Wednesday, January 27, 2010

Diktatoret dhe regjistrimi i popullsise.

Ka kaluar shume pak kohe pas deklarates se ministrit Pollo, per ngritjen e nje komisioni qe do te organizoje strukturen e nevojshme per nje regjistrim te pergjithshem te popullsise ne shqiperi.

Kjo deklarate eshte shoqeruar me reagime te pritshme dhe te papritshme. Reagimet e pritshme, jane pergjithesisht te lidhura me elementin e ri qe do te fuse ky regjistrim, ate te vetedeklarimit te perkatesise fetare dhe etnike te gjithsekujt. Kjo kategori regimesh, ka qene aq e pritshme, saqe po ta ndertonim si nje ekuacion ku te dhenat jane “Godo” – “Xhufi” – “Nazarko” – “Gazeta Shqip” – “Gazeta Shqiptare” – “Gazeta Shekulli”, edhe nje kinez i mare nga rruga, do ti jepte direkt zgjidhjen “flitet per te drejtat e minoritetit”.

Faktikisht kete te drejte nuk e gezojne vetem minoritetet, po çdo qytetar i lire qe ka nje perceptim minimal pikerisht te lirise. Ne pjesen tjeter te personave, bejne pjese disa kategori.

Se pari, jane ata qe nuk arrijne ti japin nje perkufizim te sakte lirise se individit. Cuditerisht ne nje vend si Shqiperia, qe edhe pse eshte nje prej vendeve qe me teper se kushdo tjeter, ka vuajtur mungesen e kesaj lirie, kjo kategori eshte mjaft e perhapur. Arsyet mund te jene nga me te ndryshmet. Njera prej tyre dhe shume interesnate, mund te jete gdhendja ne DNA-ne e individit prej sistemit totalitar komunist e ndoshta edhe me pare, e konceptit skllaveror dhe pa dinjitet te jetes, po mund te renditen shume e shume te tjera njesoj te justifikueshme, si p.sh. injoranca personale apo familjare, qe varferia materiale dhe shpirterore nuk i ka ndihmuar aspak, madje i ka theksuar akoma me shume. Goditjen perfundimtare kesaj kategorie, ja ka dhene menyra e nderrimit te sistemeve ne Shqiperi dhe menyra e politike-beries ne keto 17 vitet e fundit, qe konceptin e lirise se personit e barazoi me llapjen ne 360 grade dhe mundesine e kalimit te kufirit me para. Nje nga komiket me te njohur italian, Antonio Albanese(Alex Drastico), ne nje prej skeceve te tij me me fame ku mallkon hajdutin qe i vodhi motorin, nder te tjera i thote “…. Tu thafte gjuha, po jo per gjithnje dhe te ardhte goja krejt papritur, ne menyre qe tia fusesh me idiotesira dhe te mos kesh mundesi te pushosh me!!!”. Kjo eshte per te qeshur, po eshte realiteti i nje pjese te madhe te shqiptareve.

Ne kategorine e dyte, bejne pjese ata pesona, qe e ofendojne lirine duke e konceptuar ate si nje mall vetjak. Vjen natyrshem perfundimi se ky grupim, eshte xheloz nese ky “mall” shitet lirshem ne treg dhe mund te perfitojne te gjithe. Kuptohet ne çfare nivele arrin acarimi i tyre, kur ky “mall” fillon shperndahet gratis. Me keto karakteristika, me duket se kam dhene as me shume e as me pak, perkufizimin e dikatorit. Ky grupim, nuk eshte aq masiv sa ai i pari, po nuk mund te themi qe ne Shqiperi ky element eshte i paket. E veçante eshte se individet e kesaj kategorie, duke qene se karakteristika kryesore e diktatorit eshte se nuk rri dot ne hije, jane gati te gjithe personazhe publike dhe shume mediatike.

Pergjithesisht, jeta e tyre professionale, eshte nje deshtim i vertete. Gati asnjehere keta jane te afte ne profesionin e tyre edhe pse vijne nga fusha te ndryshme te jetes. E dijne shume mire kete gje dhe shpeshhere, si per ti mbushur mende vetes, nderrojne ose ndermarin profesione te reja, per tu rikthyer gjithnje ne deshtimin e radhes. Ne rastin konkret, ne kete kategori bejne pjese te tre elementet e permendur me siper dhe qe i jepte mundesine cdo kinezi te zgjidhte ekuacionin.

I pari, zoti Godo, e ka nisur karieren e tij si shkrimtar(te pakten keshtu e kam njohur une) ne eren e realizmit socialist. Nje shkrimtar i nje mediokriteti absolut, qe asnjehere nuk u dallua per asgje. Asnje veper e tij nuk i kalon kufijte e mediokritetit. Si ato qe ka shkruar ne rregjimin komunist, ashtu edhe ato te rishikuara pas renies se tij. Te lexosh nga fillimi deri ne fund nje liber te zotit Godo, eshte nje torture e vertete edhe per nje lexues te bibliotekes se nje burgu.

Me pas iu fut karieres politike per te perfunduar shpejt e shpejt si “kryetar nderi” i nje partie qe eshte pak me shume se nje fantazem, te nje partie qe nuk realizoi kurre as me te voglin ndryshim ne ate qe mbahej si shtylla e saj kurizore, ligji per pronesine, te nje partie qe eshte e destinuar te prodhoje skandale dhe te akumuloje kryetaret e nderit te radhes.

Zoti Godo tanime, mbahet si opinionist politik, po mjafton ta degjosh kur flet dhe te kuptosh menjehere se deri ku shkojne njohurite e tij si mbi opinionet(minimumi i nje opinionisti eshte rjedhshmeria dhe pasuria e shprehjes, nderkohe qe zoti Godo, po nuk e pickove disa here gjate nje interviste e ze gjumi, pa permendur parafrazat e tij qe i ngjajne as me shume e as me pak lemzes se nje te dehuri) ashtu edhe mbi politiken.

Zoti Xhufi, thone qe eshte historian i njohur. Faktikisht nuk njoh asnje veper apo studim te tijin si historian. Ndryshe nga Godo, per Xhufin te krijohet pershtypja sikur nuk ekziston asgje prej punes se tij deri me sot. Zoti Godo te pakten ka shkruar diçka, edhe pse paçavure, qe te mund te justifikoje perkatesine ne profesionin e tij te pare. Ndersa z.Xhufi nuk ka asnje gje qe te mund te justifikoje emrin e historianit. Ndersa ne lidhje me profesionin e dyte, mund te themi se ka pase te njejtin rrugetim te zotit Godo duke perfunduar pak me keq akoma se zoti Godo, pa asnje merite e titull.

Zoti Nazarko, ka po ashtu dy profesione, gazetar dhe shkrimtar. Per momentin, per menyren se si eshte ndertuar dhe funksionon media ne shqiperi, nuk ka percaktime te sakta mbi suksesin apo mossuksesin e ketij profesioni. Por faktikisht, nderkohe qe ndonje koleg i tij mund te jete redaktor, kryeredaktor, mund te kete ndonje gazete te veten apo ndonje emision televiziv te tijin, zoti Nazarko nuk ka asgje prej gjeje. Ai thjesht shkruan ndonje artikull ne ndonje gazete duke u perpjekur te shitet si nje njohes i mire i politikave te shteteve kufitare, po qe nuk shkon me larg ne njohjen e tyre se nje teleshikues lajmesh. Ndersa si shkrimtar, mjafton te ndaloni 100 njerez rruges dhe ti pyesni se çfare libri kane lexuar te zotit Nazarko, per te kuptuar suksesin e tij.

Edhe Enver Hoxha qe ishte nje diktator i mirefillte, nuk kishte asnje profesion. Ai fliste me kompetence per te gjitha fushat e jetes. Ai tregonte se ku ka dhe ku nuk ka nafte. Ai shkruante libra, qe si ne kohen e tij ashtu edhe sot, njerezit i perdorin per te fshire b……. Donte te bente politike, po vrau preu e shkaterroi nje komb te tere. Dhe eshte pikerisht kjo e fundit rezikshmeria e diktatoreve. E vetmja gje ku ata shkelqejne, eshte arti i diktatorit, ndaj edhe sa me lart te jene ne pushtet, aq me te renda jane demet qe ata krijojne. Vecse e vetmja mundesi qe ka nje diktator per t'iu ngjitur pushtetit, eshte izolimi i vendit. Rjedhimisht e vetmja garanci qe koha ku jetojme na jep, eshte se hapja ndaj botes, i nxjerr diktatoret si jashteqitje, ashtu sic jane jashteqitur nga politika zoti Xhufi e Godo, e ashtu sic do te jashteqiten nga rruga drejt pushtetit shume te tjere qe nuk dine ta konceptojne lirine e individit ne nje bote te hapur.

Edvin Kyritsis

1 comment:

Anonymous said...

Bravo, Edwin!