Monday, February 16, 2009

Jali, Neranxi, Kakomeja dhe opozita.

Nderkohe qe fillit i skandaleve te familjes kryeministrore i ka dale cepi, gjithe opozita eshte hedhur ne lufte me gjithe hipokrizine e saj, duke shfrytezuar rastin qe momenti i paraqiti. Them me gjithe hipokrizine e saj, sepse çuditerisht te gjithe bejne te habiturin dhe te revoltuarin e radhes me ngjarje te cilat hartohen si shokuese dhe te pamundura deri me ate dite. Jo se vertete nuk jane shokuese, po kush nuk i priste apo kush nuk i dinte keto?! Shoku dhe e pamundura, nuk duhet te evidentohen tani, po qe ne momentin qe drejtori i nje projekti te BB behet dhendri i kryeministrit.
Si ka mundesi qe me Kakomene nuk u shokua asnje nga keta opozitare?! Si ka mundesi qe perveç ndonje gazetari himariot, asnje gazete tjeter nuk shikonte gjera shokuese ne ngjarjet e Kakomese?! Dhe çuditerisht ato ndodhira, qe dy vjet me pare ne Jale i kishin komunikuar si nje “fitore” ndaj ndertimeve pa leje, si nje “fitore” qe as “hija e zeze” e kryetarit te bashkise se Himares nuk mundi ta ndalonte, sot hidhen perpjete njeri me i çuditur se tjetri duke treguar me te madhe aferrat korruptive te familjes Berisha. Po dy vjet me pare, pse ishte nje “fitore ndaj Bollanos”??!! Po Kakomene, kur do ta nxjerrin si aferre korruptive? Apo ndoshta niviciotet nuk kane te njejtin “fat” qe te kene si mbikqyres te tjetersimit te pronave te tyre institucione si ato qe monitorojne aktivitetin e Bankes Boterore? Dhe faktikisht keshtu eshte.

Rrembimi me dhune i pronave te Nivices, eshte nje aferre shume me private se Jali. Aty nuk ka kush flet, pasi financuesi eshte njekohesisht dhe perfituesi. Pra ne Kakome, affera eshte akoma me korruptive, pasi nuk behet fjale as teorikisht per nje plan rimekembje, po thjesht per rrembim prone me qellim ndertimet fitimprurese per persona te trete. Po ky fakt, ne vend qe te paraqitet me me jehone si nga opozita hipokrite ashtu edhe nga mediat dashakeqese, kalon ne nje heshtje te thelle. Te gjithe bejne shurdhin dhe nuk ka shurdh me te keq se ai qe nuk do te degjoje. Opozites nuk i intereson Kakomeja, se ishte ajo vete qe e nisi Kakomene dhe perfitimi politik qe mund te kete nga trumbetizimi i kesaj çeshtje eshte zero, madje mund ti kthehet pas pikerisht per kete gje. Ndersa mediave shqiptare i intereson me pak akoma, pasi derisa nuk reagon dikush nga jashte, çuditerisht mediat shqiptare e kane te veshtire te shikojne abuzimet, veçanerisht kur keto ndodhin mbi kurizin e himarioteve.

Po ne gjithe kete histori, eshte nje ekzemplar i çuditshem opozitar, qe do te stimulonte kuriozitetin e çdo analisti, dhe jo vetem politik. Nderkohe qe te gjihte i jane hedhe Berishes ne gryke gjithsecili per interesat e veta, ky ekzemplar opozitar nuk ka lidhje fare me turmen. Ky opoziten e kupton ne nje tjeter drejtim dhe ky drejtim per te, nuk ka lidhje fare me qeverine, Berishen, dhendrin, krushkun, partine ne pushtet, apo me ata qe kapen me presh ne duar. Per kete njeri, çdo gje qe ndodh ka nje burim te vetem dhe ky burim eshte kryetari i bashkise se Himares. Per ekzemplarin ne fjale, nese deti arrin tre, kater apo shtate balle, nese bie shi, nese dikush vjedh apo vret veten, nese dy makina perplasen ne rruge, nese nje i dehur bie nga shkallet e thyhen kemben, faji eshte absolutisht i kryetarit te bashkise se Himares. Ekzemplari “opozitar”, qe per thjeshtesi me poshte do ta quajme Neranxi, me kujton gjithnje tregtaret e valutes ne tregun e zi. Kur te binte rruga te kaloje andej, ishte e pamundur te mos degjoje dialogje te tipit: “pse ka rene kaq shume dhrahmia?” – pyeste plaka e rastit, “ka rene dollari” – pergjigjej xhambazi i radhes; dhe dite te tjera: “pse ka rene kaq shume dhrahmia?”, “eshte ngritur dollari”, dhe plakat e shkreta mernin reston dhe fusnin ne xhep edhe pergjigjen e idiotit te radhes duke u larguar ne hallin e tyre.

Po ne thelb Neranxi e ka te qarte konceptin e opozitarizmit shqiptar. Ai e di qe opozite i behet atij qe te prish pune ne rrugen tende dhe ska rendesi se nga nisesh per ti bere opozite dhe as se çfare drejtimi ka e ku te çon rruga jote. E rendesishme eshte qe te mos jesh dakort kurre per cfaredo veprimi qe mund te kryeje kundershtari dhe te genjesh sa me shume ne lidhje me te. Ti flasesh me fraza te medha genjeshtrat qe prodhon, madje me pamje kuptimplote dhe qendrime te indinjuara. Nuk ka rendesi nese jane te verteta apo jo ato qe thua, pasi askush ne kete vend nuk te denon per genjeshtra dhe askush nuk te kerkon dokumenta apo argumentime, prandaj ti thuaj gjithnje qe i ke. Dhe pikerisht pse Neranxi e ka kuptuar mire konceptin e opozitarit, pak dite me pare ndodhte qe, ne te njejten kohe qe deputeti opozitar Balla, nga foltorja e parlamentit akuzonte qeverine dhe familjen kryeministrore si te perfshire ne vjedhjet e pronave te jugut dhe prishjen e ndertimeve edhe qindravjeçare te banoreve, ekzemplari Neranxi akuzonte per te njejtin problem personin e vetem qe mbron banoret e jugut, qe vete keta e kane zgjedhur me voten e tyre te lire dhe prej te cileve, te pakten per problemin e pronave, nuk ka asnje ankese drejtuar tij.

Dukej sikur deputetet e opozites PS-LSI e kane shtrire opoziten ndermjet tyre edhe ne arsyet dhe faktet e te berit opozite. Pra ti ndajme gjerat, nese ju do akuzoni qeverine, ne do akuzojme Bollanon dhe anasjelltas nese ju akuzoni Bollanon, ne akuzojme Bollanon dhe qeverine. Po siç thame me lart, ç’rendesi ka çfare po themi, e rendesishme eshte te themi shume…. sa me shume.I vetmi ndryshim midis Neranxit dhe Balles ne deklaratat e tyre, ishte se Balla fliste para nje grupi te gjere parlamentar qe ndanin te njejten qendrim, ndersa Neranxi i shkrete, fliste si qyq i vetem para bashkise se Himares dhe gati sa nuk i dilte shkume nga goja. Cudi qe Ngjela e kishte lene vetem kesaj radhe!

Megjithate, pertej çdo lloj pozitarizmi dhe opozitarizmi, mbetet fakti qe pronat e himarioteve po vidhen si me dhune institucionale gjyqesore ashtu edhe me dhune te drejtperdrejte fizike policore. Mbetet fakti qe ne Kakome ka nje kantier ndertimi te paligjshem dhe te mbrojtur me polici shteterore. Mbetet fakti qe Jali u kthye ne germadhe dhe i tille ka mbetur. Mbetet fakti qe pa e ditur fare, nje dite banoret e Jalit do zgjohen me domosdoshmerine e hapjes se gjyqeve(me te gjitha shpenzimet qe do te rendojne si rjedhoje) per token e tyre, se nderkohe qe flinin, dikush ua ka mare kolektivisht me dokumenta te fallsifikuara. Mbetet fakti qe banore te Nivices jane akoma ne burg per arsyen e vetme se nuk iu perulen pushtuesit. Mbetet fakti qe djem nga Himara jane akoma ne ndjekje penale ne menyre qe shteti te justifikoje ligjerisht dhunen qe policia ushtroi mbi ta. Mbetet fakti qe vete kryetari i bashkise se ketij komuniteti eshte ne ndjekje penale sepse ka vepruar ne baze te nje ligji qe vete ata e kane bere. Dhe ai me tragjikomik nga te gjithe, eshte fakti qe znj. Bakojani shikon permiresime ne lidhje me te drejtat e minoritetit, qe çuditerisht minoritaret vete nuk i shohin.

No comments: