Friday, January 29, 2010

Regjistrimi i popullsise edhe sipas perkatesise fetare? Pse jo!

Spiros Zotos, kryetar i konfederatës së shoqatave të minoritetit grek, "Agjios Kosmas”, Athinë (Shqip on line)

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri është një nga kërkesat kryesore të minoritetit grek, të atyre që jetojnë në Shqipëri, apo edhe ne që jemi këtu në Greqi. Ky proces me kritere kombësinë dhe përkatësinë fetare, ka një rëndësi jetike për sa i përket këtij minoriteti. Në radhë të parë do të zgjidhë shumë çështje për sa u përket të ashtuquajturave “zona të diskutueshme” të minoritetit, si për shembull Himara. Vetëm në rast të një regjistrimi të tillë, real, do të kemi një pasqyrim të saktë dhe të vërtetë, do të shohim realisht se çfarë ndodh. Të mos harrojmë diçka shumë të rëndësishme për minoritetin grek, ky regjistrim ka edhe një rëndësi jetike, sepse është i lidhur me tre aspekte kryesore të jetës në Shqipëri, siç janë arsimi, administrata publike dhe çështja e pronësisë, flasim gjithnjë për zonat ku jeton minoriteti grek. Besoj se ekzistenca e këtij minoriteti në Shqipëri është diçka tepër pozitive. Askush nuk do të ketë dëm, nëse një grek minoritar është i lirë të deklarojë sipas dëshirës dhe vullnetit të tij kombësinë dhe besimin e tij fetar. Madje edhe për vetë shtetin shqiptar, deklarimi i një numri prej 250 mijë apo 300 mijë minoritarësh grekë që kanë apo do të kenë në një moment kohor të shkurtër nënshtetësinë greke, do të jetë ndihmë e madhe në ecurinë europiane të vendit drejt anëtarësimit në BE, përderisa një pjesë e madhe e qytetarëve të tij janë apo do të jenë realisht qytetarë europianë. Pra ky numër nuk ka për të krijuar një shpërbërje të popullsisë, siç shprehen disa zëra ekstreme. Kushdo duhet të jetë i lirë dhe të ketë mundësinë të deklarojë atë çka është dhe çka ndjen se është.


Reagime të emigrantëve shqiptarë në Greqi, për regjistrimin e ri të popullsisë

Të mirinformuar, të bindur për atë çka mendonin, të hapur dhe pa asnjë lloj kompleksi, por edhe dyshues në më të shumtën e rasteve janë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, për sa i përket regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë së Shqipërisë, bazuar në përkatësinë etnike dhe fetare. E vërteta është se gjithë ata të cilët kanë akses në internet, apo ndjekin shtypin dhe mediat shqiptare, ishin tepër të informuar dhe u treguan të gatshëm të jepnin një koment për këtë iniciativë të qeverisë shqiptare në këtë moment që shumë prej tyre e quajtën pak si të papërshtatshëm. Të tjerë e mësuan nga... unë, prandaj dhe nuk ishin në gjendje të shprehnin një koment apo një mendim duke kërkuar më shumë kohë për të mësuar hollësitë. Por shumica kërkonte të informohej se mbi çfarë baza strukturore do të kryhej ky regjistrim dhe sidomos përderisa janë emigrantë, pyesnin se si do të regjistrohet kjo pjesë e popullsisë që ndodhet jashtë kufijve të vendit dhe që përbën pothuajse një të tretën e popullsisë shqiptare. Gjithashtu, mëdyshja më e madhe shprehej në rastin e deklarimit të besimit fetar, për arsyen se shumë martesa shqiptare janë midis personave të besimeve të ndryshme, kështu që deklarimi i besimit fetar të fëmijëve, të paktën të atyre që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, do të përbëjë një problem tepër të veçantë. “Ku do të na gjejnë që të na pyesin?”, më thotë dikush. “Një fëmijë e kam të pagëzuar, por tjetrin jo. Si duhet t’i deklaroj?”, më pyet dikush tjetër. Por ajo për të cilën bien të gjithë dakord, është fakti që regjistrimi i popullsisë si një proces në vetvete, është më se i domosdoshëm, sidomos pas dy dekadave që kanë kaluar nga regjistrimi i fundit zyrtar. E vërteta është se një pjesë e mirë e komunitetit shqiptar në Greqi, ndoshta komentohet që është e ndikuar nga helenizmi, apo nga mënyra e jetesës në një shtet ku mbi 95 për qind e popullsisë janë të krishterë ortodoksë. Por ka shumë prej tyre që i përkasin edhe atij brezi ateist që është larguar nga Shqipëria qysh prej viteve ‘90, kur ende feja nuk kishte ndonjë ndikim tek ata. “Le të bëhemi shtet serioz më në fund”, më thotë një miku im emigrant. “Po të hapësh faqen e CIA, do të gjesh të dhëna për Shqipërinë qysh prej vitit 1989. Edhe aty shkruhet besimi fetar, por thjesht si statistikë”, thekson ai. Zgjedhja e personave që u prononcuan për gazetën “Shqip” është krejt e rastësishme. Janë miq, kolegë, të njohur, por edhe të panjohur. Janë edhe përfaqësues të minoritetit grek. Më poshtë janë komentet e tyre, pa as më të voglin ndryshim.

Gazi Kapllani, gazetar i “TA NEA”

Nuk e kam ndjekur nga afër temën, kështu që nuk jam njohës i hollësive. Megjithatë mendimi im vetjak është se shteti laik nuk duhet të merret me tipare individuale të identitetit. Për një shtet laik, identiteti fetar është diçka që i përket personit dhe jo sferës publike. Ajo që duhet të bëjë shteti laik është ruajtja e lirisë së besimit të çdo qytetari dhe jo sondazhe se çfarë feje i përkasin ata. Besoj se çdo qytetar do jetë i lirë t’i përgjigjet ose jo pyetjes për identitetin e tij fetar. Por vetë pyetja e formuluar përbën një shkelje të principeve dhe asnjanësisë së shtetit laik. Kjo mund të bëhet në kuadrin e një hulumtimi shkencor, por jo pjesë e regjistrimit të popullsisë. Dua të sjell vetëm shembullin e Greqisë, e cila, duke zbatuar principet e shtetit laik në regjistrimin e fundit të popullsisë hoqi pyetjen për besimin fetar. Në se shteti pyet për besimin fetar, atëherë pse nuk pyet edhe për orientimin seksual? E di që për një individ këto janë gjëra shumë të ndryshme, por për shtetin laik janë e njëjta gjë. Nga ana tjetër do më lejoni të them se kam frikë që edhe kjo temë do bëhet shkas për një valë të re “super patriotizmi” që shoh se po vërshon në Shqipëri kohët e fundit. Më me avash djem, se akoma nuk i kemi shkulur bunkerët... Sipas mendimit tim, duke lënë mënjanë patriotizmat dhe teoritë e komplotit, duhet të diskutojmë në se duam një shtet laik të “tipit francez” apo të “tipit anglosakson”, ku përkatësia etnike dhe fetare kanë rëndësi në regjistrimin e popullsisë. Ky është mendimi im.

Dr.Stavri J. Dajo, Selanik

Regjistrimi i parë i popullsisë shqiptare u zhvillua më 1 mars 1918. Regjistrimi pasardhës u krye në vitin 1945, i cili ishte një regjistrim i hollësishëm dhe me standarde shkencore. Ky regjistrim u pasua nga regjistrimet e viteve 1950, 1955, 1960, 1969, 1979 dhe 1989, ndërsa regjistrimi i fundit u realizua në vitin 2001.

Një regjistrim tjetër i popullsisë në vitin 2011, mbi bazën e shtetësisë dhe të prejardhjes kombëtare, nuk ka asgjë të keqe. Shtetësia është element institucional dhe i jepet shtetasit me lindje, me rifitim (në rast se e ka humbur për shkak të faktorëve të ndryshëm) dhe me natyralizim, kur kërkohet nga personi vetë. Elementi etnik ose ai i prejardhjes kombëtare ka fillesë dhe përmasë historike dhe çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të mësojë kombësinë e vet në bazë të këtyre të dhënave. Kombësia është një dhe e patjetërsueshme. Asgjë të keqe nuk ka nëse një shtetas shqiptar pretendon se i përket një kombësie tjetër. Kahu tjetër do të ishte ksenofobi. Ndërsa regjistrimi në bazë të bindjeve fetare është i pajustifikueshëm, jo vetëm se besimi fetar është element i bazës së të dhënave personale (konfidencialiteti) të çdo qytetari shqiptar, por edhe se çështja e besimit fetar në Shqipëri është një çështje fort e diskutueshme dhe e lidhur me ndërrime të herëpashershme të fesë. Nuk e kuptoj se si do të ndihmojë ky element në sistemin statistikor të vendit dhe në pasurimin e ndërgjegjes kombëtare, siç ndodh në vende të tjera ku feja është element i pazgjidhshëm i kombëtarizmit.

Ardi Stefa, gazetar i “Tribuna”, Athinë

Do të përgjigjem shkurt. Nuk shoh ndonjë gjë të keqe për sa i përket deklarimit të besimit fetar, por vetëm në rast se përdoret për qëllime statistikore dhe jo për ta shkruar në dokumente zyrtare shtetërore. Ndërsa për çështjen e kombësisë jam dakord, me kusht që ata që do të deklarojnë një kombësi tjetër, ta kenë atë të vërtetuar me dokumentet përkatëse.

Gjergji Gambeta, biznesmen, Selanik

Debati i hapur në këto momente politike do të thosha që është pak i shpejtuar. Jo vetëm se ka një klimë politike jo të mirë për sa kohë opozita nuk merr pjesë në Parlament. Gjithashtu popullsia nuk mendoj se është në gjendje të përcaktojë e të plotësojë me besueshmëri një pyetësor të tillë. E para se ka një padurim të tyre për t’u futur në Europë pa viza, apo të realizohet liberalizimi i tyre. Në këto kushte, një pjesë e saj, duke pasur parasysh edhe përbërjen etnike, do të deklarojë jo me koshiencë të pastër, por e ndikuar nga shumë faktorë origjinën dhe përkatësinë fetare. Ka shumë shembuj, sidomos me emigrantët e Greqisë, kur ata kanë tjetërsuar mjaftueshëm të dhënat pikërisht për të përfituar. Raste të shumta të tilla ka në çdo komunitet, që është pjesë e popullsisë heterogjene shqiptare. Shoqëria shqiptare nuk është e barabartë e në kushte jo të barabarta me të tjera shoqëri, ku mund të jetë kryer një regjistrim i tillë. Pra rezultati përfundimtar nuk do të jetë real dhe nuk do të shprehë përfaqësueshëm të vërtetën mbi përbërjen etniko-fetare shqiptare. Gjithashtu Shqipëria, si një vend post-komunist, ka pësuar deformime të mëdha në strukturën e bërthamën e saj dhe mentaliteti i kësaj shoqërie, paçka se kanë kaluar 18-20 vjet demokraci, nuk është solid e liberal si ai i një shoqërie tjetër europiane.

Nase Jani, kryetar i klubit të shkrimtarëve “Drita”, Selanik

Më duket jashtë kohës dhe qytetarisë të kërkohet deklarimi i besimit fetar. Edhe sikur ta kishte gjithë Europa, ne nuk duhej ta kishim. Për sa i përket kombësisë, shqiptarët do i bien “kambanës” ku jetojnë e mbijetojnë. Do të jetë regjistrimi më i pavërtetë që mund të bëhet.

Mimoza Daka, kryetare e shoqatës “Shqiptarët e Selanikut”

Nuk përbën asnjë lloj problemi një regjistrim i ri i popullsisë në Shqipëri. Sigurisht që duhet bërë për të mësuar saktësisht se sa është numri i shtetasve shqiptarë, për arsye se asnjëherë në vitet e fundit me sa kujtoj nuk thuhet i saktë. Por më duket krejt e pa vend pyetja se çfarë feje i përkasim. Është një pyetje dhe një përgjigje që nuk do sjellë diçka të re, nuk e kuptoj cili është qëllimi dhe se çfarë konkluzioni do të nxjerrë qeveria shqiptare nga ky element i panevojshëm, do të thosha, në këtë fazë. Për sa i përket kombësisë, aty gjërat janë më të thjeshta. Gjithkush mund të deklarojë se kujt kombësie i përket në bazë të dokumenteve që disponon.


12 comments:

Anonymous said...

Per Spiro Zoton

Z. Spiro, lexova ne gazeten Shqip dhe ketu ne site tuaj, disa mendime nga persona te ndryshem ne emigacion lidhur me regjistrimin ne Shqiperi ne baze fetare dhe etnike(nuk e di perse e perdorin kete term kur ne shqip ne i themi komb, kombetar) Z. Spiro, po ju drejtohem juve, sepse ju jetoni ne greqi, dhe nuk ju mka bere pershtypje qe greqia nje gje te ngjashme nuk e ka bere, ose me mire te them se greqia eshte i vetmi shtet ne europe ku nuk figurojne minoritete cfaredoqofshin, shqiptare, turq, maqedonas(apo si i thoni ju skopjani), bullgare etj. Ne greqi nuk lejohet qe nje turk i Ksanthit apo Komotinis te deklaroje qe eshte turk, ne greqi thone qe nuk ka minoritete, por greqia eshte e perbere nga greke orthodhokse 99% dhe nga greke mysliman 1%. Shteti shqiptar i atehershem ka qene me demokratik se greqia e cdo shtet tjeter, sepse ne kohen e xhaxhit Enver kishim te shenuar ne pasaporte, Kombesine dhe Shtetesine, dhe minoritaret e Shqiperise ti puthin kembet Enver Hoxhes qe po te donte ja u zhdukte edhe kombesine. Emertime te tilla si turq, shqiptare, bullgare, maqedonas jane te huaja per shtetin grek. Atehere me cte drejte ju i ashtuquajturi grek ja kerkoni kete Shqiperise, kur nderkohe atdheu juaj shpirteror, greqia nuk e ka bere dhe nuk e ka per ta bere nje regjistrim te tille. Kesaj i thone "Bertet dhija, ta pashe moj dele". Greqia eshte e vete e zbuluar ne kete ceshtje prandaj te shikoje hallin e vet dhe jo tonin. Jam dakord vec, qe besimi le te deklarohet nga kushdo nga kushdo dhe Shqiperia pas kesaj te deklaroje si greqia se Shqiperia ne baze te regjistrimit fetar qe u krye rezultoi kaq % Shqiptare Myslimane, kaq % Shqiptare orttodhokse, dhe kaq % Shqiptare Katolik. Pra Shqiperia eshte e Shqiptareve ashtu si dhe greqia eshte e grekerve.

Anonymous said...

Komenti i siperm i drejtohet drejtohet Spiro Zotos ikur ai te ishte minister i jashtem i grqise. Ai eshte perfaqesues i grekeve ne shqiperi pra shtetas shqiptar.Dhe si i tille ai kerkon me te drejte regjistrimin ne vendin e tij. Kurse adresimi ndaj z. Spiro per tu pergjigjur ne emer te greqise eshte nje budallellek i rradhes. Per me teper greqia eshte nje vend i konsoliduar demokratik europian dhe nqs do te egzistonin te tilla pakica qe thoni ju, nuk do ta kishin te veshtire per tu shprehur. Vec kesaj ka mosnjohje te thelle nga komentuesi lidhur me komunitetin musilman ne Greqi. Sipas marreveshjes greko turke te 1923 gjithe popullsia turke u shperngul nga greqia per ne Turqi (rreth 1 million vete) dhe 1.5 milion grke u shperngulen nga trojet mijevjecare te tyre ne brigjet e Azise se vogel.
Pra greqia jo vetem qe nuk i ka asnje borxh turqise por perkundrazi eshte historikisht e diskiminuar prej saj.

Dhe se fundi nuk besoj se te ashtuquajturat pakica ne greqi te kene autorizuar nje albanos per te mbrojutur interesat e tyre.
Stefaneli

Anonymous said...

pse te dogji komenti im ρε κυριε Stefaneli?

Anonymous said...

Cuditerisht shume e cuditshme me shqiptaret emigrante, ende nuk po behen nerez dhe jo me te integruar ne shoqerine evropiane. Pse? Sepse para se gjithash, kopjojne mendesite e memedheut Shqiperi, ku nje pjese ekstremistesh te nje shoqerie populiste te semure, pengon vetdeklarimin. Per emigrantet shqiptare qe nuk u bene kure qytetare evropiane ka dy rruge, o te behesh me dinjitet qytetar evropian ose mer plackat dhe ktheu mbrapsh dhe rregullo demokracine ne vendin tend. Shqiperia ka nevoje per ty dhe jo ti per Greqine.
Pos pse ore zoterinj, me pyeti njeri mua kur Enveri me radhiti ne 70% musluman? I pyeti njeri gjysherit tane kur Turqia i ktheu nga Aleksander ne Muhamet? Tani lerini qyteterat te vetdeklarohen. Them tani se rruga e shqiperise eshte percaktuar, Shihni sec behet ne Tirane, drejtimin ne dore e ka mare NATO dhe Evropa, bile edhe pa parlament fare. Por fajin e kane ato sacat satelitore qe jane lene te lire te livadhisin ne Greqi me flamuj qe valeviten me korbin e zi ne mes te Athines, kurse grekeve ne shqiperi u thone: Ikni nga keni ardhur se tokat jane tonat....". Tani nuk ka me o beni regjistrmimin me kerkesat e Evroput ose e percaktojme vete se sa jemi, deri atehere keni kohe te mendoheni, se paku per te ardhmen e femijeve tuaj se Alvania, akoma me mure do te mbetet per te pare evropen me po ate satelit qe shikoni tashti.

Lilo Labi

Anonymous said...

Replike...

Ardi Stefa, gazetar i “Tribuna”, Athinë

...Ndërsa për çështjen e kombësisë jam dakord, me kusht që ata që do të deklarojnë një kombësi tjetër, ta kenë atë të vërtetuar me dokumentet përkatëse.

Po ti Ardi qe je nga Zverneci, mos ke ndonje dokument qe te vertetoka se je grek? por ketu i thone alvani more djale, te kane hequr qe nga Divjaka e sotme dhe deri ne Narten tende qe ende te drejten per tu vetedeklaruar per 100 vjet aq sa ka ky palo shtet jete. Me fal por kush jane me te vjetra ne Alvania, kishat apo xhamite????
Ardhush, po koqe kanari ngele sic ke qene ne gjimnazzz.

Anonymous said...

Replike ne Nasen

Nase Jani, kryetar i klubit të shkrimtarëve “Drita”, Selanik

Më duket jashtë kohës dhe qytetarisë të kërkohet deklarimi i besimit fetar. Edhe sikur ta kishte gjithë Europa, ne nuk duhej ta kishim. Për sa i përket kombësisë, shqiptarët do i bien “kambanës” ku jetojnë e mbijetojnë. Do të jetë regjistrimi më i pavërtetë që mund të bëhet

Po do te marin doren ty evropi Nase, na qellofte rrufeja ne hale. Zoterote jetoke ne Selanik, ke firmosur po je vorio epiriot, me gishta dhe me pellembe dore dhe te njohin mire. Po ngeli regjistrimi dhe tek dora jote, mjere njerezimi se ku do te arije, te pagdhendur do te ngeleni tere jeten. Detyra jote eshte te vetedeklarohesh dhe kaq. Seshte e nevojshme ne se fjalet qe thua, te ndikojne tek te tjeret. Bishti i qenit bisht qeni ngelet.

Anonymous said...

Replike Gaz Kapllanit

As Gazi vete nuk e di sec cfare kerkon. Gjithe jeten ne Greqi, e ka kaluar me kontradita as edhe ai vete nuk i zgjidh dot. Ne Ballkan Gazi jetojnin ne fillim te shekullit te kaluar tre fe, muslumanet, Orthodokset dhe katoliket. Tani me thuaj ti zoterote, ku klasifikohesh ti ne kete rast? Do te me thuash jam ateist pasi Enveri na e hoqi fene, apo mos je ndonje kopil i Musolinit, Zogut apo i Enverit?

Anonymous said...

Shqiperia ka dyfish krize, politike dhe identiteti. Cfar shteti eshte ky....? E krijuan ne 1913 fuqite e medha, akoma se moren vesh se cfar pjell ky palo shtet?

akroqeravnos said...

Ju lutem komentuesve mos te shperdorojne lirine e shprehjes ne blog.Te mos kalojme ne epitete raciste. Keshtu tjeter eshte "shqiperia eshte ne krize", kjo shprehje permban measazhe analitike, kurse shprehja "palo shtet" tingellon e rende, perderisa ne jemi shtetas te ketij "palo shteti", le te luftojme ta bejme ate me te mire

Anonymous said...

degjojeni kete kenge dhe ju lutem ma perktheni pak nga greqishtja se nuk po e kuptoj dot...! Bajroni: Ne vdekje dhe ne dasma himaritet kendojne SHQIP"

http://www.youtube.com/watch?v=Ol9-8p3ngHw

Anonymous said...

Le te kundershtoje ndonje nga 150tshat e artikullin e meposhtem

Si Himara iu drejtua Elisabetës së Madhe
Në histori janë të rregjistruar tre sulltanë që kanë drejtuar inkursionet e tyre ndaj Himarës por pa mundur ta mposhtin. Duhet sqaruar se Himara e fillimit të historisë moderne, ishte pothuaj e shtrirë veç Bregdetit deri në Tepelenë dhe pak poshtë saj. Ishte kjo luftë që e bëri Himarën, që të ketë lidhje me Napolin, Republikën e Venedikut dhe më vonë Austro-Hungarinë, që kontrollonte Korfuzin dhe Ishujt Jonianë.

Himariotët: Kush jemi ne
Përshkrimi i Himarës që u rregjistrua nga Përfaqësuesit e saj për Qeverinë Rusë. Himarë më 1759
Arkivat Rusë katalogu 95/1, 1759 Zarfi 35, f 7-8 origjinali në italisht
Të dhëna për gjëndjen e forcave dhe vendodhjen e Himarës.
E njohur sot si Himara më popuj himariotë provinca është Epiri i lashtë perëndimor, i njohur edhe me emrin Kaoni më popujt Kaonë që u bënë të njohur prej Orakullit të Dodonës dhe për luftrat më fqinjët e tyre Mollosët.
Sot kufizohet me bregdetin Adriatik dhe Shqipërinë në Jug me detin Jon në lindje me Epirin lindor të pushtuar nga Turqit dhe në Veri me Thesalinë që e qarkon përreth. Që nga Kapo Lingueta dhe deri në Kështjellën e Butrintit ka shtrirje së gjati afërsisht 100 milia, ndërsa së gjëri nuk i kalon të 50 miljat. E gjithë krahina rrethohet veçanërisht prej Bregut të Detit dhe malet Akrokeraune të larta dhe të pakalueshme dhe për këtë arsye të gjitha përpjekjet e otomanëve për ta pushtuar mbetën edhe sot të pa frytshme. Populli është i gatshëm për luftë dhe në rast bashkimi të forcave tona do të mundeshim të nxirrnim në betejë 20.000 burra të aftë për të luftuar.
Nuk kanë të përmendur betejat e tyre sëbashku më të famshmin Piro dhe me të lavdishmin Skëndërbe histori që hyjnëzojnë guximin e tyre. Për tre shekuj më rradhë fuqi të ndryshme europiane përdorin shërbimet e tyre, ashtu sikundër edhe zvicerianët të gjithë i kanë nderuar armët e ushtarëve të tyre. Për sa zgjati lufta më Hollandën, Mbreti i Spanjës Filipi kishtë shumë prej tyre në këmbësorinë dhe kalorsinë e tij nën drejtimin e Gjeneralit tonë Gjergj Basta. Edhe në trazirat e Francës më 1591 -92 edhe në vitet e mëvonshëm shërbyen për Dukën e Parmës , Trashëgimtari i Fronit Spanjoll kishte po kështu ushtarët tanë. Përqatë luftës në Lombardi në 1635 dëri më 1636 u bë i njohur ushtaraku Zionopulo por edhe në Napoli në 1649 si dhe në Mesina më 1675 repartet tona ushtarakë u lavdëruan.
Në vitet e fundit e pikërisht më 1737 shefi i shtabit tonë Konti Don Strati Gjika formoi një repart ushtarak të cilin e emëroi si Reparti “Mbretor Maqedonas”, i cili shërbeu për Mbretin e dy Sicilive dhe më vonë u plotësua edhe me djemë të rinj të Kontit Karafa. Në luftën e tanishme në Itali ky batalion u zgjodh veçanërisht për operacionet në Velëtri më 1744.
Sinjoria e Venedikut duke kuptuar shpejt dhe duke njohur se në të shumtat e rasteve gadishmëria e forcave tona fqinjë më Korfuzin, është fitimprurëse për ta në luftë më Turkun i shpërblen familjet më të rëndësishme me pensione të veçanta me qëllim që të mbajë gjallë dëshirën e tyre për luftë dhe që të sigurojë për gjithmonë mundësinë e përqëndrimit ushtarak.
Morëm pjesë në luftën e Perandorisë së Shenjtë Romake kundër Venedikut më 1507, në Qipro më 1570 në betëjën e lavdishmë te Navpaktos më 1571 në Luftën e Kandias (Kretë. shën ynë) më 1644-1669 në pushtimin e Moresë më 1686 dhe në vite të tjera. Po kështu ishim atje për dorëzimin e saj (ka mundësi në More. shën ynë) si dhe në sulmin e Korfuzit më 1716.

Anonymous said...

vazhon artikulli

Më 1690 dërguam si agjent të fshehtë Gjeneralin Kornala për të asgjësuar flotën në Vlorë ( flota otomane. shënimi ynë) si dhe të Kështjellës së Kaninës, e cila u sulmua nga toka nën drejtimin e Kalorësit Nina teksa Flota Venedikasë e qëllontë kalanë nga deti më topa pa pushim.
Për bashkëpunimin me Venecianët, e cila atëhere ishte në marrëveshje me Perandorinë Ruse dhe atë Polakë më 1686 patëm pasoja të tmerrshme nga Bejlerbeu i Rumelisë, i cili në mes të dimrit sulmoi më ushtri të shumta për të na shfarosur por u detyrua të tërhiqej me humbje të shumta.
Më 1716 Kapudan Pasha (admirali i flotës turke- shënimi ynë)dhe Xhanum Hoxha përpara së të sulmojë Korfuzin vendosi të hakmerret me Himarën dhe në 24 Qershor zbriti nga anijët e tij me 30.000 ushtarë duke na sulmuar në Dhërmi. Mbas një betejë të tmerrshme dhe të rreptë u detyrua të urdhërojë ushtrinë të tërhiqet në anijë dhe u largua më humbje të mëdha drejt Korfuzit. Mbas kësaj ushtarët tanë shërbyen për një kohë të gjatë në anijet Venedikase, ku kishin rastë të shumta të betejave me flotën Otomane, si në betejën e Sviatogorit më 1717 apo edhe në raste të tjera. Akoma edhe sot një numër i madh prej tyre shërbejnë në Itali.
Të gjitha këto janë shembuj mbi trimërinë dhë lutrat tonë në shtetet europianë dhë si dëshmi kemi Medaljet e shumta të dorëzuara nga të lartpërmëndurit Mbretërit për shërbime të shkëlqyera.
Vlen të theksojmë së besimi ynë është ortodoksia, na udhëzon një Peshkop dhe shpirtërisht i jemi nënshtruar Patriarkut të Kostandinopojës.
Flasim gjuhën shqipe e njëjta gjuhë me Shqipërinë dhe më krahinën e Bosnjës. Në shumë fshatra të diturit dinë edhe greqisht ndërsa familjet e fisnikëve flasin edhe Italisht për arsye se shumë ushtarakë shërbëjnë në shumë shtete europianë ndërsa shumë të rinj mësojnë në shkollat fetarë të Padovës dhe Napolit.
Kuvendi ynë është demokratik dhe popullor. Gjëndja shoqërore nuk ndryshon shumë nga Malazëzët.

Pergatiti Auron Tare

Στην καταγεγραμμένη ιστορία είναι τρεις Σουλτάνων που τους οδήγησε σε άλματα σε Χειμάρρα αλλά αδύνατο να νικήσουμε. Yahoo θα πρέπει να διευκρινιστεί ότι η αρχή της σύγχρονης ιστορίας, αλλά ήταν τεντωμένα σχεδόν σε Tepelene παράκτιων και λιγότερο πίσω. Ήταν ο πόλεμος που έκανε Himarën, οι οποίοι έχουν δεσμούς με τη Νάπολη, τη Δημοκρατία της Βενετίας και αργότερα Αυστρο-Ουγγαρίας, η οποία ελέγχεται Κέρκυρα και Ιονίων Νήσων.

Himariotët: Ποιοι είμαστε
Χειμάρρα περιγραφή που καταγράφηκε από τους εκπροσώπους της προς την κυβέρνηση Ρώσους. Χειμάρρα για 1759
Αρχεία κατάλογό Ρώσοι 95 / 1, 1759 κονδυλίου 35, στ 7-8 στο ιταλικό πρωτότυπο
Πληροφορίες σχετικά με το καθεστώς των δυνάμεων και τη θέση της Χειμάρρας.
Γνωστή σήμερα ως άνθρωποι στο himariotë αρχαία επαρχία Ήπειρος είναι η Δυτική, επίσης, γνωστό με το όνομα Kaoni για Kaon ανθρώπους που έγινε γνωστό με το Dodonës μαντείο και πόλεμοι για τους γείτονές τους Mollosët.
Σήμερα ακτές της Αδριατικής και συνορεύει με την Αλβανία στο νότο με το Ιόνιο Πέλαγος στα ανατολικά με την Ανατολική Ήπειρος καταλήφθηκε από τους Τούρκους και στον Βορρά, με Thesalinë ότι qarkon περίπου. Δεδομένου Kapo και Lingueta να Κάστρο του Βουθρωτού έχει τη μεγαλύτερη έκταση περίπου 100 μίλια, ενώ δεν υπερβαίνει broadwise 50 μίλια. Όλες οι επαρχίες, κυρίως γύρω από την θάλασσα και την Ακτή Akrokeraune ψηλά βουνά και αδιαπέραστο και ως εκ τούτου όλες τις προσπάθειες για την κατάκτηση των Οθωμανών, επίσης, δεν ήταν αποτελεσματικά και σήμερα. Το έθνος είναι έτοιμη για πόλεμο και αν η ένωση των δυνάμεών μας θα είναι mundeshim nxirrnim μάχη κατά 20.000 άνδρες είναι σε θέση να πολεμήσει.