Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Friday, August 22, 2008

Sharlatane apo parlamentare???

Editorial nga Shoqata e Himarjoteve ne Athine

Z. Nikollaq Neranxi, deputeti i zgjedhur nga lista e Partise Agrare te Xhuvelit po shquhet per protagonizem koheve te fundit . Thuhet se per shkak te skrupulozitetit te tij ne parime te larta divorcohet me Partine Xhuveliste e cila nuk ka me te ardhme politike dhe na cfaqet ne rradhet e Lidhjes Socialiste per Integrim.

Z. Neranxi nuk e ka provuar veten ne elektoratin e Himares per te mesuar se sa i besueshem eshte tek patriotet e tij (ketu nuk do te marrim ne konsiderate akuzat qe i behen se ai e pagoi mandatin e deputetit per te siguruar imunitetin ndaj ndjekjeve te mundeshme penale). Nderkaq Himarjotet votuan per zgjedhjet lokale dy here radhazi Bollanon pasi nje pike kryesore e programit te tij ishte ruajtja e tokave dhe trojeve himarjote nga tjetersimi dhe eksperienca e deritanishme ka treguar konseguencen e Bollanos per pronat.

Z. Neranxi si deputet mund kundervihej ose aprovonte politiken e kryetarit te bashkise per pronesine. Po ti referohemi shtypit per aktivitetin parlamentar te z. Neranxi rreth problemit te tokave ne Himare, jane dy dokumente te rendesishme prononcimi te tij. Ne nje leter derguar kryeministrit Berisha nga deputete me origjine himarjote (asnje prej tyre i zgjedhur direkt nga himarjotet), e firmosur dhe nga z. Neranxi (e publikuar ne 24 nentor 2007 ne himara-blog), midis te tjerave thuhet “… 2/3 e pronarëve kanë shkuar në pronat e para vitit '46, ndërsa 23% e tyre kanë shkuar në pronat e tyre, pavarësisht se nuk kanë qënë subjekt i ligjit 7501. Të dhënat analitike në nivel bashkie dhe fshati tregojnë se ligji 7501 ose nuk është zbatuar ose është zbatuar keq, duke sjellë një anarki totale me pronesinë” deklarim ky ne perputhje te plote me vijen e ndjekur dhe nga z. Bollano.

Ne te njejtin qendrim, ne perkrahje te shoqatave Himarjote e gjejme zotin Neranxi edhe ne shkurt te 2008 kur deklaron se: Në Parlament ngrita shqetësimin se procesi i kthimit të pronave në brigjet e Himarës, për pronarët dhe trashëgimtarët e tyre, përbën një kalvar shumëvjeçar dhe të futur në kalenda të çuditshme. Sikundër solla në vëmendje të publikut edhe paralajmërimin se me këtë çështje po kryhen manipulime dhe brenda saj fshihet një korrupsion shumëvjeçar dhe po sajohen projekte, të cilat po cenojnë të drejtën themelore të pronarëve. Dje përmes mediave u njoha me një letër që katër shoqata të Himarës i drejtojnë Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi, të cilat kërkojnë që zgjidhja dhe procedimi për këtë çështje të jenë atribut i pushtetit lokal dhe i institucioneve lokale të Himarës” (Gazeta panorama –publikuar ne 8 shkurt ne bloger Himara). Qartazi deputeti Neranxi i kundervihet mekanizmave te deritanishem shteterore dhe kerkon qe ti jepet atribut pushtetit lokal, pra dmth se dihet prej tij qe pushteti lokal, Bashkia , deri tani nuk e ka kete atribut. Ai rithekson me tej: le t’i njihet pushtetit lokal kompetenca vepruese. Të instalohet në Himarë një administratë e vogël, e cila të arkivojë të gjithë dokumentacionin dhe aktet ligjore e nënligjore për të realizuar konkretisht këtë proces. Pranë pushtetit lokal dhe zyrave përkatëse do të ishte me vend të ngrihej edhe një komision i posaçëm, i cili të përfaqësonte të gjitha grupet e interesit për këtë çështje dhe në këtë mënyrë të realizohej konkretisht procesi më i zvarritur dhe të zgjidhej shqetësimi më i madh që kanë banorët e kësaj zone”.

Kurse tre muaj me pas, ndonse vija politike e shpallur prej tij (e kundert me ate te partise LSI qe perfaqeson) perputhet me ate te Shoqatave himarjote dhe te kryetarit te Bashkise per ceshtjen e tokave, z. Neraxi kalon ne mesymje duke akuzuar kryetarin e bashkise qe eshte pengese per ndarjen e tokave !!! Akuza e tij shprehet publikisht ne nje takim me prefektin e Korfuzit qe viziton ne 5 maj Himare dhe qe nga ajo dite nuk pushon se akuzuari Bollanon

Mesymja me e fundit anti-Bollano shenohet pikerisht ne daten 10 gusht, diten kur tre Shoqatat qe perfaqesojne interesat e zones se Himares, Shoqata “Bregdeti”, shoqata “Bashkimi i Himarjoteve” ne Greqi dhe “Komuniteti Himariot” me qender ne Tirane kishin shpallur publikisht zhvillimin e nje demonstrimi ne mbrojteje te pronave te Himarjoteve. Z. Neranxi cfaqet edhe ai ne Himare duke organizuar nje tip antimitingu. A thua se ditet e muajit ishin mbaruar dhe vetem data 10 gusht ishte ajo me e pershtateshmja. Pikerisht kete dite qe nga shoqatat organizuese ishte i ftuar nje grup kenge epirot, z. Neranxi e quan te arsyeshme qe ti kenaqe edhe ai deri ne kulm himarjotet me nje grup tjeter kenge te sposorizuar direkt prej tij (mos te harrojme se eshte bisnesmen). A thua se cdo dite ne Himare ka kapasur nga dy tre grupe qe jepnin koncerte per publikun dhe data 10 ishte ajo me e lira me vetem nje koncert ta paralajmeruar !!!

Pra himarjotet demostrojne per kthimin e pronave te tyre, kurse z. Neranxi qe publikisht i ka mbeshtetur keto shoqata me pare, gjen rastin ti beje opozite kryetarit te bashkise qe ne kete takim ishte thjesht i ftuar nga shoqatat e lartepermenduara.

Cilat ishin parrullat e mitingut te shoqatave himarjote?

“Kthim i tokave pronareve te ligjshem”.

Cuditerisht edhe z. Neranxi flet per kthimin e tokave pronareve me “hipoteke” dhe jo me procedure te “pershpejtuar”. Dhe deputeti Neranxi akuzon kryetarin e bashkise qe nuk u a ka kthyer ende token Himarjoteve. Ketu shohim nje kontradikte elementare: toka bujqesore eshte e ndare me ligjin 7501 dhe Bollanos nuk i eshte dhene asnje mundesi administrative per te ndare qofte edhe nje meter katror nga kjo toke. E vetemja gje qe ka bere Bollano eshte denoncimi i abuzimeve te kesaj ndarjeje ne instancat shteterore me te larta.

E ne se Neranxi nekupton qe te hipotekohet kjo toke e ndare sipas ligjit 7501, atehere del e qarte se ai eshte nje lloj valvule ndihmese e qeverive qe grabitin Himaren. Ne se ka parasysh hipoteken e pronave te para 1946 atehere nuk ka asnje dallim me Bollanon dhe shoqatat Himarjote dhe opozita qe i behet Bollanos ne kete rast eshte e pambeshtetur fare.

Le te ecim me tej. Vec tokave bujqesore, sipas ligjeve ne fuqi te shtetit jane marre tokat kullota nga pronaret e ligjshem (dmth sipas dokumentave gadastrale te para 1946) qe ne vijen e pare te bregut te detit nuk jane me kullota por sheshe te mundeshme ndertimi. As ketu bashkia nuk ka as nje rol shperndares, vetem aprovon ose disaprovon kur dokumenti kadastral nuk verteton pretendimet e ndokujt, pro perseri nuk eshte bashkia qe e kthen kete prone. Roli I bashkise per tokat-kullota: ka denoncuar gjygjet farsa te organizuara nga segmente te mafias qe fshihen mbas posteve shteterore. Jane nje sere ndjekjesh penale me te cilen bashkia e Himares gjate mandatit te kryetarit te bashkise z. Bollano kerkon nga gjykatat shqiptare tu riktheje himarjoteve token e grabitur. I tille eshte rasti i gjygjit-farse te z. Anastas Cani qe ka gllaberuar 860 hektare toke ne zonen afer Qafes se Leres apo rasti me i fundit hapja e gjygjit ndaj nje grupi ekspansionist musilman ne zonen e Himares(Qeparo). Dhe kjo lufte parimore e Bollanos eshte e dokumentuar. Ashtu sic eshte e dokumentuar letra e drejtuar kryeministrit Berisha muajin e kaluar apo kerkesa qe i ben presidentit te Republikes ne 24 maj ne konferencen e dyte panhimarjote, ku gjithashtu denoncohen raste te tilla.

Se fundi jane tokat e perbashketa komunitetit te njohura si “koinotiki gi”ne terminologjine greke te cilat sipas legjislacionit shqiptar jepen per objekte ne sherbim te komunitetit (spitale, shkolla etj) dhe per objekte ushtarake. A ka ndonje prove qe implikon Bollanon ne dhenien e kesaj toke jashte ketyre termave? Perkundrzi gjer tani dime nje sere denoncimesh te Bollanos per rikthimin e tokes se ndare abuzivisht nga paraardhesit soialisto-LSI-iste

Ndoshta lufta per protagonizem e z. Neranxi eshte dhe nje prelud i fushates se ardheshme parlamentare ku me sa duket ai po pergatit terrenin per te marre vota per LSI( vetem rreth 100 veta e votuan LSI-ne ne zgjedhjet e fundit vendore). Por zoti Neranxi ka nje miopi politike, shume me teper do te fitonte po ti ishte bashkuar rrymes se pergjitheshme te Himares dhe ti qendroje koseguent tezes se hereshme te tij qe “t’i njihet pushtetit lokal kompetenca vepruese”. Vertet nuk mund ta dime skaqieren e parcelizimit te Himares ku ndoshta ai kerkon te jete faktor perfitues, e ne kete rast eshte i justifikuar ne shown e tij antimiting.

Cfare na thote deputeti agraro-integro-socialist Neranxi? Gjen rastin te akuzoje Bollanon. Cilat jane provat qe sjell z. Neranxi ? Asnje prove e tille nuk egziston. Vetem oratoria falco dhe shashka tymuese. Ndonse z. Neranxi eshte deputet do te donim qe te merrte disa leksione per punen e nje deputetit qofte edhe me mandat te blere. Ai do te duhej ta ngrere ne parlament dhe komisione parlamentare aktivitetin e paligjeshem, krejt te qarte te gjykatave- farsa, komisioneve te ndarjes se tokave dhe segmenteve qeveritare te mpleksura ne kete drejtim duke shkuar tej fjaleve te pergjitheshme “programatike” te shprehura ne parlament. Nuk gjendet asgjekundi ndonje akuze konkrete e z. Neranxi ndaj gjygjeve farse per Dralene, Armeridhen, Palermon, Sugen etj e nderkaq dihet se Bollano eshte ne perplasje te perditeshme me “lojtaret” e ketyre grabitjeve. Nuk gjendet asgjekundi akuza te z. Neranxi ndaj personave konkrete me pushtet qe kane shitur token publike personave private gjate mandatit te kryebashiakut Mato, atehere kur miqte e tij LSI-ste ishin kryeministra. Nuk gjendet asnje akuze e zotit Neranxi ndaj grupeve afariste qe ndertojne pa kritere urbanistike (duke shperfillur bashkine) apo ndaj projekteve te zhvillimit qe cenojne interesat e himarjoteve. Ne vend te kesaj z. Neranxi, se bashku me zhurmuesin tjeter profesionist z. Ngjela, ju duket se kane gjetur vezen e Kolombit duke “krijuar nje lob parlamentar” monitorues te bashkise se Himares. Me te vertete nje shpikje orgjinale ne historine parlamentare shqiptare!!!

E ftojme z. Neranxi ti sjelle publikut prova per akuzat e tij, ne te kundert le te meret me mire me biznesin e tij sesa me politike. Nqs z. Neranxi nuk i pelqejne pankartat e shkruara greqisht te demostruesve himarjote, aq me keq per te. Ka mbaruar koha kur himarjotet futeshin ne burg sepse guxonin te mendonin dhe flisnin ne gjuhen e tyre amtare.

Shenim Komenti bazohet tek teksti me stil pergjithesisht desinformativ te shkeputur nga artikulli I z. Lindita Çela (Shekulli), se ciles I mungon instikti i gazetarit investigues. Se paku do te duhej ta dinte se Kuvendi sic u quajt demonstrimi I dates 10 gusht prej zonjes Cela nuk u organizua nga kryetari bashkise por nga shoqatat. Do te duhej ta dinte se ne momente decisive masat mund organizohen megjithe informacionin e rreme qe ushqejne publikun ne menyre te perditeshme padronet qe e paguajne .

Historik I ktheses se z. Nranxi:

A. 8 shkurt 2008 gazeta panorama- (vija e tij politike perputhet me ate te Bollanos)

Javën e shkuar, në cilësinë e deputetit dhe si bir i Himarës, ngrita në Parlament ...shqetësimin tim për mënyrën dhe vështirësitë e sigurimit të dokumentacioneve për vërtetimin e pronësisë së trojeve në këtë zonë të vendit. Në Parlament ngrita shqetësimin se procesi i kthimit të pronave në brigjet e Himarës, për pronarët dhe trashëgimtarët e tyre, përbën një kalvar shumëvjeçar dhe të futur në kalenda të çuditshme. Sikundër solla në vëmendje të publikut edhe paralajmërimin se me këtë çështje po kryhen manipulime dhe brenda saj fshihet një korrupsion shumëvjeçar dhe po sajohen projekte, të cilat po cenojnë të drejtën themelore të pronarëve. Dje përmes mediave u njoha me një letër që katër shoqata të Himarës i drejtojnë Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi, të cilat kërkojnë që zgjidhja dhe procedimi për këtë çështje të jenë atribut i pushtetit lokal dhe i institucioneve lokale të Himarës.

Në pamjen e parë jam pro kësaj kërkese dhe i bashkohem asaj. I bashkohem kësaj kërkese, pasi i përkas këtij komuniteti dhe hallit që mbart ai nëpër të gjitha vitet e tranzicionit. Pronat e gjyshstërgjyshërve tanë, të babait dhe nënës time, edhe pse jam deputet i këtij Parlamenti, nuk po i marr dot. Dhe kur nuk arrij unë t’i marr, mendoni se ç’ndodh me një qytetar që e ka tejet të vështirë të vijë nga Himara në Tiranë, të presë orët e gjata dhe procedurat tejet burokratike, të marrë vërtetimet nga Arkiva Qendrore e Vendit, të shkojë nëpër zyrat kadastrale dhe të marrë edhe prej tyre vërtetimet, të presë Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe të shkojë më së fundi edhe te zyrat hipotekore. Kjo është një procedurë që në disa raste ka zgjatur deri në vdekjen e ndonjë himarjoti. E lodhshme deri në mallkim. Mirëpo ky kalvar ka ardhur koha të ndërpritet.

Himarjotët e meritojnë të trajtohen sipas Kushtetutës në të drejtën e marrjes dhe pasjes së pronësisë së tyre mbi tokën dhe pronat. Kjo gjë e bën të nevojshme marrjen e një mase të posaçme për zbatimin e reformës në Himarë. Unë mendoj se kjo arrihet duke pasur një interesim dhe veprim konkret të disa niveleve të pushtetit. Së pari, le t’i njihet pushtetit lokal kompetenca vepruese. Të instalohet në Himarë një administratë e vogël, e cila të arkivojë të gjithë dokumentacionin dhe aktet ligjore e nënligjore për të realizuar konkretisht këtë proces. Pranë pushtetit lokal dhe zyrave përkatëse do të ishte me vend të ngrihej edhe një komision i posaçëm, i cili të përfaqësonte të gjitha grupet e interesit për këtë çështje dhe në këtë mënyrë të realizohej konkretisht procesi më i zvarritur dhe të zgjidhej shqetësimi më i madh që kanë banorët e kësaj zone.

Natyrisht për t’u realizuar kjo duhet vullnet dhe angazhim nga të gjitha palët. Kjo realizohet kur nuk ka paragjykime dhe kur procedimi të jetë ligjor dhe institucional. Kjo kërkon transparencë dhe shpallje publike të të gjitha projekteve dhe interesimeve që ka për investime në zonën e Himarës. Në të kundërt, atëherë ekzistojnë të gjitha gjasat që sërish ky proces të mbetet në kalenda, të zvarritet dhe të përdoret nga grabitqarë të pushteteve qendrore dhe lokale.

Është mundësia që kësaj here çështja e pronave tona në Himarë të marrë një fillim zgjidhës. Vetëm në këtë mënyrë dhe me këtë mekanizëm, në të kundërt, mendoj se zvarritja e mëtejshme e tij dhe përfshirja e projekteve pa transparencë, do të vijojë aktet e manipulimit të pronësisë dhe do të mbajë të hapur premisat për konflikte pronësore dhe më tej në këtë zonë të vendit.

B) Leter e Deputeteve te Himares ose me origjine nga Himara (Saturday, November 24, 2007) -

note: Permbajtja e letres u dergua nga “Komuniteti himarjot” ne Tirane. Letra eshte firmosur edhe nga z. Neranxi, deputet me origjine nga Himara, por jo perfaqesues i saj. Ketu duket qe vija e ndjekur nga z. Neranxi nuk ndryshon parimisht nga ajo e kryetarit te Bashkise z. Bollano.

KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Z.SALI BERISHA

I nderuar z. Kryeministër,

Zona e Bregdeti Jonian, e cila është edhe prejardhja e tërë nënshkruesve të kësaj letre, ngelet një nga zonat më të mira për zhvillimin e turizmit shqiptar. Por, ndërsa paraqet këtë avantazh, zhvillimi i turizmit në këtë zonë po ngelet peng i zgjidhjes së problemit të pronësisë.

Prezantimi i situatës, dhenia e sugjerimeve për zgjidhjen e saj si dhe kërkesa për një takim me ju, është edhe qëllimi i dërgimit të kësaj letre.

1. Të dhënat e nxjerra nga Bashkia dhe të dërguara zyrtarisht pranë Komisionit Shtetëror të Tokave, si dhe institucioneve të tjera flasin për një kalim masiv të popullsisë në kufijtë e vjetra. Kjo situatë e Bregdetit, në thelb e njëjtë me shumë vende kodrinore-malore të Shqiperisë, tregon se 2/3 e pronarëve kanë shkuar në pronat e para vitit '46, ndërsa 23% e tyre kanë shkuar në pronat e tyre, pavarësisht se nuk kanë qënë subjekt i ligjit 7501. Të dhënat analitike në nivel bashkie dhe fshati tregojnë se ligji 7501 ose nuk është zbatuar ose është zbatuar keq, duke sjellë një anarki totale me pronesinë.

2. Në tërë Bregdetin ekziston një mentalitet pozitiv në shkuarjen tek pronat e të pareve. Kjo konfirmohet nga vrojtimet tona personale si deputetë, nga pohimet e donatorëve të ndryshem që janë marrë me cështjen e pronave si dhe nga vëzhgimet e shoqatave jo-qeveritare. Kështu studimi i Bankës Botërore në 2006 thekson për bregetin Jonian se "shumica e fshatrave duket se ka rënë në konsensus që ligji 7501 është i pazbatueshëm". Sondazhi i "Shoqatës për Zgjidhjen e Konflikteve", pas një vëzhgimi në Nëntor 2005, konkludon se 90% e banorëve të bregdetit, parapëlqejnë kthimin në pronat e të parëve.

3. Tubimet e ndryshme të banorëve të zonës kanë treguar vazhdimisht se ata janë në kërkim të vazhdueshëm te kthimit tek pronat e vjetra. Në mënyrë të përseritur, ata kërkojne vetëm të zbatohet pronësia e vjetër si opsion i vetëm për zgjidhjen e problemeve të pronësisë. Këto tubime dhe protesta nuk janë me vetëm në Shqipëri por edhe në tërë vendet ku jetojnë bregdetasit, Greqi, Itali, France, SHBA etj.

4. Korupsioni me tokat në bregdet është më se evident. Shkelje madhore janë gjetur pëer vite me radhëe nga Kontrolli i Larte i Shtetit, dhe të evidentuara nga dokumentat zyrtare, qe s’janë veçse "maja e aisbergut", janë një tregues tjetër i keqzbatimit të ligjit 7501.

Ne mbetemi të mendimit se abrogimi i ligjit 7501 do të qe| me kosto të lartë politike dhe me riperkusione ndoshta në tërë vendin për cilëndo qeveri. Ne do të sugjeronim një rruge administrative, që do të ishte më efektive dhe që do të përfshinte edhe konsensusin e popullsisë, siç rekomandohet edhe nga ekspertët ndërkombëtare. Kjo zgjidhje do të qe miratimi nga ana e komisionit të Tokës së Këshillit të qarkut i vendimit të Bashkisë së Himarës për çvleftësimin e 2281 vendimeve të marra për ndarjen e tokës nga komisionet vendore deri në vitin 2000. Shëmbuj të shkeljeve të bëra nga këto 2281 vendime janë dhenia e pronësisë personave jo-subjekt i ligjit; dhenia e sipërfaqes në pronësi mbi atë që u takonte nga ligji; dhenie kullote apo toke publike; mosvulosje apo mosfirmosje e formulareve 6 apo pa numër akti; mos gjetja e procesverbaleve për plotësimin e formularin 6 etj.

Miratimi i këtij vendimi nga ana e qarkut, vendim i cili dërguar pranë Komisionit te Tokes në Këshillin e Qarkut që më datë 18 Tetor 2005, do të hapte rrugen zbatimit të ligjit Nr 7665 për turizmin, datë 21 janar 2001 si dhe ligjit Nr 9235, të cilat do të japin mundësi komisioneve vendore të pronës të zbatojnë konsensusin e arritur nga popullsia. Ne jemi të mendimit se kjo do të ishte rruga me e shpejtë dhe më efektive për zgjidhjen e problemit të pronës në zonën tonë, që do të hapte rrugën edhe zhvillimit të shpejtë të turizmit.

Vetëm një zgjidhje që merr parasysh konsensusin e popullatës në lidhje me problemin e pronës, do të sillte avantazhin e largimit nga amullia aktuale e dëmshme. Kjo të bënte të mundur edhe futjen e zonës në dy projekte të financuara nga Banka Boterore - që do bejnë Rregjistrimin Fillestar të Pasurise dhe të atë të Menixhimit Integral të Zonës Bregdetare. Këto të dyja do të hapnin respektivisht portën krijimit të tregut formal funksionues të tokes dhe planifikimit urban - kushte këto për zhvillimin e turizmit modern.

Kthesa anti-Bollano e z. Neranxi

5 maj- koha jone-Prefekti i ishullit turistik, Stefano Pulimenos, dhe kryetari i Bashkise se Korfuzit, Sotiris Mikaljev, jane gjendur mesditen e djeshme ne Himare ku kane zhvilluar nje takim me banore te zones si dhe deputetin Neranxi, i cili kishte bere edhe ftesen per ekipin grek. Takimi ka pasur pjesemarres edhe operatore turistik te zones, ku objekt ka qene diskutimi mbi investimet ne zone dhe zhvillimin e qytezes jugore bregdetare. Nje dite intensive e kaluar nga dy perfaqesuesit e pushtetit vendor te Korfuzit ne Himare per te njohur sa me shume lidhur me zonen si nje pike e afert me Korfuzin dhe nje atraksion turistik i jugut te Shqiperise. Gjate takimit deputeti Neranxi I ka kerkuar dy qeveritareve vendore te Korfuzit qe te ndikojne te kreu i Bashkise se Himares per te bere te mundur pershpejtimin e zgjidhjes se ceshtjes se pronave te himarjoteve, per te cilen Neranxi sheh si pengese pikerisht Bollanon.

10 gusht 2008

Nerënxi

Ai ka kërkuar në emër të pronarëve që të gjitha tokat të ndahen me hipoteka dhe jo me procedurë të përshpejtuar. “Si bir i Himarës unë kam denoncuar abuzimin, mashtrimin, premtimet e kota dhe skenarët e grabitjes. Unë po i bëj opozitë kryetarit të Bashkisë Vasil Bollano sepse jam qytetar i Himarës si qindra të tjerë dhe për arsye të vetme që nuk ka mbajtur premtimin e tij publik në dy mandate rresht. Kur u bë për herë të parë kryetarë bashkie ai na tha të gjithëve se do pronën tek i zoti. Në fakt fjalën e ka mbajtur për dikë tjetër. Ai po ndihmon që pronën tonë ta marrin njerëz të tjerë”,- tha dje Nerënxi. Sipas tij, Bollano është edhe ideatori i prishjes së ndërtimeve në gjiret turistike të bregdetit me qëllim që tokat më pas t’i marrin njerëzit e tij. (shkeputur nga artikulli I zj Cela)

Ngjela

Ndërkohë në tubimin e djeshëm ka qenë edhe deputeti Spartak Ngjela, i cili ka kundërshtuar “grabitjen” e tokave të Himarës nga kryetari i bashkisë. “U them atyre se Shqipëria është në momentin më të fortë të saj dhe askush nuk ka forcë të tallet me tapitë e shqiptarëve, jo sot po edhe në kohët e mëparshme. Kam ardhur sot këtu t’i bej thirrje tempit patriotik të banorëve të Himarës, Vunoit, Dhërmiut dhe fshatrave shqiptarë që të merren seriozisht me këtë kryetar bashkie që po inatos sot shqiptarët në 28 mijë km. Le të vijë Bollano të përballet sot në shesh me mua”,- tha Spartak Ngjela. Ai akuzoi kreun e bashkisë së Himarës si një njeri që po përpiqet të shkatërrojë tokat dhe ekonominë e shqiptarëve, në këtë zonë që Ngjela e ka konsideruar si diamantin e Shqipërisë. “Çdo shqiptar, çdo politikan e çdo patriot duhet ta kuptojë që kjo zonë është diamanti i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Shume shpejt do kemi lobin e bregdetit në parlament, do ngremë një komision që do të zbardhë gjithçka. Ju keni të drejtë të pasuroheni sepse janë tokat tuaja dhe kapitalizëm do të thotë të vësh në eficencë pronën tende me punën tënde”,- tha deputeti Spartak Ngjela. Ai ka akuzuar edhe një herë Bollanon dhe njerëzit e tij si falsifikatorë që duan t’iu marrin pronarëve legjitimë tokat e tyre. Në fund të fjalës së tij Ngjela iu ka premtuar banorëve se do të bëjë të pamundurën në Kuvend për të mbrojtur tokat e tyre (shkeputur nga artikulli i zj Cela).

3 comments:

Anonymous said...

Ngjela sillet si nje budalla kur guxon te artikuloje akuza kunder Bollanos. Himara eshte e himarjoteve dhe nuk nevoje te nderhyje ky deputet i pafytyre. Himarjotet nuk genjehen nga skenari qe sistemet me mentalitet diktatorial po ngrene kunder Bollanos te ndihmuar nga ndonje Jude me origjine himarjote.

Kostaqi

Anonymous said...

Per mua problemi eshte i thjeshte :qarqe te qeverive shqiptare disponojne dokumente per aktivitetin kriminal te Neranxit dhe me sa duket qe te mos e ndjekin penalisht i kane kerkuar qe te sjelle sherbimet e tij intereseva antihimarjote te qeverise shqiptare.

Petraqi

Anonymous said...

Idiotesite e kultivuara nga Shekulli jane interesante brenda llojit te vet. Artikulli i servirur ne bloger te shekullit nga nje fare gazidede eshte pacavurja e rradhes. Kur do te clirohen keta njerez nga marrezia e patriotizmit socialist te kultivuar nga sistemi monist??

S. Bita