Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Saturday, February 21, 2009

Rama: Pronat do shpërndahen me ligjin 7501

Kjo është e ardhmja e pronave? Kjo është ajo që duhet të presin qytetarët nga partia e Edi Ramës? Ky qëndron atëhere ndryshimi i partisë që drejton ky person nga ajo e Sali Berishës, kur ne një nga problemet thelbësore dhe më bllokuese të këtyre 17 viteve mbajnë të njëjtin qëndrim?! Mbajnë atë qëndrim që është në thelb dhe ne formë ai më anti i një prej të drejtave themelore të njeriut, atë të trashëgimit të pronësisë. Edi Rama edhe ne 2005 në një emision të Fejziut në TV, duke iu përgjigjur pyetjes së një personi nga publiku se "ç'qëndrim do të mbante partia e tij nëse vinte ne pushtet me pronat?", është shprehur "pronat nuk janë prioritet i yni!!!". Absurde ne limite absurde! Të anashkalosh problemin thelbesor të moszhvillimit në këtë mënyrë, do të thotë që e vetmja gjë që të intereson është thjesht vota. Dhe për ta marë këtë votë ai po zgjedh rrugën më të ndyrë, dëshirën e qorit për sy. Pra po josh ata që nuk kanë pasur kurrë prona, se do tu jap pronat e të tjerëve, vetëm e vetëm se këta janë më të shumtë në numër. Ti vijë turp, se zgjedhjet mund të jenë vërtetë matematikë, po zhvillimi i një vëndi nuk është thjesht matematikë, po drejtësi, llogjikë, seriozitet, parime të cilat asnjë parti e asnjë politikë shqiptare nuk i paska. 


 


 

Fshatarët do të kenë në dorë certifikatat e pronave të tyre në bazë të ligjit 7501, nëse vjen në pushtet Partia Socialiste. Kryetari i kësaj partie, Edi Rama e bëri këtë premtim gjatë takimit me vullnetarët në qytetin e Elbasanit. Ai premtoi se "në 28 qershor do të hapim epokën e kapitalizmit në fshat". "Ne do të përfundojmë regjistrimin e tokës bujqësore dhe do t'u japim në dorë certifikatën e pronësisë bujqve e fermerëve duke hedhur bazën e tregut të tokës", - deklaroi Rama në Elbasan. Ai u sqaroi vullnetarëve se "nuk mund të ketë një Shqipëri të mirëushqyer, me një fshat të kthyer në epokën e mesjetës, dhe s'mund të ketë një Shqipëri evropiane të zhvilluar ekonomikisht pa hapur epokën e kapitalizmit në fshat". "Ne do ta hapim këtë epokë më 28 qershor, duke mbyllur procesin e certifikimit të pronësisë mbi tokën bujqësore mbi bazën e ligjit 7501, duke i kthyer bujqit dhe fermerët shqiptarë nga bujkrobër që mbijetojnë pa pronë e mbështetje nga shteti, në zotër të tokës që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin e me shtetin për të nxjerrë nga varfëria familjen e tyre, fshatin e tyre, atdheun e tyre", - shpjegoi më hollësisht Rama premtimin dhe synimin e PS-së për të afruar rreth vetes edhe këtë kategori zgjedhësish. Ne, u shpreh kreu socialist "duke pasur parasysh partinë që drejton e që synon të vijë në pushtet, do të shkruajmë bashkë me bujqit e fermerët shqiptarë, të majtë e të djathtë të bashkuar për të ardhmen e familjeve të tyre e të atdheut tonë të përbashkët, një faqe të re në historinë e fshatit shqiptar, duke i dhënë jetë një aleance historike me çdo qytetar që jeton në fshat. Sepse për ne, - u shpreh më tej Rama, - nuk ka një Shqipëri qytetarësh të respektuar që jetojnë në qytetet dhe një Shqipëri fshatarësh të harruar që mbijetojnë në fshat. Por, - nënvizoi ai, - ka një Shqipëri qytetarësh të Republikës së Shqipërisë me liri e të drejta të barabarta kudo ku lindin, rriten e jetojnë në territorin e atdheut tonë". "Epoka e re e kapitalizmit në fshat do të nisë më 28 qershor dhe do të marrë jetë nga programi i ri i PS-së", - u shpreh kryesocialisti. Rama gjithashtu ka premtuar rikthimin e Normales së Elbasanit në një vatër edukimi për fëmijët, duke i kthyer prestigjin e 100 vjetëve më parë. "Më lejoni t'ju them se ne, as do ta mbyllim dhe as do ta shndërrojmë Normalen e Elbasanit në një gjimnaz si gjithë të tjerët, por do ta rikthejmë atë në një vatër të edukimit të edukatorëve të fëmijëve tanë, duke i kthyer prestigjin e një historie të nisur 100 vjet më pare", - tha Rama duke analizuar problemet e arsimit. Sipas tij, "vëmendja e qeverisë sonë do të jetë e palëkundur në rrugën e rimëkëmbjes së arsimit shqiptar". Ne kemi bindjen se arsimimi është politika më e mirë ekonomike dhe në 4 vjet do të bëjmë për arsimimin e fëmijëve dhe të të rinjve, aq sa politika e vjetër nuk ka bërë në 18 vjet të mbledhura së bashku", - premtoi kreu socialist. 

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)

1 comment:

donspiro said...
This comment has been removed by the author.