Thursday, February 19, 2009

Wolrd Bank Zoelick: Mënyra e menaxhimit, shokuese.

Libertas-on line

Berisha: Zbatuam me përpikmëri projektin për Jalin, BB të hetojë. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria do t’i kërkojë Bankës Botërore të nisë menjëherë hetimet për të zbuluar ata që kanë gabuar në hartimin e projektit për Jalin. Berisha ka theksuar se projekti është zbatuar me përpikmëri dhe me transparencë të plotë nga ana e qeverisë, dhe gjithçka tjetër është problem i Bankës Botërore. “Janë probleme tërësisht të bankës, në projekt nuk janë parashikuar dëmshpërblimet”, ka deklaruar Kryeministri. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria ka zbatuar me përpikmëri dhe me transparencë të plotë projektin e Bankës Botërore për Jalin. Deklarata ka ardhur gjatë një konference për mediat, të mbajtur në mjediset e Kryeministrisë. Sipas Kryeministrit, qeveria do t’i kërkojë Bankës Botërore të nisë menjëherë hetimet për të zbuluar ata që kanë gabuar në hartimin e projektit, duke theksuar se situata e krijuar është problem i BB. “Janë probleme tërësisht të bankës, banka në projekt ka parashikuar filmimet dhe anonimet e filmimeve, por në projekt nuk janë parashikuar dëmshpërblimet”, ka deklaruar Kryeministri. Ndërkohë, Berisha ka folur edhe për procesin e ratifikimit të protokollit të NATO-s, duke shprehur mirënjohjen për të gjitha vendet anëtarë të Aleancës, të cilat i dhanë besim Shqipërisë përmes votës pro për protokollin e anëtarësimit.
Kryeministri e ka cilësuar këtë proces si një vlerësim të paprecedent për Shqipërinë, por nuk ka lënë pa falënderuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se pa ndihmën e tyre gjithçka do të ishte e pamundur.

Jamarbër Malltezi: Qeveria dhe policia në përputhje me ligjin.

Uashington - Koordinatori i projektit të Jalit, Jamarbër Malltezi, tha se qeveria dhe policia ndërtimore kanë qenë në përputhje me ligjin, ndërkohë që ka cilësuar si spekulime akuzat kudër tij, për udhëzime ndaj policisë ndërtimore për banesat.
Koordinatori i projektit të Jalit në Bankën Botërore, Jamarbër Malltezi, ka mohuar çdo përgjegjësi për prishjen e banesave të banorëve lokalë. Në një intervistë për VOA, Malltezi ka deklaruar se në projektin e Bankës Botërore nuk përfshihet asnjë plan për prishjen e banesave dhe ka theksuar se nuk i ka dhënë asnjë udhëzim policisë ndërtimore. Sipas Malltezit, qeveria dhe policia ndërtimore kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin, ndërkohë që ka cilësuar si spekulime çdo akuzë kundër tij për udhëzime ndaj policisë ndërtimore me qëllim prishjen e banesave. Ndër të tjera, koordinatori i projektit të Jalit ka nënvizuar faktin se ka qenë qeveria, ajo që ka hedhur poshtë planin dhe tashmë gjithçka mbetet çështje e brendshme e Bankës Botërore.

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të BB shqyrton Raportin e Panelit të Inspektimit. Zoelick: Nuk ka faj qeveria për Jalin, por BB. Do vazhdojë hetimi për stafin pse pengoi investiguesit dhe nuk zbatoi rregullat e Bankës

Uashington - Presidenti i Bankës Botërore, Robert B. Zoelick, deklaroi se i ka kërkuar Departamentit të Integritetit Institucional të Bankës Botërore (INT) të bëjë një Kontroll Llogaridhënieje në lidhje me të ashtuquajturën prezantim të shtrembëruar nga stafi i Bankës te Paneli e Inspektimit, si dhe në lidhje me ngjarjet që kanë të bëjnë me përgatitjen e projektit, paraqitjen në Bord, mbikëqyrjen e projektit, dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura korrektuese. Ndryshe nga sa thuhet në disa artikuj të medias, asnjë nga zyrtarët e qeverisë, anëtarë të Njësisë së Koordinimit të Projektit, ose staf i Bankës nuk është nën hetim nga INT-ja për korrupsion.
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore mori në shqyrtim pardje Raportin e Ekipit të Menaxherëve dhe Planin e Veprimit në përgjigje të hetimit të pavarur të Panelit të Inspektimit për Projektin e Menaxhimit të Integruar dhe Pastrimit të Zonës Bregdetare. “Që nga menaxhimi bazë i projektit deri te ndërveprimet me Bordin dhe Panelin e Inspektimit, të dhënat e Bankës për Projektin janë shokuese”, tha presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Robert B. Zoelick, i cili i ka i kërkuar këshilltarit të Përgjithshëm në detyrë të Bankës që të hetojë çështjen, i cili, nga ana e tij, ia ka referuar këtë çështje Departamentit të Integritetit Institucional në Bankë (DII). “Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga Paneli i Inspektimit dhe po lëvizim shpejt për të forcuar mbikëqyrjen, për të përmirësuar procedurat dhe për të ndihmuar familjet, të cilave u janë prishur ndërtesat e tyre. Banka nuk mund ta lejojë këtë të ndodhë përsëri”. Në fillim të vitit 2004, Qeveria e Shqipërisë kërkoi mbështetjen e Bankës Botërore për krijimin e një kuadri që do t’i mundësonte vendit zhvillimin e bregdetit në mënyrë të qëndrueshme. Projekti u miratua më 21 qershor 2005. Në përgjigje të një kërkese nga familjet në Jal në gusht 2007, Paneli i Inspektimit hetoi zbatimin nga ana e Bankës Botërore të politikave të saj operacionale për përgatitjen, vlerësimin dhe zbatimin e projektit, si dhe hetoi dëmin apo dëmin potencial të njerëzve të prekur. Paneli i Inspektimit paraqiti raportin e tij më 1 dhjetor 2008. Projekti u pezullua nga Ekipi i Menaxherëve më 9 janar 2009 dhe vazhdon të jetë i pezulluar, derisa të merret një vendim, ose për të ristrukturuar projektin pa aktivitetet e planifikimit të tokës ose për anulimin e plotë të tij.
Kryetari i Panelit të Inspektimit, Werner Kiene pohoi se, “ndërsa moszbatueshmëria nga Banka e politikave të saj në rastin në fjalë është tmerrësisht shqetësuese, Paneli përshëndet lidershipin e presidentit dhe Ekipit të Menaxherëve të Lartë, i cili pranoi gabimet dhe filloi marrjen e masave korrigjuese mbasi Paneli paraqiti raportin e tij”. Paneli konstatoi që projekti ishte i lidhur me prishjet që ndodhën në Jal në prill 2007; projekti nuk ishte projektuar dhe mbikëqyrur siç duhet; komunikime të rëndësishme të Ekipit të Menaxherëve me Bordin ishin të gabuara, përpjekjet e Bankës për mbledhjen e fakteve lanë jashtë ngjarje dhe informacione kyçe. Ekipi i Menaxherëve pajtohet me gjetjet e Panelit në këto fusha.
Ekipi i Menaxherëve të Bankës Botërore shprehu keqardhje të thellë për këto ngjarje. Ekipi i Menaxherëve pranon një sërë gabimesh të bëra gjatë gjithë ciklit të projektit, përfshirë përgatitjen e projektit, paraqitjen e tij në Bord dhe mbikëqyrjen, si edhe përgatitjen e përgjigjes së parë të ekipit të menaxherëve në shtator 2007 dhe lëshimin e një korrektimi të dokumentit të vlerësimit të projektit në shtator 2008. Ekipi i Menaxherëve pranon se këto gabime janë të papranueshme dhe flasin për një thyerje serioze në dhënien e llogarisë, përgjegjshmërisë dhe mekanizmave të mbikëqyrjes për Projektin.

Zoelick: Mënyra e menaxhimit, shokuese.

Uashington - “Që nga menaxhimi bazë i projektit deri te ndërveprimet me Bordin dhe Panelin e Inspektimit, të dhënat e Bankës për Projektin janë shokuese”, tha presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Robert B. Zoelick, i cili i ka i kërkuar këshilltarit të Përgjithshëm në detyrë të Bankës që të hetojë çështjen, i cili nga ana e tij ia ka referuar këtë çështje Departamentit të Integritetit Institucional në Bankë (DII). “Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga Paneli i Inspektimit dhe po lëvizim shpejt për të forcuar mbikëqyrjen, për të përmirësuar procedurat dhe për të ndihmuar familjet, të cilave u janë prishur ndërtesat e tyre. Banka nuk mund ta lejojë këtë të ndodhë përsëri”.

Banorët e Jalit: Banka Botërore të na kompensojë të gjithë dëmet

Tiranë – Të njoftuar për rezultatet dhe vendimet e drejtuesve të Bankës Botërore shprehen se ata kërkojnë kompensimin e plotë të dëmit që iu është shkaktuar. Njëkohësisht janë shprehur të pakënaqur me masat e pakta që Banka Botërore ka vendosur deri në mbështetje sipas kategorive sociale, në një kohë që dëmi i është shkaktuar të gjithëve dhe duhet zhdëmtuar, pavarësisht se janë të varfër apo të pasur. Sipas njoftimit për shtyp të Bankës Botërore, duke pasur parasysh seriozitetin e gabimeve të përcaktuara në Projekt, presidenti i Bankës Botërore, sipas Planit të Veprimit, do të ndërmarrë një sërë masash do të ndërmerren me mbështetjen e Bankës, përfshirë: një shqyrtim ligjor rast pas rasti të prishjeve në zonën e projektit në prill 2007, caktimin e një vëzhguesi ndërkombëtar për të monitoruar shqyrtimin ligjor dhe për të raportuar më pas në Bankë, si dhe pagesën e ndihmës ligjore për shqyrtimin e secilit prej pretendimeve të kërkuesve. Ekipi i Menaxherëve të Bankës do të mbikëqyrë edhe përfundimin e një vlerësimi social dhe të vulnerabilitetit dhe aplikimin retroaktiv të paketave të asistencës që rrjedhin prej këtij vlerësimi për të varfrit dhe të prekurit nga prishjet. Ekipi i Menaxherëve do t’i raportojë Bordit për progresin mbas tre muajsh. Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Robert B. Zoelick, i cili i ka i kërkuar këshilltarit të Përgjithshëm në detyrë të Bankës që të hetojë çështjen, i cili nga ana e tij ia ka referuar këtë çështje Departamentit të Integritetit Institucional në Bankë (DII). “Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga Paneli i Inspektimit dhe po lëvizim shpejt për të forcuar mbikëqyrjen, për të përmirësuar procedurat dhe për të ndihmuar familjet, të cilave u janë prishur ndërtesat e tyre. Banka nuk mund ta lejojë këtë të ndodhë përsëri”.

Deklarata, Qeveria: Banka Botërore pranoi fajin brenda saj

Tiranë – Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve tha dje, se “deklarata e Bankës Botërore e bërë ditën e djeshme rikonfirmon faktin dhe deklaratat tona që problemet me projektin Menaxhimi Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare janë probleme të brendshme të Bankës Botërore. Deklarata për shtyp sqaron qartësisht se këto probleme kanë të bëjnë me përputhshmërinë, me politikat dhe procedurat e vetë Bankës, qysh gjatë konceptimit të projektit në vitin 2004 e në vijim, dhe aspak me çështje të lidhura me Qeverinë e Shqipërisë apo Zyrën e Koordinimit të Projektit. MPPTT rikonfirmon që projekti ‘Menaxhimi Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare” është projekt i suksesshëm, i cili për herë të parë integron planet zhvillimore me investimet publike. Përveç fuqizimit të institucioneve dhe hartimit të Planit të Zhvillimit të Zonës Bregdetare (i pari Plan Zhvillimi në përputhje me Kodin Evropian të Sjelljes në Zonat Bregdetare), ky projekt po mbështet dhe me modernizimin e Portit të Sarandës, rinovimin e rrjeteve të KUZ në Sarandë dhe Himarë, krijimin e një vend-depozitimi të mbetjeve urbane për bregdetin e Jonit, si edhe mbi 12 projekte rruge dhe ujësjellës në çdo fshat të bregut të Jonit nga Orikumi në Nivicë, zona që kishin mbi 30 vjet pa asnjë investim publik”.

No comments: