Monday, December 14, 2009

Modeli berishian i grabitjes se banoreve te bregdetit

Vilat në bregdet, qeveria shet 600 ha me 5 euro m2

Shekulli | 14/12/2009 shekulli on line

Ligji "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin", "u fal" tokën pronarëve të vilave që tre vjet më parë kryeministri do t'i quante borgjezët e rinj


Kreu i ALUIZN-it, Shaban Memia: Në janar nis legalizimi i 30 fshatrave tirustikë që kanë ndryshuar destinacionin

E njejta qeveri dhe i njejti kryeminister qe po "ben namin" per cmimet e tokave ne Tirane qe jane blere nga mafiozo-punistet, njoftoi se 600 ha tokë në vijën bregdetare do të shitet me 5 euro m2. Në fakt blerësit janë të ditur por që nga janari i vitit 2010, thjesht do të nisin transaksionet bankare. Sheti do të fusë në arkën e tij dy kacidhe ndërsa ata që dikur Berisha i quante borgjezë do të bëhen pronarë të zonave dikur me aspirate për zhvillimin e turizmit në vend.


Bëhet fjalë për ligjin "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin" i cili është miratuar në unanimitet të plotë nga parlamenti shqiptar rreth dy javë më parë.


Megjithëse ligji ka hasur në kundërshtime nga shoqata e ish- pronarëve me argumentin se deputetët janë në konflikt të hapur interesi, tashmë duket se shitja e truallit nëpër fshatrat turistike është tashmë një proces i pakthyeshëm.


Fshatrat turistikë në të gjithë udhën e bregdetit janë kthyer në "oazin" e pushtetarëve shqiptarë. Një pjesë e madhe e tyre ka preferuar të ndërtojë shtëpitë verore në këtë zonë që nga dita në ditë zhytet edhe më shumë në batakun e informalitetit.


Shtëpi e vila të ndërtuara si kërpudhat pas shiut e të gjitha në pritje të legalizimeve. Nga ana tjetër, banorët e pashpresë që denoncojnë çdo ditë grabitjen e tokave të tyre nga pushtetarët shqiptarë.


Kryesisht përgjatë 10 viteve të fundit qeveritë shqiptare kanë miratuar rreth 32 leje për zhvillimin e fshatrave turistikë, kryezisht në zonat më të bukura të vendit. Por 30 prej tyre nuk ka ruajtur destinacionin për të cilin e ka marrë lejen e ndërtimit. Të gjitha ndërtimet e kryera brenda fshatrave turistikë, janë shitur, po sipas kontratës së bërë nga shteti me ndërtuesin, për një periudhë prej 99 vjetësh.


Duket se ky kaos i krijuar për vite të tëra detyroi kryeministrin shqiptar Sali Berisha që në mbledhjen e KRRTRSH në 27 tetor, 2007 të deklaronte se fshatrat turistikë, që të gjitha "i ka blerë borgjezia shqiptare". Sipas tij, "ato janë blerë në kundërshtim me ligjet dhe kompanitë i kanë shitur në kundërshtim me ligjin".


Kryeministri aso kohë u hakërrua se do t'iu tregonte vëndin "borgjezëve" ndërsa sot rezulton se legalizon këtë process por vihet në rolin e pronarit duke i shitur rreth 600 ha tokë me 5 euro metri katror. Në fakt në këtë konluzion del pasi analizon ligjin me të tërë lehtësitë që parashikon ky proces.


Ligji parashikon shitjen e sipërfaqes së truallit në bazë të çmimit të tregut. Sipas ligjit që është miratuar për shitjen e trojeve në zonën e Golemit, që është dhe zona më problematike, 1m2 është vlerësuar me rreth 120 mijë lekë që është afërsisht 87 euro.


Por neni 9 i këtij ligji bën fjalë për blerjen e e truallit të njësisë së ndërtimit dhe në pikën 3 të tij thuhet se 80% e vlerës së truallit e paguan blerësi dhe 20 % personi i stimuluar. Nga 87 euro 1 m2 shkon në 70. Por 125 i këtij ligji mbi procedurat e përllogaritura thotë se çmimi i truallit reduktohet në masën 20 % nëse personat i paguajnë vlerën brenda 3 muajve. Pra vlera e 1 m2 në këtë zonë përfundon në 54 euro.


Veç kësaj, çdo person që ka vilën në këto fshtra turistike defakto kanë në posedim 10 fishin e sipërfaqes së truallit dhe kuptohet që ëmimi real po të përfshihet e tërë sipërfaqja shkon në 5 euro m2. Dhe përfituesit nuk janë shtresat më të varfëra por ato që Berisha tre vjet më parë i quantë "borgjezë".


Shumica e blerësve, janë njerëz të njohur në qarqet poltike dhe intelektuale. Dikush prej tyre ka përdorur emrin e vjehrrit apo të kunatës, dikush emrin e vet apo të bashkëshortes.


Por, në përgjithësi, duke filluar nga Ardit Gjebrea apo Veton Surroi, të zotët e këtyre banesave janë, praktikisht, pjesëtarë të elitës mbarëshqiptare. Në mes tyre, blerës të shumtë janë ata që i përkasin partisë në pushtet. Mund të thuash se ndër personat publikë që kanë deklaruar pasurinë e tyre janë të paktë si ish-kryeministri Bashkim Fino, drejtori i Agjencisë së Legalizimeve Shaban Memia, Genc Ruli apo edhe Lulzim Basha.


Të tjerë si Jemin Gjana, Pandeli Majko apo edhe Ridvan Bode mohojnë në mënyrë kategorike të disponojnë një vilë në gjirin e Malit të Robit. Rasti i Fatmir Mediut që disponon vilën trekatëshe shumë pranë shkaktarit kryesor të tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgji, duket se nuk është i vetëm. Po lidhjet e familjes shfrytëzon për ditë të qeta edhe drejtori i KESH-it, Gjergji Bojaxhi.


Po kështu në këtë zonë disponon vilën e tij edhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Uran Butka. Tashmë gjithë këta poltikanë, që pak ditë më parë Berisha i quante "borgjezët" e rinj janë të lirë të blejë truallin e vilave të tyre dhe kjo me një çmim qesharak, rreth 5 euro metri katror.


Anëtari i shoqatës "Pronësi me drejtësi" deklaron se politikanët janë në konflikt intereresi për miratimin e ligjit të legalizimeve të fshatrave turistike


Myrshit Vorpsi: Ligji është antikushtetues, do t'i drejtohemi gjykatës


Z. Vorpsi, ju keni kundërshtuar prej kohësh ligjin "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin", përse ky kontestim?

Nëpërmjet miratimit të këtij ligji janë cënuar pronat e ish -pronarëtve në këto zona dhe më konkretisht janë nenet e këtij ligji të miratuar në parlament që na vënë në dijeni për këtë fakt.


Më konkretisht është neni 19 pika 1 e këtij ligji i cili bie ndesh me ligjin 9235 për turizmin. Në këtë ligj thuhet : në qotë se fshatrave turistikë i është ndryshuar destinacioni toka i kthehet pronarëve.


Le të vijmë në një pikë tjetër. Dihet se kush janë blerësit e vilave në bregdetet shqiptare . Janë pushtetarët e djeshëm dhe të sotëm, të cilët ku i kanë blerë këto vila kanë qenë në dijeni të plotë të pamundësisë ligjore për të realizuar blerjen e tyre. Të dy palët, si shitësi ashtu dhe blerësit e dinin që ligjet në fuqi nuk lejonin transaksionet e shitjes.


Megjithatë me një logjike të ftohtë e kanë bërë këtë sepse kanë menduar që pengesën e fundit, atë të pronësisë së truallit, do ta realizonin në një fazë tjetër dhe kjo fazë erdhi pikërisht sot. Dhe pse ne kemi kundërshtuar këtë ligj qëveria bëri të mundur miratimin e tij madje duke ndryshuar krejtësisht projektligjin e diskutuar në vitin 2008.


Sot këtë ligj e shikojmë si shtojcë të ligjit mbi legalizimet. Dua të them se nonsensi tregohet me objektin e ketij ligji . Objekti i ALUIZNI-it janë ndërtimet pa leje. Ndërsa de fakto në këtë ligj ndërtimet kanë qënë të ligjshme.


Pra ky ligj fsheh në vetvete një vjedhje në tentativë që po realizohet dhe kjo qëndron për faktin se ALUIZN-i do të bejë shitjen e truallit nën objekt që normalisht për rastin e fshatrave turistikë është më pak se 1 e 10 e asaj që quhet sipërfaqe funksionale.


Po të shohim ligjin na krijohet mundësia më e mire që gjetja e ALUIZNI-t është një modues që ato defakto të bëjnë një shitje të një sipërfaqeje shumë më të madhe të tokës sa është trualli ku janë sipërfaqet e gjelbëra rrugët e ambientet publike, pra ajo që quhet sipërfaqe funksionale e një fshati turistik.


Një fshat turistik ka të paktën 20 hektarë si sipërfaqe totale dhe gjithë pjesa tjetër quhet zonë e mbrojtur. Por me miratimin e këtij ligji, kjo zonë nuk është më në funksion të zhvillimit të turizmit në Shqipëri por në funksion të pronarëve të këtyre vilave.


Çmimi real me të cilin do të shitet toka në këto zona është kontestimi i vetëm që keni z Vorpsi?


Jo, pikë sëpari ky është një ligj antikushtetues që vetëm në mbrojtje të interesave të shtetit nuk është. Ne nuk kemi rrugë tjetër veçse të ankohemi në gjykatën kushtetuese sepse është një ligj qartësisht në dëm të interesave të shtetit.


Qeveria përpiqet të na e shesë si një ligj në kuadër të procesit të legalizimit ku de fakto nuk është gjë tjetër veçse shitja e sipërfaqeve të tëra tokësore ku vetë pushtetarët janë pronarë të tyre, pra që në nisje të hartimit të këtij ligji qeveria është në konflikt të hapur interesi.


Kështu që ne do t'i drejtohemi të gjitha institucioneve për të ndaluar këtë farsë që duket sheshit që nuk është një ligj për mbrojtjen apo dhe zhvillimin e turizmit në vend, por të shitjes së sipërfaqeve të tëra toke të blera nga vetë pushtetarët tanë që sot kanë ngritur duart në miratimin e këtij ligji antikushtetues.


Kreu i ALUIZNI-it thotë se zbatimi i ligjit do të rrisë vlerën reale të trojeve në këtë zonë


Memia: Fshatrat, proces më i thjeshtë se ai i legalizimeve

Megjithëse ligji për "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin" nuk ka hyrë ende në fuqi, ALUIZN-i , institucioni që do të menaxhojë këtë proces, ka nisur nga puna për zbatimin e tij. Në fakt, kreu i këtij institucioni e sheh si një ndër proceset më të lehta, e krahasuar kjo me të gjithë procesin e legalizimeve të ndërtimeve pa leje.


Kjo për faktin e thjeshtë se pikësëpari nuk kemi të bëjmë me objekte pa leje por për ndërtime që realisht kanë marrë miratimin e institucioneve shqiptare. Shaban Memia thotë se i gjithë ky proces realisht do të realizohet në një kohë më të shkurtër sa e parashikon ligji.


Kjo për faktin e thjeshtë se palët janë të interesuara që pronën e tyre ta hipotekojnë ndërkohë që deri më tani kjo pronë konsiderohej si e jashtëligjshmë. "Në kemi nisur nga puna por besojmë se brenda 6 mujorit të parë do të kemi një hartë të plotë të personave që kanë blerë vila në tërë zonën bregdetare.


Deri më tani kjo ka qenë një shitje-blerje vetëm ndërmjet pronarëve të objekteve dhe blerësve por tashmë ky ligj i hap rrugën hipotekimit të pronës që defakto e kanë këto persona dhe rritjes së vlerës së pronës së tyre",-thotë Shaban Memia.


Ligji


Pak ditë më parë, parlamenti miratoi ligjin "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin", ose thënë ndryshe ligji që do legalizojë nëpërmjet një procesi të posaçëm të gjitha ndërtimet e ligjshme dhe të paligjshme të bëra në fshatrat turistikë deri në dhjetor të vitit 2008.


Ligji përcakton që të gjitha ndërtimet e kryera në këto zona para 31 Dhjetorit 2009 do të përfshihen në proces legalizimi, ku ndërtuesit apo poseduesit e këtyre ndërtimeve do të kenë mundësi, që t'i bëjnë ato përfundimisht prona të tyre, kundrejt blerjes që do t'i bëjnë tokës së përdorur si truall sipas çmimeve të tregut.


Por në ligj sanksionohet se poseduesi i ndërtesës do të mund të blejë fillimisht vetëm truallin mbi të cilin është ndërtuar objekti, ndërsa oborri dhe çdo pjesë tjetër si lulishte, rrugët e fshatit turistik do të kalojnë në bashkëpronësi.


Çmimi i truallit që i shitet subjektit të interesuar ose personit të stimuluar do të jetë në proporcion me sipërfaqen e tij në funksion të njësisë së ndërtimit, që ai gëzon. Kur trualli i shitet subjektit të interesuar çmimi paguhet në masën 80 për qind të vlerës prej subjektit dhe 20 për qind nga personi i stimuluar.


Çmimi i truallit që do të paguajnë subjektet e mësipërme mund të reduktohet në masën 10 për qind nëse paguhet brenda 3 muajve nga data e njoftimit me shkrim dhe 20 për qind nëse paguhet brenda një muaji. Ndërkohë, që vetëm pas blerjes së truallit sipas çmimeve të tregut, poseduesi mund të regjistrojë ndërtesën në ZRPP.


Berisha: Skema e fshatrave turistikë është e dështuar

Ndërsa në mbledhjen e tetorit të vitit 2007 të kaluar kryeministri Berisha e cilësoi të dështuar skemën e ndërtimit të fshatrave turistikë, ku dhe u shpreh se si pasojë e korrupsionit, ato kanë ndryshuar destinacion nga fshatra në shërbim të zhvillimit të turizmit, në prona të "borgjezëve" të rinj.


Në fakt pjesa më e madhe e vilave janë blerë në këtë zonë në kundërshtim me ligjin "Për turizmin" ku tashmë rezultojnë si prona të tyre personale, në një kohë ku toka mbi të cilën janë ndërtuar është pronë e shtetit, e dhënë me qira për ndërtimin e fshatit turistik. Nga ana tjetër, banorët e zonës, të cilët disponojnë dokumentet e pronësisë së tokave ku janë ngritur këto vila, enden më kot në kërkim të të drejtës së tyre.

Lista

Disa nga personat e njohur që kanë vila në të ashtuquajtura fshatra turistikë

Argita Berisha, vajza e kryeministrit
Ilir Meta, zv/kryeministër
Ridvan Bode, ministër i Financave
Shaban Memia, kreu i AUIZNIT
Lulzim Basha, ministri i Brënshëm
Fatos Nano ish-kryeministër
Nikoll Lesi ish deputet
Fatos Beja deputet PD
Genc Pollo Ministër Pa portofol
Flori Bajrami Deputet PD
Adriana Kumbaro Deputete PD
Mesila Doda Deputete PD
Jozefina Topalli Kryetare e Kuvendit
Gerti Bogdani Deputet PD
Jemin Gjana, Deputet PD
Bashkim Fino Deputet PS
Fatmir Mediu, ministër i Ministër I Mjedisit
Genc Ruli, Ministër I Bujqësisë
Gjergj Bojaxhi, ish Drejtor i KESH
Pandeli Majko Deputet PS
Aleksandër Frangaj Botues
Alfred Peza Gazetar
Alfred Prifti ish-drejtor i Tatimeve
Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes
kryeministrit
Arbër Xhaferri Politikan Maqedoni
Ardit Gjebrea Artist
Armand Shkullaku Gazetar
Artan Santo Drejtor banke
Blendi Fevziu Gazetar
Baton Haxhiu Botues Kosovë
Besnik Ymeraj Gjyqtar
Eqrem Bardha Diaspora SHBA
Fatmir Mediu Ministër i Mbrojtjes
Fehmi Abdiu Gjyqtar
Frrok Çupi Gazetar
Ilirjan Celibashi Ish-kryetar i KQZ
Irma Libohova Artiste
Maks Haxhia Jurist
Neritan Sejamini Këshilltar i kryeministrit
Ridvan Bode Ministër i Financave
Sokrat Sinaj ish-kreu i Komitetit të Pronave
Uran Butka Politikan PD

No comments: