Monday, March 09, 2009

Varviciotis: garantoni pronat e minoritetit grek

Nga Edison Kurani
E Hene, 09 Mars 2009 (Koha Jone)

Varviciotis: garantoni pronat e minoritetit grekNga Edison KuraniE Hene, 09 Mars 2009
Zevendesministri i Puneve te Jashtme te Greqise Miltiadhis Varviciotis gjendet sot ne Shqiperi ne nje vizite zyrtare ku do te kete takime me personalitete te larta te shtetit. Ne nje interviste ekskluzive per "Koha Jone", z. Varviciotis flet per marredheniet mes dy vendeve dhe perpjekjen per zgjerimin e metejshem te tyre. Vlereson se roli i minoritetit grek ne Shqiperi eshte tejet i rendesishem sikunder thekson se emigrantet shqiptare ne Greqi, sherbejne si nje lidhje e forte mes dy vendeve. Z. Varviciotis ben apel per te realizuar kthimin e pronave te minoritetit dhe konsideron se Shqiperia mund te ndihmoje ne ceshtjen e emrit te FYROM-it (Republika ish-Jugosllave e Maqedonise), duke kerkuar nga fqinji i perbashket, fryme kompromisi.
I nderuar z. zv/minister i Jashtem, ju urojme mireseardhjen ne Shqiperi, ne vigjilje te vizites suaj. Duam t'ju pyesim se pari cili eshte qellimi i ardhjes suaj ne vendin tone?
Ndihem vecanerisht i gezuar qe do te gjendem te henen ne Tirane, duke realizuar ketu viziten time te pare ne nje vend te rajonit, qe nga momenti i marrjes se detyres. Prezenca ime ne Shqiperi, saktesisht nje muaj pas vizites se znj. Bakojani, pra shkembimet e shpeshta te vizitave, mendoj se perben nje tregues domethenes te marredhenieve shume te mira dypaleshe dhe te interesimit te vecante, qe tregon Greqia per vendin tuaj. Une mendoj se dy vendet tona kane hedhur hapa te rendesishem per kultivimin e nje klime mirekuptimi dhe besimi, duke krijuar ne kete menyre perspektivat per zgjerimin e bashkepunimit dypalesh. Dhe ketu sigurisht perfshihet bashkepunimi ekonomik por dhe shtimi i investimeve ne Shqiperi, sektore vecanerisht te rendesishem, duke pasur parasysh krizen ekonomike boterore qe nuk ka lene pa ndikuar asnje vend te rajonit. Prezenca ime ne Shqiperi, perfshihet ne kete kuader.
Si i shihni marredheniet aktuale mes dy vendeve dhe ku shihni mundesi per me shume perparim? Cili mendoni se eshte roli i ekonomise ne kete kuader te marredhenieve dypaleshe?
Ashtu sikunder e permenda, marredheniet mes dy vendeve jane ne nje nivel shume te mire, pas perpjekjeve te vazhdueshme dhe te mundimshme qe u bene nga te dy palet, ne keto vitet e fundit. Ne kete menyre, para nje muaji u be i mundur nenshkrimi i Marreveshjes per Varrezat Ushtarake te ushtareve greke te rene gjate luftes Greko-Italiane te 1940-41 dhe gezohemi gjithashtu, qe negociatat per Marreveshjen per percaktimin e shelfit kontinental, jane ne nje stad shume te avancuar dhe shpejt ato do te perfundojne. Nenshkrimi i kesaj Marreveshjeje do te perbeje nje hap tjeter te rendesishem dhe njekohesisht cilesor, i cili do te vertetoje ne praktike vullnetin politik per thellim te metejshem te marredhenieve tona. Ne synojme nje zhvillim te metejshem te bashkepunimit tone te shumanshem ne te gjitha fushat.Ne vecanti per marredheniet tona ekonomike, te cilat sic e dini, jane vecanerisht te zhvilluara, do te deshiroja te perserisja se jane nje perberes i pashkeputur i marredhenieve tona me te zgjeruara dhe per rrjedhoje ecuria e tyre ndikon direkt ne teresine e kontakteve tona. Vlen te permendim ketu se Greqia eshte partneri i dyte tregtar i Shqiperise, nderkohe qe kompanive greke iu takojne 28 per qind te totalit te investimeve te huaja direkte ne Shqiperi, duke zene ne kete menyre vendin e pare.
Nje kujdes te vecante, qeveria greke ka per minoritetin e saj ne Shqiperi. Aktualisht ju shihni mangesi ne trajtimin e tyre?
Minoriteti Etnik Grek ne Shqiperi perben hallken lidhese, te nje rendesie jetike midis dy vendeve. Ceshtje qe kane lidhje me jetesen e anetareve te minoritetit ne Shqiperi, jane ne epiqender te interesimit tone. Se fundi, patem bashkepunim konstruktiv dhe efektiv me autoritetet shqiptare per ceshtjen e perkthimit dhe shperndarjes se teksteve shkollore, per shkollat publike te minoritetit ne Shqiperi. Ky bashkepunim do te mund te shtrihet dhe ne fusha te tjera, vec shkollimit. Ne kete moment na preokupon me perparesi garantimi i se drejtes se minoritetit mbi pronat e veta. Jam i sigurt se qeveria shqiptare, e kupton rendesine e ceshtjes dhe do te beje perpjekje per zgjidhje, ne nje menyre qe te jete ne perputhje me detyrimet e saj kundrejt Bashkimit Evropian si dhe ne baze te angazhimeve te saj me cilesine e anetarit te OSBE.
Nderkohe, emigrantet shqiptare ne Greqi, jane nje pjese e rendesishme e integrimit dhe ekonomise shqiptare por edhe greke. Si e shihni gjendjen e tyre sot?
Emigrantet ekonomike shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi, jane inkuadruar normalisht ne shoqerine greke dhe perbejne nje lidhje te forte mirekuptimi reciprok dhe miqesie midis dy vendeve tona. Qeveria greke ben perpjekje te shumta per t'u krijuar lehtesira te mundshme emigranteve, per ceshtje qe i preokupojne dhe midis te tjerave, iu ka akorduar shkollim publik falas per femijet e tyre, sigurime shoqerore dhe akses ne sistemin shendetesor publik. Njekohesisht, nuk duhet te harrojme se rreth 45% te totalit te remitancave qe dergojne qytetaret shqiptare qe jetojne jashte, vijne nga Greqia.
Ju keni ardhur ne kete detyre ne fillim te ketij viti, duke lene pas detyra te rendesishme ne Parlament. Shume qytetare jane kurioze te dine nese ne Parlamentin grek, flitet thjeshte per ratifikim protokollesh apo marreveshjesh, si fjala vjen ato per NATO-n dhe BE-ne, apo kalohet dhe ne argumente te tjera dhe cilat jane ato?
Sigurisht qe ju e dini se Diplomacia Parlamentare ka fituar nje rol te vecante ne epoken e sotme, nje rol te nje niveli cilesisht me te larte, ne krahasim me te kaluaren. Mund t'ju siguroj se Parlamenti grek tregon nje interes te vecante per zhvillimet ne vendet fqinje dhe ne rajonin me te gjere te Ballkanit, ashtu sikunder edhe per marredheniet e fqinjesise se mire dhe bashkepunimit pozitiv ne ceshtje te ekonomise, te energjise, te ceshtjeve edukative e kulturore. Ne kete kuader, gjate diskutimit te projektligjeve te ndryshme qe kane lidhje me ratifikimin e protokolleve apo marreveshjeve, behet nje diskutim i gjere, gjate te cilit shprehen pikepamje te ndryshme. Por me lejoni qe te nenvizoj se shumica derrmuese e anetareve te Parlamentit grek, votoi ne favor te ratifikimit si te Marreveshjes se Asociim-Stabilizimit BE-Shqiperi ne janar, ashtu dhe te Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen Atlantike, sepse gjykojme qe ecuria euroatlantike e Shqiperise eshte e vetmja zgjidhje.
Nje ceshtje e rendesishme sot eshte ajo e FYROM-it. Vendi fqinje me ju dhe ne, kembengul ne emrin Maqedoni, qe nga ju konsiderohet i papranueshem. Ne cilen faze gjenden negociatat dhe a mendoni se Shqiperia mund te jete pjese produktive e tyre?
Perdorimi i emrit "Maqedoni" nga vendi yne fqinj perben nje perpjekje te qarte falsifikimi te historise, dhe pervetesimi te trashegimise se lashte maqedonase, e cila eshte nje pjese e pashkeputshme e kultures greke. Negociatat nen egiden e ndermjetesuesit te posacem te Sekretarit te Pergjithshem te OKB, z. Nimic, nuk kane dhene rezultate deri tani, per shkak te qendrimit intransigjent te qeverise se FYROM, te retorikes se saj agresive dhe te veprimeve provokuese kunder Greqise. Nje shembull karakteristik se fundmi, eshte nderrimi i emrit te Korridorit Evropian Rrugor 10 qe kalon nga territori i ketij vendi, ne "Aleksander Maqedonasi", veprim qe ve ne rrezik ndertimin e kesaj vepre me rreze rajonale veprimi, per te cilin Greqia kishte angazhuar falas, financim prej 50 milione euro. Greqia ka mbajtur qendrim konstruktiv dhe deshiron gjetjen e nje zgjidhjeje reciprokisht te pranueshme, e cila do te perfshije nje emer te perbere, ne menyre qe te behet dallimi i qarte nga rajoni grek i Maqedonise, dhe cili emer do te perdoret kundrejt te gjitheve ("erga omnes"). Gjithashtu, ne menyre qe te sigurohet zgjidhje perfundimtare dhe e pakthyeshme e ceshtjes, do te duhet qe kjo zgjidhje te adoptohet nga Keshilli i Sigurimit i OKB. Vendet fqinje e mike si Shqiperia, mund te kontribuojne ne rregullimin ne kohe te ceshtjes, duke perkrahur ligjin nderkombetar dhe duke kerkuar nga pala tjeter te tregoje fryme kompromisi ne negociata dhe t'u largohet veprimeve provokuese, qe rendojne marredheniet dypaleshe dhe jane negative per marredheniet e fqinjesise se mire.

No comments: