Monday, December 06, 2010

Dhima: F Dhima: Frashëri, ku gabon për Kishën Frashëri


» Dërguar më: 03/12/2010 - 14:44



Ish-sekretari i Përgjithshëm i Kishës Ortodokse i përgjigjet akuzave të historianit të njohur Kristo Frashëri se ka ndihmuar në greqizimin e Kishës Orto-dokse shqiptare. Sipas Dhimës, pretendimet e Frashërit janë gënjeshtra.
Përgjigje z. Kristo Frashëri
Zoti historian!
Jam Aleko Dhima, dhe ju shkruaj nga Amerika, për t'ju përgjigjur disa akuzave e të pavërtetave ndaj meje, në artikujt tuaj te "Gazeta Shqiptare".
Më akuzoni si një grekoman të vendosur për t'i shërbyer Kishës greke.
Unë kam lindur në fshatin Nokovë-Lunxhëri-Gjiro-kastër, fshat jo minoritar dhe krejtësisht shqipfolës. Asnjë nga fshati ynë nuk flet greqisht, as edhe prindërit e mi, që më edukuan që të vogël me dashurinë dhe besimin ndaj Zotit. Në vitin 1944, kur isha 6 vjeç, u vendosëm në Tira-në dhe sa mbusha 8 vjeç, fillova të shërbeja në ajodhimën e kishës me priftërinjtë shqiptarë - me Kryepiskopin Kristofor Kisi, episkopët Irine Banushi, Sofron Borova. Më vonë edhe me Kryepiskop Pais Vodicën, me episkopët e rinj Dhanil Çuli e të fundit Damiano. Vazhdova pa ndërprerje duke i shërbyer Kishës sonë me besim e dashuri gjatë gjithë regjimit komunist, edhe kur isha student jashtë shtetit. Edhe kur u mbyllën ato pas vitit 1967, vazhdova të shkoja jashtë Tiranës për t'u lutur në ato kisha e manastire që ruheshin si monumente kulture, me gjithë rrezikun që kjo paraqiste.
Në vitin 1991, me rihapjen e kishave, u afruan në kishë shumë besimtarë orthodhoksë e madje me origjinë nga besime të tjera. Një numër i madh i tyre u mblodhën për të formuar një këshill kishtar, që do të drejtonte e do të zgjidhte problemet që dolën, më propozuan edhe mua në këtë këshill.
Si kërkesë e parë në këtë këshill, doli nevoja për të ndihmuar ringritjen e Kishës sonë me mjete monetare dhe materiale. Për këtë këshilli më ngarkoi t'u drejtohesha ambasadave të vendeve të Lindjes, por asnjë nga ato nuk na premtoi ndonjë ndihmë, duke na thënë se të njëjtat probleme kanë edhe ata me kishat. Pas kësaj këshilli më caktoi të shkoja në Athinë për këtë qëllim, por dhe atje nuk na premtuan asnjë lloj ndihme.
Kur ndodhesha në Athinë më thanë se është caktuar si Eksark nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit, për të ndihmuar në ringritjen e Kishës suaj, Episkopi Anastas Jannullatos, i cili është një nga më të përgatiturit dhe më me reputacion jo vetëm në Greqi, po në gjithë botën. U takova me të, ndërsa priste marrjen e vizës për të ardhur. Më bëri përshtypje, personaliteti i tij, thjeshtësia dhe përkushtimi i tij për të ndihmuar në ringritjen e Kishës sonë. U ktheva dhe ia raportova të gjitha këto këshillit kishtar.
Në qershor të atij viti erdhi në Tiranë një delegacion i Kishës Shqiptaro-amerikane të Bostonit. I pritëm dhe i shoqëruam në shumë qytete të vendit. I kërkuam për t'i dalë zot Kishës sonë për ta ringritur, por na thanë se kjo qe e pamundur, se ata ishin të zënë me kishat e tyre. Edhe ata na thanë se për të ndihmuar Kishën tonë, qe caktuar Episkopi Anastas Jannullatos, që pret vizën për të ardhur.
Pas një muaji, me aprovimin e organeve tona qeveritare erdhi Episkopi Anastas, të cilin e pritën me shpresa shumë të mëdha për t'i vënë shpatullat ringritjes së kishave tona. Ai menjëherë, me përvojën e tij, thirri në Tiranë gjithë anëtarët e këshillave kishtare të rretheve të vendit, si dhe rreth 15 klerikët e mbijetuar. Me propozimin e këtyre pjesëmarrësve u zgjodh një këshill i përgjithshëm provizor, që do koordinonte punët për të gjitha problemet kishtare. Në këtë këshill u zgjodhën intelektualë të njohur si mjekë, inxhinierë, ekonomistë e pedagogë, specialistë për të cilët kishte nevojë Kisha jonë.
Ky është realiteti z. Historian dhe këto janë faktet kokëforta e të pakontestueshme dhe jo ato që thoni ju konkretisht për mua, që u vetëzgjodha që t'i shërbeja si grekoman Kishës greke. Të lutem thuaja këto fakte atyre që iua kanë servirur ato që thoni, që janë sa jo reale aq edhe të mbrapshta.
Por shpifjet e të pavër-tetat tuaja nuk përfundojnë me kaq, se më poshtë thoni se "Kryepiskopi Anastas, unë e Sebastiani paskemi nënshkruar një marrëveshje ogurzezë".
Ku e keni parë, lexuar dhe e keni gjetur dhe në cilin sirtar të zi e kini nxjerrë këtë z. Kristo, e cila është sa e shpifur, e sajuar, jo e vërtetë dhe servirur për qëllime jo të mira dhe që ndoshta i shërben disa personave të veçantë. Keni parë vallë në këtë pseudomarrëveshje firmën time ose të Kryepiskopit?
Po t'i kini besuar kësaj që para 18 vjetëve, pse nuk erdhët një herë me krenarinë dhe shqetësimin tuaj si historian që jeni, për cenimin e fakteve historike të vendit tonë nga kjo marrëveshje dhe të na vinit me shpatulla pas murit, po të kishim bërë një marrëveshje të tillë e cila me të vërtetë do të që ogurzezë siç thoni ju, por e ngrini këtë sajim fallco pas 18 vjetëve?
Unë Episkopin Sebastian as e kam parë dhe as e kam takuar ndonjëherë dhe nuk kisha arsye ta bëja këtë, se unë i shërbeja Kishës sonë Orthodhokse e nuk më lidhte asgjë me të, jo pastaj për fjalët dhe përshtypjet negative që ishin përhapur në atë kohë për atë person.
Diçka z. Historian, si e kam njohur unë Kryepiskopin Anastas, që bashkëpunova me të për rreth 5 vjet.
Ai që ditën e parë të mbërritjes në Tiranë iu përkushtua natë e ditë ringritjes së kishës tonë, të shkatërruar totalisht. Këtë aksion sa madhor aq dhe të vështirë filloi ta kryejë me përvojën e tij dhe mundin e tij. Këto panë besimtarët orthodhoksë në mbarë Shqipërinë tek ai, që nuk la pa shkelur qytet, fshat, kodër ku kanë qenë vendet e shenj-ta të Kishës sonë, e si pasojë brenda një viti ai fitoi dashurinë e besimin për veprën e filluar prej tij. Këtë e treguan qindra letra e telegrame të ardhur nga këta besimtarë në Kryepeshkopatë, duke e falënderuar për punën e tij dhe duke shfaqur dëshirën e kërkesën që ai të mbetej dhe të bëhej Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Kjo ishte arsyeja kryesore që Kisha jonë, i propozoi Patriarkanës që ai të dorëzohej si Kryepiskop i Shqipërisë. Ai u fronëzua më 2 gusht 1992, pasi u miratua nga besimtarët orthodhoksë të Shqipërisë, nga Patriarkana dhe nga Qeveria Shqiptare, e ky fronëzim u bë brenda në kishën katedrale të Tiranës, nën thirrjet e zjarrta të besimtarëve që mbushnin kishën "i denjë", pa ua vënë veshin pak personave, më të shumtët të një besimi tjetër, që thërrisnin kundër në fund të kishës. Ky fronëzim solemn u krye në kishë e jo në Hotel Tirana, siç jua kanë servirur juve z. Kristo.
Tani pas 19 vjetëve ai e ka justifikuar emërimin, veprën dhe dorëzimin e tij, me punën, besimin, mundin, sakrificën, përvojën, zgjuarsinë, reputacionin e djersën e tij dhe për këtë flasin veprat e tij ngado që të shkosh në Shqipëri e madje dhe në Kosovë.
Para një viti, kur u pyet Episkopi i Kishës Shqiptaro-amerikane, nga një dëgjues në një konferencë në Neë York, se "çdo na thoni për Kryepiskopin Anastas që po drejton Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë", ai u përgjigj: "Bëni një udhëtim nëpër Shqipëri e do bindeni për punën e veprën e tij që nuk ka nevojë për komente e fjalime."
*Ish-sekretar i Përgjithshëm i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga viti 1991-1995, Boston, USA .

No comments: