Wednesday, November 12, 2008

Keqtrajtim i nje te riu nga policia shqiptare

Shenim: Kur ne ndonje incident keqtrajtimi per kalimin e kufirit perfshihet policia greke, media shqiptare e politizon skajshem duke sensibilzuar dhe ushqyer publikun me urejtje ndaj grekut. Kur policia tejkalon kompetencat (ashtu si ne Himare) shtypi del kundra viktimes dhe kur viktima e keqtrajtimit nuk eshte himarjot, kjo per shumicen e gazetave nuk perben lajm dhe as zihet ne goje.

(Koha jone on line)

.....Para kater ditesh, nje ekip i Avokatit te Popullit shkoi ne Sarande per te verifikuar keqtrajtimin e Aristidh Gllucaj, i cili ndodhej nga data 6 nentor ne spital ne gjendje te rende. Pas kryerjes se hetimeve te pavarura, qe me 8 nentor, Avokati i Popullit i ka kerkuar verbalisht Prokurorise ne Sarande fillimin e hetimit per vepren penale te “Tortures” ndaj oficerit te policise gjyqesore Sarande Ardit Hasanbega. Dojani, ka kerkuar per te hetime te shpejta, te drejta dhe objektive, per te zbatuar parimin kushtetues se: Te gjithe jane te barabarte para ligjit. “Kjo kerkese eshte bere sepse policia dhe prokuroria e Sarandes e kane shkelur kete parim dhe nuk kane zbatuar ndaj ketij oficeri policie as masen e ndalimit dhe as ate te arrestimit ne flagrance, ne nje kohe qe keto organe keto masa i zbatojne pa meshire dhe me nxitim ndaj fukarenjve, qofte kur jane edhe ne gjendje traumatike, por qe shkelin ligjin ne kushtet e nevojes ekstreme, per te siguruar buken e gojes per vete dhe familjaret e tyre”, - deklaroi Dobjani.

No comments: