Artikulli i soten ne gazeten Shqip eshte tregus i perpjekjeve per te lehtesuar bandat kriminale etnike, te frymezuara nga Pellumb Xhufi, Sabri Godo dhe te tjere gjate nje intervali te gjate kohe. Personat qe kryen krimin ne grup ishin studente, madje dhe nga juridiku dhe jo thjesh njerez te pa kualifikuar.
Flasin për “Top Channel” dy nga të rinjtë vlonjatë të akuzuar për ngjarjen e Himarës (shqip on line)
Dy nga tetë djemtë e akuzuar për ngjarjen e 12 gushtit, gjatë së cilës mbeti i vdekur himarjoti Aristidh Guma, kanë lënë qelitë e paraburgimit në Policinë e Vlorës përballë një mase më të lehtë, atë të detyrimit me paraqitje para gjykatësve. Jeta e këtyre të rinjve ka ndryshuar papritur që prej asaj dite, nga studentë të degëve më të preferuara në vend, si: Arkitektura, Informatika deri te Juridiku në Bolonja të Italisë, në të akuzuar për vdekjen e një shtetasi.
Njëri prej tyre, Ilir Muka, akuzohet nga prokuroria për vrasje me dashje dhe të gjithë të tjerët për largimin e autorit të krimit nga vendi i ngjarjes. Dy nga këta djem që ndodhen në liri akoma nuk e kuptojnë akuzën, sepse sikurse shprehen, ata kanë qenë pasagjerë në një makinë, e cila nuk ndodhej në vendngjarje.
“Jam student në Fakultetin Ekonomik. Vazhdoj studimet e larta në Tiranë dhe në Jalë shkuam thjesht për pushime. Pavarësisht aksidentit që mund t’i ndodhë çdo njeriu, më çudit fakti që u futën shumë rryma politike”, thotë Dijon Bushi, 21 vjeç, njëri nga djemtë e akuzuar për ngjarjen.
“Ne thjesht ikëm për pushime dhe ndodhin gjithë këto gjëra për shkak të një aksidenti. Unë dal rrugës dhe njerëzit më shikojnë sikur ne kemi bërë një vrasje ashtu siç e thonë mediat. Ne nuk e njihnim fare personin që fatkeqësisht vdiq. Nuk e njihnim fare dhe as nuk e kishim idenë se kush ishte ai njeri. Ishim me një makinë tjetër dhe çfarë ndodhi e morëm vesh nga gazetat”, tha i riu Fabion Jahaj.
“Nuk është e thënë që për të ulur gjakrat të vuajmë ne apo familjet tona një dënim. Në momentin që u bë operacioni kemi qenë të rrethuar nga himarjotët. Kemi qenë shumë të frikësuar. Na kanë ndjekur dhe thjesht donin të na kapnin. Donin të merrnin hak në moment, sikur ne të kishim bërë gjëmë në Himarë, pra nuk e morën ngjarjen thjesht si aksident”, tha një prej të rinjve.
Babai i Ilir Mukës akuzon Vasil Bollanon se, sipas tij, po e përdor fatkeqësinë në familjen Guma duke i dhënë ngjyra etnike.
“I themi Bollanos t’i thërrasë vetes, të mos kërkojë gjykatës dhe hetues grek se ndodhet në tokën e Shqipërisë. Ndodhet në truallin shqiptar. Si prind dhe si kryetar po i bëj prapë një thirrje. Mos e shfrytëzo fatkeqësinë e tjetrit për qëllimet e tua politike! Ti dhe ai që u aksidentua nuk jeni grekë. Ata janë greqishtfolës, por gjithmonë shqiptarë”, deklaroi Halo Mukaj.
Engjell Meminaj është babai i Bledar Meminaj, i cili mbahet së bashku me pesë vlonjatët e tjerë në paraburgim. I biri është student për Juridik dhe ky burrë proteston, pasi edhe ai thotë se ngjarja ishte një aksident që nuk duhej t'i vishej kaq urrejtje.
“Nuk jemi për të mos zbatuar ligjet e shtetit, por duke e rënduar atë që ndodhi në këtë masë i kanë dhënë ngjarjes një fryrje. Bëj thirrje që njerëzit të gjykojnë si për fëmijët e tyre. Kemi krushqi me Himarën. Unë kam dhënë motrën në atë zonë, kam nipin, kam mbesën dhe nuk na shqetëson fare se flasin ata greqisht. Gjithnjë Himara ka qenë e jona. Nuk kemi pasur dallime ne me Himarën, pra ta ndanim atë nga Vlora”, tha Engjëll Meminaj.
Ngjarja e 12 gushtit në Himarë vazhdon të mbajë të gjallë një debat që shumë shpejt mori të tjera ngjyrime dhe të tjera përmasa dhe që ka lënë pas një vorbull polemikash. Nga ajo ditë, 6 persona ndodhen në burg dhe dy të tjerë hetohen në liri. Ajo që do të mbetet në fund është vdekja e një personi, që asnjë polemikë apo akuzë nuk do t’ia kthejë më kurrë familjes.
5 comments:
Faktikisht shkuan per te marre interviste tek Himarjotet, por keta te fundit u nxorren thikat dhe per pak sa nuk e masakruan kameramanin e shkrete. Si duket ju paska shpetuar ky informacion :)
Zeusi
Nuk besoj qe ne 10 mije vete te mos jepte interviste njeri. Jane te pakten 18 parti politike me perfaqesues nga himara, edhe keta kane nxjerre thikat? Mbase dhe kane te drejte sepse krimi ne nje fare menyre eshte paralajmeruar nga artikujt e panumurt te shtypit kunder himarjoteve, cdo krim i kesaj natyre ka nje avangarde ideologjike
sofokliu
Desinformimi i gazetes vazhdon, eshte veshtire ti mbushesh mendjen himarjotit qe ngjarja fatale nuk eshte vazhdim i xhabukase se nisur ne spile. A nuk ishin keta persona qe i kerkuan zoterve te shtepise ne Himare te mos flisnin gjuhen e tyre? Dhe kush pale, studente !!!
Gogua
Po mire, akuzes qe policia nuk morri masa per ankesen ndaj grupit te "studenteve" a e ka investiguar ndonje gazete, a ka nje interviste (pamvaresisht se si do qe pergjigjga) ndaj shefit te policise ne Himara?
Vaso
Nuk mjafton qe na ngordhi kali por sna lene rehat as mizat-thote populli. Kete proverb te kujton babai i autorit te krimit, i cili ne vend qe te kerkoje falje per kete krim ne emer te te birit, meret me origjionen e Himarjoteve. Turp,turp, turp!!!
sofia
Post a Comment