Wednesday, August 25, 2010

Interviste e marre nga kryetari i sillogos se Himares (perkthyer nga greqishtja)


Çfarë ndodhi, z. Beleri që u vra një njeri?

E folmja e banorëve të Himarës i irriton shqiptarët. I shqetëson që himarjotët flasin greqisht. Disa prej atyre të shqetësuarve janë ekstremistë nga Kosova dhe FYROM dhe këta të fundit i ofendojnë ata që flasin gjuhën greqishte dhe kërkojnë ta ndalojnë atë të folur. Viktima, Aristoteli Guma, jetonte përgjithmonë në Athinë dhe kishte ardhur në Himarë për pushime. Kur i thanë të mos flistë greqisht reagoi dhe ndodhi hataja. E kërcënuan Aristotelin, e goditën mbi motor dhe makina vrastare shkeli mbi kufomën e te ndjerit dy herë. E bënë atë njësh me baltën. Aristoreli u sulmua nga një bandë prej shtatë vetash me dy makina.

Në dimër, banorët e Himarës janë reth tre mijë, por gjatë verës ky numur arrin në njëzet mijë. Janë shumë himariotë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, si dhe shumë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Shkup. Sidomos për shqiptarët, Himara është një vendpushim turistik i preferuar. Nuk do ta tepëroja po të thosha se Himara është Mykono e Shqipërisë. Ajo është pjesa më e përdorshme e bregdetit shqiptar për turizmin. Pra në Himarë gjatë verës grumbullohen gjithë turistët shqiptarë.
Cila është gjendja sot në rajon?

Njerëzit ndjejnë frikë, trishtim, indinjim dhe zemërimin. Ata duan që të dënohet fajtori dhe pyesin veten se çfarë do të ndodhë nesër. Bëhen gjithashtu edhe përshpirtje për viktimën si parakalim me qirinj, u mbyllën rrugët në ditën e varrimit të viktimës dhe të enjten u bë një demonstrim tjetër.

Ndodhin shpesh ngjarje ekstreme në këtë zonë?
Kanë ndodhur dhe incidente tjera, të cilat për fat të keq nuk janë vlerësuar si duhet nga qeveria dhe si rezultat ndodhi e keqja. Situata në Himarë ka qenë shumë e tendosur gjatë tre viteve të fundit. Një muaj më pare shpërtheu një bombë jashtë shtëpisë së kryetarit të të Bashkisë. Ka vërtet dhe disa site- shqiptare në internet që janë veçanërisht agresive. Këto site janë bërë nga shqiptarë që faktikisht e urrejnë Greqinë, ndërkohë që autorët e vrasjes së fundit u përkasin grupeve të tilla që mbjellin urrejtje në internet dhe faqe si facebook.

A është e vërtetë që banorët e Himares janë një rast i veçantë, pasi ndaj tyre ka racizëm si nga shqiptarët dhe nga grekët?

Aktualisht nuk ka grekë që të na trajtojnë me racizëm. Sigurisht ne kemi disa probleme në Greqi, por në asnjë rast për shkak të fenomeneve raciste. Për shkak se shumë pak është shkruar për Epirin e Veriut, ku shumë prej tyre nuk e dinë dhe besojnë se jemi shqiptarë. Megjithatë, kjo nuk është shenjë e racizmit. Nuk është e nevojshme, për shembull një banor i Selanikut të dijë se çfarë po ndodh nëHimarë. Megjithatë, ne kemi planifikuar të organizojnë disa aktivitete për informim dhe ngritjen e vetëdijes në Athinë pas kësaj ngjarjeje.
Dua të denoncoj me këtë rast faktin që kufoma nuk u egzaminua nga mjeku ligjor dhe akoma nuk ka mbritur në Himarë prokuroria dhe hetuesia për të marrë deponime nga dëshmitarë okularë. Kjo do të thotë se kur çështja të mbrijë gjyq, nuk do të ketë dëshmi të mjaftueshme dhe autorët e krimit do të bjenë në të buta (duke e trajtuar thjesht si aksident rrugor).

Ju e konsideroni se “aksidenti” është i qëllimshëm ?

Po. Personat e përfshirë në krim vandalizonin zonën në mëngjezin e ditës së vrasjes. Dhe një grup himarjotësh shkoi në stacionin e polici për ankesë por shefi i policisë nuk regjistroi ankimin, as masa morri, madje i dëboi ata.

Ju këmbëngulni që sulmi kriminal mund të ishte evituar?

Sigurisht. Nëse policia do merrte masa kjo nuk do të kish ndodhur. Ka një suportim (mosveprim). Për fat të keq përvoja jonë me shqiptarët na ka bërë shumë skeptikë. Për më tepër ngjarjet provokuese janë tashmë të përditshme.

Ajo që kërkojnë shqiptarët është që banorët të mos flasin greqisht ?

Dhe jo vetëm. Kërkojnë të mos zgjerohen kufijtë e pakicës kombëtare greke.

Sigurisht ka dhe shqiptarët të cilët nuk janë ekstremistë apo racistë.

Sigurisht që ka.

Pra, ka pasur shqetësim dhe nga një pjesë e shoqërisë shqiptare?

Natyrisht që Jo. Të gjithë shqiptarët janë nacionalistë. Por jo të gjithë hidhen në veprim. Nëse keni lexuar deklaratat e palëve në lidhje me vrasjen, gjen se deklarata më e avancuar është ajo e Berishës. Partitë e tjera si dhe opozitaishin më shumë "miqësore" me autorët e krimit. Nuk ka artikull në gazetën shqiptare, madje as edhe një intelektual që të mbrojë viktimën. Të gjitha mbrojnë autorët e krimit.
Por unë dua të them diçka në lidhje me shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Ata ankohen për një ensimë të humbur, që ja "hëngëri" ndonjë një punëdhënës dhe mire bëjnë. Megjithatë, nuk u publikua asnjë deklaratë e tyre mbështetjeje për viktimën dhe dënimin e këtij akti të urryer, racist. Shumë keq kur ndonjë punëdhënës (afendiko) nuk i trajton emigrantët si duhet, por unë nuk e kuptoj pse janë kaq të ndjeshëm ndaj një dite siguracioni (ensime) dhe jo për jetën. Jeta e njeriut është vlera e lartë.

A mendoni se çështja nuk mori dimensione që duhet të merrte?
Ne jemi të kënaqur nga deklaratat e partive politike greke dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por problemi mbetet i përhershëm. Në vend që të punohet per prandalimin e krimit, pas krimit bëhen deklarime për të mbuluar dobësitë. Do të duhej që shteti grek të siguronte të drejtat e grekëve të Himarës. Ka shkelje, finalja arriti në ekstreme. Për fat të keq, nuk ka asnjë plan apo strategji.

12 comments:

Anonymous said...

Kisha nje pyetje dhe shpresoj qe dikush te jape nje pergjigje te llogjikshme. Perse Bollano, Dule nuk moren pjese ne varrimin e djalit te vrare nese iu dhimbs aq shume?! Nuk kishin kohe? Ishin te zene? Nuk ishin ne ato momente ne Shqiperi?

Pyetje e thjeshte

Mali i Vetetimes

akroqeravnos said...

Pyetja nuk ka lidhje me permbajtjen e intervistes se z. Beleri, dhe si i e tille do te fshihet. Autori i pyetjes le ta botoje komentin e vet te plote si artikull me vete

Anonymous said...

Mos e fshini pyetjen. Eshte shume e sinqerte dhe po flas si djale i asaj krahine. Zhvendoseni te pakten diku tjeter pyetjen time. Nuk me pelqen hipokrizia e kujdo qofte aq me teper kur dikush kerkon ti trajtoje himarjotet si budallenj.

Mali i Vetetimes

Anonymous said...

Zoti mal i vetetimes qe ne fakt duhet te quhesh "Akroqeravnos oroi"sic eshte origjina e emrit. Ceshtja qe shtrohet ketu eshte ne se eshte e vertete

1. Vrasja ishte e paramenduar dhe me suport ethnik

2. Policia nuk reagoi per te parandaluar aktin e keqberesve qe livadhisnin ne Himare

3. Mbare shtypi shqiptar nuk denon varasjen makabre edhe sikur aksident i thjeshte automobilstik te ishte (shekulli psh thote se autori i aksidentit u dorezua vullnetarisht duke lene ne harrese faktin qe nje njeri u masakrua barbarisht ne rruge dhe u braktis). Po te kishte nje ndjeshmeri sado te vogel kjo gazete do shkruante: vritet dhe braktiset nje njeri ne rruge.

Nuk e kuptoj se c'hyn ketu dhimarxua apo Dule.Po te kesh pyetje drejtoja atyre, aty ne himare e tirane i ke te dy. Por si ngjarje me prapaskene politiko-etnike keta dy persona kane deklaruar boterisht burimin e kesaj ngjarjeje dhe kane dhene mendimin se si duhen parandaluar te tilla ngjarje duke i dhene vend ne polici elementit himarjot ashtu sic e kerkon konventa per minoritetet. Mos valle nuk je dakord me kete mendim?
Mos valle te pelqen qe ne himare te vijne sulcet dhe qemalet nga laberia apo kukesi?

Une them hiqe me mire vete ate pyetje idiote se sa ta heqe administratori
Stefaneli

Anonymous said...

Ntropi soy o "koder e vetetimes", eise lasp tis himares. Einai i ora na sispirothoyme mprosta stin proklitikotita kai oxi na kanoyme esostrefia. Simazepsoy epiteloys!!!
stilianos

Anonymous said...

Mire, kapuni tek pseudonimi im si duhet quajtur :) . C'hyn Dule me Bollanon? Hyjne qe cke me te. A e dhane ato te paret ne publik lajmin qe ne Himare eshte vrare nje himarjot per arsye etnike? Pas ketij lajmi levizi qeveria greke dhe Fredi Beleri me shkrimin e tij. OK deri ketu

Tani nese kukuvajka Bollano dhe Dule japin lajmin e keq te cilen te gjithe e denojme maksimalisht ne Himare te pakten, une pyes: "Perse keto zoterinj nuk u paraqiten ne ceremonine mortore ose qofte edhe ne shtepine e viktimes? Nese eshte nje vrasje me prapavije etnike atehere prania e tyre do te ishte minimale ne shenje solidarizimi. Pra i dashur Stefanel, qe kerkon te percundosh pseudonimin tim, pyetja nuk eshte aspak idiote. Idiote jane reagimet tuaja dhe une qe me pare kerkova nje pergjigje te llogjikshme. Vertet kesaj pyetje askush tjeter nuk mund ti (mos)pergjigjet me mire se Bollano dhe Dule por une thjesht evidentova nje fakt te rendesisht qe duhet ta mendoj cdokush qe i thote vetes Himarjot. A mos valle jane keto lidere qe flasin ne emer te Himarjoteve thjesht disa sharlatane qe duan te bejne me Himaren cfare te duan dhe ti perdorin Himarjotet si te duan per interesat e tyre per pushtet?

Mali i Vetetimes,

Ose e di cfare? Ja po shkruaj vetem Vetetima kesaj rradhe. Ndonje sygjerim tjeter per Pseudonimin e ri?

Anonymous said...

Eshte e qarte, pyetja jote o "vetetime" e "pafajeshme" ka si thelb akuzen qe eshte Bollanua qe e ka paraqitur ngjarjen si etnike medemek duke terhequr dhe himarjotet e tjere, pikerisht as me pak e as me shume se c'thote Godo, pra arrestojeni Dimarxon se himarjotet jane budallenj qe i ven atij pas(perjashto "vetetimen" qe eshte i holle)!!!

Mund te vesh cdo pseudonim te duash por te pakten hesht ne nderim te Aristotelit qe u vra sepse fliste gjuhen e nenes.
Nuk pres replika te tjera, per sa kohe i ben sehir Godos me shoke
Stefaneli

Anonymous said...

Une nuk e di nese Vasili dhe Vangjeli ishin apo jo te pranishem ne varrimin e Telit, po di me siguri qe ata bene shume me teper per kujtimin e tij se sa nje prani passive ne ceremonine mortore. Veprimi i tyre dhe i gjithe himarioteve beri qe vdekja e Telit te mos mbetet nje kapitull i rendomte ashtu siç shqiptaret po perpiqen ta paraqesin po te jete nje simbol i luftes per te drejtat tona, per ato te drejta qe per ti mos i mohuar Teli dha jeten. Tek e fundit, Teli nuk shkoi vetem me karron e komunales ne shtepine e fundit, po doli nga kisha e gjithe shenjtoreve, ne krahet e shokeve te tij, i percjelle nga gjithe Himara, i mbuluar me flamurin e tij dhe nen tingujt e hymnit te tij, pra ne menyren me dinjitoze, ashtu si nje hero i vertete. prandaj pyetja jote eshte thjesht pjese e atij procesi te ulet dhe kadaverik qe shqiptaret po kerkojne te bejne me kete krim barbar.

Anonymous said...

Mire Stefaneli, beji hije Bollanos dhe Dules. Qe kur te mos kete me koker turisti ne Himare fale pacavureve te disave(se pervec Himares ka dhe disa qindra kilometra te tjera bregdet ne Shqiperi nese nuk e di). Atehere ik e pij kafe vetem me Dulen dhe Bollanon e ndonje plak tek tuk te mbetur ne krahine me njeren kembe ne varr. Ta cojme/lejme brezin e ri pergjithmone jashte Himares qe te mos u bie me mendja ta kthejne koken pas dhe ta leme vendin shkrete. Le te vine te tjeret ta popullojne Himaren.

Vetetima

Anonymous said...

Domosdo, Bollanos dhe Dules i binte pergjegjesia dhe detyra qe te denonconin kete ngjarje te frikeshme. Aksidente kane ndodhur dhe here te tjera, por himarjotet, me sa pashe e degjova me syte e mi, jane te bindur qe krimi ne fjale ka motive etnike dhe eshte kryer ne grup.Prandaj Bollano e Dule bene ate kishin detyrim, te sensibilizojne opinionin publik kunder bandave kriminale.
Forca e reagimit ishte i tille qe e shtyu Berishen te sqaroje opinionin e desinformuar shqiptar qe ne Himare greqishtaj eshte folur prej 100 ose 200 vjetesh (edhe ketu prape ka desinformim, spse nuk besoj qe gjyshi i malit te vetetimes apo stergjyshi nuk ka folur greqisht). Po te mos ishte i bindur Berisha qe vrasja u be per motive etnike, nuk kishte pse bente nje deklarate te tille. Ai mund te priste perfundimin e hetimit te ngjarjes.

Kalina

Anonymous said...

Po te jete qe per hater te turisteve te mos flasim gjuhen e nenave tona, kure mos i pafshim surratin asnje turisti.Himarjotet kane rrojtur mijera vjet edhe pa turizem. Por mos ki frike, megjithe maskarllekun politik kunder Himares, turistet do shtohen, eshte e mira qe te sjellim turiste cilesore dhe himara eshte e hapur per cdo lloj gjuhe e race, respekton te huajin ngado qofte por edhe mysafyret duhet te respektojne ata ashtu sic jane me gjuhen, zakonet dhe kulturen e tyre.

Leonidha

Anonymous said...

Ο Βασίλης κι ο Βαγγέλης παρεβρέθησαν στην κηδεία του Αριστοτέλη.

Το ότι κάποιοι φτάνουν στο σημείο να λασπολογούν με τόσο φθηνά ψέματα είναι ενδεικτικό της κατάστασης που έχουν καθημερινά να αντιμετωπίσουν αυτοί οι 2 άνθρωποι και όσοι μετέχουν του ίδιου αγώνα!!!