Monday, July 26, 2010

Arumunet: Dr. Nistor Bardu against Thede Kahl , anthropologist at Munster University

Εθνοπολιτισμικές προσεγγίσεις μιας βαλκανικής πραγματικότητας


ISBN: 978-960-8087-82-8, ΣΕΛ.370,ΤΙΜΗ 25,00 €

Παρουσίαση βιβλίου: Thede Kahl - Για την ταυτότητα των ΒλάχωνΗ πρώτη σύγχρονη επιστημονική προσέγγιση των Βλάχων, δηλαδή των Αρμάνων. Μια μελέτη που αποτυπώνει τη βαλκανική διάσταση του μικρού αλλά διακριτού αυτού λαού, και δεν τον αντιμετωπίζει μόνο ως μια ακόμη μειονότητα στο πλαίσιο του ελληνικού κράτους. Παρακολουθεί τη δημιουργία της εθνοτικής του ιδιοπροσωπείας, της γλώσσας και του πολιτισμού του, μέσα στο χρόνο και μέσα στις διεργασίες εθνογένεσης των Βαλκανίων. Αποτυπώνει τις μετακινήσεις του βλάχικου πληθυσμού πάνω στον χάρτη της περιοχής και την ένταξή του στα εθνικά κράτη.

Ξεκινώντας από την οροσειρά της Πίνδου, ο συγγραφέας συναντά και καταγράφει τους σημερινούς Βλάχους, όχι μόνο στην Ελλάδα αλλά και την Αλβανία, την Π.Γ.Δ.Μ, τη Βουλγαρία, τη Ρουμανία και την Τουρκία. Η καταγραφή του είναι εξαντλητική, χωριό προς χωριό, μαχαλά προς μαχαλά, τραγούδι προς τραγούδι, χορό προς χορό, ώστε να δημιουργήσει μια σύνθετη επιστημονική αφήγηση, που φωτίζει απ’ όλες τις απόψεις τη ζωή και τη φυσιογνωμία, το παρελθόν και το παρόν, του βαλκανικού αυτού λαού.

Ο Thede Kahl (Θεόδωρος Καλ), καθηγητής ανθρωπογεωγραφίας στο Πανεπιστήμιο του Munster και διευθυντής επιστημονικών προγραμμάτων στο Ινστιτούτο Ερευνών Ανατολικής Ευρώπης της Βιέννης, από το 2007 είναι μόνιμος ερευνητής Βαλκανιολογίας στην Αυστριακή Ακαδημία Επιστημών. Έχει γράψει άρθρα και βιβλία για τους Βλάχους και άλλες εθνοτικές ομάδες στα Βαλκάνια, και εξέδωσε έναν τόμο με Ηπειρώτικα Παραμύθια. Μιλά ελληνικά και άλλες βαλκανικές γλώσσες.
Μετάφραση: Στέφανος Μπουλασίκης


AMICUS THEDE KAHL, SED MAGIS AMICA VERITAS

26/07/2010

Dr. Nistor Bardu

(Miku Thede Kahl, kryemikesha e vërtetë)

Duke filluar nga vitet 1990 dhe deri tani, specialistët rumunë në rumanitetin oriental, historinë e gjuhës rumune, dialektet rumune jug-danubiane, i kanë parë me simpati studimet dhe kërkimet e një hulumtuesi austriak më të ri, Thede Kahl (lindur më 1971), studime për rumanitetin oriental, në përgjithësi dhe arumunëve në veçanti. Thede Kahl i ka vizituar arumunët si në shtetet ballkanike të sotme, ku janë autoktonë, ashtu edhe në Rumani, ku erdhën në grupe të mëdha në periudhën interbelike.

Në ndërmarrjet e tij shkencore, Thede Kahl ka si model, romanistin dhe balkanologun e madh gjerman, Gustav Weigand, të cilit i ka admiruar objektivitetin shkencor, me të cilin ai ka parë realitetin etno-gjuhësor ballkanik.

Observimet neutrale të Weigand kanë ngritur në kohën e tyre (fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX), reaksione kritike të disa përfaqësuesve të rretheve të ndryshme nacionaliste, nga vendet e studiuara. Pikërisht për këtë arsye, në ditët e sotme, Thede Kahl, i cili u përball me të njëjtin nacionalizëm absurd në kohën e studimeve për arumunët e gadishullit, ndien nevojën të ruajë z. Weigand (në studimin Gustav Weigand – rreth vështirësisë së një kuptimi në botën greke) dhe të tregojë që, objektivizmi i përfundimeve shkencore, nuk duhet bërë në asnjë mënyrë, shkak për ndërhyrje politike dhe nacionalist-shoviniste.

Duke njohur këtë realitet, na ka befasuar një intervistë dhënë gazetares Aida Cama, në redaksionin shqip të radio “Deutsche Welle”, në të cilën. vetë z. Thede Kahl largohet nga neutraliteti specifik i një shkencëtari, për të marrë një pozicion vlerësimi, kontradiktore për sa u përket marrëdhënieve historiko-gjuhësore midis (dako)rumunët, në veri të Danubit dhe folësit e dialekteve rumune në pjesën jugore të Danubit (arumunët, meglonorumunët dhe istrorumunët):

- Në përgjithësi, rumanistët konsiderojnë, prej një kohe të gjatë, që gjuha rumune, në ndërtimin e saj historik ka 4 dialekte: dako-rumune, arumune, meglenorumune dhe istorumune. Edhe pse pranon se nga këndvështrimi gjuhësor rrënjët e rumanishtes, arumunes, meglenorumunes dhe istorumunes janë të njëjta, Thede Kahl thotë se, për shkak të ndarjes nga trungu i përbashkët dhe evolucionit të tyre të ndarë për një kohë prej 1000 vjetësh, midis dialektit të gjuhës rumune të folur në veri të Danubit dhe dialekteve të folura në jug të Danubit, janë prodhuar diferenca të mëdha, të cilat nuk e mundësojnë kuptimin midis tyre, të folësve të këtyre dialekteve dhe si konkluzion këto dialekte janë gjuhë të ndryshme nga gjuha rumune. E kundërshtojmë duke i treguar së pari, se në majin e vitit 2007, anëtarët e një grupi arumunësh moskopoleni nga Shqipëria, të cilët erdhën në Rumani për të marrë pjesë në një festival folklorik, duke dëgjuar rumanishten standarde, patën kuptimin e komunitetit gjuhësor si në vijim: Ia iu area limba noastra “shiko ku ishte gjuha jonë”, thanë disa prej tyre. Në të njëjtën mënyrë anëtarët e grupit istrorumun, në të njëjtin manifestim kulturor, u kuptuan dhe ata, sigurisht me disa probleme, me dakorumunët me të cilët flisnin të njëjtën gjuhë.

Z. Thede Kahl di fare mirë që një dakorumun kuptohet me një arumun më mirë sesa një italian nga Piemonti me njërin nga Sicilia, në qoftë se këta të fundit flasin secili dialektin e tyre. Kush ngre sot problemin se piemontishtja dhe sicilishtja nuk janë dialekte të gjuhës italiane? Për unitetin e origjinës dhe të gjuhës midis (dako)rumunëve dhe arumunëve, do ta lusja z. Thede Kahl të rishikojë pasazhin e operës Eksponime Historkite, të humanistit bizantin Laonic Chalkokondyl, që prej shekullit XV, i cili thotë shumë qartë si në vijim: “....vllehët jetojnë në të (mali i Pindit) duke folur të njëjtën gjuhë si të dakëve dhe janë të njëjtë me dakët nga Istru”. Edhe pse jemi të bindur që z. Thede Kahl i di shumë mirë këto të dhëna, ashtu si mendimet e rumanistëve të mëdhenj europianë, e udhëzoj kolegun tonë të konsultojë të paktën një herë Carlo Tagliavinin (Le origini delle lingue neolatine, Bologna 1972), Eugeniu Coseriu (Gjuha rumune –gjuhë romanike, Bukureshti 2005) dhe ballkanologun Paul Garde, Le discours balkanique (Paris, Fayard, 2004), që të mos flasim për arumunët e mëdhenj Th. Capidan, Tache Papahagi, Matilda Caragiu Marioteanu, Nicolae Saramansu, Nicolae Serban Tanasoca, veprat e të cilëve provojnë pakundërshtim që dakorumunia dha arumunia janë dialekte të gjuhës rumune historike.

- Për sa i përket aksionit të shtetit rumun, i cili hapi, duke filluar nga viti 1864, shkolla dhe kisha rumune në Ballkan, për të ndalur asimilimin gjuhësor të arumunëve nga ana e popullatës mazhoritare mes të cilëve jetojnë, z. Thede Kahl afirmon se ky veprim i autoriteteve rumune ka dështuar. Ky afirmim është kontradiktor sërish, me realitetin të cilin i intervistuari e anashkalon.
Ndërhyrja e Bukureshtit pranë autoriteteve otomane, në përkrahjen e rumunëve ballkanikë (sipas historianëve ky është emërtimi korrekt për pasardhësit e rumanitetit ballkanik) i ka shpëtuar shumë prej arumunëve nga derumanizimi. Jo të gjithë, sepse shumica e arumunëve, të përballur me nacionalizmin grek, serb etj.., zgjodhën helenizmin, i konsideruar si më i përshtatshëm me përafërsitë historike dhe tradicionale. Por shumë nga ata të cilët përqafuan çështjen rumune, në momentet kur vazhdimi i jetesës në vendet e tyre të lindjes u kërcënuan seriozisht nga nacionalizmi i shteteve ballkanike të krijuara pas luftërave të 1912-1913, kërkuan në periudhën interbelike, të pranoheshin në Rumani, vendi nënë, ashtu si e quanin ata, për t’u shpëtuar, gjë e cila dhe ndodhi.
z. Thede Kahl e di shumë mirë këtë gjë, sepse i ka vizituar dhe i ka studiuar arumunët e Rumanisë (nga Dobrogea në mënyrë të veçantë), duke ngelur i mahnitur se sa mirë kanë ruajtur të folurën në dialekt dhe faktit se shumica e tyre nuk konsiderohen të ndryshëm nga dakorumunët, nga këndvështrimi gjuhësor dhe si rrjedhojë nuk janë minoritet në këtë vend. (Thede Kahl, Historia e Arumunëve, fq. 67-68) Të konsiderosh veprimtarinë shpëtuese të arumunëve të Ballkanit, si një propagandë rumune, në favor të konceptit politik së “Rumanisë së Madhe”, na duket një e padrejtë e madhe të cilën kolegu ynë Thede Kahl ua bën rumunëve, në përgjithësi dhe arumunëve në veçanti. Do të ishte njësoj sikur dikush do të qortonte Gjermaninë, për shkak të përkrahjes dhe preokupacionit të saj qindravjeçar për sashët e Rumanisë, të cilët jetojnë prej shekujsh në Rumani, dhe të cilët, me sa dimë ne, nuk kanë pasur presion dhe as nuk i janë nënshtruar ndonjë procesi asimilimi kulturor dhe gjuhësor nga ana e rumunëve.

Të dhënat historike e kundërshtojnë sërish z. Thede Kahl atëhere kur ai konfirmon në intervistë se arumunët e Shqipërisë dhe Greqisë ishin të lidhur me kulturën bizantine dhe nuk kishin lidhje me rumunët e veriut të Danubit. Këto lloj të dhënash janë konvokuar nga romanisti i madh europian, Eugeniu Coseriu, ish- profesor universiteti në Fakultetin e Tubingenit në Gjermani: “Nga një histori e shkruar rreth vitit 1620 në Dalmati rezulton se autori i saj e dinte shumë mirë se janë 2 Vlahi, Dacia quhej Vllahia e vogël, ndërsa Vllahia e Madhe ishte ajo e Ballkanit. Domethënë të gjithë ata që shkruanin e dinin se ishte e njëjta Vllahi. Mund ta imagjinoni se në të gjitha pelegrinazhet e tyre nuk takoheshin?” (Eugeniu Cosariu, “Lingvistica Integrala”, intervistë e realizuar nga Nicolae Saramandu, Bukuresht, Editura, e Fondacionit Kulturor Rumun 1996 fq. 114). Mendoni se është totalisht e rastit se ashtu si shkrimtari filohelen arumun, i fundit të shekullit XVIII, Daniil Moscopoleanul, e quante veten misodacul Daniil?

Për sa i përket marrëdhënies me Bizantin, do t’i luteshim z. Thede Kahl të lexonte, mesjetarin dhe bizantologun rumun (me origjinë arumune) Nicolae Serban Tanasoaca, një emër i respektuar midis kolegëve të tij të Europës Lindore i cili, në vëllimin e tij “Bizanti dhe rumunët” (Bukuresht 2003) i përgjigjet në mënyrë indirekte mikut tonë: “Nuk është i nevojshëm një kërkim aq i madh, për të sesizuar në arkitekturën dhe pikturat e kishave tona të vjetra, në stilin e të menduarit dhe të të shprehurit në literaturën tonë laike dhe njëkohësisht dhe në atë kishtare, në aspektet ceremoniale të jetës politike dhe fetare, semnifikuese për mentalitetin kolektiv, në kostume, si dhe në organizimin social dhe politik atë diçka bizantine, e cila provon sa i vendosur ishte opsioni i rumunëve për modelin kulturor dhe social bizantin, sa të thella dhe me kohëzgjatje ishin efektet e saj”.
Afirmimet, për sa i përket kulturës arumune, e cila është e pavarur dhe shumë e largët me atë rumune, të bëra prej z. Thede Kahl, duhen dënuar. Për sa i përket kulturës popullore, në Trilogjinë e jetës e Sorin Floarea Marian (1995), gjithsecili mund të konstatojë ngjashmëri të mëdha midis ritualeve të lindjes, martesës dhe funeralit te dakorumunët dhe arumunët.

Për sa i përket kulturës së shkruar arumune, kjo e fundit ka filluar të marrë formë vetëm pasi shkollat arumune në Ballkan, filluan të tregonin efektet e tyre. E gjithë kultura arumune kulte, e cila ekziston tani, u detyrohet atyre të cilëve morën kontakt në shkollë me kulturën rumune, të cilët duke ndier thirrjen e shkrimit, kanë dëshiruar dhe në disa raste kanë arritur të krijojnë produkte origjinale në gjuhën e tyre, duke e detyruar në këtë mënyrë Gheorghe Ivanescu-n (Historia e gjuhës Rumune, Iasi Junimea, 1980, fq. 633-635,726-729) të flasë për variantin letrar të dialektit arumun, me një funksion strikt artistik.

Në konkluzion, duke shprehur keqardhjen, se në intervistën e dhënë në “Deutsche Welle”, nga arsye të cilat nuk i kuptojmë, z. Thede Kahl iu largua objektivizmit, i cili e karakterizon si shkencëtar. E sigurojmë se ruajmë në vazhdim, ndjenjat tona të vlerësimit për aktivitetin e tij të shquar kërkues rreth arumanishtes, të bëra deri tani.

Autori: Në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, universiteti “Ovidius”, Konstancë

No comments: