Saturday, September 18, 2010

Te dyzetat e Aristotel Gumes -Kur nje "gazetar" ndjeket keq... dhe kur nje "historian" ndjehet keq

A) Neser Himara perkujton shpirtin e te ndjerit Aristotel Guma dhe do te vendose kurora ne varin e martirit te saj. Cili ishte mekati i tij: fliste ate gjuhe qe i kish mesuar nena, ate qe himarjotet flasin brez pa brezi. Nderkaq kalemxhijte e politikes antihimarjote jane te shqetesuar, jo per shpirtin e Aristotelit, jo pse u vra nje njeri ne menyre barbare per nje arsye qe do kish kuptim ne shekullin e njembedhjete... por sepse Berisha .. i konsideron himarjotet minoritare (dhe jo vetem Berisha, perderi sa gjithe himarjotet prej njezet vjetesh kalojne Kakavine pikerisht me nje karte homogjeni).

Ne te vertete eshte krejt e kunderta, himarjotet nepermjet organizatave qe e perfaqesojne ata, asnjehere pas vitit 2000 nuk kane kerkuar statusin e minoritarit madje kjo fjale eshte abroguar edhe per zonat qe quheshin si te tilla ne periudhen moniste. Kjo eshte sugjeruar edhe Partia Nea Dimokratia dhe PASHOK ne Greqi te cilat mbeshtetin homogjenet greke. Sepse zhvillimet e sotme kane sjelle largimin e mjaft homogjeneve nga zona e ashtuquajtur e minoritetit, dhe te drejtat qe percakton legjislacioni europian i mundesojne edhe homogjeneve greke ne Tirane e gjekte te ndjekin ato rite dhe zakone qe kane trasheguar.

Koncepti qe kane himarjotet pak a shume eshte i nje popullsie me shtetesi shqiptare por me kombesi greke. Eshte e drejta e z. Aleksander te mos ndjehet si i tille ashtu si e vellait te tij qe zoteron karten dhjetevjecare te homogjenit te ndjehet se ka kombesi greke. Por nuk kuptohet se ku qendron problemi, a nuk ka me mijera shqiptare ne Greqi , a nuk ka me mijera njerez te kombesive te ndryshme ne SHBA e megjithate ata punojne dhe regullojne marredheniet sipas nje legjislacioni qe nuk kushtezohet nga kombesia. Po te vesh ne nje pallat ne ndertim e siper ne Greqi mund te degjosh pakistanisht, arabisht shqip apo rumanisht e bullgarisht por marredheniet emigranteve dhe punedhenesit nuk percaktohen aspak nga ngjyra dhe kombesia por nga puna qe ben secili. Madje shqiptaret ne Greqi kane filluar te ndjehen si ne shtepine e tyre, kane blere shtepi, me mijera kane bisnese te tyre sipas legjislacionit grek dhe me qindra jane ata qe mbarojne studimet e larta pa asnje lloj takse te cilen as ne Shqiperi nuk e gezojne shqiptaret (studentet ne Shqiperi paguajne takse shkollimi). Edhe legjislacioni shqiptar nuk ka ndonje nen qe diskriminon nje njeri me kombesi te ndryshme nga ajo shqipe. Perpiqemi te kuptojme shqetesimin e z. Cipa dhe nuk arrijme dot as ne kuadrin e legjislacionit euroopian...as dhe ne ate te rrethit te tij familjar.Nuk e kuptojme pse shqeteohet per 10 mije himarjote qe flasin greqisht (qofte edhe njeqind ne se ai e pranon nje shifer te tille) dhe nuk shqetesohet per femijet e 200.ooo mije familjeve shqiptare ne Greqi qe flasin shume pak ose aspak shqip!!!

Po cilat jane kerkesat e himarjoteve? Me pak fjale:

1. Te lihen te qete nga propaganda histerike jane apo nuk jane me kombesi greke sepse kjo nuk ndryshon marredheniet juridike te tyre me pjesen tjeter te shqiptareve. Regjistrimi i popullsise do te ndihmoje per te kuptuar se cilet ndjehen greke e cilet jo dhe kjo do ngelet vetem nje ceshtje demografike per sa kohe qe historianet nacionaliste nuk do ngasin urrat e urrejtjes.

2. Te lihen te qete ne administrimin e tyre lokal ne ate kuptim qe ka nje legjislacion europian dhe zgjedhjet lokale te jene problem vetem i himarjoteve dhe jo i gjithe Shqiperise

3. Te mos u grabitet prona qe ata kane trasheguar brez pas brezi

4. Te respektohet trashegimia kulturore e tyre si pasuri edhe e shqiptareve dhe jo vetem e himarjoteve

B) Kurse historiani qe ndjehet keq eshte z. Kristo Frasheri, i cili sipas emrit qendron midis bektashinje dhe te krishtereve. Sipas medias shqiptare z. Frasheri i eshte derguar nje ftese per te marre pjese ne nje konference qe organizon shoqata "Komuniteti himarjot" objekti i se ciles eshte Historia e Himares. Cuditerisht z. Frasheri ben thirrrje per te bojkotuar kete konference ndonse aty do te ishte vendi ideal per te paraqitur kumtesen e tij meqe ka shkruar nje liber qe pergjithesisht eshte vleresuar si jo objektive dhe selektiv nga nje sere intelektuale himarjote. Aty Z. Frasheri do te mund te bente ate bisede qe ka bere virtualisht me historianet greke. Por historiani i "nderuar" nuk preferon nje gje te tille.

Ai u kerkon gjithe historianeve te mundshem te mos paraqisin kumtesat e tyre!!!. Por z. Frasheri harron nje gje elementare qe Himara ka me qindra njerez te shkolluar dhe shkencetare te denje qe nuk do ta vene re ne se paraqitet apo mungon zoti K. frasheri. Megjithate ai do te jete i pranishem sepse eshte autori i "bibles" se historise fiktive per Himaren dhe ne njefare menyre shkencetaret himarjote do te marrin qendrim pro ose kunder ndaj kesaj bible...

Cilat jane argumentat qe sjell z. Frarsheri per nje sjellje te tille te cuditeshme (per te mos thene te padenje) per nje ish akademik:

1. Thodhori Bollano si kryetar i shoqates komuniteti himarjot ka te njetin mbiemer me Vasil Bollanon!!! Pra Frasheri ka aresye biografie te forta qe refuzon (ndonse Bollano eshte njeru me i votuar ne Himare tri here rradhazi zgjedhjesh lokale gjate shekullit te 21)

2. Ndonse sipas tij kumtesat priten te vertetojne origjinen shqiptare te himarjoteve, nje ose dy kumtesa te kunderta mund te prishin krejt atmosferen...Pra aresye te plota per nje akademik te rangut te z. K. Frasheri. (ndonse objekti i konferences nuk eshte Ethnologjia e Himares por Historia e saj-organizatoret e konferences mbase na ndihmojne te kuptojme me mire ojektin e kesaj konference).


Artikulli i Z. Aleksnder Cipa ne gazeten "Shqip" ku ai eshte kryeredaktor:

Kolegu im, drejtori i gazetës së përditshme “Panorama”, Andi Tela, në emisionin “Opinion” ndëhistorian r të tjera i drejtoi Kryeministrit Sali Berisha pyetjen: “Zoti Kryeministër, a është Himara minoritet”?

Të them të drejtën, për shkak të përkatësisë sime nga ai vis për të cilin pyet kolegu, u ndjeva keq. U ndjeva në gjendjen shpirtërore të ndenjur dhe të ngacmuar shpesh në këto 20 vjet të këtij tranzicioni. Trazimi që shkakton ky ngacmim për komunitetin e bregasve, fatkeqësisht nuk është i ngjashëm me atë të gjithë bashkëkombësve apo bashkësisë së krejt shoqërisë shqiptare. Ky tranzicion e mavijosi si dilemë gati kombëtare pyetjen për qenësinë e Himarës dhe të bregasve të saj. Është thjesht një dilemë propagandistike dhe politike, jo dilemë historike. Si e tillë është ricikluar në momente të ndryshme historike, por më me bujë ka ndodhur sidomos gjatë dy shekujve të fundit.

Nuk dua të rikthehem në pohimin e ndjesisë dhe dijenisë sime. Tashmë ato janë të njohura falë paraardhësve të mi. Natyrisht, as nuk dua të bie në historicizëm, por dua të rikthehem te hiseja ime, për debatin e hapur kaq e kaq kohë. Çështja shtrohet për pyetjen shqiptare që ngjan si për interes të tjetërkujt. Kjo të le shijen sikur dilema apo padijenia, kur bëhet fjalë për Himarën, qenkan së pari mes nesh.

Një koleg grek para pak kohësh m’u drejtua në këtë mënyrë për hapësirën dhe sipërfaqen mediatike që po i lenë mediat tona kombëtare dhe jo kombëtare zhurmnajës dhe gricjes antikombëtare që gjenerohet në Himarë. “Ju e keni në fokus Himarën më shumë se ne në Athinë. Ju e keni hall, ne e kemi nevojë”. Por për nga trajtimi që i bëni, duket sikur ju bëni atë që na duhet ne dhe ne mendojmë si të hamë gështenjat djegëse me duart tuaja”.

Kishte të drejtë. Problemi që injektohet në Himarë aq sofistikueshëm, por po aq edhe hapur, së pari ka “peshkuar” dhe vijon të mbajë të ekspozuar sjelljen jointeligjente të ne gazetarëve dhe mediave shqiptare në tërësi.

Alternativa përfituese e himarjotëve nga “statusi” minoritar” tashmë është shpjeguar se si lindi, se si u përqafua, si u formësua dhe se si po shndërrohet në një “gur me peshë specifike në marrëdhëniet bilaterale shtetërore. Kjo alternativë ka historinë e saj, të cilën me realizëm, por dhe me kujdesin e nevojshëm politik, Kryeministri Berisha e pranon si realitet tashmë të pashmangshëm. Minoritarësia e Himarës është sot një proces i pastër politik dhe për këtë shkak duhet ndarë prej dilemës së qenies apo ndjesisë, siç po trajtohet naivisht prej politikës, mediave dhe fatkeqësisht edhe prej historiografisë së paorganizuar institucionalisht. Në këtë mëkat, autorësinë më të madhe e ka korrupsioni politik dhe ai ndërshtetëror. Ky proces ka histori të njohur dhe nuk ka asnjë arsye për të ndezur kureshtjen tonë. Prirja për ta minoritarizuar bashkësinë e himarjotëve është e hershme, sikundër po më e hershme është prova historike dhe dëshmia e shtresëzuar e shqiptarësisë në këtë vis. Kjo prirje realizohet kah mot prej sintonizmit të shumë faktorëve dhe vektorëve që kryqëzohen në Himarë në koordinatat Tiranë-Athinë e kthim.

Ndërlidhja e Himarës me historinë e hinterlandit shqiptar është e tillë, që do të krenonte çdokënd prej brezave të shkuar dhe atyre të ardhëm. Sikundër ndërkallja e helenizmit ka historinë e vet dhe ngjarjet e veta shpesh sëmbuese. Himara nuk ka një histori të panjohur, ajo është një ndër trevat shqiptare me historinë më të ndriçuar dhe madje më rrezëllitëse në kontributin e historisë kombëtare. Më është dukur e qëllimtë që në tekstet e Historisë së Shqipërisë nuk listohen emrat e bregasve që morën pjesë në ngjarjet shenjuese të historisë së mbrojtjes së trojeve tona amtare, si nuk përmendet që Odise Nesturi (Kasneci) ishte ndër titullarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, apo edhe për kontribute të tjera që rëndojnë më shumë se kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo. Nuk ka pasur rast që në qeveritë e Shqipërisë (londineze) të mos kenë qenë ministra nga Himara. Himara nuk ka pasur të dërguar në aktet historibërëse të Shqipërisë, ka pasur të angazhuar kohë pas kohe e shekull pas shekulli dhe kjo është më shumë se thënëse.

Raporti që pikon prej zhurmnajës dhe artikulimit të organizuar për grekësinë e një pjese të konsiderueshme të himarjotëve, është i tillë që po projektohet si “çështje politiko-etnike”. Ky aksion tashmë është dimensionuar si proces etniko-politik. Soditës të tij kanë qenë gjithë aktorët dhe faktorët politikë e institucionalë të këtij vendi. Soditës sot nuk duhet të jenë më së paku pjesët e shëndosha të shoqërisë civile shqiptare. Alternativa e minoritarizimit të Himarës është qartësisht produkt i bashkëjetesës së korrupsionit politik me nevojën sociale, i angazhimit të grupeve që trashëgojnë afeksionin shpirtëror ndaj grekësisë dhe natyrisht ofertën që vjen prej një shteti që ka investuar gjatë 20 vjetëve me lehtësi dhe favore shumë herë më të mëdha nga sa përfitojnë të pakrahasueshmit (me himarjotët) serbë të Kosovës nga Serbia e sotme. Kjo pjesë e shëndoshë e shoqërisë së sotme duhet të bëhet inkurajuese e trashëgimisë patriotike në Himarë, në të gjitha skajet ku gjendet, manifestohet dhe ruhet ajo. Vetëm në këtë mënyrë përballet mësymja që ka nisur manipulativisht alternativa minoritarizuese e himarjotëve në këto 20 vitet e fundit. Alogjizmi i ikjes së individit prej shumicës për t’u ndier dhe realizuar si minoritar, është fenomen tipik i shoqërive të lodhura, i shoqërive që kanë humbur busullën e krenarisë dhe të vlerave morale. Për ta ndalur këtë proces nuk na duhet tubimi dhe shpërngulja e flamurit, nuk na duhet reagimi i të huajës, por vetëm sendërtimi i një marrëdhënieje të re zgjuese për atë “pakicë” që e veçuar me qëllim nga shumica, po mbërthen aq fort alternativën e të sjellurit si minoritet.


Kurse intervista e zotit K. frasheri ne mediat shqiptare vijon si me poshte, ngopuni me llogjiken brilante te kademikut te shquar ku shquajne te dhenat per Spiro Milon te cilat jane nje model i shkelqyer sharlatanizmi si dhe stili i tij tip Xhejms Bondi qe arrin te zhbiroje sigurimin grek qe nxite te tilla gjera :

A është Himara krahinë minoritare greke
Për të hipnotizuar opinionin publik shqiptar, agjentura greke përsërit ditë për ditë refrenin se Himara është një krahinë minoritare greke.

A është në të vërtetë Himara trevë minoritare grekeë
Në një punim të veçantë të titulluar "Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve. Bisedë me historianët grekë", Tiranë 2005, ne kemi dokumentuar se Himara ka qenë vazhdimisht e banuar nga popullsi shqiptare. Kemi nënvizuar faktin se deri tani asnjë historian grek nuk ka sjellë dëshmi që të provojë se gjatë shekujve të kaluar banorët e Himarës e kanë quajtur veten e tyre grekë për nga kombësia. Përkundrazi, kemi sjellë dëshmi që provojnë përkatësinë shqiptare të himarjotëve. Autorët grekë janë mbështetur vetëm te greqishtja që përdorin disa himariotë. Por, edhe në këtë ëështje ata nuk pajtohen midis tyre, mbasi nuk shohin një greqishte lokale, si në Dropull dhe në Vurg, por pika takimi me greqishten e vendeve të ndryshme greke, me të cilat himarjotët kanë patur kontakte. Kjo tregon se greqishten që flasin himarjotët e kanë mësuar jashtë Himarës, madje në vende të ndryshme të botës greke. Përkundrazi, ne kemi sjellë dëshmi dokumentare ku edhe banorët e Himarës, Dhërmiut dhe Pal
asës kanë nënshkruar gjatë shek. XV-XVIII si shqiptarë.
Për t'i rënë shkurt, ne këtu do të kujtojmë gjeneralin Spiro Milo, heroi i Revolucionit grek, të cilin Athina e konsideron si përfaqësuesin më të shquar të "helenizmit" himariot. Vetë Spiro Milo shkruan në kujtimet e veta, të redaktuara në pleqëri, pra kur adhurohej nga grekët si hero, se ai ka lindur në shkurt 1800 në Himarë, fshat i krahinës së Akrokeraunëve (Malet e Vetëtimës); se "Paraardhësit e tij që nga epoka e Gjergj Katriotit shërbenin si ushtarakë të mbretit të Napolit, në reparte të veëanta që herë cilësoheshin maqedone, herë cilësoheshin shqiptare" (pra, asnjëherë greke). Përsëri ai shkruan se: "Më 1810, gjyshi i gjeneralit Spiro Milo, Mihali, komandonte efektivin e shqiptarëve në Sicili me gradën e kolonelit". Më 1818 kur ishte 18 vjeë ai aspironte të hynte në shërbim të ushtrisë së Napolit me qëllim që të mbetej, sië thotë vetë, qytetar i lirë për t'i shërbyer atdheut (Himarës). Por, aty u rekrutua nga Shoqëria e Miqve (Filiqi Eteria) dhe kaloi në Greqi ku mori
pjesë si shumë shqiptarë, maqedonë, bullgarë, rumunë dhe serbë në Revolucionin ëlirimtar grek.
Nipi i tij, Spiro Spiromilo nuk pranoi më 1914 të merrte pjesë në Kongresin e minoritarëve grekë që u mbajt në Delvinë, sepse nuk e quante veten grek. Ne, thoshte ai, nuk jemi as grekë, as shqiptarë. Ne jemi himarjotë! Himarjotë që kemi jetuar tërë jetën në një krahinë autonome. Ne pra, duam të kemi Republikën tonë dhe kërkojmë mbrojtjen nga Greqia për arsye se jemi të krishterë. Ky ishte hapi i parë që bëri kapedani i tyre për t'u shkëputur nga Shqipëria, duke shpallur "Republikën e Himarës" dhe për t'u afruar me Greqinë jo si grek, por si himarjot. Por, orvatja e tij dështoi. Himara u përfshi në shtetin shqiptar, madje himarjotët hoqën dorë nga kërkesa e tyre për t'u vetëqeverisur.
Ka dhe më. Më 1935 kur u shtrua ëështja e hapjes së shkollave greke në fshatrat shqiptare të Shqipërisë dhe shkolla shqipe në fshatrat minoritare të ëamërisë, në Gjykatën e Lidhjes së Kombeve u paraqit lista e fshatrave të minoritetit grek në Shqipëri. Listën e fshatrave minoritare greke të Shqipërisë, e pranoi edhe pala greke. Veë kësaj, e pranoi edhe "Trupi i përhershëm i drejtësisë ndërkombëtare" (Com Permanente de Justice Internacionale) të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Lista përmban këto fshatra:
Fshatrat që kanë shkollë greqishte: Derviëan, Goranxë, Vanist, Haskovë, Grapsh, Terihat, Safratikë, Goricë, Dhuvjan, Poliëan, Zervat, ëatistë, Hllomo, Skore, Sopik, Peshkëpi e Sipërme, Peshkëpi e Poshtme, Glinë, Vllahogoranxi, Kakai, Sotirë, Klishar, Pepel, Bularat, Budrisht, Jergucat, Llongo, Lluvinë, Kakogoranxi, Selo, Koshovic, Aliko, Jermë, Halo, Kolivi Shush, Dormish, Leshnica e Sipërme, Leshnica e Poshtme, Dhivër, Dhrovian, Kakodhiqi, Lefterohor, Finiq, Mavropol, Ahinjon, Theollog, Melëan, Shendre, Cerkovicë, Lazat, Kolcat, Kalive Pasha, Kuonuricë. Gjithsej 54 fshatra, me 29.929 banorë.
Fshatra pa shkolla greqishte: Radat, Vahine, Katund, Kere, Mavrojeri, Grazhdan, Hoderaga, Komasi, Memushbej, Perdhikari, Qenurie, Qesarat, Sminec, Grave, Vagalat, Metoq, Pali, Tremulli, Vremori, Cuka, Vremero, Kardhikaq, Sirakat, Brailat, Kostur, Mesopotam I Sipërm, Mesopotam i Poshtëm, Karol, Janicat, Llapsat, Krongji, Valohove, Ymerefendi, Harvasovë, Memataq, Krane, Rumanec, Shenkollë, Hoxhi. Gjithsej 39 fshatra, me 7.288 banorë.
Numri i banorëve të fshatrave minoritare miratuar nga Gjykata Ndërkombëtare është nxjerrë nga regjistrimi i popullsisë i vitit 1930. Pra, atë vit në dy krahinat minoritare të Shqipërisë, në Dropull dhe në Vurg kishte gjithsej 93 fshatra, me 37.217 banorë. Sikurse shihet, në këtë listë të pranuar edhe nga qeveria greke, edhe nga Lidhja e Kombeve, nuk figuron asnjë fshat nga krahina e Himarës. Pra, deri në pragun e Luftës së Dytë Botërore folësit e pakët greqisht që banojnë në tri fshatrat nuk janë konsideruar minoritarë grekë.
Ecim më tej. Edhe pas Luftës së Dytë Botërore kur qeveria shqiptare e Enver Hoxhës nuk i pengoi minoritarët të deklaronin se i përkisnin etnikonit helen dhe si rrjedhim, futi mësimin e greqishtes në shkollat minoritare greke të Dropullit dhe të Vurgut, madje dhe gjimnaz në gjuhën e tyre, - nga Himara nuk doli asnjë kërkesë për shkolla greqishte.
Vetëm pas përmbysjes së regjimit komunist dhe pas ndryshimeve që ndodhën në Shqipëri, në Himarë filluan të dilnin si kërpudha filiza grekë. Këto filiza u rritën nga viti në vit në sajë të pensioneve mujore, që merrnin banorët e Himarës për t'u shpallur se ishin grekë. Kemi të bëjmë pra, jo me banorë etnikë grekë, as me emigrantë grekë, sië ka kudo nëpër botë, pra me origjinë nga Greqia, por me fabrikate të propagandës greke, më mirë të themi me fabrikate të euros greke, një fenomen ky që po ndodh vetëm në Shqipëri.
Emigrantë dhe
jo minoritet në Himarë
Dihet se nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare si minoritet etnik konsiderohet popullsia që i përket një kombi, shkëputur nga atdheu i vet dhe që banon prej shekujsh në një krahinë kufitare me shtetin mëmë. Nga kjo pikëpamje, përcaktimi se folësit greqisht të Vurgut dhe të Dropullit formojnë minoritetin grek në Shqipëri është i saktë. Por, kur kemi të bëjmë me emigrantë të shkëputur nga atdheu i tyre mëmë dhe të shpërndarë nëpër botë, edhe në rast se ata formojnë një bashkësi territoriale, ata nuk konsiderohen kurrë një minoritet etnik. Ata janë kurdoherë emigrantë. Banorë të kombësive të huaja të vendosur p.sh. në ShBA, ka me miliona. Në Boston, Mass ka jo me qindra, si në Himarë, por me qindra mijë grekë etnikë, por askush nuk u ka dhënë atyre të drejtën të quhen minoritet etnik grek dhe të gëzojnë të drejtat që kanë minoritetet etnike. Në ëdo rast ata janë emigrantë, pra amerikanë me origjinë greke. Në rast se ata vazhdojnë ta ruajnë gjuhën dhe tradicionin e tyre kultur
or, si për shembull vllehët dhe romët në Shqipëri, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, ata mund të cilësohen vetëm si një minoritet linguistik kulturor, por jo etnik. Po kështu edhe me shqiptarët, të cilët banojnë në Uster, Mass (ShBA), të cilët thuhet se përfaqësojnë shumicën e Uster-it Mass. Me sa dimë, këto përcaktime i mësojnë edhe nxënësit grekë nëpër shkollat e Greqisë. Por, nga kjo teori universalisht e pranuar, ata e përjashtojnë veten e tyre. Të dehur nga shovinizmi grek i rrënjosur thellë në ndërgjegjen e tyre, ata vazhdojnë akoma të mbrojnë teorinë e shpikur nga dhelpra e regjur e politikës së Megali Idesë, Elefteros Venizellos, i cili thoshte se komponenti kryesor i përkatësisë etnike është jo gjuha, por ndërgjegjja, e thënë shkurt, ndjenja se si e ndjen veten njeriu. Madje, ai shkonte kaq thellë, sa dhe fenë e konsideronte pjesë përbërëse të ndërgjegjjes kombëtare. Sipas teorisë së tij butaforike, shqiptarët e krishterë të jugut, edhe në rast se nuk dinin greqi
sht, edhe në rast se nuk kishin identitet etnik grek, që në atë moment që ata ishin të krishterë ortodoksë dhe praktikonin greqishten në kishat e tyre, ata ishin etnikisht grek dhe trojet e tyre i takonin Greqisë. Dihet se ku e ëoi Greqinë ëmenduria politike greke. Më 1914, për të dëbuar shqiptarët myslimanë nga fshatrat e Shqipërisë së Jugut dhe për t'i reduktuar këto vise me banorë të krishterë, - andartët grekë me kryqin në kësulat e tyre u vunë zjarrin fshatrave të Shqipërisë së Jugut. Ne kemi menduar se kjo histori e dhimbshme nuk duhej kujtuar. Por, nuk qenka në duart tona. Ne e kemi pranuar se minoritetet janë urë lidhëse miqësie dhe progresi midis dy vendeve. Por, po shohim nëpërmjet z. Vangjel Dule dhe hirësisë së tij se ata po e kthejnë minoritetin grek në minë të armiqësisë midis dy vendeve.
Shkurt, Athina edhe nëse në sajë të eurove që derdh arrin ta shndërrojë shumicën e banorëve të Himarës në fabrikate greke, ajo përsëri nuk do t'ia arrijë qëllimit të saj. Himara do të jetë sot e përgjithmonë krahinë shqiptare, sepse etnicitetin e një krahine nuk e japin fabrikatet, as emigrantët, por historia.
Kurthi i simpoziumit
himarjot në tetor
Këto ditët e fundit, z. Dhori Bollano, kryetari i shoqatës së himarjotëve në Tiranë, natyrisht të himarjotëve të ashtuquajtur grekë, na ka ftuar që të marrim pjesë me një kumtesë, në një seminar a simpozium që shoqata do të organizojë në Tiranë në tetorin që vjen, për të debatuar rreth ëështjes nëse Himara është ose jo krahinë minoritare greke. Ashtu si Vasil Bollano, edhe kushëriri i tij, Dhori Bollano, janë fabrikate të euros greke. Me siguri, sugjerimi së bashku me fondet për organizimin e seminarit kanë ardhur nga kryeqyteti grek. Na thanë se në këtë seminar pjesëmarrësit kanë liri të plotë të shfaqin mendimet e tyre. Por, ne e dimë se edhe sikur në këtë seminar shumica e pjesëmarrësve të pohojnë tezën se Himara nuk është një krahinë minoritare greke, për Athinën mjaftojnë dy-tre vetë të ashtuquajtur historianë, që të shpallin se Himara është krahinë minoritare greke. Jemi të sigurtë se të nesërmen e simpoziumit zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delavekura
s, apo ndonjë tjetër borizan, do të deklarojë zyrtarisht se në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë u vërtetua se Himara është një zonë minoritare greke. Ne kemi parasysh ngjarjet që kanë ndodhur në të kaluarën. Më 1914, dhespoti grek i Korëës së bashku me 3-4 korëarë grekomanë, mori pjesë në kongresin vorio-epirotik në Delvinë. Për qeverinë greke të asaj kohe mjaftoi firma e dhespotit dhe e tri-katër grekomanëve për të pretenduar para opinionit evropian se Korëa ishte qytet minoritar grek. Kemi si shembull edhe skandalin që po ndodh në ditët tona me këngët popullore të Himarës. Dihet se para dhjetë vjetëve himarjotët këndonin vetëm shqip. Edhe kënga më prekëse e Himarës ku është kondensuar historia e saj, "Vajza e Valëve", është kënduar shqip. Tani, ka disa vite që gregarët e Athinës këngët popullore himarjote po i përkthejnë greqisht. Shumë shpejt do të dëgjojmë që këngët shqipe janë variante të përkthyera të këngëve greqisht.
Unë personalisht nuk do të marr pjesë në këtë skenar të djallëzuar. Do të ishte mirë që asnjë historian shqiptar, i bindur për shqiptarësinë e Himarës, të mos marrë pjesë në këtë kurth. Të mos e gënjejë veten se është më mirë të vejë në simpozium dhe të rrëzojë haptas tezën e Bollanove, sepse do ta shohë veten të zhgënjyer.
Shqipëria është shtet i pavarur. Ka president, ka parlament, ka qeveri, ka prokurori, ka gjyqe dhe mbi të gjitha, ka dinjitetin e saj. Shqipëria nuk ka vetëm politikanë që bëjnë lëshime vetëm për të ruajtur karrigen. Por, ka edhe qytetarë që shqetësohen për ardhmërinë e atdheut të tyre. Ne e respektojmë dhe do ta respektojmë minoritetin grek. Kemi shkuar si vëllezër me ta. Kemi dhëndurë e kunetër minoritarë. Kemi kushërinj dhe kushërira minoritare, kolegë dhe shokë minoritarë. Për fat të keq, disa prej shokëve dhe miqve minoritarë kanë filluar të na shohin jo si dikur me ngrohtësi si bashkatdhetarë, por me rezerva. Po krijohet kështu, jo për fajin tonë, një hendek që më parë nuk ekzistonte, midis bashkatdhetarëve të dy kombësive. Kjo na shqetëson.
Qeveritarët e Athinës kanë një sëmundje të keqe. Pasi megalomania e tyre dështoi gjithandej, pasi humbën Stambollin dhe Anadollin, pasi nuk e aneksuan dot Thrakën dhe Maqedoninë, pasi dështuan në lakminë e tyre për të aneksuar Shqipërinë e Jugut, tani duan t'i japin popullit të tyre një fitore, sado e vogël qoftë. Në pamundësi për t'iu hakërryer Turqisë, për të arritur një fitore i janë qepur Shqipërisë dhe Maqedonisë, dy shtete të vegjël, të cilat ata mendojnë se mund t'i nënshtrojnë lehtë. Maqedonisë kërkojnë t'i diktojnë emrin e vendit. Kanë apo nuk kanë të drejtë, kjo është një ëështje më vete. Por, nuk kanë të drejtë kur e kushtëzojnë ndryshimin e emrit me pëlqimin e Athinës për ta përfshirë Maqedoninë në Bashkimin Evropian. Ata harrojnë se nuk janë më Zeusi i dikurshëm që diktonte nga Olimpi jetën e popujve. I janë qepur Shqipërisë. Duan medoemos Shqipërinë e Jugut, ku minoriteti grek, përveëse përfaqëson një përqindje tepër të ulët të popullsisë të saj, po vete për shk
ak të mërgimit në Greqi, nga dita në ditë duke u firasur. ëfarë fitimesh do të ketë Greqia po të marrë malet e Shqipërisë së Jugut, banorët e së cilës nuk sigurojnë dot jetën e tyre në vend, por kanë mërguar vazhdimisht jashtë trevave të tyreë I janë qepur Shqipërisë së Jugut, sepse mendojnë se qeveritarët tanë janë gati të bëjnë lëshime vetëm për të siguruar heqjen e vizave, sidomos për të hyrë në Bashkimin Evropian, ku Athina ka të drejtën e vetos.
Ta zëmë se qeveritarët e sotëm të Shqipërisë ia dhanë Greqisë ashtu si më 1914 koncesionin që ajo kërkon në Himarë. E pastajë Harrojnë se edhe qeveria e Vidit u shtrëngua nga Fuqitë e Mëdha ta njohë autonominë e Vorio-Epirit. E më pas ëfarë ndodhië E morië Harrojnë Kongresin e Lushnjes (1920), i cili hodhi poshtë si Protokollin famëkeq të Korfuzit (1914), ashtu edhe Traktatin e fshehtë të Londrës (1915) tek të cilët mbështetej Athinaë A ia vlejnë, i pyesim zotërinjtë e Athinës, shpenzimet e tepërta që kryejnë dhe shqetësimet e mëdha që shkaktojnë, synimet megalomane kur ato hapin një hendek midis dy popujve, prishin pa ndonjë përfitim me vlerë marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve fqinjë
Si përfundim, vetëm dy fjalë për zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë: Nëse nuk na e merrni për ofendim, porositeni zotin Vangjel Dule të mos llogarisë vetëm të tashmen, por të ketë parasysh të ardhmen, se në rrugën e përbashkët që kanë shqiptarët dhe grekët, të dyja palët - Shqipëria dhe Greqia, kanë nevojë për miqësi dhe jo për armiqësi me njëra-tjetrën. Sa për Vasil Bollanon, në marrëdhëniet me të si individ ne do presim që shkeljet e tij ligjore në mos sot nesër, do t'i zgjidhin gjyqet shqiptare.


6 comments:

Anonymous said...

Mos ja vini re Kristos, si plak njeri qe eshte mund te thote dhe asinartisira(budallelleqe). Por budallelleku me madh eshte kur reklamon qe Grantin per konferencen e ka dhene qeveria greke. Sipas burimeve te sigurta asnje lidhje nuk as qeveria greke dhe as ndonje shoqate me baze ne Greqi per organizimin e kesaj konference megjithese edhe po te kishte do te qe me se normale. I shkreti Kristo, fle dhe enderon akoma luften e klasave ....

lonidha

Anonymous said...

Puna qendron se K .Frasheri merret me politologji, ethnografi, diplomaci pa pasur kreditet per asnje nga keto specialitete te jape mend. Intervista e tij eshte nje amalgame te vertetash dhe renash te shikuar me nje optike te permbysur. dhe ai e ndjen se mbret ne ckurorezim i historio-politologjise shqiptare.

o stoxastis

Anonymous said...

Ne fakt K. frasheri shkon edh me tej sa thua ti zoti stoxasti, ai shikon nje greqi te renuar qe pengon te ashtuquajturen Maqedoni. Kristo /frasheri eshte modeli i turkoshakut shqiptar qe cdo gje greke e shikon me alergji, mbase nuk duhet te merremi me kalbesirat e shekullit te kaluar. Nje historian qe nuk arrin te shohe fatin e madh qe pati shqiperia dhe shqiptaret te ndodheshin prane saj pas nje rrenimi total ekonomik e politik, nuk merriton te konsiderohet si i historian por si nje shtrige e lige rrugesh
sofoklis

Anonymous said...

Eku do kete rast me te mire se sa nje konference te tille per kristo frasherin qe te bisedoje me historianet greke realisht duke ballafaquar pikepamjet e tij sipas nje logjike shkencore dhe jo sipas nje llogjike apriori?
stefan

Anonymous said...

Ki kristua eshte nje genjeshtar me patente.Shikoni kur thote "folesit e paket te greqishtes ne himare..."
Aman, kur do ta marre zoti prane tij qe te mos mekatoje me mbi kete toke?

Anonymous said...

Kristo frasheri eshte jo vetem genjeshtar me patente por i semure tej mase kur deklaron se himarjotet jane emigrante ne himare.

seleniu