Συνέντευξη του προέδρου της Ένωσης Χειμαρριωτών Φρέντη Μπελέρη στην εκπομπή «ΒΟΡΕΙΟΣ ΗΠΕΙΡΟΣ.GR»-Chaonia
I ntervistë me Fredi Belerin Kryetarin e Bashkimit të Himarjotëve.
VOREIO IPEIROS.GR: Në skajin tjetër të linjës jemi lidhur me kryetarin Shoqates Bashkimi i Himarjotëve, Fredi Beleri.
Mirëmbrëma zoti Beleri, le të hidhemi direkt në temë. Në emisionin e mëparshëm diskutuam çështjen e z. Bollano lidhur me tabelat rrugore dhe thamë se ne jemi dakord që tabelat rrugore të shkruhen në tre gjuhë, siç u kërkua dhe nga Kryetari i Bashkisë Himarë, dhe shtruam pyetjen pse Himara nuk njihet si zonë greke. Çfarë përgjigje jep shteti shqiptar ?
F. Beleris: Mirëmbrëma. Shteti shqiptar nuk e njeh Himaren si zonë greke, ashtu si njeh zona të tjera.
VOREIO IPEIROS.GR: Keni ndërmarë ndonjë veprim konkrete në këtë drejtim dhe u janë përgjigjigjur negativisht, për cfarë arsye?
F. Beleris: Veprime konkrete për t'i dhënë Himareë statusin e minoriteti grek nuk janë bërë ka qenë që nga viti 2000. Menjëherë pas rënies së komunizmit janë mbledhur nënshkrime nga ana e Omonia dhe është kërkuar ky status. Por mbas vitit 2000 Ministria e Jashtme greke dhe Ambasada në Tiranë vendosën të ndjekën një politikë të abrogimit të zonave minoritare, duke njohur statusin e grekut me origjinë, kudo ku ka grekë në Shqipëri, dhe kjo çështje u la. Statusi i pakicës kombëtare është dhënë nga ana e shtetit shqiptar në 1946. Tani kemi instrumenteve ligjore të sotme tilla si Konventa për Stabilizim Asocijim dhe traktate të ndryshme të nënshkruara nga Shqipëria në kuadrin e Këshillit të Evropës dhe po vazhdojnë negociatat qëtë saksionojnë më mirë të drejtat tona.
Pse ti kthehemi një dokument të hershëm juridik, kur ne kemi dokumente bashkëkohore, si Traktati i Kopenhagës, ku në mënyrë eksplicite përmendet e drejta për për vetëpërcaktim (vetëdeklarim i origjinës etnike-shënim i përkthyesit)? Pra,do të ishte një veprim i kotë thirrja për njohjen e statusit të minoritetit nga kryetari i bashkisë ose Shoqata e Bashkimit të Himarjotëve.
VOREIO IPEIROS.GR: Por, ju nuk mund të kërkoni nga shteti shqiptar, për shembull, shkolla greke në kohën që ju nuk ju njohin ...
F. Beleris: Ne mund të kërkojmë shkollën greke në bazë të ligjit shqiptar, sipas të cilit 25 persona mund të aplikojnë për krijimin e një shkolle në çdo gjuhë dhe zonë.
VOREIO IPEIROS.GR: Kjo mund të bëhet në çdo qytet shqiptare duke eleminuar zonat e pakicave. Prakikisht a nuk eleminohet kështu konceptin I Epirit të Veriut, si zonë gjeografike?
F. Beleris: Zona gjeografike e Epirit të Veriut përcaktohet nga njerëz që ndihen dhe mendojnë greqisht dhe luftojnë për idealet helenizmit. Himarjotët e treguan këtë në zgjedhjet e fundit vendore në 2000 dhe 2003. Bile në 2003 ishte bërë një aleancë e shqiptarëve kundër Bolanos të quajtur "Aleanca për shpëtimin e Kombit." Është e qartë se ata që donin të shpëtonin kombin shqiptar mendonin se kërcënoheshin nga ndonjë komb tjetër. Pra, zona minoritare praktikisht përkufizohet dhe duket ku është ndryshimi.
Për këto zgjedhje janë publikuar reagimet përkatëse dhe shumë raporte nga Departamenti i Shtetit, Këshilli i Evropës , OSBE-së si dhe nga vëzhguesit e zgjedhjeve, ku ka referenca të qarta për zonë greqisht-folëse ku banojnë grekë. Pra besoj se periudha e administrimit të Bollanos (aktivitetin e tij-shenim i perkth), qoftë në Bashki apo degën e Omonias Himarë apo tani si kryetar i përgjithshëm i Omonias, është tregues i luftës së Himarës.
Sigurisht që duhet të përpiqemi vazhdimisht dhe kërkest tona të jenë të përherëshmë dhe me koncepte më moderne. Dhe një nga këto fusha moderne është sigurimin i pronës së grekëve kudo ku janë, jo vetëm në Himarrë, por në të gjithë Epirin e Veriut.
VOREIO IPEIROS.GR: Le të diskutojmë çështjen e zonave të pakicave. Çfarë rëndësie ka abrogimi i tyre?
F. Beleris: Kudo ka masivisht grekë, si psh në Selenicë, Vlorë, ku kryetari i bashkisë u nxuar Omonia. Nëse, për shembull Himarra bën kërkesë për të marrë statusin e minoritetit, të cilin nuk do ja japin kurrë, atëherë duhet të hyjë në këtë status dhe Selenica?
OREIO IPEIROS.GR: Po, të gjithë duhet të hyjnë ..
F. Beleris: Të gjitha këto zona me regjistrimin që kemi si dhe ato që rezultuan nga zgjedhjet e fundit vendore tregojnë që njerëzit mbështesin mendimin grek dhe kështu Epirit të Veriut përcaktohet vetvetiu.. Psh në Artë, në Selenicë fusha janë kryebashkiakët janë të Omonias.
OREIO IPEIROS.GR: Nëse përkufizohet kështu hapësira e Epirit të Veriut, pse flasin për heqjen e zonat e pakicave;
F. Beleris: Sipas logjikës moderne evropiane nuk ka vend për zona pakicash ...
OREIO IPEIROS.GR: Pikërisht, konventa e stabilizim asocimit mbron zonat e pakicave dhe ndalon ndryshimin demografic të saj...
F. Beleris: mbron njerëzit dhe ndalon ndryshimet demografike kudo, jo vetëm në zonat e pakicave. Çëshja është se çfarë ndodh në praktikë. Konventa duhej të pengonte ndryshimet demografike edhe Sarandë, por për fat të keq nga një fshat peshkatarësh tipik grek është transformuar sot në një qytet tipik shqiptar.
VOREIO IPEIROS.GR: Ne po i kundërvihemn asaj që thoni. Por në qoftë se nuk do kishim edhe zonat e pakicave, nuk do të mund të mbroheshim fare.
Beleris JF: Jo, ju mund të mbrohemi me përpjekjet për të ruajtur karakterin grek të fshatarëve. Si në Selenitcë, Artë dhe dhe Himarë që nuk ka ndryshim demografik të popullsisë.
VOREIO IPEIROS.GR: Çështja është se, ndonse kemi zonat e pakicave të tilla si Sarande, i pamë rezultatet. Por nëse nuk kishim tilla zona, nuk do mund të flisnim fare...
F. Beleris: Çfarë e keqe më e madhe mund të ndodhë në Sarandë ?
VOREIO IPEIROS.GR: Në vend që të denoncojmë këtë përkeqësimit të raportit demografik që nga viti 1990, pse të abrogoheshin zonat minoritare?
F. Beleris: Nuk është një çështje që e shpika dhe e mbështes vetëm unë. Egziston dhe qëndrimi zyrtar grek ...
VOREIO IPEIROS.GR: Ky është qëndrimi zyrtar grek?
Beleris JF: Ky është qëndrimi zyrtar Grek i të dy partive të mëdha. Kjo është shprehur nga veprimet e Ministrisë së jashtme duke përdorur të drejtat historike. Në takime mes zyrtarëve greke e shqiptare gjatë viteve të shkuara u shtrua zyrtarisht termi i shfuqizimit të zonave të pakicave dhe që grekët të gëzojnë të drejtat e tyre që burojnë nga traktatet kudo që jetojnë në Shqipëri.
VOREIO IPEIROS.GR Por a nuk është e rrezikshme që kjo për të kontribojë në eleminimin e termit "Epiri i Veriut" dhe të flasin për Shqipërinë e Jugut siç ishte më parë mendimi i PASHOK-ut?
F. Beleris: Personalisht nuk dëshëroj që të humbë termi Epirit të Veriut dhe asnjë nuk mund ta eleminojë atë. Kjo varet nga patriotizmi i vorioepirotëve ne se ata duan të quhen të tillë apo shqiptaro-jugorë ...
VOREIO IPEIROS.GR: Por, nëse ne përkrahim eliminimin e zonave minoritare faktikisht mbështesim këtë version.
F. Beleris: o, nuk e mbështesim atë se ndryshe do të thoshnim që Epiri i Veriut përfshin 90 fshatrat e përcaktuara nga Hoxha.
VOREIO IPEIROS.GR: Qartazi nuk nënkuptojmë ato. Përkundrazi, ne themi që veç tyre (90 fshatra) të përfshihen dhe zona të tjera që nuk ishin njohur zyrtarisht.
F. Beleris: E përmenda dhe më parë se si provohet helenizmi i zonave që nuk pranohen si të tilla. Regjistrimi i popullsisë, zgjedhjet lokale ...
VOREIO IPEIROS.GR: Regjistrimi i popullsisë a mund që të konsiderohet si një thikë me dy presa për Epirin e Veriut?
Beleris JF: Natyrisht kjo është një thikë me dy presa. Nëse vorioepirotët nuk kuptojnë rëndësinë e tij dhe nuk shkojnë për tu regjistruar, kjo do të ishte një katastrofë. Por kjo është një kërkesë e vazhdueshme e të gjithë grekëve njëzet vitet e fundit. Nga çasti që do bëhet regjitrimi i popullsisë sipas gjuhës, fesë dhe kombësisë nuk mund të heqim dorë. Ne duhet të gjithë të marrin pjesë për të siguruar integritetin e procesit. Unë nuk dua luaj rolin e specialistitt për marrëdhënie ndërkombëtare. Ndoshta politika e abrogimit të zonave minoritare nuk ishte e drejtë, por ne nuk mund të kthehemi prapa, ngjarrjet rrjedhin. Dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten grekë që duan ta provojnë, ta bëjnë atë dhe ti bashkohen asaj që quhet "shtylla kurrizore e kombit”. Me identitetin e homogjenit, për shembull, që jep qeveria greke edhe banorëve të Nartës në Vlorës, a nuk zgjerohen kufijtë ethnikë ?
VOREIO IPEIROS.GR Me këtë logjikë, pse të besojmë një politikë të tillë? Përderi sa shohim dëshmi të politikave të tilla ...
F. Beleris: E po mirë, atëherë le të mblidhemi, bashkohemi dhe të krijojmë një politikë tonën më patriotike dhe rezultative. Unë po ju them thjesht se si janë gjërat në këto çaste dhe ç’bëhet…,
VOREIO IPEIROS.GR Që keim arritur në këtë pikë sot, diçka kemi gabuar. Mos vallë politika e gabuar greke apo mungesa e saj na solli deri këtu?
Një politikë e tillë që e hedh Thrakën në krahët e konsullatës turke të Komotinisë nuk na frymëzon fare me besim.
F. Beleris: Është aq e madhe çështja e Epirit të Veriut që ne vorioepirotët duhet merremi vetëm me çështjen tone?
VOREIO IPEIROS.GR: E përmendëm si shembull të politikës greke ...
F. Beleris: Shembulli nuk është i goditur dhe është në kurriz tonë. Ju do të kujtoni që më parë thoshnim: "ne nuk mund të shtrojmë çështjen e Epirit të Veriut sepse do ta bëjnë këtë dhe myslimanët në Thrakë, ndërsa të tjerët heqin paralele me çamët, kështu që unë mendoj se duhet qëndruar larg këtij konceptimi.
Ne duhet të kërkojnë të drejtat tona, sepse çështja e Epirit të Veriut është mjaft e komplikuar. Ato janë të gjitha çështjet e rëndësishme, por shteti grek ti trajtojë ato veç e veç.
VOREIO IPEIROS.GR: Atë duam të themi. Nuk kemi të bëjmë as me myslimanët e Thrakës, as me çamët, por kësaj i jep terren politika greke. Së fundi, sepse koha është e shkurtër, shumë faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në emision.
F. Beleris: Faleminderit, gjithashtu.
No comments:
Post a Comment