Qe kur e verteta mbi gjendjen demografike do sjellka shtremberimin e se vertetes!!!!
Regjistrimi etniko-fetar, ekspertët: Sjell shtrembërim të së vërtetës
TIRANE- Historianë e ekspertë të mbledhur bashkë në një tryezë për regjistrimin e popullsisë kanë deklaruar se regjistrimi i ri mbi bazën e përkatësisë fetare, jo vetëm nuk i shërben të vërtetës por mund të sjellë shtrembërim të saj.
Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, historiani Pëllumb Xhufi dhe staticientja Milva Ikonomi janë shprehur kundër këtij regjistrimi në takimin e sotëm, duke sjellë secili argumentet e tyre.
"Një regjistrim i tillë mbi bazën e përkatësisë fetare, jo vetëm që nuk do t'i shërbejë së vërtetës, po mund ta dëmtojë atë dhe mund të krijojë shqetësime brenda shoqërisë shqiptare dhe në marrëdhëniet e shoqërisë me vendet fqinje", - tha Meidani në fjalën e tij.
Sipas historianit Pëllumb Xhufi një nismë e tillë bie ndesh me Kushtetutën. Duke bërë një paralelizëm me Paktin Detar me Greqinë, Xhufi ka thënë se edhe regjistrimi i ri, nëse dërgohet në Kushtetuese, do të rrëzohet njësoj si marrëveshja e ujërave......
No comments:
Post a Comment