a) Koment rreth inkoherences se N. Neranxit dhe disa deputeteve shqiptare rreth memorandumit te komunitetit grek
b) Artikulli i "shqip" on line rreth Bollanos (por jo memoandumit)
Pershkallezohet lufta kunder Vasil Bollanos, kryetarit te Omonias (perfaqesuasja e minoritetit grek ne Shqiperi). Shkas per kete eshte "kerkesa" qe "te mos firmoset nga Greqia marreveshja per stabilizim asocijim" qe sipas kryqetareve kundra Bollanos (si zakonisht Nikollaq Neranxi dhe hisoriani Xhufi) ju drejtua qeverise Greke.
Nderkaq kerkesa e paraqitur e Omonias dhe shoqatave te tjera te grekeve te Shqiperise sic paraqitet ne sitin e Omonias thote pikerisht te kunderten, dmth qe ratifikimi i marreveshjes te behet por njekohesisht te shoqerohet me nje program kohor per implementimin e kerkesave te minoritetit grek. (shih ne sitin http://issuu.com/omonia/docs/ypomnima/1?mode=a_p ku ne vijim te teksteve greqisht gjenden dhe deklarat nga EU ne gjuhen anglisht)
Ne te vertete ratifikimi i mareveshjes per stabilizim e asocijim i interson ne rradhe te pare Omonias dhe komunitetit grek ne Shqiperi sepse ne kete stad kerkesat e tyre do mbeshteten dhe nga partneret e tjere europiane te Greqise dhe ndersa para ratifikimit legjislacioni europian ishte thjesht udhezues per Shqiperine, pas ratifikimit ky legjislacion behet detyrues.
Ekzistojne dy momente qe cdo kujt i ben pershtypje:
a) Shtremberimi i se vertetes rreth memorandumit te Omonias nga Neranxi me kompani
b) Kerkesa per burgosje nga podimumi i parlamentit, pra heqjen e lirise civile nje kreu te shoqates Omonia.
A deshmojne keto se vertet politika shqiptare lundron ne koncepte europiane? Disa parlamentare kujtojne se nga ligjvenes mund te behen njekohesisht edhe prekurore role keto mjaft te ndryshme ne nje shoqeri qe kerkon ti qaset Europes. Per me teper askush nuk mund te quhet fajtor edhe kur ka nje akuze nga prokurori "Neranxi dhe Ngjela" persa kohe nuk prezumohet kriteri i fajesise.
Le te supozojme te kunderten e realitetit dmth vertet Bollano (ndonse memorandumi eshte nje veprim i marre kolegjialisht nga kryesia e Omonies dhe jo deklarate e Bollanos) i kerkon shtetit meme, Greqise per gjithe greket jashte saj nje kondicionim te tille te ratifikimit te marreveshjes per stabilizim dhe asocijim. Dmth kushdo qe mendon ndryshe nga Neranxi dhe Xhufi u dashka burgosur !!! Do ta kishin zili dhe prokuroret e sistemit monist kete lloj llogjike!!!!
Nuk arrijme gjithshtu te kuptojme cilat jane arsyet qe Neranxi e quan se Bollano (ne te vertete kryesia e Omonies) nuk ka te drejte te kerkoje qe ne Deropull psh te perdoret si gjuhe zyrtare edhe greqishtja dhe qe pasuria e tyre te mostjetersohet. A nuk eshte kjo kerkese ne perputhje me Karten e minoriteteve qe Keshilli i Europes ka kerkuar nga Shqiperia ta firmose? Ndersa pritet qe te pakten nje njeri si Neranxi qe ka gjuhe amtare greqishten te kritikoje qeverine shqiptare per mos zbatimin e ketij kriteri demokratik, ai ben te kunderten !!!
Kerkesat e Omonias sipas njoftimeve te deritanishme publike eshte mbeshtetur nga Presidenti i greqise Papuolias dhe ministrja e puneve te jashtme Dora Bakojani dhe zyrtare te tjere te cilet kane theksuar me se njehere se rruga e kalimit te Shqiperise ne Europe kondicionohet nga respektimi i te te drejtave te minoriteteve dhe 6 kerkesat e Omonias jane ne perputhje me deklarat e autoriteteve te larta greke. Pra nuk vihet re ndonje kontradikte e memorandumit te Omonias dhe shoqatave te tjera me qendrimin politik te Greqise.
Njerezit e thjeshte nuk arrijne te kuptojne se cili do te ishte rreziku per shqiptaret nga realizimi praktik i te drejtave te saksionuara ne dokumentet e EU per minoritetet. Lexuesit e blogerit do te prisnin me interes cdo sqarim juridik apo social te histerise pathologjike te Xhufit, Neranxit e ngjeles me shoke.
Duket sikur "politikane" si puna e Xhufit, Neranxit dhe Ngjela (deputete te abonuar per luften e pa principte kunder minoritetit grek), kerkojne ti imponojne Europes te asociohen ne Shqiperi dhe jo e anasjellta.
Gazeta shqip online
Bollano, në ndjekje penale
Pas deklaratave të kreut të OMONIA-s, reagojnë deputetët: Po e përdor Himarën për qëllime ekstremistësh
"Ndjekje penale për kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano". Ky ishte thelbi i të gjitha deklaratave të parlamentarëve shqiptarë, të cilët kërkuan ndërhyrjen e Presidentit dhe të Kryeministrit për t‘u dhënë fund thirrjeve antikombëtare të kryetarit të Bashkisë së Himarës. Shkak për këtë qëndrim të deputetëve të Kuvendit janë bërë deklaratat e disa ditëve më parë të OMONIA-s, kryetar i së cilës është Bollano, që ka kërkuar nga Athina që të mos ratifikojë MSA me Shqipërinë, pa u realizuar më parë kushtet e vëna nga OMONIA. Heshtja e qeverisë për këto deklarata nuk i ka penguar deputetët e Kuvendit, të majtë dhe të djathtë, të artikulojnë qëndrimet e tyre, duke theksuar se do të nisin protestat para Bashkisë së Himarës, për të kërkuar largimin e kryetarit Bollano. I pari që ngriti zërin në sallën e Kuvendit ishte deputeti Nikollaq Neranxi. Me tone të ashpra dhe kritike për qeverinë, Neranxi kërkoi që Presidenti dhe Kryeministri të reagojnë ndaj qëndrimeve dhe deklaratave të Bollanos. Sipas deputetit Neranxi, kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, po e shkatërron këtë vend, duke u shkaktuar shumë probleme, ndërkohë që aty është zgjedhur për t‘i zgjidhur ato. "Në Himarë, po grabiten dokumente dhe vendime të Agjencisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nga Vasil Bollano", u shpreh Neranxi. Sipas tij, ky person me rrezikshmëri të lartë për interesat e vendit, po e fut atë krahinë, në një qorrsokak të errët, po e përdor për interesa personale dhe për qëllime ekstremistësh, të cilët fatkeqësisht gjenden dhe veprojnë si në Himarë, në qoshka të Greqisë dhe në Tiranë. "Në Himarë po rrënjoset ideja se kjo është toka e zgjedhur për sherr dhe për bela. Këtë filozofi po e mbjell veprimtari politik me emrin Vasil Bollano, i cili për fatkeqësi të himarjotëve, banorëve të vendit tim, po u ndjell atyre ditë të vështira dhe me vonesë të pakufishme zhvillimi", u shpreh Neranxi. Për deputetin e LSI-së, ky njeri nuk po kryen detyrën e tij ligjore, ndaj për këtë arsye, ai i ka propozuar Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për verifikimin e korrupsionit dhe aferave të mëdha me tokat e bregdetit të Jugut dhe sidomos në zonën e Bashkisë së Himarës, ku përfshihen shtatë fshatra. Deklarata e deputetit Neranxi është mbështetur edhe nga deputeti i PDK-së, Frrok Gjini. Ai i ka vlerësuar si antishqiptare dhe antikombëtare deklaratat e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Gjini kritikoi qëndrimin e PD-së dhe të PS-së, të cilat po e kalojnë në heshtje deklaratën e Bollanos, e cila kërkon të mos ratifikohet marrëveshja e MSA mes Shqipërisë dhe Greqisë, pa u plotësuar disa kushte të këtyre individëve, që shquhen për politika antishqiptare. Deputeti Gjini i ka kërkuar Kryeministrit që të mbajë një qëndrim të prerë dhe të mos pranojë asnjë lloj takimi me këtë individ, i cili punon kundër shqiptarëve. "Kryeministri e ka në dorë", u shpreh deputeti Gjini, "por ai i ka kërkuar edhe Parlamentit që të reflektojë ndaj kësaj çështjeje me ndonjë rezolutë dhe këtë person ta çojë para organeve të drejtësisë".
Socialistët mbështesin qëndrimin e kolegëve të tyre në Parlament
Braçe: Bollano mbrohet nga Berisha, ai do ta bëjë deputet
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, u shpreh se për deklaratat e bëra nga kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, fajtor është Kryeministri, Sali Berisha, i cili hesht duke i lënë atij dorë të lirë. Braçe u shpreh se Kryeministri e mbron bashkiakun e Himarës, pasi e ka kandidat për deputet në këtë zonë, i cili do të jetë kundër PBDNJ-së. Sipas deputetit të PS-së, Erjon Braçe, kreu i qeverisë nuk e ka Bollanon vetëm njërin për ofiqarëve të shumtë të këtij shteti, që kur shkel ligjin, shkarkohet, por e ka mbështetje politike ndaj dhe e mbron atë. Kjo mbrojtje, sipas nënkryetarit të grupit të PS-së, është aq e madhe, sa kreu i qeverisë pranon të gjitha deklaratat që Bollano bën, duke mos kërkuar shkarkimin e tij. Ashtu si Partia Socialiste, kundër kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, është pozicionuar dje edhe kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi. Ai ka shkuar më tej me qëndrimin e tij, duke kërkuar ndjekje penale ndaj është shprehur se "çdo titullar, qoftë edhe i një komune, kur bën deklarata të pamatura, do të përballet me ligjin". Sipas Gjinushit, minimalja që mund të kërkohej në këtë rast ndaj Bollanos është shkarkimin i tij, pasi me qëndrimet që po mban dhe ka mbajtur, ai nuk po kryen misionin për të cilin e ka zgjedhur popullsia e Himarës. Opozita, vazhdimisht është shprehur kundër qëndrimeve dhe deklaratave të mbajtura nga kryetari i Bashkisë së Himarës, Bollano, por zëri i tyre duket se ka rënë në vesh të shurdhër. Ata i kanë kërkuar Kryeministrit Berisha, që të reagojë ligjërisht ndaj qëndrimeve të tij, duke kërkuar dhe shkarkimin nga detyra që mban. Shkak për këto qëndrime janë bërë edhe veprimet e tij muajt e fundit, i cili urdhëroi heqjen e tabelave në gjuhën shqipe, në zonën e Himarës. Ky veprim po ndiqet penalisht nga Gjykata e Vlorës.
PD
Bujar Leskaj: Vasili, një mbeturinë e së kaluarës
Deputetët e mazhorancës kritikuan qëndrimin e mbajtur nga kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Deputeti i Vlorës, Bujar Leskaj, nëpërmjet një shprehje klasike, e vlerësoi ashtu si ai e ndien, kryetarin e Bashkisë së Himarës. "Nacionalizmi është strofulla e fundit e maskarenjve", u shpreh Leskaj. Kjo shprehje, shton ai, në rastin më të mirë i takon Bollanos dhe pasuesve të tij. Më tej, ai thekson se "për mendimin tim, Bollano është një mbeturinë, rudiment i së kaluarës, i qarqeve nacionaliste ekstremiste greke, nuk gjen terren në Shqipëri, në këtë klimë kaq të mirë marrëdhëniesh miqësore mes dy vendeve". Ai ka kërkuar nga e gjithë shoqëria shqiptare që figura e Bollanos të demaskohet, gjithashtu bëri thirrje që politika shqiptare të bëjë më shumë. Konstatim ky i drejtë nga ana e deputetit të PD-së, pasi politika vërtet nuk ka bërë aq sa duhet për të ndëshkuar qëndrime të Bollanos dhe pasuesve të tij, të cilët muajt e fundit i kanë shpeshtuar deklaratat e tyre antishqiptare.
Deputeti
Ngjela: Bollano ka hyrë në një lojë të rrezikshme
Si gjithmonë, kur bëhet fjalë për të mbrojtur çështjen kombëtare, deputeti Spartak Ngjela nuk heziton të shprehë qëndrimin e tij kritik, duke e bazuar edhe në argumente ligjore. Duke u shprehur mosbesues se këtë çështje mund ta zgjidhë kjo qeveri, avokati kërkoi që të reagojnë vetë qytetarët. Vasil Bollano, tha Ngjela, është i lirë të drejtojë kë të dojë si individ, por kur bëhet fjalë për shqiptarët, do ta ketë pisk, pasi ka hyrë në një lojë të rrezikshme, që ka një shekull e cila ka krijuar perkusione negative për njerëz të tillë. "Kush e paguan atë është i detyruar ta zgjidhë shteti, por nëse shteti nuk merr masa ndaj një njeriu të tillë politik, që nuk ka asnjë lidhje me historinë dhe shtetin tonë, individët duhet t‘i tregojnë vendin, dhe shumë shpejt do t‘ia tregojnë", u shpreh Ngjela. Deputeti i pavarur nuk beson se Kryeministri do ta shkarkojë Bollanon, ndaj ai thekson se Berisha nuk po punon për shqiptarët, por shqiptarët ta zgjidhin vetë problemin e tyre.
LSI
Xhufi: Kryebashkiaku i Himarës, ka shkelur Kushtetutën
Kundër kryetarit të Bashkisë së Himarës dhe deklaratave të tij antishqiptare, është shprehur dje edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi. Në deklaratën e tij, deputeti Xhufi u shpreh se kryetari i Bashkisë së Himarës në mënyrë të përsëritur shkel Kushtetutën e Shqipërisë, parimet bazë si një shtet unitar. Sipas deputetit të LSI-së, Bollano ka bërë thirrje të hapur për copëtimin e Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë, i ka hedhur benzinë zjarrit, duke nxitur urrejtjen kombëtare. Të gjitha këto shkelje, tha Xhufi, janë të parashikuara në nene të veçanta në Kushtetutë dhe në Kodin Penal, ndaj shteti shqiptar duhet të reagojë, në zbatim të ligjeve të tij, ndaj çdo shtetasi apo zyrtari që i shkel ato. Deputeti Xhufi, i cili vjen dhe nga fusha e historisë, e ka ngritur vazhdimisht zërin ndaj deklaratave të tilla, duke i quajtur pretendime të gabuara dhe dashakeqëse, me një qëllim të vetëm për të krijuar situata të pakëndshme dhe tension në vend.
4 comments:
Para poly kalo to sxolio sou.
Makari na to evlepa dimosievmeno kai se kapoia alvaniki efimerida ws antilogo stin kata paradosi pleon ethnikistiki ritoriki twn alvanikwn MME, enantion tis ellinikis meionotitas.
Sygxaritiria.
Stelios Bollanos
Kala ta les Stelio, omos oi albanoi poy dyeythinoyn tis efimeridhes einai kai ethnikistes kai koyfi kai dhe nomizo oti theloun na mathoun ti lene oi himareoi.
kocias
Ju ftoj te lexoni filozofin e shquar shqiptar 14 katrat Pellumb Xhufi
Pëllumb Xhufi: Pse nuk e shkarkon Berisha Bollanon Printoni E-mail
Shkruar nga Qamil Xhani
e mërkurë , 13 gusht 2008 (Tirana Observer)
Për Pëllumb Xhufin, kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, do ishte shkarkuar nga çdo kryeministër vetëm për gjysmën problemeve që ka shkaktuar në këtë bashki. Por çfarë e ndalon kryeministrin Berisha të firmosë një urdhër të tillë? Nënkryetari i LSI-së thotë se nuk ka të bëjë dhe aq fakti se një urdhër i tillë mund të sillte reagimin e fqinjëve. Sipas tij, me debatin e fundit për pronat në Himarë është përzierë dhe vetë kryeministri Berisha ose njerëz afër tij. "Zoti Berisha ka zgjedhur rrugë tjetër, bashkëpunimin, dhe siç është folur, nuk përjashtohen dhe interesa që mund të këtë ai apo familja e tij në zonën e bregdetit, për të kaparuar prona në bashkëpunim edhe me persona të korruptuar", thotë Xhufi. Ndërsa shton se çështja e problemit të provave mund të zgjidhet me ligj dhe jo duke e lënë në duar të komisioneve "fshatçe".
Zoti Xhufi, si i vlerësoni zhvillimet e fundit në Himarë për çështjen e pronave dhe vendimin e kryetarit të bashkisë për ngritjen e komisioneve që do të bëjnë ndarjen e pronave?
Në Himarë ka një problem të madh, i cili fillon që me kryetarin e bashkisë, zotin Vasil Bollano, që në këto vite të qëndrimit të tij është munduar ta kthejë Himarën në një ishull. Problemi është se e ka kthyer Himarën në një vend të izoluar nga të gjitha problematikat dhe zhvillimet që ka vendi. Në këtë kuadër, Himara është përjashtuar dhe nga zbatimi i ligjit, që vlen njësoj në çdo kënd të Shqipërisë. Konkretisht, ajo që zoti Bollano ka bërë në këto vite është që ka ngrirë çështjen e pronës në Himarë. Nuk ka lejuar që qytetarët dhe fshatarët të pajisën me titujt e pronësisë, të hipotekojnë pronat e tyre, në mënyrë që dhe Himara të hyjë në tregun e përgjithshëm të zhvillimit dhe të bëhen në këtë vend ndërtime dhe investime. Kjo nuk është bërë nga zoti Bollano, i cili asnjëherë nuk ka mbrojtur të drejtat e qytetarëve të tij për këtë çështje kardinale siç janë pronat. Përkundrazi, zotin Bollano e kemi parë të angazhuar në beteja të çuditshme, të cilat janë bërë dhe të mbështetura nga qarqe të huaja, për të krijuar kinse një identitet të Himarës si vend me popullsi minoritare, gjë që s'është e vërtetë. Madje, ai ka shkuar aq larg sa të kërkojë dhe shkëputjen, jo vetëm të Himarës, por të gjithë Shqipërisë së Jugut, duke iu referuar edhe shembullit të Kosovës. Janë qëllime të tij të kalkuluara, të mbështetura dhe të telekomanduara nga qarqe të jashtme, por që në fund të fundit janë në thyerje flagrante të Kushtetutës dhe të ligjeve të këtij vendi. Zoti Bollano do të duhej që të ishte shkarkuar urgjentisht nga kryeministri Berisha që mund ta bëjë një gjë të tillë.
Çfarë e pengon Kryeministrin ta bëjë këtë gjë, sipas jush?
Problemi është se është vërtetuar që zoti Bollano ka një miqësi të çuditshme me kryeministrin Berisha. Në zgjedhjet e fundit ka qenë mbështetja e Berishës që mundi ta rikonfirmojë Bollanon si kryetar i Bashkisë së Himarës. Këtë gjë e ka pohuar dhe vetë Bollano në deklaratat e tij pas zgjedhjeve të shkurtit 2007. Zoti Berisha nuk ka munguar të dalë në mbrojtje të zotit Bollano sa herë që ai është bërë objekt silurimi nga mediat, nga qytetarët dhe nga organizatat e ndryshme, për arsye të deklaratave të tij antishqiptare, provokative dhe që komprometojnë, jo vetëm paqen sociale në Himarë, por kërkojnë të krijojnë shqetësime edhe në raportet e Shqipërisë me vendet fqinjë. Përkundrazi, zoti Berisha ka zgjedhur rrugë tjetër, bashkëpunimin dhe siç është folur nuk përjashtohen dhe interesa që mund të këtë ai apo familja e tij në zonën e bregdetit, për të kaparuar prona, në bashkëpunim edhe me persona të korruptuar. Mua më duket se kjo qe përmbajtja e manifestimit që u bë në Himarë, ku edhe një deputet i joni, zoti Neranxi, që është dhe autokton në Himarë, u bë shprehës i dëshirave dhe aspiratave, i kërkesave të shumicës së banorëve të zonës. Qëllimi ishte për t'i dhënë fund këtij trajtimi mafioz të çështjes së pronave dhe për të kthyer me të gjitha titujt pronën tek i zoti. Mirëpo edhe në këtë rast, pati një reagim të egër nga zoti Bollano dhe nga qarqe që e mbështesin atë, jo vetëm drejtuesit e PBDNJ-së, por edhe qarqe të ndryshme jashtë, të cilët organizuan një kundër-miting. Kjo u bë për të zbehur manifestimin e himariotëve dhe akoma më shumë u përdorën edhe kërcënime, siç ishte ai për heqjen e pensioneve greke për ata qytetarë që do merrnin pjesë në tubimin himarjot. Veç kësaj u përdor dhe dhuna e Policisë Bashkiake që komandohet nga Bollano, prishën tribunën dhe parullat. Për këtë qëllim u sollën njerëz edhe nga Greqia, siç ndodh rëndom vazhdimisht në raste të tilla. Këta njerëz natyrisht motivohen edhe financiarisht për të kryer rolin e kundër-manifestuesve. Këta njerëz mbështesin kryetarin kukull dhe hedhin parullat antikombëtare dhe antikushtetuese që edhe këtë herë mbeten të pandëshkuar nga ana e qeverisë sonë.
Për të mbetur të çështja e pronave, si mund të zgjidhet çështja e njohjes së pronësisë në Himarë?
Ky është një problem kompleks, por nuk mund të zgjidhet me komisione fshatçe. Ligji është i vlefshëm, sido që të jetë ai ligj, përsëri është i vetmi ku mund të referohemi. Tashmë kemi jo një ligj, por dy ligje për problemet me pronësinë e tokës. Është ligji Nr.7501, i miratuar me shumicë në Parlament në vitin 1991. Kemi dhe ligjin më të ri, që u miratua së fundi nga qeveria, ligji për titujt e pronësisë. Megjithëse kaloi me debat dhe me votat e shumicës, përsëri ai është në fuqi. Këtu duhet të bëhen llogaritjet e ndarjes së tokës. Ka raste kur ligji Nr.7501 përputhet me ndarjen në bazë të trashëgimisë me tapi nga banorët e Himarës ose në çdo vend tjetër të Shqipërisë. Ky është rasti më fatlum, por ka edhe raste të tjera kur këtu nuk përputhen dhe dalin probleme. Problemi duhet të zgjidhet me gjykata dhe në mënyrë ligjore. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet zgjidhje fshatçe apo gjyqe fshatçe. Duhet të funksionojë ligji. Edhe himarjotët janë të interesuar që të vendoset shteti ligjor, askush nuk ka humbje nga kjo. Një ligj, qoftë edhe i keq, në fund të fundit është shumë herë më i mirë sesa një gjendje kaotike, ku secili bën ligjin e vet dhe kjo nuk duhet lejuar. Natyrisht do të ketë probleme dhe unë nuk e di sesi qeveria do të dalë nga ky handikap i madh që është krijuar, aq më tepër që ka qenë vetë qeveria, që për të përmbushur interesat e personave të veçantë, ka ndryshuar ligjet herë pas here. Mjafton të kujtoni ligjin për legalizimet, i cili sot e kësaj dite nuk ka gjetur aplikim dhe ndryshohet një herë në gjashtë muaj. Rezulton se këto ndryshime bëhen për të mbrojtur interesat e klaneve, grupeve apo interesave të veçantë. Pavarësisht nga kjo, nuk duhen pranuar ato parulla që u hodhën në Himarë nga grupi rreth zotit Bollano, për të kërkuar zgjidhje ndryshe me komisione të krijuara në vend. Nëse do të krijohen komisione, ato duhet të jenë me përgjegjësinë e duhur, përpara qytetarëve në radhë të parë, por edhe përpara ligjit. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndodhë që çështjet të zgjidhen në mënyrë spontane, gjoja me vendime të pleqësisë së fshatit, por në fakt, ne e dimë sesi përfundojnë këto gjyqe të tilla, ku pas të cilave fshihen gjithmonë njerëzit me pushtete, ku në rastin konkret do fshihej Bollano dhe klanet e tij.
Brenda një muaji kanë ndodhur dy ngjarje që kanë cënuar sedrën kombëtare. Ngjarja e radhës në Himarë për të cilën folët dhe heqja e emrit të Universitetit të Vlorës, "Ismail Qemali".
Çështja e emrit të universitetit "Ismail Qemali" lindi aty ku nuk pritej, në qytetin e Vlorës. Nuk do të bëja ndonjë politizim të sforcuar të problemit, po të thosha se zotëria në fjalë, pra rektori i universitetit, i përket një familjeje që është rreshtuar qartazi në krahun e djathtë me Partine Demokratike. Kjo nuk është pa sens në këtë histori. Po ashtu nuk janë pa sens dhe problemet që familja e rektorit ka pasur me historikisht me familjen e Ismail Qemalit.
Domethënë kemi një mëri të trashëguar mes brezash?
Nuk dua të hyj në debat, se kush kish të drejtë dhe kush kish gabim. Ismail Qemali ka pasur armiqësi deri dhe me kushërinjtë e tij për shpalljen e pavarësisë, duke filluar nga Syrja bej Vlora. Debati ka qenë se Ismail Qemali ishte për një Shqipëri të shkëputur nga Turqia, ndërsa kushërinjtë e tij kanë qenë për një Shqipëri që të varej nga Turqia. Ky qëndrim i Ismail Qemalit i jep akoma më tepër forcë figurës së tij. Ai diti të shkëputet nga një ambient që e identifikonte veten me Perandorinë Osmane. Ismail Qemali nderohet nga të majtë dhe të djathtë. Kjo ngjarje kërkon një analizë më të gjerë. Sepse këtu nuk është vetëm rektori, këtu janë dhe ata tetë profesorë që votuan për heqjen e emrit. Nuk e di nëse e bënë për konformizëm, oportunizëm apo servilizëm, apo e bënë për bindje, këtë nuk e kemi mësuar. Sepse nuk kanë kurajë ta bëjnë një gjë të tillë. Fatkeqësia është se ata janë dhe vlonjatë, kanë jetuar aty, ndryshe nga rektori që ka studiuar jashtë vendit dhe mund të jetë një produkt epruvete. Mund ta ndjejë veten të ndarë nga historia dhe kultura e qytetit. Për mua këta tetë persona kanë një përgjegjësi të veçantë, por ne nuk i kemi dëgjuar deri më tani të sqarojnë vendimin që kanë marrë. Ky është një gjest burracak, për të mos thënë se është i dyshimtë dhe në planin moral. Ky debat që u hap duhet të zhvillohet në shtator kur të hapet viti akademik, sepse rektori zgjodhi një periudhë kur universiteti ishte mbyllur. Në këtë kohë nuk kish as studentë dhe as pedagogë që të reagonin. Unë mendoj se në shtator ky debat duhet të merret më seriozisht dhe të marrim vesh arsyet që fshihen. Nuk është thjesht çështja e heqjes së një emri, por këtu ka një prapavijë shumë më të rrezikshme. Nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla. Ne po shohim që po denigrohen figura të njohura historike dhe po kërkohen të infiltrohen figura të dyshimta. Meqë jemi në rastin e Vlorës, në qytetin e Peshkopisë së fundi është ngritur busti i Halil Aliajt. Për shumicën e shqiptarëve ky emër nuk do të thotë asgjë, por vlonjatët e njohin si një vrasës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u vu në shërbim të italianëve dhe gjermanëve, ka arrestuar, ka masakruar dhe ka vrarë me dhjetëra njerëz, intelektualë vlonjatë gjatë luftës. Është një emër i neveritshëm dhe jo vetëm për vlonjatët, por duhet të jetë dhe për dibranët, për shkak të krimeve që ka bërë. Tani, pikërisht në këtë moment kur qeveris Partia Demokratike, bëhen vlerësime të tilla të një tradhtari dhe kuislingu të atdheut të vet. Ky person, ashtu si Isa Toska në Jug, ka bërë qindra krime në Veri. Këta njerëz nuk u pranuan as nga organizatat nacionaliste si Balli dhe Legaliteti. Kurse sot u ngrihet monument njerëzve të tillë nga qeveria.
Kala o Ngjela kai o Xhufis dhen kseroyn na dhiavazoyn elenika, o kakomoris o Nikollaq Nneranxi poy kserei na diabazei ti lei i Omonia, giati pernei teties protobulies? Mipos thelei na fonaksume tin xrisi avgi na dioksume toys albanoys apo tin elladha gia na dhoyme poso epiqindhina pezei aftos o pseftopolitikos, amorfotos kai ergalio ton albanov.
minima apo ta spila
Post a Comment