Monday, November 10, 2008

Interviste me ish ambasadorin shqiptar z. Bashkim Zeneli (gazeta Shqip-on line)

z. Bashkim Zeneli thote: 1. Në Greqi janë krijuar të gjitha lehtësitë ligjore që fëmijët e emigrantëve shqiptarë të kenë klasa të veçanta, të grupuara, kolektive për mësimin e gjuhës shqipe.

2... kam konstatuar se përgjegjësia e mjaft familjeve për të çuar fëmijët në këto klasa kolektive, dy herë në javë, linte për të dëshiruar, dhe kjo kur bëhej fjalë për mësim falas ose me kuota simbolike. Ndërkohë që, konsiderohej si diçka normale, dërgimi i fëmijëve për mësimin e gjuhëve të huaja me pagesa mjaft më të shtrenjta.


3. Duke lënë mënjanë (pa)mundësinë e hapjes së shkollave publike për emigrantët, nga shteti pritës, për çdolloj kombësie, jo vetëm në Greqi, por kudo në botë, e vetmja alternativë do të ishte hapja e shkollave private. Teknikisht, me 70 mijë nxënës shqiptarë të shpërndarë në të gjithë Greqinë, do të duheshin të paktën 200-300 shkolla private (shqipe).



Interviste me ish ambasadorin shqiptar z. Bashkim Zeneli (gazeta Shqip-on line)

......Për sa i takon shkollimit të emigrantëve tanë, veçanërisht në vende si Greqia, Italia etj., cila mendoni se do të ishte zgjidhja më e mirë? Është kërkuar edhe hapja e shkollave shqipe.

Me numrin e madh të emigrantëve shqiptarë jashtë, natyrisht problemi i shkollimit të fëmijëve mbetet shumë i rëndësishëm. Vetëm në Greqi janë rreth 70 mijë fëmijë emigrantësh shqiptarë që ndjekin shkollat greke. Dhe kjo është e natyrshme; aty kanë shkuar të vegjël, ose aty kanë lindur, jetojnë në Greqi dhe aty do të shkollohen, ashtu si ata që jetojnë në Itali, Gjermani, SHBA etj. Në Greqi janë krijuar të gjitha lehtësitë ligjore që fëmijët e emigrantëve shqiptarë të kenë klasa të veçanta, të grupuara, kolektive për mësimin e gjuhës shqipe. Natyrisht në këto klasa do të merren njohuri të përgjithshme për gjuhën, letërsinë, historinë, gjeografinë etj. Këto lloj klasash janë të hapura që nga viti 2003 dhe janë shtuar në qytete të ndryshme. Por, natyrisht, kjo nuk e zgjidh problemin. Baza mbetet familja, vëmendja e prindërve dhe përgjegjësia e tyre që fëmijët të ruajnë e të mësojnë gjuhën shqipe. Me keqardhje, kam konstatuar edhe ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia e mjaft familjeve për të çuar fëmijët në këto klasa kolektive, dy herë në javë, linte për të dëshiruar, dhe kjo kur bëhej fjalë për mësim falas ose me kuota simbolike. Ndërkohë që, konsiderohej si diçka normale, dërgimi i fëmijëve për mësimin e gjuhëve të huaja me pagesa mjaft më të shtrenjta. Më vinte keq kur vinin në ambasadë e më kërkonin që shteti t‘i pajiste falas me abetare. Pra, për klasa kolektive nuk ka asnjë lloj pengese. Por, janë hedhur edhe në Greqi nga emigrantët, por edhe këtu, idetë për hapjen e shkollave shqipe në Greqi. Për mendimin tim, një gjë e tillë është e tepër e vështirë për t‘u realizuar, si teknikisht, ashtu edhe parimisht.

Duke lënë mënjanë (pa)mundësinë e hapjes së shkollave publike për emigrantët, nga shteti pritës, për çdolloj kombësie, jo vetëm në Greqi, por kudo në botë, e vetmja alternativë do të ishte hapja e shkollave private. Teknikisht, me 70 mijë nxënës shqiptarë të shpërndarë në të gjithë Greqinë, do të duheshin të paktën 200-300 shkolla private. Po në Itali, Gjermani, Kanada, SHBA etj.?


Por edhe po të supozojmë se do të kishim mundësinë financiare për t‘i hapur e mbajtur këto shkolla, nuk e di se sa të gatshëm do të ishin familjet shqiptare që jetojnë në Greqi, Itali, SHBA etj., për t‘i dërguar fëmijët e tyre që të ndjekin ciklin shkollor në shqip, kur ata jetojnë në një vend me ekonomi e shoqëri të zhvilluar e të përparuar, ku ata synojnë të integrohen, të punojë, të ndjekin studimet e larta etj. Natyrisht, me këto që thashë, nuk përjashtoj vëmendjen e shtetit për shkollimin e fëmijëve të emigrantëve. Dhe në këtë aspekt, mund të shfrytëzohen fare mirë teknologjitë e fundit, sidomos duke subvencionuar programe lehtësisht të kapshme e që shpërndahen lehtë nëpërmjet televizioneve, bisedave, forumeve etj. Po kështu, do të përsërisja atë që thashë më lart, për parashikimin e kuotave të caktuara për emigrantët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në Shqipëri me sistem korrespondence. Pra, mundësitë janë që shteti të jetë më pranë këtij problemi.

No comments: