Tuesday, February 03, 2009

BB dyshime se Jamarber Malltezi abuzoi me projektin e bregdetit të jugut

Shekulli Online | 03/02/2009

TIRANË-Dyshimet se projekti i Bankës Botërore për menaxhimin e bregdetit jugor të Shqipërisë është përdorur për interesa të ngushta pritet të marrë të tjera përmasa pas publikimit të një raporti investigimi te autorizuar nga vete Banka Botërore posaçërisht për këtë çështje.

Në dosjen e kontrollit të BB-së, analizohet mënyra se s është menaxhuar projekti "Për menaxhimin e bregdetit jugor të Shqipërisë" me drejtor Jamarbër Malltezi (dhëndrri i Kryeministrit të vendit, Sali Berisha).

Gjithçka ka filluar dy vjet më parë kur në zonën bregdetare të Jalës nisi shembja e disa shtëpive, të cilat fillimisht janë paraqitur si ndërtime pa leje, nga njësia e kordinimit të projektit në Shqiperi. Prishja e ndërtimeve u raportua nga stafi i menaxhimit te projektit si e palidhur me vete projektin e Bankës Botërore.

Por raporti e BB-së shkruhet se "paneli i investigimit veren një lidhje të fortë mes prishjes së shtëpive dhe projektit "Për menaxhimin e bregdetit jugor të Shqipërisë". Në 2007 njësia e koordinimit të projektit u ka dërguar një letër të gjitha autoriteteve më të larta të vendit, përfshirë dhe policinë e ndërtimit. Më tej ne raportin e inspektimit shkruhet se "siç e shihni në Jale vazhdojne ndërtimet pa leje. Duke pasur parasysh rëndësine e zhvillimit të kësaj zone ju lutem që të merrni masat e duhura sa me shpejte te jete e mundur. Ështe e rendesishme te theksohet se letra është firmosur nga drejtori i njësisë së koordinimit të projektit. Drejtori është një person mjaft i njohur në qarqet administrative shqiptare. Shpesh here ne shtypin vendas ai nuk përkufizohet vetem si drejtori i njësisë së koordinimit, por edhe si njeri nga anëtarët e familjes kryeministrore".

Për këtë çështje bordi i drejtoreve të Bankës Botërore do të japë një vendim përfundimtar në datën 17 shkurt dhe në rastin më të keq mund të ndërpre së kredinë e këtij projekti për shkak të abuzimeve.


Redaktoi: R.Dedaj

No comments: