Monday, February 01, 2010

Kur historianet merren me sofizma....dhe eksportojne problemet shqiptare tek fqinjet

Iluzionet (Mashtrimet) e "profesorit":
1.Për mendimin tim situatën e ndërlikon fakti që Greqia është i vetmi ndër shtetet ballkanike që e ngatërron përkatësinë fetare me përkatësinë etnike.
2. Greqia gjithmonë ka përdorur formulën "çfarë është popullsi ortodokse, është popullsi greke" (sipas profesorit serbet orthodokse jane greke!!!).
3. sepse duke u njohur nënshtetësia greke, është e kushtëzuar edhe përkatësia etnike dhe fetare!!! (e rekomandojme profesorin qe te beje nje vizite njohese ne Greqi sepse me anakronizmt e tij ka nje perfytyrim te gabuar per shtetin grek).

| 01/02/2010 |Shekulli on line

Intervista/ Historiani Ajet Shahu (nuk)argumenton se perse nuk ka vlerë regjistrimi i popullsisë mbi bazë fetare dhe etike


Historianët janë disi skeptik, ndaj regjistrimi të popullsisë shqiptare mbi bazën elementit fetar dhe atij etnik.


Ajet Shahu, profesor i historisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në intervistën e dhënë për "Shekullin", shprehet se regjistrimi mbi baza të tilla do të sillte probleme. Prej tyre ai veçon prishjen e harmonisë që ekziston me komuniteteve fetare në vendin tonë.


Por sipas tij jo më pak probleme do të sillte edhe vendi fqinj Greqia, e cila ndoshta mund të keqinterpretoj rezultatet e regjistrimit dhe ti përdorë ato për të arritur synimet shekullore, ndaj jugut të Shqipërisë.


Profesor, mendoni se është besimi fetar është një kriter i vlefshëm, për regjistrimin e popullsisë?


Mendimi im është se feja është ideologji, feja është ide. Çështja e besimit është shumë private dhe nuk ka shume rëndësi që të bëhet publike. Rëndësi ka që të respektohet besimi.


Ai është e drejta më minimale që ka një qytetar, prandaj nuk e konsideroj si një kriter të vlefshëm për regjistrimin e popullsisë. Nuk besoj që ky të jetë një standard që kërkohet nga ndërkombëtarët.


Për mua, fakti që do të përdoret ky kriter, ndofta ka ndonjë domethënie që vjen nga marrëdhëniet që kemi tani me Greqinë. Kjo ndodh edhe për shkak, se ka marrë një përmasë shumë të madhe procesi i konvertimeve fetare, deri dhe etnike që kanë ndodhur, në këto vitet e fundit.


Kjo dukuri e bën të vështirë edhe faktin që është vendosur edhe kriteri fetar në procesin e regjistrimit. Për mendimin tim situatën e ndërlikon fakti që Greqia është i vetmi ndër shtetet ballkanike që e ngatërron përkatësinë fetare me përkatësinë etnike. Kjo gjë shprehë dhe një lloj frike tek qarqet intelektuale. Unë e shoh me dyshim se sa real do te jetë ky regjistrim.


Shumë njerëz mund të mos thonë të vërtetën në lidhje më përkatësinë fetare apo etninë. Si do të vërtetohet kjo?


Nuk ka rrugë tjetër veçse vetëdeklarimit. Dhe këtë deklarim do ta besojmë pasi nuk kemi rrugë tjetër. Besimi fetar është i lirë. Problemi është se kjo statistikë mund të keqinterpretohet ose mund të abuzohet më të.


P.sh. Greqia, historikisht e ka përdorur kriterin fetar, për objektivat e saj, për më tepër kriterin fetar e ka njësuar me kriterin etnik. Dhe historikisht me këtë argument ka luftuar edhe kufijtë e jugut për të shtrirë territorin e saj. Greqia gjithmonë ka përdorur formulën "çfarë është popullsi ortodokse, është popullsi greke".


Nëse hyjmë pak në histori, gjenocidi Çam ka në themel përkatësinë fetare sepse pjesa çame ishte dominuese në numër ndaj asaj myslimane. Dhe duke qenë se grekë mendonin se myslimanet janë turq, dhe ortodoksët janë grekë, bënë edhe atë shkëmbimin në emër të fesë. Duhet të them se patën goxha sukses, u arritën marrëveshje ndërkombëtare që e legalizuan këtë lëvizje të grekëve.


Po brenda Shqipërisë a do të ketë pasoja?

Mendoj se do të ketë një lloj konflikti mes komuniteteve fetare. Do të cënoj paksa harmoninë dhe tolerancën fetare që kemi, do ti japë një plasaritje.


Pavarësisht se cili do të jetë rezultati i këtij procesi regjistrimi me bazë fetare, do të ketë një lloj pakënaqësie midis komuniteteve fetare në lidhje me manipulimet e mundshme që ata mund ti adresojnë njëri-tjetrit. Kjo më bën që të jem shumë dyshues në rezultatin e këtij procesi sepse përveçse faktit që do të abuzohet politikisht do të abuzohet edhe nga pikëpamja e tolerancës fetare.


Duke pasur parasysh që perëndimi, shpesh identifikohet me fenë e krishterë çfarë do të ndodhë në rast se në fund të regjistrimit ne do të rezultojmë një popull me shumicë myslimane?


Ndoshta do të prishet paksa imazhi ynë. Por mund të them se do të ndodhë e kundërta. Në emër të kësaj ndoshta do të cënohet liria fetar islame. Presioni i feve të reja, i feve që vijnë nga bota pjesë e të cilës duam të bëhemi, në këtë rast do ta ngushtojë paksa rrethin.


Feja e krishterë tashmë është në avantazh. Prirja është që edhe myslimanët të kthehen në të krishterë. Do të ndodhë një plasaritje mes marrëdhënieve të komuniteteve fetare për shkak se qytetarët myslimanë, mund thonë se kjo u bë për të ndryshuar besimin e tyre.


Historia tregon se më shumë se një herë shteti Grek ka synuar jugun e Shqipërisë. Ditëve të sotme ka një debat të madh në lidhje me marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Mendoni se rezultatet e këtij regjistrimi me bazë fetare mund të keqinterpretohen nga Greqia?


Statistikat tregojnë se pas vitit 1945, popullsia me përkatësi islame në vendin tonë ishte rreth 70% , pjesa tjetër ishte e krishterë. Katolikë llogariteshin rreth 10% dhe pjesa e mbetur ishin ortodoksë. Problemi i përkatësisë fetare ka qenë shumë i theksuar gjatë viteve 20 të shekullit të kaluar.


Që kur u krijua edhe shteti shqiptar ne kemi një luftë shumë të ashpër për të përcaktuar kufijtë. Në atë kohë kufijtë shqiptarë më shumë u ndrydhën nga fakti se Greqia bënte presion dhe thoshte, kjo popullsi është edhe ortodokse edhe flet greqisht.


Dhe Çamëria më pas u fut në territoret greke. Kjo është një përvojë e hidhur e cila është akoma e freskët. Shqiptarët ende tremben, se mos kjo është një mënyrë e re për të sjellë një ndrydhje të mëtejshme të etnisë shqiptare. Precedenti është ky.


Ne vijmë me një përvojë historike të hidhur ku janë ngatërruar përkatësitë, qëllimisht janë ngatërruar për të përmbushur qëllimet e tyre grekët. Edhe marrëveshja detarë nuk ka se si të mos përafrohet me këtë fenomen. Këto precedentë na frikësojnë. Sidomos ky lloj regjistrimi çon në ndrydhjen etnike të shqiptarëve.


Në Greqi ka emigruar një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh. Si mendoni se do të deklarohen ata?

Një pjesë e madhe e qytetarëve që kanë emigruar në Greqi kanë marrë nënshtetësinë, këta sigurisht që do të deklarojnë si etni, etninë greke.


Për këtë dukuri kam një lloj kundërshtie, përkatësia fetare nuk duhet të përdoret si kriter në regjistrimin e popullsisë. Para pak kohësh Kryeministri grek vendosi se do t'u njihte shtetësinë greke të gjithë fëmijëve të emigrantëve që kishin lindur në Greqi.


Kjo është një gjë shumë pozitive, por ka dhe pasoja negative për ne, sepse duke u njohur nënshtetësia greke, është e kushtëzuar edhe përkatësia etnike dhe fetare. Grekët e kanë të përcaktuar në kushtetutë përkatësinë fetare dhe etnike. Ndërsa në vendin tonë është hequr që në vitin 1967 përkatësia fetare nga mjetet e identitetit.

******************

3 comments:

Anonymous said...

Stefanel, jam nga Lukovo une, ca gjera do ti them. Me piete per palo shtetin, te vjen ste vjen mire ate kemi "gezuar" pa deshiren tone. Por kur tani ka ardhur koha qe evropi ta thote vete se Shqiperia po deshton dhe se ka krizen me te thelle politike" ahere, vajti kjo pune. Ai zontia qe shkruan lart, eshte islamik dhe shtypi shqiptar do ti hape drite per te shkrojtur, shikoje asnje se njeh dhe e bejne profesor.
Por e rendesihymja eshte se nuk i pyet njeri tani. po duan evropen do tehet si thone ata, perndryshie sopaten e kane gadi tja vene letij p[alo shteti.

Anonymous said...

I dashur lukoviot (me fal se nuk ju a di emrin, por ver te shkreten qofte edhe nje pseudonim-ketu rendesi kane idete dhe jo emrat), por verejtjen per tu frenuar me shprehje te tilla si "palo shtet"etj nuk e kam bere une por moderatoti i blogut, akroqeravnos.
Megjithate ne nje fare mase edhe une mendoj se ne si himarjote (edhe lukova eshte pjese e himares te pakten deri ne 1912), duhet te tregojme superioritetin tone ne kulture, informacion dhe edukate.
Te fala
stefaneli

Anonymous said...

Stefanel, keshtu i do mushka drute xhano, hap gazetat dhe bllogjet shqiptare, te mesosh, nuk lene gje pa thene, madje te detyrojne me zor te behesh musluman. POr kjo nuk durohet. Ne laberi kane kthyer emrat me zorr nga Gjendja civile (ne emer te strategjise kombetare) i kane vene nga nje "AJ" nga pas psh, politikanet Ferdinant Xhaferri eshte bere Xhaferaj, Zabit Broka eshte bere Brokaj,Fatmir Xhafa eshte bere Fatmir Xhafaj, kerkuan edhe mua te ma benin nga Sotiri ne Sotiraj por e kapi babai dhe beri gjemen ne gjendjen civile, kurse per ata qe jetojne ne Greqi thone pastaj i kane nderuar me detyrim, ec dhe gjeje kete i dashur. Na pa na grepithi to diavolo krato...

Vangjo