Tuesday, May 18, 2010

Shqiperia, i vetmi vend ku diktatoret vdesin nga pleqeria.

Tashme historia ka dhene fakte qe te gjithe dikatoret qe kane sunduar ne Shqiperi, kane pasur nje vdekje natyrore. Duke filluar qe nga Zogu qe erdhi ne pushtet me nje grusht shteti e duke ecur neper vitet e mevoneshme me Enver Hoxhen qe sundoi per 41 vite me radhe duke vrare e duke prere. Po ashtu edhe pasuesit e ketij te fundit, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia qe ende jane ne jete, po vertetojne me se miri kete teoreme, pra jane aty mes shqiptareve duke pritur momentin e tyre te vdekjes natyrore.

Hitleri vrau veten pak para se te binte ne duart e ruseve apo amerikaneve. Musolini u pushkatua nga partizanet italiane pak para se anglezet ta mernin ne dorezim. Cauçesku u pushkatua bashke me te shoqen pak para se revolucioni antikomunist te kalonte perfundimisht vendin ne demokracine e sotme. Eshte per tu vene re se te tre keta popuj qe kane pasur ne udheheqjen e tyre keta diktatore, jane popuj qe sot jane antare te bashkimit europian, madje eshte interesant fakti qe fuqia dhe perparimi i tyre ne kete bashkim, ndjek radhen e vdekjes se ketyre diktatoreve. Gjermania eshte vendi me i fuqishem ekonomik dhe me demokraci te plote. Italia ku lideri i saj fashist u pushkatua vetem dy dite pas vetevrasjes se Hitlerit, po ashtu mbetet nje nga fuqite e medha ekonomike te bashkimit dhe me demokraci te konsoliduar. Nderkohe qe edhe Rumania, qe ndoshta ka pasur nje rjedhe historike pak me te ngjajshme me Shqiperine, tanime eshte nje vend i bashkimit europian me ekonomi modeste po stabel dhe me demokraci gjithnje e me te konsoliduar.

Ne shqiperi ndodh ndryshe persa i perket diktatoreve. Faza fillestare e ngjitjes se tyre ne pushtet, eshte gati e ngjajshme me ato te vendeve te tjera. Dhe s’mund te jete ndryshe. Diktatoret kane dy menyra per te ardhur ne pushtet. E para eshte ajo e dhunes fillestare duke u pasuar me vone nga nje drejtim shteti me soft dhe me reforma gati te thella, si per tu mbushur mendjen masave qe jane aty per ata. Kjo eshte nje pike shume e rendesishme per cilindo qe kerkon te mbaje pushtetin gjate, pasi te gjithe e kane te qarte se pa perkrahjen e massave, nuk e kane te gjate. Ky eshte shembulli konkret i ardhjes ne pushtet me grusht shteti dhe qeverisja ne emer te reformave dhe ligjit. Menyra e dyte eshte ajo ku dikatoret paraqiten si nje etalon enderrash dhe aspiratash, qe gati gjithnje jane te nje banaliteti shembullor per te mos qene te verteta dhe ne te gjithe rastet, keto enderra dhe aspirata i perkasin klases me te madhe, me te varfer dhe me te shtypur popullore. Pra ne gjenezen e tyre, diktatoret nuk eshte se shkelqejne per fantazi idesh po thjesht perdorin me se miri momentin per ti kerkuar qorrit nese do sy apo jo? E pra ne keto rethana, eshte shume e thjeshte te marresh henen ne duar dhe tia dhurosh dikujt.

Gati njesoj eshte eshe faza kur dikatoret fillojne te perqendrojne gjithnje e me shume pushtetin ne duart e tyre duke eliminuar pa asnje lloj morali te gjithe ata qe mund ti behen pengese ne nje te ardhme, pa bere dallim midis miqsh e shokesh si nje konkurrence per te nesermen dhe kundershtare te momentit si nje rrezik akut dhe i menjehershem.

Le te kthehemi tek Shqiperia. Karakteristikat e realitetit shqiptar ne kohen kur kane ardhe ne pushtet diktatoret e saje, kane qene ideale. Ne kohen e grushtit te shtetit te Zogut, qeveria demokratike ishte e dobet dhe e pafuqishme per ti dhene drejtim nje vendi si shqiperia, me nje varferi ekstreme, me mentalitet tribal, me etni e besime fetare qe qendronin aq larg njeri tjetrit ne kulture e mentalitet, saqe nuk mjaftonte thjesht nje perfaqesim i barabarte elementesh ne parlament per ti mbledhur bashke e per ti quajtur shtet. Tereni ishte aq fertil saqe do te mjaftonin dhjete veta te armatosur per te bere nje grusht shteti e per te mare ne dore qeverisjen e nje vendi qe realisht nuk ekzistonte. Dhe kete moment, kush me mire se nje ushtarak ne qeveri mund ta shfrytezonte? Natyrisht qe nje diktator allashqiptarçe, eshte gjithnje nje diktator me i rendomte se nje kapobande lagjesh dhe do te mjaftonte nje pushke italiane qe te linte vendin duke u larguar me gjithçka mund te merte. Pra ky diktator s’mund te vdiste si pasoje e luftes. Po ky diktator nuk vdiq as si pasoje e te keqijave qe i kishte bere vendit te vet. Ky dikator nuk vdiq as si pasoje e kundershtareve te tij politike qe menyra qe kishin gjetur per ta luftuar, ishte me vjersha dhe poezi ne ezil, duke treguar veten jo si burra shteti, po thjesht si “homosexuale politike”(nuk dua te offendoje kategorine ketu, po sinqerisht per dike qe i shkruan vjersha te tipit “sa i keq qe je” atij qe i ka mare pushtetin me dhune, nuk me vjen term tjeter per ta pershkruar) .

Zogu do te vdiste nga nje semundje natyrale ne moshen 65 vjeç në spitalin “Foch”, në periferi të qytetit Suresnes, pasi kishte bere jeten ashtu siç kishte dashur dhe duke lene pas edhe personin qe sot bredh rrugeve te Tiranes si “mbret”dhe gezon pronat qe pervetesoi i ati gati 80 vjet me pare.

Shqiperia e masakruar e pasluftes, ishte pak me shume se Shqiperia e kohes se Zogut dhe kjo “pak me shume”, i referohet me teper nje ndryshimi qe kishte ndodhur ne gjithe boten(pasi fundi i nje lufte boterore ka efekt ne te gjitha vendet qe preken prej saj) se sa nje faktori te brendshem. Varferia ishte po ajo. Injoranca gjithashtu. Perçarjet etnike dhe fetare ishin ndoshta disi sheshuar si pasoje e luftes, nderkohe qe ideologjia komuniste kishte filluar te perhapej me shpejtesi. Diktatori i dyte ne historine shqiptare, Enver Hoxha diti ta shfrytezonte kete moment, per te filluar karieren e tij prej diktatori pikerisht duke perdorur metoden e dyte te mundshme per ardhjen ne pushtet te nje diktatori. Ai u premtoi toke te pa-tokeve dhe ua dha per tua mare serisht me vone. Ai u premtoi mireqenie te keq-qeneve dhe te gjithe e dime qe nje femije qe s’ka asgje e ben te lumtur dhe me nje karamele, po edhe kete karamele, nuk do tua linte ta lepinin me shume se dy here. Ai u premtoi shkolle te pashkolleve, por shkollimin e tyre njerezit nuk do te mund ta perdornin per te mirat e tyre materiale po thjesht dhe vetem ne fuknksion te diktatorit dhe ai do ti çonte ata te zbraznin dijet e tyre ne vendin qe donte ai dhe ne kohen qe donte ai. Ai u premtoi shume e shume gjera, duke dhene e mosdhene, per ti lene keta njerez pas vdekjes se tij ne 1985, ne mizerjen e tyre te plote shpirterore dhe ekonomike. Enver Hoxha ashtu si edhe Zogu, nuk vdiq nga lufta se ai luften e propagandonte por per ta bere e bente ne rastin me te mire ne kenget qe poetet, kompozitoret dhe kengetaret e tij i thurrnin e ku ai me shpate ne dore vriste armiqte e popullit. Ai nuk vdiq as nga kundershtaret e tij politike sepse keta te fundit i eliminoi njeri pas tjetrit. Enver Hoxha nuk vdiq as nga populli i tij qe e kishte poshteruar ne nje mase qe historia e deritanishme ka vertetuar se vetem shiqptaret kane mundur te mbajne mbi shpatulla pa reaguar. Ashtu si edhe diktaori i tij paraardhes, Enver Hoxha vdiq ne spitalin me te mire qe kishte vendi, i rrethuar nga gjithe te dashurit e tij nga nje semundje natyrale dhe po ashtu si edhe paraardhesi i tij, ai la pas femije te cilet bredhin rrugeve te Tiranes si “vip-sa” duke shijuar gjithçka babai i tyre i grabiti ketij vendi per 40 vjet me radhe.

Situata e pasvdekjes se diktatorit Enver Hoxha, u shfrytezua nga diktatori i radhes Ramiz Alia. Ky e kishte shume me te lehte ti jepte diktat shqiptareve se i gjeti keta te pregatitur prej vitesh ta mernin diktatin. Ky nuk pertoi aspak tua jepte per plote tete vjete te tjera duke perdorur as me shume e as me pak te njejtat menyra qe paraardhesi i tij ia kishte lene te servirura ne pjate argjendi. Ky diktator eshte ende gjalle, po nese dikush mund te mendoje se eshte i ndjekur nga shqiperia dhe i kerkuar nga gjykatat nderkombetare ashtu siç do te ishte e udhes per çdo diktator, gabon rende. Ky diktator bredh rrugeve te Tiranes si “super-vip” duke dhene intervista majtas e djathtas e duke shijuar gjithçka mundi ne tete vjetet e shkurtra te sundimit te tij ti grabiste popullit te vet.

Ne fund te vitit 91, atehere kur vetem Shqiperia kishte mbetur ende nen diktaturen komuniste ne mbare europen dhe kur nuk kishte me perendi te mbante me ne kete kontinent kete fare te keqe, terreni ishte fertil per nje rotacion diktatoresh. Ne kinemane e lagjes “Partizani” te qytetit te Vlores, i ndjeri Gramoz Pashko, i pritur me ulerima, klithma e vershellima(sepse mund tiu duket e çuditshme po shqiptaret jane te vetmet qenie qe ndryshe nga resti i botes qe vershellimen e perdor per te shprehur mosmirenjojtje, keta e prdorin per te shprehur admirim) du t’iu drejtohej vershellyesve me kete fjalim “ekzistojne dy menyra per ta bere Shqiperine si gjithe europa. E para eshte gradualisht dhe me nje ekonomi tregu te kontrolluar. E dyta eshte ajo qe quhet “terapia e shockut” dhe qe na çon menjehere ne Europe. Ju cilen doni?”. Nje qehtesi e pazakonte pushtoi gjithe kinemane. Aty, njerezit fjalen “terapi” dhe fjalen “shock” nuk i kishin degjuar ndonjehere as te ndara dhe jo me ne nje togfjalesh te vetem. Natyrisht qe ky togfjalesh ishte pak me shume se arabisht per ta. Qetesine e thyen nje djale ne rreshtin e pare qe thote “ate me te shpejten!!!” dhe ulerimat, klithjet dhe vershellimat nuk kishte me perendi ti ndalonte, thua sikur dilema shekspiriane “te jesh a mos te jesh? ” apo ajo darviniane “kush ka lindur ne pare pula apo veza?” te kishin mare zgjidhje perfundimtare nga keto fjale.

Ky ishte realiteti shqiptar i fillimit te viteve 90 realitet qe dikatori i radhes Sali Berisha do ta shfrytezonte shume lehte per te filluar te ngjiste shkallet e para drejt diktatures se vet. Nje popull tejet i varfer, nje popull super injorant, ku inteligjenca perbehej nga nje kaste njerezish ose thellesisht te kompromentuar nga regjimi ose thellesisht te raskapitur nga po ky sistem, do te perbenin nje terren super te pershtatshem per Sali Berishen i cili jo me vone se 5 vjet, do ti shkaktonte Shqiperise aq te vrare e te vdekur sa regjimi diktatorial i paraardhesit te vet nuk kishte arritur ti shkaktonte ne 40 vjet. Por çfare pesoi Sali Berisha nga kjo gje? E vrane? E ndoqen ne exil? E denuan ne Hage? E denuan ne Shqiperi? Pergjigja e te gjitha ketyre pyetjeve, eshte vula perfundimtare qe nje popull i ve pabythesise se vet. Sali Berisha u denua vetem me 8 vjet opozite!!! Dhe menjehere pas mbarimit te ketij “denimi” Sali Berisha u kthye si sundimtar brilant. Madje me ngritje ne detyre, pasi e la si president dhe e rinisi si kryeminister, qe per nje republike parlamentare eshte shume me teper se presidenti.

Sali Berisha eshte arkitekti i diktatures se koheve moderne. Ai nuk ka frike nga asgje sepse ka fatin te sundoje nje popull te pabythe, nje pupull ku injoranca eshte kthyer ne trashegimni kulturore, ku inteligjenca eshte e virusuar qe ne lindje, nje vend ku gazetaret kane tre specializime, ose te majte ose te djathte dhe ata qe e kane keq punen si me te majten ashtu edhe me te djathten quhen atdhetare. Femijet e Sali Berishes kane pasuri qe edhe Bill Gates do tua kishte ziline dhe gjithçka mbi supet e vete shqiptareve. Sali Berisha eshte “fatlumi” i radhes sepse eshte me te vertete nje fat i papare te besh diktatorin ne Shqiperi, vendi ku diktatoret kane vdekje natyrale duke lene pas femije VIP-sa, per te gezuar pasuri perrallore.


Edvin Kyritsis

4 comments:

Anonymous said...

Shkrim i mire Qirici. Edhe pse shpesh jam gjendur ne oponence mendimesh me ty per tema te tjera, nuk mund te mohoj qe ke bere nje analize te mire ne kete teme.

Piluri

Anonymous said...

bravo Kyritci,
stavros

Anonymous said...

po po bravo.kete pyetje po ja bej te gjithe njerezve qe njoh.sa e pashe kete lajme mu duk sikur e kisha ber vet..te lumte zoti kiritci

Anonymous said...

arikull interesant...nuk mund te ishte ndryshe duke patur parasysh temen e penen, po nje verejtje kam per parashkruesit....shkruajini mbiemrin mire ketij mavrise... :)