Monday, July 06, 2009

Cdo te thote te besh zgjedhje ne Shqiperi.

Nese dy grupime vendosin te bejne nje duel ku rregulla kryesore eshte "nuk ka rregulla", eshte e qarte qe i favorizuari per fitore, eshte ai grupim qe ka me teper fuqi ekonomike e politike. Pa lene menjane edhe nje nga faktoret me vendimtare ne nje lufte te tille, qe eshte eksperienca.

Sali Berisha genjeu, vodhi dhe fitoi. Edi Rama genjeu, vodhi dhe humbi.

Po a mund ta fitonte Edi Rama nje lufte te tille me Sali Berishen? Teorikisht kushdo do te ishte pergjigjur qe me rregulla te tilla, e ka te humbur qe ne nisje. Si mund te fitosh ne nje loje me genjeshtra me Berishen?! Berisha ka 20 vjet qe genjen rregullisht, nderkohe qe Rama eshte nje "fruth" i vogel i genjeshtres. Berisha eshte aq genjeshtar i mire, saqe te gjithe te genjyerit prej tij e dine shume mire, qe para se te hape gojen se ai do genjeje dhe sa mbaron se foluri e besojne plotesisht, deri ne fjalen e fundit. Edhe sikur te thote "bota ne mandatin e dyte do behet katrore", Berisha do besohet plotesisht prej deleve te veta.

Edi Rama ka shume pak vite qe genejn, madje mund te themi se e ka mare seriozisht genjeshtren vetem ne keto dy vitet e fundit. Kjo do te thote qe ne krahasim me Berishen, eshte nje diletant i mirefillte ne kete fushe. Te qeshurat ironike te Berishes sa here qe i drejtohej Rames ne distance, edhe pse ne dukje monstruoze, jane krejtesisht te kuptueshme. Do te qeshja edhe une ne te njeten menyre, nese nje i sapo dale nga bangat e shkolles, do te me sfidonte ne analize programimi dhe programim, pasi e kam te qarte se sado i talentuar te jete, maksimumi do te me arrije shume afer, po ska si te me kaloje perpara se une kam asot e eksperinces nen menge ndersa ai, akoma jo. Duhet te jete vertete nje talent i ralle qe te arrije fitoren qe ne raundin e pare dhe pa ofendim, po Edi Rama nuk ka qene ndonje talent as ne ato fusha te jetes qe i ka kaluar si profesionist, jo me ne politike qe eshte nje amator i mirfillte, ashtu sic e ka pranuar edhe ai vete.

Diferenca tjeter qe luan kunder Rames ne fushen e genjeshtres, eshte fakti qe Berisha ka fatin te genjeje delet, nderkohe qe Rama eshte i detyruar te genjeje dhite dhe te gjithe e dine qe dhia eshte pak me e zgjuar se delja. Rrjedhimisht te genjesh dhite me duket paksa me e veshtire se te genjesh delet. Dhite jane shumengjyreshe, nderkohe qe delet jane te bardha pjesa me e madhe. Deleve mjaftojn tu premtosh se do i veshesh te gjitha me fustan te bardhe dhe je ne rregull. Nderkohe qe dhive nuk mund tu premtosh se do ua ndash kullotat ne baze te ligjit 7501 se ajo e bardha, mund te jete dakort, po ajo e zeza, e murmja, ajo laramane, ajo kafe, ajo gri, s'mund te jene dakort te gjitha me te bardhen.

Per nje politikan eshte e pafalshme te mos mare ne konsideracion shumengjyrshmerine e elektoratit te vete, per me teper nese ke ndermend ti genjesh ata.

Kalojme tek rregulla tjeter e kesaj loje, vjedhja.

Berisha e ka filluar karieren ne kete fushe qysh prej vitit 1992, pra qe ne kohet kur vjedhja justifikohej nga qellimi. Ne te gjitha keto vite, e ka praktikuar ne menyre te rregullt kete hoby te tij duke e perfeksionuar nga hera ne here dhe duke e pershtatur gjithnje me situaten ne evolim te vazhdueshem, njekohesisht edhe duke mesuar prej gabimeve te veta, qe nuk kane qene te pakta(mjaftojme te permendim arrogancen e tij ne lidhje me te huajt). Pra me pak fjale, Berisha eshte nje vjedhacak i sprovuar dhe pse jo edhe i sofistikuar tashme.

Rama pervecse eshte i ri, ka pase edhe fatin e keq qe ne kete fushe te loze gjithnje ne mbrojtje duke mos pasur mundesine te zhvilloje metoda "dinjitoze" vjedhjeje. Madje kjo mund te jete hera e pare qe Rama vjedh. Dhe kete mundesi kariere ne kete fushe, ia dha pikerisht Berisha me ligjin e ri elektoral. Rama, si cdo politikan shqiptar, nuk mund te linte pa shfrytezuar nje okazion te tille per te bere shkolle ne fushen e vjedhjes. Ishte kjo arsyeja qe si cjap me zile Rama u leshua me vrull ne firmosjen e ligjit elektoral ku ai me Berishen vendosen qe votat do ti numerojme une dhe ti. Kush e di sa ka qeshur Berisha pas firmes se tij.

Dhe si nje fatos i zellshem, Rama e shfrytezoi me perpikmeri mundesine qe baba Saliu i dha ne kete fushe, pa kursyer as bishtin e tij Erjon Veliaj. Fatkeqesisht per te, e kuptoi me shume vonese se llogarive dhe tiranslleqeve te tjera te bera nga grupi i tij "na bashkoi Tirana evropiane", u mungonte nje parameter joindiferent, ai qe Berisha e dinte mire qe duhet te hante si te vetet ashtu edhe Ramen, ndersa ky i fundit, si i paeksperience, nuk e kishte idene se ku do shkonte pasi te hante te tijet. Ndaj edhe Berisha qeshte sa here qe dilte ne konference shtypi.

Rama ashtu sikurse edhe Berisha ne fazat e tij te para te karieres vjedhacake, mendoi se fundi justifikon mesin, pra vjedhja e votave brenda koalicionit te majte, do te justifikohej nga fakti qe disa parti atje, jetojne vertete si shushunja ne kuriz te PS-se, pasi nuk kane asnje lloj elektorati te vetin. Kjo gje do te sillte lirimin e PS-se nga gjakpiresit karierist te tipit Gjinushi e Milo, po Rama pati paturpesine me te madhete mos vleresonte as kontributin e PBDNJ qe vendosi ti bashkohej koalicionit te majte dhe ai e dinte mire qe PBDNJ, nuk merte vota nga PS-ja, po vetem i sillte asaj se ajo ka nje elektorat ndoshta nga me fikset ne skenen politike.

Rama edhe pas thikes paszgjedhore qe i futi LSI-ja, nuk shpenzoi asnje fjele falenderimi per qendrimin e te vetmit aleat qe i mbeti, ate te minoritetit. Kryetari i PBDNJ-se iu pergjigj me dinjitet fteses se Berishes per koalicion dhe deklaroi se do te mbetej ne pozicionin qe kjo parti vendosi te kete para zgjedhjeve. Shpresoj qe Rames ti kete ardhe turp nga vetja ne ato momente qe Vangjel Dule beri deklaraten. Berishes i duhej vetem nje mandat dhe ai i PBDNJ i shkonte njeqind here me mire se ato kater te LSI-se(Berisha do ta kuptoje shume shpejt se te mbash mbi supe nje renegat te llojit Ilir Meta do ti kushtoj shume), po Rama eshte shume i vogel per te vleresuar fisnikerira te tilla ndaj partise se minoritetit grek. Do te mjaftonte nje "faleminderit" ndaj kesaj partie, qe te linte te kuptohej se dicka kishte nxene Rama nga gafat e veta, por JO, ai do te vazhdonte me tiranslleqet e tij propagandiste kunder aktit te LSI-se, qe tek e fundit nuk ishte as ne koalicion me te, duke harruar, duke mos konsideruar, duke injoruar ate akt te larte, ate fisnikeri dhe koherence politike, qe ne kete moment asnje parti e krahut humbes nuk do te kishte kurajon ta bente. Shpresoj qe Edi Rama para se te iki nga politika, te beje nje analize publike per shkaqet e humbjes se tij duke mos harruar te vleresoje qendrimin fisnik te minoritetit grek.

Ka shume qe e vleresojne si humbes minoritetin grek ne keto zgjedhje, po fakti qe i "mbijetoi" kesaj masakre elektorale(percarjen qe Berisha futi ne PBDNJ pak para zgjedhjeve dhe vjedhjen e turpshme qe i beri Rama votave te tij) dhe ketij ligji zgjedhor te bere enkas per ta eliminuar ate, tregon se minoriteti fitoi, madje ndryshe nga sa ulerasin te gjitha palet qe ne keto zgjedhje nuk ka te humbur, mund te themi qe minoriteti grek ishte i vetmi fitues. Nje apo dy deputete me shume per PBDNJ, nuk do te kishte ndonje valence te madhe politike, po do te bente diferencen ne politiken e re qe Edi Rama me kaq zell propagandoi per vite te tera, ate politike te re, qe Saliu ia perqeshte nga pas sa here qe ai e nxirte nga goja, ate politike te re, qe delet dhe dhite me sa duket nuk jane akoma gati ta jetojne.

Natyrisht qe minoriteti duhet te ulet dhe te beje analizen e vet te gjithe situates se krijuar. Politika shqiptare nuk i ka dhene asgje deri me tani minoritetit. Perfaqesimi politik nuk ka pase asnje frut per minoritetin si kur kishim gjashte deputete, si kur kishim 5-4-3 dhe natyrisht ska perse te ndryshoje tani qe kemi nje. Kush do ta kundershtoje kete teze, le ta kundershtoje, po faktet flasin se ne kemi akoma te njejtat kerkesa qe kishim edhe 15 vjet me pare kundrejt politikes shqiptare dhe kjo tregon me shume se cdo analize tjeter. Te vetmet arritje minoriteti i ka ne bashkine e Himares dhe kjo jo per mirdashje nga ana e politikes shqiptare, po vetem ne saje ne nje qendrese te vazhdueshme te kryebashkiakut dhe himarioteve, qe te mos harrojme se shume prej tyre, me ne krye vete kryebashkiakun, jane ne ndjekje penale nga shteti shqiptar.

1 comment:

Anonymous said...

Fier, dhunohet zyra e PBDNJ-së

Dhunohet dega e Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut në rrethin e Fierit. Sipas burimeve zyrtare të kësaj dege partiake, mësohet se persona të paidentifikuar mbrëmjen e së hënës dhe gjatë orëve të natës kanë shkatërruar logon e kësaj partie, e cila ishte e vendosur në hyrje të kësaj zyre. Ndërkohë që denoncohet edhe marrja e disa flamujve që ndodheshin pranë zyrës së kësaj partie. Lidhur me këtë ngjarje, kryetari i PBDNJ-së dega Fier, Arqile Piperi, e ka quajtur një incident të qëllimshëm me motive politike. "Nuk është hera e parë që zyrat e kësaj partie janë dhunuar. Kjo ka ndodhur edhe herë të tjera para dhe gjatë fushatës dhe në vazhdim deri ditën e sotme", akuzoi Piperi. Lidhur me këtë incident, Piperi, si kreu i PBDNJ-së dega Fier, ka kryer edhe një denoncim pranë organeve të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier. Edhe pse fushata ka përfunduar, dhunimi i subjekteve dhe simboleve politike vazhdon të jetë prezent në Fier. Mëngjesi i së martës e ka gjetur selinë e Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut në Fier të dhunuar. Emblema e kësaj force politike është gjetur e thyer sikurse dhe një xham i kësaj selie. Ka qenë kreu i PBDNJ-së së Fierit, Arqile Piperi, ai që e ka parë i pari këtë dhunim dhe ka sinjalizuar menjëherë policinë e Fierit, duke depozituar te kjo e fundit dhe një kallëzim penal në lidhje me këtë ngjarje jo të zakonshme. "Unë uroj dhe shpresoj që të mos ketë prapavijë politike një ngjarje e tillë, pasi është një ngjarje e rëndë për një vend që aspiron të integrohet në Bashkimin Europian, por dhe që është anëtare e NATO-s", tha publikisht për mediat kreu i PBDNJ-së.