Tuesday, April 28, 2009

LIBERTAS-Inteviste me V. Bollanon

click in the text to increase it

Bollano zbardh “sekretet” e takimit

Bollano: Nuk kam bërë letër, që të mos vijë Karamanlis. Kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano, tregon për “Libertas” të fshehtat e takimit që ai dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, zhvilluan me kryeministrin grek Karamanlis, në mjediset e hotel “Sheraton”. Bollano, cila ishte tema e takimit mes jush dhe kryeministrit grek?
- Tema ishte ajo në kuadrin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, ku u vu në dukje ecuria pozitive e tyre, por edhe disa probleme që duhet të jenë në vëmendje të qeverisë shqiptare. Takimi u zhvillua në një frymë pozitive, çka u duk edhe në zgjatjen e kohës së parashikuar për mbajtjen e tij.

A u prek gjatë këtij takimi çështja “Bollano”?
- Çështja “Bollano” ishte në tërësinë e takimit, dhe jo vetëm në një pjesë të tij. Bisedimet ngjallën interes nga ana e kryeministrit Karamanlis, për t’u informuar më mirë rreth saj.

A ju la ndonjë porosi të veçantë kryeministri Karamanlis?
- Nuk kishte ndonjë porosi të tillë prej tij, por ai u shpreh se Greqia mbetet mbështetëse e Shqipërisë, në rrugën e saj të integrimit për në Bashkimin Evropian. Kryeministri Karamanlis garantoi mbështetjen në frymë konstruktive të Shqipërisë, si për zhvillimin ekonomik, ashtu edhe në proceset integruese të saj. Por theksoi që edhe qeveria shqiptare, nga ana e saj, duhet të respektojë të drejtat e njeriut.

A është e vërtetë se keni drejtuar një letër, në të cilën kërkonit që Karamanlis të mos e vizitonte Shqipërinë?
- Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmin që OMONIA apo Bollano të kenë drejtuar ndonjë kërkesë të tillë. Madje, para dy ditësh, në një deklaratë për shtyp, jemi shprehur mjaft pozitivë mbi vizitën e kryeministrit grek, duke e konsideruar atë si një shtysë për ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Gjatë takimit, a u diskutua edhe për çështjen e zgjedhjeve të 28 qershorit?
- Po, u trajtua edhe çështja e zgjedhjeve, si edhe ndihmesa që ne kërkojmë për to. Na u garantua se ajo do të jetë në respekt të pavarësisë politike dhe konform etikës së zgjedhjeve.

A pati ndonjë orientim të Karamanlis për bashkëpunimin elektoral në rang koalicioni, që duhet të ketë PBDNJ-ja dhe, konkretisht me kë?
- Jo, çështja e bashkëpunimit zgjedhor nuk u trajtua gjatë takimit tonë. Por së shpejti, PBDNJ-ja do të dalë me një qëndrim zyrtar, ku do të shprehet për pozicionin e saj elektoral në zgjedhjet e qershorit.

No comments: