Sunday, November 23, 2008

Protesta në Kakome, shoqërohet në polici kryeplaku

Shekulli on line today dhe Koha Jone
Gazeta shekulli e "specializuar" per pasqyrimin imtesisht te aktivitetit te kryebashkiakut Bollano na jep kete pershkrim te thate te proteses se Nivicioteve

Sarandë- Dy orë pas ubimit të banorëve të fshatit Nivicë, të bashkuar edhe njëherë kundër nisjes së punimeve për fshatin turistik, policia ka shoqëruar në komisariat kryeplakun e fshatit, Klement Baxheri.

Luan Sejdini

Diel, 23 Nentor 2008 09:49:00

Sarandë- Dy orë pas tubimit të banorëve të fshatit Nivicë, të bashkuar edhe njëherë kundër nisjes së punimeve për fshatin turistik, policia ka shoqëruar në komisariat kryeplakun e fshatit, Klement Baxheri. Shoqërimi i tij për në dhomat e paraburgimit është bërë pas një konfrontimi të policisë me banorët.

Gjithcka nisi kur banorët improvizuan një podium ku u mbajt një tubim i banorëve të këtij fshati dhe disa banorë të ardhur nga zona e Bregdetit, në shenjë solidariteti me bllokimit të makinerive të firmës Rivira.

Në tubim folën drejtues të qëndresës dhe të ftuar nga fshatrat e Himarës, përfaqësues në miting. Kryetari i komunës Vladimir Kumiu, garantoi bashkëfshatarët se qëndresa do t’ia arrijë qëllimit për ta detyruar firmën të tërhiqet. Ai ka akuzuar anëtarë të qeverisë se kanë “shitur” Kakomenë për interesa personale.

Kryeplaku i fshatit Nivicë, një nga organizatorët e tubimit, Klement Baxheri, tha se ata dhanë pëlqimin për masterplanin për studimin e integruar të bregdetit, por jo lejen që kjo zonë të shitej a të blihej për të përfituar dikush tjetër.

Banorët e fshatit janë në ‘pritë’ prej ditësh, duke penguar makineritë e firmës ndërtyese të fshatit turistik të Kakomesë që të nisin punën.


Koha Jone: Kakome, shoqerohet kryeplaku


E Diele, 23 Nentor 2008

Sarande - Kryeplaku i fshatit Nivice dhe dy persona te tjere, u ndaluan nga policia pas nje proteste te zhvilluar paraditen e djeshme ne Kakome. Ashtu sic kishin paralajmeruar, nje grup banoresh bllokuan qe ne oret e para te mengjesit rrugen nacionale ne hyrje te Gjirit te Kakomese. Per te katerten dite me radhe ata nuk lejuan levizjen e makinerive nga vendet ku ishin te bllokuara. Banoret gjate dites se djeshme serish kane bllokuar rrugen duke mos lejuar asnje levizje.

Duke i kerkuar kryeministrit Berisha te anuloje lejen qe i dha te drejten firmes te kryeje punimet, banoret hodhen parulla kunder policise. Menjehere pas shperndarjes paqesore te protestes, policia i ka kerkuar kryeplakut te fshatit, Klement Baxheri te jape me shume shpjegime rreth ngjarjes qe kishte ndodhur aty. Por kerkesa per shoqerimin e tij ne polici eshte bere shkak per tensionimin e situates. Banoret kane nisur te qellojne me gure drejt forcave te rendit gje e cila coi ne konfrontimin e tyre me forcat e policise.

Situata e ndere ka vijuar deri ne oret e mesdites, por nuk u pershkallezua me tej. Dy prej te ndaluarve u liruan nga policia, ndersa kryeplaku u shoqerua per ne komisariatin e Gjirokastres, ku do te merret ne pyetje per gjithcka ka ndodhur keto dite ne kete zone. Edhe pas perfundimit te protestes, banoret kane vijuar te mbajne te bllokuar makinerite e firmes, duke paralajmeruar per te tjera protesta. Nderkohe qe dy dite me pare banore te maskuar te Nivices, kane keqtrajtuar tre punonjes te firmes qe do te ndertoje fshatin turistik ne Kakome te Sarandes. Mes te lenduarve eshte dhe kryetari i lagjes "Baba Rexhepi" te qytetit bregdetar, Erbap Stroka, ndersa policia pasi ka marre denoncimin nuk ka mundur dot te hyje ne zone, pasi nje turme grash e te moshuarash ka bllokuar rrugen hyrese. Situata ne Kakome po shkon drejt dhunes se pershkallezuar. Me ne fund dje policia ka bere punen e saj duke nderhyre, pervec faktit se ka kryer verifikime per dhunen ndaj tre personave.


No comments: