Saturday, October 17, 2009

E vërteta e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi

Ferit HOXHA, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në OKB

Jam i lumtur që jam sot përpara jush për të zhvilluar një bashkëbisedim të hapur në lidhje me Marrëveshjen që Shqipëria dhe Greqia kanë negociuar dhe nënshkruar në lidhje me përcaktimin e Shelfit kontinental dhe hapësirave të tjera detare që u përkasin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Më lejoni të falënderoj Presidentin për këtë mundësi.



Në cilësi të mëparshme unë kam pasur nderin të kem një rol parësor në këto bisedime dhe meqenëse ndodhem për një udhëtim pune në Tiranë më dukej mëse e udhës të zhvillonim këtë bisedë me një nga universitetet e njohura në Shqipëri, ku, ndër të tjera studiohet Ligji ndërkombëtar edhe e Drejta e Detit. Prej disa javësh po zhvillohet një lloj debati - në fakt më shumë janë pretendime individuale - në lidhje me gjoja pasaktësitë e matjeve të bëra për përcaktimin e vijës mediane mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe si rrjedhojë qenka falur, dhënë apo lëshuar, një hapësirë detare në mënyrë të padrejtë etj.

Në vetvete debati publik për ëështje të rëndësishme është një gjë e mirë, pozitive, është pjesë e demokracisë dhe e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje. Po në këtë optikë e kam parë edhe debatin e hapur nga një ish-kolonel i ushtrisë shqiptare. Sa më i madh të jetë interesimi i publikut për vendimet që merren, aq më të mira kanë shanse të jenë ato.



Duke theksuar një gjë të tillë, më duhet të vë në dukje se fatkeqësisht, konkluzionet e kolonelit nuk kanë të bëjnë me fakte, por janë vetëm dëshira dhe i gjithë argumentimi i tij mbështetet mbi atë që ai do të kishte dashur të ishte por që, në konkluzionet tona, nuk është e mundur. është pikërisht kjo që do të mundohem të shpjegoj sa më hollësisht, duke analizuar marrëveshjen nga pikëpamja e fushës së veprimit të Ministrisë së Jashtme. Për aspekte teknike, metodologjinë e matjeve dhe rezultatet e tyre do të flasë, me ilustrime konkrete, Kundëradmirali Gerveni.

II. Sfondi historik:

Shqipëria dhe Greqia, si dy vende fqinje bregdetare nuk kanë përcaktuar asnjëherë më parë kufijtë detare ndërmjet tyre. Protokolli i Firences i 26 korrikut 1926, përcakton vetëm kufirin tokësor. Në vitin 1993, një vit pas negocimit të marrëveshjes për përcaktimin e shelfit Kontinental me Italinë, më saktë më 9 prill 1993, gjatë takimit të komisionit miks shqiptaro-grek, nga Zv/ministri i atëhershëm shqiptar i jashtëm, i është propozuar palës greke të bëhej një marrëveshje për ujërat e përbashkëta dhe shelfin Kontinental. Pala greke nuk dukej të ishte e përgatitur të bënte të njëjtën gjë. Ky problem është ngritur nga po Zv/ministri edhe në qershor 1993, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes dy MPJ-ve, por pala greke nuk ka kthyer asnjëherë përgjigje dhe nuk tregoi asnjëherë ndonjë interes. Edhe ish Kryeministri Meksi, në maj 1993, e ka ngritur si problem, por përsëri qëndrimi i palës tjetër nuk ka ndryshuar. Nuk ka prova që kjo çështje të jetë diskutuar më pas. Kjo situatë ka vazhduar deri në vitin 2006. Kërkesa e palës greke për t'u angazhuar në këtë ushtrim erdhi pas publikimit në një të përditshme shqiptare të një harte që përcaktonte vendin se ku po kërkohej naftë në det, nga një kompani e huaj e licencuar nga qeveria shqiptare, Medoil. Me pretendimin se po kërkohej të shfrytëzohej në një territor, i cili, sipas përllogaritjeve greke, gjendet në një hapësirë detare që koinëidon me atë që do të ishte vija mediane, nëse do të ishte ndarë hapësira detare, pala greke kërkoi, që në bazë të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Detin, UNCLOS, në të cilën të dy vendet janë palë, të angazhoheshim në negocimin e shelfit kontinental dhe hapësirave përkatëse ujore. Duke mos parë ndonjë kundërshtim për t'u angazhuar në një ushtrim që pala jonë e ka kërkuar vite më parë, është krijuar, me urdhër të Kryeministrit, grupi ndërinstitucional i punës me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Drejtësisë, Institutit të Hidrografisë Ushtarake, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, etj. Kësisoj, bisedimet mund të konsiderohen se janë zhvilluar në harkun kohor 2006 2009. Gjatë kësaj kohe janë bërë përgatitjet e nevojshme për bisedime, janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në Tiranë dhe Athinë, ka pasur një shkëmbim të përhershëm informacioni mes të dy palëve, është diskutuar në takime të drejtpërdrejta apo në distancë për të harmonizuar gjuhën e tekstit të marrëveshjes, ashtu dhe për të bërë matjet e nevojshme, për t'i shkëmbyer, krahasuar, verifikuar, rishkëmbyer, riparë, rikrahasuar e kështu me radhë, deri në përcaktimin e koordinatave të sakta e që do të sanksiononin arritjen e marrëveshjes.

III. Parimet mbi të cilat janë zhvilluar bisedimet:

Janë mbi 150 shtete nga 192 që ka OKB-ja, që e kanë nënshkruar apo ratifikuar Konventën. Shqipëria është bërë palë në vitin 2003. Përcaktimi i Shelfit Kontinental mes vendeve është një ushtrim që është bërë rëndom nga shumë vende në rastin kur, për arsye të ndryshme, u është dashur të përcaktojnë kufijtë detarë. Në bazë të qëndrimit tonë, ashtu si edhe në marrëveshjen me Italinë, ka qëndruar shprehja e vullnetit politik për zgjidhjen e ëështjeve të përbashkëta përfshirë edhe atyre delikate e të ndjeshme si ndarja e kufijve, me anë të marrëveshjeve, duke u bazuar në respektin për të drejtën ndërkombëtare dhe në interes të forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Të dy shtetet janë palë në Konventën e Montego-Bay për të Drejtën e Detit, e cila njihet dhe si "Kushtetuta e Deteve" - UNCLOS - dispozitat e së cilës kanë qenë udhërrëfyese të këtyre bisedimeve. Palët vinin në takim nga eksperienca të mëparshme të ngjashme, marrëveshja për ndarjen e shelfit Kontinental me Italinë e përfunduar nga pala greke në vitin 1977, ndërsa nga ana jonë po me Italinë në vitin 1992.

Përcaktimi i kufirit detar me Greqinë është me rëndësi dhe interes të dukshëm për Shqipërinë, pasi është i lidhur natyrshëm me sovranitetin shtetëror, por ka rëndësi edhe për sa u përket fushave të lundrimit, të peshkimit, të ëështjeve mjedisore, shfrytëzimit të nëntokës apo kërkimeve shkencore, shfrytëzimi i të cilave kërkojnë përcaktime të sakta juridike dhe gjeografike. Procesi i bisedimit nuk ka qenë as i lehtë e as diëka rutinë! Ekipi shqiptar ka funksionuar i mbledhur në permanencë, ka organizuar me dhjetëra e dhjetëra takime pune, ka pasur momente të vështira, ka pasur diskutime të shumta, shpesh herë debate me orë të tëra me palën greke, shkëmbime informacioni sipas nevojës për të qartësuar pozicionet dhe qëndrimet, por gjithnjë të bazuara mbi një dialog të pandërprerë me dëshirën e mirë për të arritur një marrëveshje të mirë, të ndershme në bazë të një ndarjeje të barabartë në përputhje me kuadrin ligjor ndërkombëtar.

Nuk ka asnjë dyshim se marrëveshja përfaqëson një moment me rëndësi në marrëdhëniet mes dy vendeve. është folur për takime të fshehta, për mungesë transparence, për mungesë hartash etj. Aktiviteti diplomatik, në mënyrë të veëantë procesi i negocimit, ka specifikasitetin e tij dhe përmbajtja e aksioneve të tilla është natyrshëm gjithnjë e rezervuara. Kushdo që ngatërron natyrën e aktivitetit diplomatik me fshehtësinë ka thjesht një kuptim të cekët për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mënyrën e zhvi1limit të tyre. Nuk ka absolutisht asnjë lloj mungese transparence, pasi gjithëka është herë publike në momentin e duhur. Teksti i marrëveshjes, para se të nënshkruhej u është dërguar për miratim disa ministrive, përveë miratimit që i është bërë më pas në qeveri.


IV. Legjislacioni i brendshëm shqiptar:

Legjislacioni shqiptar, në evoluimin e tij në vite, nuk ka pasur asnjëherë një përcaktim të qartë për sa i përket kufirit detar me Greqinë. Kundëradmirali do ti shpjegojë në detaje edhe duke cituar pjesët përkatëse në një prezantim grafik, por ajo që është e rëndësishme të theksohet ka të bëjë me faktin se ka pasur një kufi të deklaruar nga pala jonë, por asnjëherë të negociuar apo të ndarë, asnjëherë të përcaktuar me koordinata të sakta gjeografike. Ujërat territoriale shqiptare, në deklarimet e shtetit shqiptar kanë qenë në fillim 6 milje, pastaj 12, më pas 15 janë kthyer përsëri në 12 milje. Duke u bërë palë në UNCLOS ky diskutim është i mbyllur, sepse konventa e përcakton qartë që ato janë deri në 12 milje detare.



E theksoj këtë për të qartësuar faktin se deklarimi i bërë në media se "vija ndarëse e përcaktuar në Marrëveshjen me Greqinë ka ndryshime nga vija e vjetër e përcaktuar më parë nuk është e vërtetë, për arsyen e thjeshtë se përtej përkufizimit të vagullt "midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës greke deri përmes Kanalit të Korfuzit" nuk ekzistojnë as koordinata të sakta gjeografike mbi të cilën të ekzistonte një vijë ndarëse e kufirit ujor. Në Arkivin Shtetëror
shqiptar nuk ka asnjë përcaktim juridik dhe as gjeografik se ku ndodhet kjo vijë ndarëse përveë hartave ilustrative të hartuara nga institucionet, por pa ndonjë efekt juridik apo shkencor. E vetmja vijë ndarëse me Greqinë është ajo që përcaktohet nga Marrëveshja e nënshkruar këtë vit. Negocimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë, është baza e vetme juridike që mundëson përcaktimin e vijës ndarëse, apo me termin e përgjithshëm, përcaktimin e kufirit detar ndërmjet dy vendeve.

V. Diskutimi mbi Gjirin e Sarandës

Pas pak, konkretisht dhe me ilustrimet përkatëse zoti Gerveni do të shpjegojë se në fakt, në realitet, në përfundim të negociimeve, Gjiri i Sarandës, për specifikën gjeografike që ka, edhe pse nuk e plotëson kushtin e përcaktuar nga Konventa e Detit është në fakt gji i mbyllur, pra llogaritja e koordinatave nuk fillon nga qyteti por nga të dy kepet që përcaktojnë Gjirin e Sarandës. Kjo është një pikë themelore për të qartësuar dhe për të kuptuar se sa emocionale dhe të pabaza janë pretendimet për këtë pikë. Kësisoj, i gjithë debati për këtë pikë është i kotë, shterpë dhe pa asnjë efekt në realitet. Hartat që do të shikoni pak më pas do t'ua ilustrojnë këtë që po them. Përpara se t'ia lë vendin Kundëradmiralit për atë që është edhe pjesa më thelbësore, pra matjet në terren, dëshiroj të theksoj sa disa momente që më duken të rëndësishme:

-Nëse gjithkush ka të drejtë të shprehë mendimin e vet, të bëjë analiza, studime, të bëjë ndalje apo të vendosë kufij sipas dëshirës, duhet bërë e qartë se në thelb pretendimet e tanishme mbështeten në dëshira, në atë se si do të donim ndoshta të ishte, por si
ç në fakt nuk ka mundësi të jetë.


-Negocimi është një ushtrim shumë kompleks dhe do të ishte vetëm një përsëritje nëse do të thoja se në të përfshihen shumë elementë e që vendimmarrësit i gjykojnë me vend për arritjen e qëllimit. Qëllimi ynë ishte dhe është arritja e një marrëveshjeje të ndershme, që përcakton përfundimisht hapësirat përkatëse, që i jep Shqipërisë atë pjesë të sovranitetit që i takon, që forcon më tej kuadrin e bashkëpunimit dypalësh dhe jo një proces negocimi që cenon klimën e marrëdhënieve, do të hapte probleme të reja të panevojshme e pabazë, me një vend kufitar si Greqia dhe që do të kishte implikime në ëështje të tjera parësore në politikën e jashtme të Shqipërisë dhe që janë ndër prioritetet absolute të vendit. Kufiri detar sipas "Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit Kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare", është bërë duke u bazuar tërësisht në metodat bashkëkohore të përcaktimit të kufirit detar dhe mbi parimet që respektojnë legjislacionin shqiptar në fuqi dhe plotësisht në
konformitet me parashikimet e Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit. Negocimi ka qenë një ushtrim i përgjegjshëm, absolutisht serioz dhe profesional, nuk është konsideruar asnjëherë si një gjë që duhej bërë, por si një akt i rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve me Greqinë, bazuar në traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit dhe ku pala jonë ka shprehur dhe mbrojtur interesat e veta brenda kuadrit të përcaktuar dhe filozofisë që udhëheq politikën e jashtme të shtetit shqiptar. Si e tillë kjo marrëveshje është një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u lejon të dy vendeve të ushtrojnë sovranitetin e tyre në pjesët respektive. Në Marrëveshje është parashikuar se shteti bregdetar ushtron mbi detin territorial dhe shelfin Kontinental të drejta sovrane me qëllim shfrytëzimin dhe eksplorimin e burimeve të tij natyrore. Marrëveshja rregullon edhe regjimin që do të zbatohet ndaj depozitave të burimeve natyrore (biologjike) dhe jo-natyrore (minerale) të cilat janë shfrytëzuar si dhe instalimeve për shfrytëzimin e tyre, të cilat janë pozicionuar në vijën ndarëse. Duke përfunduar, dëshiroj të theksoj se të gjitha dispozitat e parashikuara në Marrëveshje respektojnë legjislacionin shqiptar në fuqi, janë në përputhje me të drejtë dhe praktikave ndërkombëtare në ëështjet e delimitimit.



Duke marrë parasysh ndjeshmërinë që kanë ëështje të tilla, kudo e për më tepër në Ballkan, emocionet që i ka karakterizuar gjithnjë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë momente delikate në të shkuarën dhe pasionin që zgjojnë ato në publikun e gjerë, duke pasur parasysh ëështje të rëndësishme që ne ende kemi për të zgjidhur me Greqinë, duke pasur parasysh të sotmen në NATO, të nesërmen në BE, por të përhershmen si fqinjë, duke mirëkuptuar një ndjenjë që mund të zgjohet nga një shikim i thjeshtë jo profesional i hartave, duhet të theksoj se me përfundimin e marrëveshjes për të cilën po flasim ne kemi hedhur një hap të kujdesshëm, por të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve që forcohen, zhvillohen dhe që shkëputen gjithnjë e në mënyrë të pakthyeshme me të kaluarën problematike të marrëdhënieve me Greqinë. Më lejoni të them qartë dhe pa ekuivok: Pala shqiptare nuk ka falur asnjë milimetër nga sa i takon sipas gjeografisë dhe zbatimit të së drejtës ndërkombëtare ku është palë, nuk ka lënë asnjë centimetër dhe nuk ka dhuruar asnjë metër nga hapësira e saj detare. Ne nuk hymë në bisedime për të fituar më shumë se sa na takon, por vetëm për të ndarë dhe për ta bërë detin një pikëtakimi dhe jo më një brez ndarës.


2 comments:

Anonymous said...

Pse shqetesohen shume himariotet per ndarjen e kufirit detar? me mire te mos kete kufi detar, perderisa nuk ka kufi tokesore, pra ende piramidat tokesore nuk i njeh Greqia dhe ky eshte fakt i deklaruar nga Pellumb Xhufi. Pra kemi te bejme me dy shtete te NATO-s qe nuk njohin kufijte njeri tjetrit le pastaj sec far pret me vone????

Himarite me mire te mos kete kufij por ta kemi detin, portet dhe limanet te gatshem per te pritur fregatat greke. Preandaj mmos u shqetesoni shume, ela re pedia......

Anonymous said...

Protokolli i Firences Titoni-Venizellos per percaktimin e kufijve Italise dhe Greqise, i jep te drejten Greqise ne Ionion Arkypelagos te perfshi edhe ishullin e skajshem te Sasenos, i cili i perket Greqise....tung...ela re pedia....