluara komuniste. Prandaj Nano do të zgjidhte njerëz intelektualisht të mangët dhe me pengesa nga më të ndryshmet për t` i zënë vendin. Derisa Enver Hoxha emëronte në lidershipin e regjimit komunist mjelse, saldatorë, marangozë, teneqexhinj, pra njerëz të pashkolluar, Nano në një sens të sigurt i përkeqësoi gjërat pasi emëroi në lidershipin e FRESSH njerëz me diploma fiktive, në sensin që duke qenë studentë shumë të dobët, nuk i zotëronin fare dijet që përfaqësonte diploma që mbanin. Këta njerëz praktikisht qenë më inferiorë se të emëruarit e Enver Hoxhës, pasi derisa këta të fundit së paku dinin të bënin diçka, të mjelnin lopë, të saldonin etj., të emëruarit e Nanos nuk dinin të bënin asgjë. Kështu që ata qenë më të këqinj se liderët e pashkolluar enveristë, pasi më i keq se lideri i pashkolluar punëtor, mund të jetë veç një i diplomuar fiktiv, që nuk di të bëjë asgjë. Pandeli Majko qe përfaqësuesi më domethënës i kësaj kategorie njerëzish. Duke i njohur kriteret e Nanos, Dokle, i cili qe një nga liderët e PS-s me prejardhje nga kasta e aparatçikëve të PPSH dhe që ndante të njëjtin preokupim me Nanon, ia propozoi si me shaka Pandeli Majkon, i cili mund të vihej pa frikë kryetar i FRESSH, pasi për arsye intelektuale dhe etnike nuk do të qe kurrë i rrezikshëm në këtë post. Nano e mori shumë seriozisht shakanë e Dokles dhe emri i Pandeli Majkos u fut në listën e atyre që themeluan FRESSH në janar 1992. Në shtator 1998, pas dorëheqjes së Nanos, një gazetare e Tv KLAN i mori Majkos një intervistë duke i kërkuar të komentonte zërat se emri i tij do të diskutohej si kandidat për kryeministër në mbledhjen e KPD. Dialogu i Majkos me gazetaren tashmë ka hyrë në librin e anekdotave të politikë shqiptare. Gazetarja: Zoti Majko, emri juaj është përfolur si kandidat për kryeministër. Majko: (qesh) Ç` janë këto budallallëqe! Thoni diçka më serioze ju lutem! Gazetarja: A do ta pranonit postin e kryeministrit nëse do t` u propozohej? Majko: (qesh) Unë nuk jam nga ata që ua fusin thikën pas shpine shokëve. Pandeli Majko duket se ka pasur një moment sinqeriteti me gjasë patologjik, kur e ka quajtur si budallallëk dhe gjë joserioze veten e vet në postin e kryeministrit. Nëse Majkon do ta kishte pyetur një gazetare e televizionit në vitin 1991 kur qe një i diplomuar i papunë, se si e komentonte faktin që emri i tij po përfolej për t` u bërë një nga liderët e PS, si dhe deputet, Majko me siguri do të qe përgjigjur: "Ç` janë këto budallallëqe! Thoni diçka më serioze ju lutem!" Mbi hyrjen e Majkos në politikë, është krijuar një legjendë, sikur Majko u parapëlqye për shkak se ai pati qenë një "student i dhjetorit", gjë për të cilën Berisha në vitin 1992, kur qe President i Republikës i dha Pandeli Majkos dhe disa eurosocialistëve të tjerë, medaljen me emrin pompoz "Pishtar i demokracisë". E vërteta është se Pandel Majko qe student në dhjetor 1990, por jo student i dhjetorit 1990, në kuptimin që i jepet kësaj fjale si pjestar i lëvizjes studentore. Dhënia nga Berisha e titullit "Pishtar i demokracisë" Majkos dhe disa eurosocialistëve të tjerë, në dhjetor 1992, qe në fakt një diversion i Berishës në PS, duke qenë se me këta "pishtarë" Berisha donte t` i vinte flakën piramidës nanoiste të PS-s. Si pjestar i grupit nismëtar të FRESSH Pandeli Majko u bë deputet i PS-s nga lista shumëemërore në zgjedhjet e 22 marsit 1992. PS në këto zgjedhje pësoi një humbje katastrofike, por për Pandin këto zgjedhje qenë një fitore e madhe pasi ai u bë deputet pa i mbushur ende 25 vjeç dhe kështu në prill 1992 Pandi firmosi për herë të parë në një bordero për të marrë rrogën, por jo në profesionin e vet të inxhinierit, të cilin nuk e kishte ushtruar për asnjë ditë, por firmosi për të marrë rrogën e parë si deputet, e cila qe dhe rroga e parë që po merrte në jetën e vet. Por këto janë çuditë e tranzicionit shqiptar. Në maj 1992, në Kongresin I të FRESSH Pandi u zgjodh kryetar i Forumit Eurosocialist, ose më saktë u emërua nga Nano si kryetari i FRESSH. Nano e zgjodhi Majkon para anëtarëve të tjerë të FRESSH dhe në rradhë të parë para Ilir Metës, i cili qe më i spikaturi në lidershipin eurosocialist, për shkak se Majkon e gjykoi si njeriun më të paaftë për t` ia rrezikuar postin, si nga pikëpamja intelektuale, ashtu dhe nga origjina etnike. Në atë kohë PS ishte duke u afruar shumë veçanërisht me Greqinë dhe posaçërisht me PASOK, që kishte marrë përsipër të bënte kumbarin e PS-s në sallonet e së majtës europiane. Athina dhe posaçërisht PASOK do të kishin një peshë të madhe në zhvillimet në PS. Nano kishte dyshim se mos Greqia dhe posaçërisht PASOK mbështesnin në një moment të dhënë një person tjetër në rradhët e lidershipit të PS-s, që nuk kishte ngarkesa nga e kaluara komuniste dhe që do t` ua lehtësonte punën për ta lançuar PS-n në rrafsh ndërkombëtar. Kryetari i FRESSH qe kandidati më i përshtatshëm për këtë rol. Por, Majko, i cili qe kryetar i FRESSH nuk mund të bëhej kurrë beniamin i Greqisë dhe i PASOK për shkak të origjinës së vet bullgare. Greqia ende dhe sot tmerrohet nga fantazma e bullgarëve të Egjeut dhe të Maqedonisë greke në përgjithësi, të cilët është munduar me çdo mënyrë t` i asimilojë pasi ata u përfshinë në territorin grek pas vitit 1913. Në kishte gjë që nuk do ta bënin kurrë Greqia dhe PASOK, kjo ishte që të kishin si beniamin e tyre në Partinë Socialiste Shqiptare, që ato e shikonin si forcën politike mbi të cilën duhet të shkonte mbështetja greke në Shqipëri, një bullgar. Prej këtej dështimi i të gjitha përpjekjeve të Majkos gjatë këtyre 13 viteve për t` u bërë beniamini i Athinës në Shqipëri, të cilat përpjekje kanë marrë deri edhe përmasa groteske, siç do ta tregoj më tutje. Në 1992, Majkos i dukej sikur po jetonte një përrallë. Atëhere kur qe një i papunë i dëshpëruar, ai u bë befas një deputet dhe një nga liderët kryesorë të PS-s, si kryetar i forumit rinor të kësaj partie. Të gjitha këto ai ia dedikonte Nanos, prandaj qe me vetëdije dhe një skllav-po të përdor një shprehje që Majko e përdori ditët e fundit për kundërshtarët e Nanos në PS- i bindur i faraonit të partisë, Fatos Nanos. Namik Dokle kishte të drejtë të thoshte se një shaka e tij prodhoi një politikan. Majko e priti me shumë entusiazëm dekorimin nga Berisha me medaljen "Pishtar i demokracisë" në dhjetor 1992, madje doli para kamerave të televizionit shtetëror, ku me buzëqeshjen më të ëmbël të cilën qe parë t` ia rezervonte Nanos, e quajti dekorimin e vet "një gjest shumë i bukur i Presidentit", çka bëri përshtypje sepse në atë kohë marrëdhëniet e opozitës së majtë me pozitën dhe veçanërisht me Berishën qenë acaruar pas disa incidenteve në Poliçan dhe Çorovodë, për çka disa eurosocialistë të tjerë e pranuan dekoratën duke e shprehur mirënjohjen në terma shumë më të kursyera. Me sa duket Majko u kënaq pasi mori diçka që i takonte ndonjë eurosocialisti të thjeshtë, por që i shkoi Majkos për shkak të postit që mbante. Ishte e qartë se Berisha po tentonte që ta rriste staturën politike të Majkos për ta lançuar si rival të Nanos. Gazeta e PS, "Zëri i Popullit" ia ftohu pak trurin e ndezur Pandit duke mos e botuar prononcimin që dha ky me rastin e dekoratës që i akordoi Berisha. Me burgimin e Fatos Nanos, në PS u krijua një vakuum në lidership, të cilin Nano u mundua që ta mbushte duke e rritur në katër numrin e nënkryetarëve të partisë. Por, megjithatë për shkak se ende PS vuante izolimin ndërkombëtar, kryetari i FRESSH qe interlokutor më i pranueshëm dhe më aksesibël në rrafsh ndërkombëtar se të gjithë nënkryetarët të marrë së bashku, pa përmendur sekretarin e përgjithshëm, Gramoz Ruçi. Në kohën që Nano qe në burg, në PS filluan të krijohen klane dhe të dalin njerëz që donin deri edhe t` i zinin Nanos vendin e kryetarit të partisë. Majko i shikonte të gjitha këto dhe madje këta njerëz i shkelnin syrin duke dashur ta tërhiqnin në anën e tyre. Kjo situatë bëri që në trurin e Majkos të lindte idea që lind në trurin e skllavit kur padroni mungon në shtëpi, pra idea se skllavi është padron. Në trurin e Majkos lindi idea e habitshme se ai qe politikani më i rëndësishëm në PS, me të gjitha gjasat për t` u bërë lider i partisë, ide kjo po aq reale dhe mundshme për t` u materializuar, sa edhe idea e Majkos për ndërtimin e tunelit të Otrantos. Nano, që i ndiqte nga larg zhvillimet në PS, u preokupua shumë...

Nga te gjithe ato egersira ne udheheqesine socialiste-korrupcioniste, Pandeli Majko dukej me i miri, por ja qe edhe ky na doli bullgar, edhe nje arsye me shume qe tregon se partia socjaliste eshte me te vertete nje parti antishqiptare.

Marre nga www.sot .com.al