Monday, April 27, 2009

Επίσκεψη Καραμανλή στην Αλβανία (πρόγραμμα



ΑΘΗΝΑ 26/04/2009
Για επίσημη επίσκεψη στην Αλβανία αναχωρεί τη Δευτέρα ο πρωθυπουργός Κ. Καραμανλής.Το πρόγραμμα της επίσκεψης έχει ως εξής:
12:00 Άφιξη στα Τίρανα
12:50 Τελετή υποδοχής του Πρωθυπουργού από τον Πρωθυπουργό της Αλβανίας κ. S. Berisha

13:00 Κατ’ ιδίαν συνάντηση των δύο Πρωθυπουργών

13:20 Διευρυμένες συνομιλίες

14:00 Υπογραφή συμφωνίας παρουσία των δύο Πρωθυπουργών Δηλώσεις στα ΜΜΕ
14:40 Γεύμα παρατιθέμενο από τον Πρωθυπουργό της Αλβανίας κ. Berisha (Vila 30) 16:00 Συνάντηση με τον Πρόεδρο της Αλβανίας κ. B. Topi (Palace of Brigades)

16:40 Συνάντηση με τον Δήμαρχο των Τιράνων κ. E. Rama (Δημαρχείο Τιράνων)

17:20 Συνάντηση με τον Πρόεδρο του Αλβανικού Κοινοβουλίου κα J. Topalli.

18:00 Ομιλία του Πρωθυπουργού στο Αλβανικό Κοινοβούλιο.

18:30 Συνάντηση με τον Αρχιεπίσκοπο Τιράνων κ.κ. Αναστάσιο (Αρχιεπισκοπή)

19:10 Συνάντηση με εκπροσώπους της Ομογένειας (ξενοδοχείο Sheraton)



Shekulli on line
TIRANË- Kryeministrat e dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, Berisha dhe Karamanlis kanë vlerësuar si shumë të mira marrëdhëniet dy palëshe. Gjatë konferencës për shtyp, Karamanlis është shprehur pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe liberalizmit të vizave. Ndërsa Berisha ka vlerësuar se mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka probleme të pazgjidhura. Por jashtë protestonin qindra çamë për të drejtat e pronësisë së tyre në Greqi. Po sot është nënshkruar marrëveshja e kufinjve mes ministrit të Jashtëm shqiptar, Basha dhe ministres së Jashtme greke, Bakojanis. Kryeministri grek në fjalën e tij eshte shprehur se ura lidhese mes Shqiperise dhe Greqise jane minoriteti qe jeton ne jug te vendit.
Berisha Kryeministri Sali Berisha konfirmoi se në takimin e tij me homologun grek bisedoi për minoritetin grek në vendin tonë dhe emigrantët shqiptarë që jetojne dhe punojnë në Greqi. Po kështu homologët kanë folur edhe për bashkëpunimin ekonomik, ku Karamanlis ka premtuar se do të më shumë investime në Shqipëri. "Ne jemi të kënaqur për progresin në të gjitha aspektet. Une e sigurova kryeministrin Karamanlis se synimi i qeverise sime eshte te mbeshtese minitoritetin grek qe jeton ne Shqipëri", u shpreh Berisha gjatë konferencës për shtyp.
Pasi konfirmoi se ka marrë garancitë se qeveria e Karamanlis është e gatshme të nxisë më tepër investitoret grekë të vijnë në Shqipëri, Berisha falenderoi edhe për investimet e deritanishme greke, sidomos për ndertimin e autostrades nga Konispoli ne Sarande.
KaramanlisKryeministri grek gjatë konferencës së përbashkët për shtyp u shpreh se "Athina do të mbeshtesë dhe do të inkurajojë perspektiven europiane të Shqiperise". "Greqia është ndër vendet e para të BE-se që shikon pozitivisht edhe perspektiven e liberalizimit te regjimit te vizave me Shqiperine. Karamanlisi permendi zhvillimin e zgjedhjeve të qeshorit sipas standarteve, luftën kundër korrupsionit, si dhe respektimin e te drejtave të minoriteteve, si kushte për afrimin e Shqipërisë me familjen europiane. Shqiperia dhe Greqia jane dy shtete qe bashkepunojne, siç eshte edhe marreveshja e sotme, tha Karamanlis, duke nenvizuar se minoriteti grek ne Shqiperi eshte ure lidhese mes dy vendeve.
Mediat greke: Nuk preket çeshtja çame
TIRANË- Ka mbërritur në Tiranë pak minuta më parë, Kryeministri i Greqisë, Kosta Karamanlis. Ai zbriti në Rinas në orën 12:50, ku u prit nga Kryemistri i vendit, Sali Berisha. Përtej protokollit zyrtar të lançuar tashmë, mediat greke zbulojnë disa 'të pathëna' të vizitës së tij në Tiranë.
Gazeta greke, "Eleftero Tipos", shkruante sot se "Kryeministri grek ka marrë garanci se në Tiranën zyrtare nuk do të permendet çështja çame". Vizita pritet të zhvillojë marrëdhëniet dypalëeshe, ndërsa Greqia do të mbeshtese Shqiperinë në rrugen e saj per integrim, shkruan kjo gazetë. Ndërsa për Bollanon, mësohet se Karamanlis nuk do të prononcohet mbi vendimin e gjykatës për të dënuar kreun e "Ominias".

No comments: