Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Saturday, October 03, 2009

Abuzimi me pronat, pranga kreut të Hipotekës në Vlorë

VLORË- Vihet në pranga drejtori i Hipotekës së Vlorës, Edmond Banushaj, ndërsa bashkë me të është ndaluar dhe ish-juristi i në drejtorinë e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Viktor Kulaj, si dhe shtetasi Oard Begaj. Burimet zyrtare të policisë së Vlorës bënë të ditur se arrestimi i këtyre tre personave u bë në kuadër të operacionit "Fillimi i vjeshtës". Gjithashtu, në pranga ka përfunduar edhe kryeplaku i fshatit Vuno, Leonard Bala.
***
Mbrëmë, në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i qytetit të Vlorës bëri të ditur se ishte arrestuar drejtori i ZRPP-së së Vlorës, Edmond Banushaj. Vënia në pranga e drejtuesit të Hipotekës së Vlorës është bërë në qytetin e Tiranës pasditen e vonë të së premtes. Ka qenë një bashkëpunim mes policisë së Vlorës, prokurorisë së këtij rrethi, si dhe sektorit kundër Krimit Ekonomik ai që ka bërë të mundur arrestimin e Banushajt, si dhe të Viktor Kulajt dhe Oard Begaj. Deri në orët e vona të mbrëmjes nga blutë nuk është pranuar të deklarohet asgjë lidhur me këtë ngjarje, duke u shprehur vetëm se ishin kryer arrestime. Ndërkohë, burime nga prokuroria bënë të ditur se vënia në pranga e drejtuesit të Hipotekës ka lidhje me dhënie në mënyrë abuzive të pronave personave që nuk kishin dokumente pronësie. Bëhet fjalë për prona shtetërore që u janë dhënë privatëve për të kryer ndërtime të ndryshme, shprehen burimet. Ndërkohë deklarohet se hetimet kanë filluar mbi një vit më parë se dhe tashmë është mbledhur i gjithë dokumentacioni që vërteton fajësinë e drejtorit të Hipotekës, si dhe dy personave të tjerë të arrestuar. Burimet bënë të ditur se operacioni do të vazhdojë dhe se në ditët në vijim priten arrestime të tjera të personave që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë çështje. Gjithashtu mësohet se mes të arrestuarve të tjerë do të ketë edhe persona me pozitë. Akuzat e ngritura ndaj Banushajt, Kulajt dhe Begajt janë "shpërdorim detyre", "falsifikim dokumentesh" dhe "vënie në përdorim e dokumenteve të falsifikuara".
***
Po dje është vënë në pranga Leonard Bala, 53 vjeç, kryeplak i fshatit Vuno. Arrestimi i tij është bërë pasi për të është caktuar masa e sigurisë "arrest në burg" për akuzën e "falsifikimit të dokumenteve më shumë se një herë". Burime nga prokuroria bënë të ditur se arrestimi i kryeplakut bëhet lidhur me problemet e lindura për pronat në bregdet. Bëhet fjalë për mbi 15 hektarë tokë. Mësohet se një shtysë e madhe për hetimin dhe arrestimin e personave kanë qenë edhe vetë shtetasit e dëmtuar nga veprimet e të pandehurve.
Rreth dy vjet më parë në media u botua një skandal pronash në Hipotekën e Vlorës. Në të rezultoi se gjatë transportimit kishin humbur 200 dosje pronash.

(Gazeta Shekulli)

3 comments:

Anonymous said...

Ligj për heqjen e titujve të pronësisë
1 October 2009

Eglantina Nasi
- Qeveria amendon një ligj, i cili është duke u shqyrtuar realisht nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë mënyrë, ajo ka krijuar një përplasje institucionale, pasi nuk merr në konsideratë kompetencat shfuqizuese të kësaj gjykate, por, me dorë të plotë, ndryshon sërish ligjet që janë ankimuar pranë saj. Fjala është për amendimin që dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, i është propozuar Ligjit nr. 9948, të datës 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. “Në zbatim të tij, krijohet, si strukturë e veçantë, Komisioni Qeveritar i Tokës (KQT)”, - thuhet në mendimin përkatës, duke e marrë në këtë mënyrë si të mirëqenë ligjin në fjalë, edhe pse ai mund të cilësohet nesër, pas gjykimit në Kushtetuese, si antikushtetues; në këtë mënyrë të pezullohet zbatimi i tij. Ka qenë institucioni i Avokatit të Popullit, i cili ka ankimuar ligjin në Kushtetuese, nisur nga pakënaqësitë që ai ka shkaktuar te masa e fermerëve, të cilët kanë përfituar tokë bujqësore sipas Ligjit 7501, e tani shteti po kërkon verifikimin e titujve të pronësisë, që ata tashmë kanë marrë. Dobjani, nga ana e tij, ka paraqitur në kërkesën e tij para Kushtetueses se ky ligj i qeverisë bie në kundërshtim me 6 nene të Kushtetutës; megjithatë, ende pa dalë një vendim final rreth saj, qeveria guxon dhe realizon ndryshime të reja rreth tij. Kjo, edhe pse Avokati i Popullit ka kërkuar pezullimin e zbatimit të këtij ligji deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese. “Ligji në fjalë, nëpërmjet ngritjes së komisioneve vendore të verifikimit të titujve të pronësisë, krijon gjykata paralele, gjë që bie në kundërshtim me Kushtetutën”, - është një nga ankesat që Dobjani ka parashtruar në kërkesën e tij rreth këtij ligji. Megjithatë, pavarësisht kësaj kërkese, Komisioni Qeveritar i Tokës dhe komisionet vendore, të ngritura në bazë të ligjit, në të gjitha qytetet e vendit, vazhdojnë të zbatojnë ligjin, duke hequr me dhjetëra tituj pronësie. Edhe vetë qeveria, nga ana e saj, pavarësisht kërkesës për pezullim të ligjit në fjalë, vijon ta ndryshojë atë sipas dëshirës dhe interesave. Kështu, ajo ligjëron edhe institucionin shtetëror, i cili do të ketë në dorë kompetencat e dhënies apo heqjes së titullit të pronësisë të tokës bujqësore, që fshatarët kanë përfituar deri tani. Në këtë mënyrë, qeveria koncentron në duart e saj gjithë këtë proces, me anë të një agjencie të sajën, duke paralelizuar të njëjtin proces, si me atë të Agjencisë së Legalizimeve apo Agjencisë së Kthim-Kompensim të Pronave, të cilat janë, po ashtu, në varësi direkt të qeverisë.

Kyritsis said...

Ndalohet 41 vjeçari për abuzime me tokat në bregdet

VLORË-Policia e Vlorës ndaloi gjatë natës, duke u gdhirë dita e sotme, një 41 vjeçar nga ky qytet, i cili dyshohet të ketë falsifikuar dokumentat e pronësisë së një sipërfaqeje toke në bregdetin e Himarës, me synim për ta përfituar atë.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, Saimir Koçiaj, bëri të ditur gjatë një konference për shtyp, të zhvilluar në mesditë, se Anastas Gjoka u ndalua gjatë një aksioni në banesën e tij, në lagjen “Isa Boletini”, në qytetin e Vlorës. Sipas Koçiajt, “prangosja e Gjokës u bë për arsye se ai ka falsifikuar një dokument nga Arkiva e Shtetit, për një sipërfaqe toke kullotë prej 36 hektarësh, që ndodhet në zonën bregdetare në afërsi të fshatit Vuno, në bashkinë e Himarës”.
Ndalimi i tij është pjesë e operacionit që ka ndërmarrë policia e Vlorës, të koduar me emrin “Fillimi i Vjeshtës”, që nisi pak ditë më parë, me ndalimin e tre personave, mes të cilëve Drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive për Vlorën.

(d.b/BalkanWeb)

Arben Brahimaj said...

Une gjithmone i kam pare Himarijotet si Greke dhe jo si Shqiptare. panvaresisht nga c do gje himarjotet kane te drejte te flasin ne ke gjuhe te duan dhe te ndjehen etnikisht ne ke kombesi te duan.Nuk e vendosin Shqiptaret se c jane dhe se c do flasin Himarjotet.ket gje shqiptaret e kane bere per 60 vjet duke mbushur tekstet e historise neper shkolla me fallcifikime historike dhe duke i detyruar Himarjotet te heshtin perpara realitetit qe u ishte krijuar. Tani kohet kane ndryshuar Himarjotet e kane vete ne dore te jene krenare per etnitetin e tyre Grek dhe mundesisht te perpiqen qe me fakte shkencore dhe historike te na tregojne edhe ne te tjereve me teper per prejardhjen dhe historine e tyre.Ne jemi vertet velleze( Shqiptare dhe himarjote) por Himarjotet ndihen Greke,flasin greqisht dhe jane greke. Bravo Himara!