Shenim: komenti i meposhtem eshte shkeputur nga gazeta shekulli, http://www.shekulli.com.al/2010/04/15/thirrjet-antishqiptare-ismail-kadare-anulon-viziten-ne-greqi.html
Thirrjet-antishqiptare-ismail-kadare-anulon-viziten-ne-greqi (Shekulli)
Veprimi i Kadarese shpreh me shume deshiren per protagonizem se sa nje veprim te matur, (ne mos te shemtuar) duke e kufizuar veten e tij ne konfliktin nacional ballkanik megjithe pretendimet qe ai eshte dicka larg ketij rrethi vicios. Shkrimtaret jane te dashur per popujt ne se ata i respektojne ata. Ne leksionin qe do te jepte Kadareja ne Megaro musiqis do shenonte ate qe nuk e shohin dot nacionalistet e te dy paleve: kultura i afron popujt dhe me siguri leksionin e tij Kadare do ta jepte per popullin grek e madje dhe ate shqiptar (besoj se gjysma e salles do te mbushej me emigrante). Drejtesia greke i ka ne ndjekje penale personat e incidentit, pra politika shteterore eshte dicka e ndryshme nga ajo e segmenteve te caktuara. Kurse deputete shqiptare grisen flamurin grek dhe Kadare hedh benzine ne zjarrin e urejtjes nacionaliste !!!
1 comment:
Kadare ne jenar te 2007 tregoi se nuk respektonte nje lufte 17 vjecare te Greqise kunder vjedhjes se emrave greke nga sllavet e jugut te cilet e quajne veten maqedonas duke e quajtur FYROM-in Maqedoni ne sallen e takimit. Pas tre vitesh Kadare rezulton shume i ndjeshem per "ofendimin" qe ju be shqiptareve. Sipas mendimit tim, Megaro musiki nuk duhej ta kishte ftuar fare Kadarene i cili fatkeqesisht eshte pjese e tensioneveve nacionaliste. Shendoshe manastiri pa kallojere ka plot!!!. Megaro musikis eshte salla ku kane dhene leksione shume nobeliste te te gjitha fushave dhe artiste te shquar boterore. Pa leksionin e Kadarese as i ulet as i shtohet ndonje vlere e madhe.
nga Shekulli 28 janar 2007:
[Pritja e Kadaresë në Athinë për botimin e dy librave të tij, ka qenë e ngrohtë. Salla ku ai mbajti një fjalim të shkurtër dhe iu përgjigj pyetjeve gjatë prezantimit të botimeve, ishte mbushur plot. Nga fundi i fjalimit, ka ndodhur dhe një episod disi i pashpjegueshëm. Kryetari i Bashkisë së Athinës, është larguar nga salla pa mbaruar ceremonia. Disa nga të pranishmit e lidhën këtë me një pjesë të fjalimit të Kadaresë, ku ai po fliste për hyrjen e vendeve të Ballkanit në BE. Në këtë pjesë të fjalës së tij, Kadare shqiptoi "Maqedonia". Qëndrimi zyrtar grek lidhur me çështjen e Maqedonisë, është i njohur. Ata nuk e njohin Maqedoninë me këtë emër, por me termin FYROM dhe kanë propozuar që Maqedonia të ketë emrin Shkup, ose një alternativë tjetër, por jo Maqedoni (një krahinë greke ka të njëjtin emër dhe debate lidhet me figurën e Aleksandrit të Madh). Debati për emrin mes Athinës dhe Shkupit, është acaruar pasi autoritetet maqedone i vunë emrin e Aleksandrit të madh, Aeroportit të Shkupit. Dëgjova një nga të pranishmit, i cili pasi shoqëroi me sy daljen e Kryebashkiakut nga salla, tha: "Mirë e bëri, Kadare duhet ta dinte këtë çështje…!". Sidoqoftë, si rrallëherë në raste të tilla, shtypi grek nuk kishte asnjë deklarim sulmues që lidhej me këtë pjesë të fjalimit të shkrimtarit tonë. ]
Stefani
Post a Comment