Saturday, January 31, 2009

Dy standartet dhe lumturia e suksesit-by S. Marko

note: please do not put in comments any subject different from contain of the main article

If you wont to open a new theme you can send your article in the address of the blogger

[akroqeravnos2yahoo.gr]


Post by S. Marko as a comment

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=5929

Shqipëria kaloi me “sukses”, falë presionit amerikan të administratës Bush, anëtarësimin e të qenit kandidat me të drejta të plota, së bashku me Kroacinë, në aderimin në aleancën e NATO-s në prill të vitit 2008. Vendimi entuziazmoi së tepërmi, në radhë të parë Kryeministrin Sali Berisha, i cili e quajti aderimin, në aleancën veri-atlantike të NATO-s të Shqipërisë, një sukses historik, duke përvetësuar njëkohësisht përpjekjet e bëra prej këmbënguljes sfiduese të ish- presidentit amerikan, George Bush, drejtuar aleatëve për aderimin e Shqipërisë.

Është fare e kuptueshme dëshira e vendit më të varfër të Europës se ka shprehur vullnetin popullor 100% për të hyrë në NATO. Por vendi më i varfër i kontinentit, me krim të organizuar dhe trafiqe nga më të lartat në Europë, ka shumë për të bërë; së pari edhe në sistemin ushtarak, thonë ekspertët gjeopolitikë. NATO i ka vënë kushte Shqipërisë, që të asgjësojë 100 mijë ton eksplozivë si dhe të risë kapacitetin e një force të aftë ushtarake, mbështetur në projekte konkrete të aleancës për kontrollin civil të ushtrisë.

Shpërthimi i Gërdecit vitin që shkoi, i cili është pasqyruar nga institucionet ndërkombëtare si një fenomen korrupsioni dhe kontrabande armësh, pret të gjykohet prej një kohe të gjatë, edhe pse me dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur. Arsyeja është e thjeshtë për t’u kuptuar, Drejtësia vazhdon të mbahet peng i reformave absurde, kur në fakt Dosjet janë bllokuar për të minimizuar faktorin politik të përfshirjes në këtë skandal.

Këmbëngulja e ish- presidentit Bush për të aderuar Shqipërinë në aleancë, kur vendi nuk po përmbush standardet, padyshim është kontradiktore. Ish- presidenti amerikan ndërmori një vizitë historike në Shqipëri në qershor të 2007-s, me moton e hyrjes së Shqipërisë në NATO. Ai foli për standardet që duhet të arrijë Shqipëria për të përfaqësuar vlerat e vërteta të aleancës ushtarake më demokratike në botë. Ne nuk mund të fshehim arsyen se përse Bush bëri çmos të fuste Shqipërinë në aleancë, pasi kjo është thënë prej analistëve amerikanë, por ata shprehen se interesat e klanit Bush përfshiheshin në këta rajon të lidhura me lobingjet e naftës. Dhe për këtë, padyshim u projektua e ashtuquajtura “Karta e Adriatikut”, për të cilën tre vende: Kroaci, Shqipëri dhe Maqedoni, do të ishin pjesë e preferuar e tortës për në NATO.

Çfarë ngjau në Shqipëri gjatë mandatit të dytë të Bush? Ajo që është më e afërta, është sepse Shqipëria, në vend që të plotësonte reformat, ngjiti shkallët e propagandës dhe sloganeve staliniste dhe u mbyll në vetvete. Midis qeverisë dhe opozitës u vendosën “ura bashkëpunimi, nën bekimin e një ambasade në Tiranë”. Protestat sociale do të ishin të kontrollueshme dhe iniciative, aq sa nuk ishin të nevojshme të bëheshin. Nuk ka asnjë dyshim për të kuptuar faktin pse opozita e sotme ka zhvilluar vetëm disa protesta gjatë mandatit 4 vjeçar që po përfundon, ndërsa kryetari qeverisë së sotme nuk ka lënë një ditë pa dalë në rrugë, në ish- mandatin e tij opozitar. OJQ-të do të mbylleshin dhe do të funksionin vetëm ato që kontrollonin veprimtarinë e qeverisë. Shtypi u vu nën kontroll për “interesa kombëtare”. Ligje anti demokratike që preknin direkt të drejtat universale të njeriut, do të kalonin nga Parlamenti me aprovimin edhe të opozitës. Organizma të tipit “Sigurimi” do të shtoheshin për të patur një kontroll selektiv të kundërshtarëve politikë dhe mediatikë. Nga njëra anë Shqipëria kërkon të demonstrojë faktin dhe të japë shembullin karshi ndërkombëtarëve se “në Ballkan bashkëjetesa paqësore është virtyt i shoqërisë kozmopolite shqiptare, nga ana tjetër vazhdon me intensitet të lartë prej disa vitesh, “gjyqin popullor” ndaj liderit të minoritetit Grek në Shqipëri dhe njëkohësisht kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Dhe sikur të mos mjaftojnë standardet e mësipërme, procesi i votës së lirë dhe pronësisë është një nga shkaqet më të rënda të krizës së brendëshme, për të cilën, askush nuk mund të na falë. Jemi i vetmi vend europian që nuk kemi realizuar asnjëherë zgjedhje të lira. Kryeministrin e vendit e akuzon opozita se ka përvetësuar familjarisht tjetërsimin e pronave në bregdet, ndërsa akoma më keq, kur komuniteteve u rrëmbehen pronat me gjyqe false, bazuar në referenca historike donkishoteske. Opozita akuzon vetveten se nuk përfaqëson asnjë interes të masës karshi qeverisë, por madje bën bashkëpunimin me të.

Kalimi i kandidaturës së Shqipërisë drejt procesit të integrimit përfundimtar në BE, pas ratifikimit të frikshëm prej Greqisë, pret një tjetër proces, për të cilin Kryeministri i vendit thotë se do të paguajmë çdo çmim për të kryer reformat që kemi premtuar, por a janë ato demokratike? A vlejnë të njëjtat reforma edhe për integrimin në NATO, apo aleanca veri- atlantike mos vallë për Shqipërinë do të bëjë përjashtim, do të krijojë një tjetër standard?

Pra, me cilin standard Shqipëria do të duhet të ballafaqohet në Prillin e ardhshëm për t’u aderuar me të drejta të plota në NATO?

*World Security Network
Coordinator, Albania.
Bashkëpunëtor i Institutit të kërkimeve amerikane dhe europiane RIEAS, Athinë
www.rieas.gr

No comments: