Thursday, October 07, 2010

Paralogjizma: Kristo Frasheri u kerkon historianeve te refuzojne pjesemarrjen ne konfencen e trete panhimarjote

Kristo Frasheri "do te ishte mire qe historianet te mos merrnin pjese ne nje takim te tille te organizuar nga nje shoqate politike per qellime politike".

(Kristo Frasheri nuk ka arritur te mesoje asnje germe nga aktiviteti i shoqates Komuniteti Himarjot e cila sic e percakton dhe statuti i saj nuk eshte aspak shoqate poltike por perfaqeson forcat intelektuale himarjote dhe te shoqerise civile himarjote)

Reagime rreth
1. Prof Paskal Milo:
"Mua me vjen keq, qe juve jeni keqkuptuar. Une nuk kam marre ndonje ftese per asnje simpozium apo konference deri tani nga asnje shoqate dhe nga asnje person. Une iu pergjigja nje pyetjeje qe mu be ne parim dhe as me ka shkuar kurre ne mendje qe t'ju "padis". Po e perseris edhe nje here mendimin tim, jo si kundervenie ndaj jush: Cilido ne demokraci ka te drejte te shprehe pikepamjet dhe idete e tij dhe cilido ka te drejte te pajtohet ose te mos pajtohet me keto ose ato pikepamje", - thote Paskal Milo ndersa vijon te shprehet per historine e Himares. "Une pretendoj ta njoh historine e Himares, jo vetem si historian, por edhe si bir i atij vendi. Nuk kam hezituar t'i shfaq pikepamjet e mia ne menyre publike kur ka qene rasti dhe nuk jane te pakta ato. Por, ngurroj qe te shprehem ne kohe trysnish nacionaliste e keqperdorimi politik qe marrin shkas nga marrja ne menyre kriminale te jetes se nje te riu, cilido qofte ai. Do ta them fjalen time kur te jem plotesisht i bindur se kane mbaruar ne menyre te kenaqshme kerkimet e mia shkencore per kete teme. Edhe nje here tjeter i dashur profesori im respekte dhe mirenjohje. Thinjat e mia nuk me lejojne te jem vecse i matur e i kujdesshem edhe me profesorin tim te 43 viteve me pare", -'Gazeta Shqiptare'.

2. Prof. Ferit Duka "simpoziumet per nje ceshtje te caktuar mund t'i beje kushdo"

3. From: "Jorgji, Kristaq"
To:
....Une lexova reagimin e z. Frasheri dhe sinqerisht me erdhi keq per te. Te
bojkotosh nje takim shkencor aq me teper kur ke botuar nje liber I cili
ka nentitullim polemike me historianet greke, me duket cudi. I vetmi
shpjegim qe mund te jap, eshte se ka frike te perballet.

Sidoqofte, une shpresoj qe z. Frasheri do te kete mundesine te marre nje
ftese zyrtare per pjesmarrje ne kete takim sikurse edhe historiane te
tjeter, per te diskutuar tezat e tyre.
Me nderime
Dr. Kristaq Jorgji.

4. From:
To:
Thirja e K. Frasherit per te bojkotuar nje simpozium e ndermare nga shoqata jo fitim prurese Komuniteti Himarjot eshte nje lathitje e rradhes dhe e rralle ne historine e shkences. Shoqata Komuniteti Himarjot ka organizuar me sukses dy Konferenca per zonen dhe ne punimet e konferences se fundit morri pjese edhe Presidenti i Republikes duke ju pergjigjur fteses se organizatoreve. Ne vend te kesaj thirrjeje te pakuptimte, z. Frasheri apo kushdo tjeter le te paraqese kumtesen e tij ne nje konference te tille shkencore dhe madje te debatoje me referuasit e tjere per kumtesat perkatese.

Eshte koha qe shoqeria te komunikoje dhe te jete e hapet ndaj debatit shkencor dhe shkencetaret jane te fundit qe do te donin te mbyllnin keto ura komunikimi. Perpjekja per te paragjykuar nje simpozium shkencor duke u nisur nga mbiemri i kryetarit te kesaj shoqate eshte shume e mjere dhe i destinuar te deshtoje. Himara ka shume shkencetare ne te gjitha fushat qe dine te dallojne ate qe eshte shkencore nga propaganda dhe falsiteti.
Dr. M. Gjoka



4. Koment nr4 (sent by e-mail ).
Profesori i nderuar gabon kur paragjykon permbajtjen e nje konference nga emri i njerit prej organizatoreve dhe pergojon kredibilitetin e Shoqates Komuniteti Himarjot me qender ne Tirane.
Dy fjale per shoqaten Komuniteti Himarjot: Ajo perfaqeson forcat intelektuale te Himares dhe ne programin e vet nder te tjera ka mbrojten dhe stilulimin e traditave kulturore te krahines. Ka organizuar dy konferenca pan-himarjote
1. - "NDERTIMI i se ARDHMES se HIMARES" TIRANE, 16-17 Dhjetor 2005
2. " Ndertimi i Vizionit per Prioritetet e zhvillimit te Rajonit te Bregdetit", Himare, Maj 24, 2008
Kumtesat ne te dy konferenccatu mbajten nga figura me kredibiletet shkencor dhe ne konferencen e dyte pjesemarres ishte vete presidenti i republikes Bamir Topi.
Me te drejte z. Paskal Milo dhe te tjere kane kritikuar thirrjen e z. Frasheri per ta bojkotuar konference e trete te planifikuar. E ku me mire do te mund te diskutohej per historine dhe kulturen e Himares se sa ne nje simpozium shkencor? Z. Frasheri madje ka botuar edhe nje liber "Bisede me historiane greke" qe eshte pritur me rezerva nga nje pjese e inteligjences himarjote per aresy e se autori ne te vertete merret me shume me politologji, etnografi, gjuhesi se sa me histori. Por sidoqofte autori ka rastin te binde apo te bindet per korrektesine e fakteve dhe interpretimeve qe ben ai apo te pakten ne vend te monologut me shkrimet e tij te shumta te beje dialog me lexuesit potenciale..
Po i sjell profesorit te nderuar dhe dy shembuj
Shembulli i pare : Kisha katolike organizoi para disa vitesh nje konference nderkombetare shkencore per Kozmogonine ku morren pjese shume shkencetare duke perfshire dhe Stephen Hawking. Z. Frasheri me logjiken e tij do thoshte qe kisha nuk tager per te organizuar nje konference te tille.
Shembulli i dyte: Shoqata kulturore atdhetare "Laberia", me 09 Tetor 2009, ne sallen e Muzeumit Kombetar ne Tirane organizoi debatin e hapur me pjesemarrje te historianeve, juristeve, specialisteve te fushes me teme "Trajtim teorik e teknik i marreveshjes mes Republikes se Shqiperise dhe Greqise".

A nuk do te duhej z. Frasheri te shprehej edhe per kete si nje debat te inicuar gabimisht nga nje shoqate qe per nga statusi formal eshte analoge me ate te shoqates Komuniteti Himarjot? A nuk do te duhej qe z. Frasheri me te njeten logjike te kritikonte pjesemarrjen ne kete debat teorik te historianit Xhufi dhe Arben Puto ?
Kurse permendja ketu e Vasil Bollanos, (ndonse thote se nuk do te merret me te,) kryetarit te bashkise se himares votuar nga elektorati i tij masivisht, mund te kosiderohet lajthitje. Do ishte e rekomandueshme qe alergjine per kete person, pamvaresisht ne se ka apo jo te drejte te mos ekstrapoloje edhe tek kryetari i shoqates Komuniteti Himarjot ing. Thodhori Bollano dhe te kuptoje se mbiemri Bollano eshte gjeresisht i perhapur ne Himare.
(Nuk do diskutoj ketu per tendencen e K. Frasherit per te futur ne lakun e comenteve hiresine e tij Arxiepisko
Stefan (sent by e-mail to Himara blog)

No comments: