Wednesday, March 10, 2010

Prokuroria: 10 mln lekë gjobë, Neranxit

TIRANË - Është zhvilluar sot seanca gjyqësore në ngarkim të biznesmenit dhe ish-deputetit të LSI-së, Nikollaq Neranxi. Ai akuzohet për kontrabandë dhe për këtë akuzë prokuroria ka kërkuar të gjobitet me 10 milione lekë.


Sipas pretencës, Neranxi rezulton të jetë i implikuar në 21 raste kontrabande mallrash nga Greqia në Shqiperi. "Nga viti 2001 deri në gusht 2004, Neranxi ka kaluar mallra të ndryshëm kontrabande; si kaseta, albume fotografike, CD apo filma fotografike", tha prokurori në sallën e gjyqit.


Ka qenë dogana greke ajo që ka hapur një hetim ndaj shoqerise greke "Sacofot" dhe më pas u kërkua edhe bashkepunimi i doganave shqiptare. Gjatë verifikimeve doli se në 21 raste, malli i saj ka hyrë në Shqiperi pa u zhdoganuar dhe këtu rezoltoi i përfshirë biznesmeni shqiptar, Nikollaq Neranxi.


Çështja e Neranxit është zvarritur edhe për shkak se ai ka qenë person me imunitet. Prokuroria e Përgjithshme vitin që kaloi i kërkoi Kuvendit imunitetin e deputetit Neranxi. Pas heqjes së imunitetit nisën edhe hetimet. Në këtë proces gjyqësor, Neranxi ka zgjedhur avokat mbrojtës, ish-kryeprokurorin, Theodhori Sollaku. Gjykata caktoi seancën e radhës javën e ardhshme, ku do të thotë fjalën e vet pala mbrojëse.


Gazeta Shekulli.

1 comment:

Ερμής said...

Geia sas magkes Boreiohpeirwtes!!!!


http://diaforetikimatia.blogspot.com

Ayto einai to blog mou. Milaw gia polla themata kai gia themata tis meionotitas!!! episkefthite to