Sunday, December 19, 2010

A terrible trafic -is it true?

Du sang sur les murs, des seringues dans la poubelle

La «maison jaune» à Ripe, au nord de l’Albanie, peinte depuis en blanc. (AFP)

La «maison jaune» à Ripe, au nord de l’Albanie, peinte depuis en blanc. (AFP)

Les atrocités de la «maison jaune», en Albanie, sont au cœur de l’enquête de Dick Marty. Le médecin légiste qui l’a perquisitionnée témoigne

José Pablo Baraybar, anthropologue légiste d’origine péruvienne, a travaillé ces vingt dernières années comme expert de l’ONU sur la plupart des scènes de crimes de guerre et de génocide de la planète: Haïti, Rwanda, Bosnie, Croatie et bien sûr le Kosovo. Là, il a dirigé de 2002 à 2007 l’OMPF, le Bureau de recherche des disparus et de médecine légale créé par la mission des Nations unies sur place (Unmik). En cinq ans, par exhumations et identifications, ses services ont ramené à moins de 2000 personnes la liste des disparus du conflit. Et, dans la plupart des cas, en coopération avec le Comité international de la Croix-Rouge (CICR), ont rendu les corps à leurs familles. Cependant, José Pablo Baraybar a aussi été parmi les premiers informés du trafic d’organes que dénonce le rapport de Dick Marty, et l’une de ses sources.

Le Temps: Quand et comment les premières informations sont-elles arrivées?

José Pablo Baraybar: Il y avait déjà des informations dans les dossiers que j’ai trouvés en arrivant au Kosovo, en juin 2002. Mais, deux mois plus tard, nous avons reçu d’une source un dossier très précis sur la «maison jaune».

– Qui vous l’a envoyé?

– Je ne peux pas répondre à cette question. Le dossier contenait huit témoignages de personnes qui ne se connaissaient pas entre elles et qui avaient participé au transport de prisonniers à travers la frontière albanaise. Certains avaient conduit les victimes jusqu’à la maison jaune. Il y avait même des photos de cette maison, prises à la sauvette. Elle était jaune mais, deux ans plus tard, je l’ai trouvée repeinte en blanc.

– Et qu’en avez-vous fait?

– Le grand problème, c’est que l’Unmik n’avait pas de juridiction sur l’Albanie. Impossible de faire une demande officielle. Pour tenter de vérifier certaines informations du dossier, j’ai passé la frontière en touriste, dans une voiture banalisée. Mon traducteur s’appelait Lulzim Basha, il travaillait pour le Tribunal pénal international pour l’ex-Yougoslavie (TPIY). Plus tard, il est devenu ministre des Travaux publics en Albanie et je l’ai entendu l’an dernier déclarer que toute cette histoire d’organes était n’importe quoi. Or je sais qu’il sait. Il était avec moi. Il avait le dossier.



NTERVISTA- Lulzim Basha, ministër i Republikës së Shqipërisë, ka qenë përkthyesi i të vetmit hetues të huaj, që ka arritur të hyjë (pa mandat ligjor) në shtëpinë e përfolur këto ditë në raportin që ka shokuar Europën, ku flitet për implikim të kryeministrit Thaçi mes të tjerash në trafik organesh. José Pablo Baraybar, antropolog ligjor, me origjinë peruane, njëzet vitet e fundit ka punuar si ekspert i OKB-së, mbi shumicën e skenave të krimeve të luftës dhe genocidit të planetit: Haiti, Ruanda, Bosnje, Kroaci dhe në Kosovë. Në këtë intervistë dhënë dje për gazetën Le Temps, Baraybar, shpjegon përpjekjen e tij për të hyrë në të ashtuquajturën "shtëpi e verdhë" (tashmë e lyer me të bardhë) në veriun e Shqipërisë. Ai ka hyrë në Shqipëri bashkë me përkthyesin e tij pa mandat kontrolli, njëherë si turistë, "por na kuptuan" sic shprehet peruani dhe më pas si "inxhinierë rrugësh". Përkthyesi është... Lulzim Basha, aktualisht ministër i brendshëm i Shqipërisë. "E kam dëgjuar vitin e kaluar të thotë se gjithë kjo histori e organeve ishte broçkulla. Ndërkohë që unë e di që ai di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen" - thotë antropologu i njohur. Dhe jo vetëm kaq. Përkthyesi ka qenë aq i zellshëm sa ka spiunuar edhe çfarë prokurori që shoqëroi Baraybar dhe Bashën në vizitën e dytë, u mësonte banorëve të deklaronin.. Më poshtë, intervista e plotë e José Pablo Baraybar dhënë për Le Temps:

José Pablo Baraybar, antropolog ligjor, me origjinë peruane, njëzet vitet e fundit ka punuar si ekspert i OKB-së, mbi shumicën e skenave të krimeve të luftës dhe genocidit të planetit: Haiti, Ruanda, Bosnje, Kroaci dhe sigurisht Kosovë. Atje, ai ka drejtuar nga 2002 në 2007, OMPF-në (Byroja e Kërkimit të të Zhdukurve dhe e Mjekësisë Ligjore). OMPF është krijuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara UNMIK. Në 5 vjet, nëpërmjet zhvarrimeve dhe identifikimeve, shërbimet e tij kanë çuar të paktën në 2 000 listën e personave të humbur nga konflikti. Në shumicën e rasteve në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (CICR) i kanë kthyer trupat familjeve të tyre. Në të njëjtën kohë, José Pablo Baraybar ka qenë gjithashtu, ndër të parët persona të informuar për trafikun e organeve që denoncon raporti i Dick Marty dhe një nga burimet e tij.


Le Temps: Z.Baraybar, kur dhe si kanë mbërritur informacionet e para?
José Pablo Baraybar: Kishta tashmë informacione në dosjet që kam gjetur kur arrita në Kosovë, në qershor të 2002-t. Por, dy muaj më vonë, ne kemi marrë nga një burim një dosje shumë precise mbi "shtëpinë e verdhë"



Le Temps: Kush jua dërgoi juve?

José Pablo Baraybar: Nuk mund t'i përgjigjem kësaj pyetjeje. Dosja përmbante tetë dëshmi të personave që nuk njiheshin mes tyre dhe kishin marrë pjesë në transportimin e të burgosurve nëpërmjet kufirit me Shqipërinë. Disa prej tyre i kishin shoqëruar viktimat deri tek "shtëpia e verdhë". Kishte madje fotografi të kësaj shtëpie, realizuar gjatë shpëtimit. Ajo ishte e verdhë por, dy vjet më vonë e kam gjetur të lyer në të bardhë.

Le Temps: E çfarë bëtë ju?
José Pablo Baraybar: Problemi i madh, është se UNMIK nuk kishte juridiksion mbi Shqipërinë. E pamundur të bëje një kërkesë zyrtare. Prandaj, për të tentuar të verifikoja disa informacione të dosjes, unë kalova kufirin si turist, në një makinë banale (të zakonshme). Përkthyesi im quhej Lulzim Basha. Ai punonte për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë (TPIY). Më pas ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe e kam dëgjuar vitin e kaluar të thotë se gjithë kjo histori e organeve ishte broçkulla. Ndërkohë që unë e di që ai di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen.



Le Temps: A ishte i frytshëm ky udhëtim?

Jo. Ne u prezantuam si inxhinierë të ngarkuar për të ndërtuar një rrugë. Ne bëmë pyetje në kampet e UÇK. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza e Bicajt, në jug të Kukësit ku sipas dosjes gjendeshin trupa serbesh të Kosovës. Por na kuptuan dhe na u desh të iknim pa mundur të shkonim në Bicaj.



Le Temps: Më së fundi si mundet ju të kontrolloni Shtëpinë e Verdhë në shkurt të 2004?

Kjo ka qene shume e komplikuar. Na u desh të bindnim TPIY që s'ishte e interesuar aspak per kete çështje. Por vetem ajo mund te merrte autorizimin per te punuar ne Shqiperi. Perfaqesuesi amerikan ne Prishtine gjithashtu nuk ishte i interesuar.

Le Temps: Dhe çfare gjetët ju?
Puna ishte tmerresisht e veshtire. Këtë herë ne ishim të shoqëruar nga nje prokuror shqiptar qe nuk rreshtte së thëni se po humbnim kohën kot, se ishte shumë vonë, se duhet të ktheheshim etj. Sipas përkthyesit tim prokurori ju thoshte banoreve te shtepise (Familja Katuci) se si duheshin t'i pergjigjeshin pyetjeve tona. Gjetem ne nje kosh plerash pas shtepise qese me medikamente, kryesisht qetesues muscular, shiringa, biles dhe nje instrument transfuzioni. E gjitha kjo ne mes te asgjese. Ishte e paimagjinueshme qe ata banorë fshati të dinin te perdornin keto materiale. Prokurori shqiptar insistonte qe duhet te iknim. Ne patem akoma kohen te benim nje eksperiment me Luminol, nje produkt qe evidenton gjurmet e gjakut. Ne pame qartesisht dy linja ne kendin e djathte ne dhomen kryesore sikurse ne te gjitha anet e nje tavoline. Kishte gjithashtu gjurme ne mure. Ne nuk provuam ta merrnim nje pjese nga kjo sepse nuk kishim mjetet dhe Luminoli nga ana tjeter neutralizon elementet e gjurmes.



Le Temps: Dick Marty ju akuzon per mungese profesionalizmi ne kete kontroll....
Toni i raportit te tij ne kete episod eshte pak i forte dhe mund te interpretohet ne menyra te ndryshme. Do te deshiroja te kuptoja qe ai evokon kushtet shume te veshtira ne te cilat ne kemi punuar. Sepse e di qe une jam nje profesionist I mire dhe ne kemi bere nje pune shume profesionale duke patur parasysh kushtet.



Le Temps: Sipas mendimit tuaj çfare ka ndodhur ne kete Shtepine e Verdhe. Dick Marty
sygjeron qe ishte nje vend tranziti, torturash dhe testesh mjekesore por jo heqje organesh qe
duhet te kete ndodhur ne Fushe-Kruje prane aeropoprtit te Tiranes..
Eshte shume e veshtire ta thuash duke u nisur nga te dhenat qe mundem te mblidhnim. Do te duhej te mund te krahasonim: Te njejtat te dhena nese ekzistonin edhe ne shtepi te tjera ne Shqiperi te zgjedhura rastesisht. Eshte normale te gjesh gjurme qe mund te ishin gjak deri mbi mure dhe qe familja thote se kjo është per shkak se nje grua ka lindur atje?? E pastaj thone ne vazhdim ishte sepse ata vrisnin kafshe gjate dimrit ne dhome?? Por s'me mbush mendjen qe ky vend te kete qene nje klinikë. Duke pare izolimin e tij nuk ishte vendi ideal per te nxjerre dhe per te hequr veshka. Por eshte e mundur qe aty i pergatisnin njerzit. Per sa i perket mureve te mbuluar me gjak ne kemi gjetur në shume vende te tjera krimi ne Kosove.



Le Temps: Dick Marty thote qe te dhenat tuaja jane shkaterruar nga TPIY. Eshte e vertete?
I kam patur dhe une keto informacione dhe kjo nuk me habit. Ne 1999 police gjermane te derguar ne Kosove nga ana e TPIY mblodhen 400 kampione ADN-je dhe i derguan ne Gjermani. Ne 2002-shin i kam kerkuar keto ekzemplarë per identifikime. Gjermanet thane: sapo i shkaterruam, TPIY na tha qe mund ta benin kete gje.


Le Temps: Pas kontrollit te Shtepise se Verdhe çfare bete ju?
Nuk kisha asgje per te bere. Gjithcka ishte ne duart e TPIY.



Le Temps: E perse TPIY nuk beri asgje?
Eshte e çuditshme qe ish-prokuroria (Carla Del Ponte) publikon nje liber ku flet per kete, nderkohe qe ajo mundej te hapte nje hetim kur ajo ishte ne detyrë para 2007-es dhe kur gjykata duhet te perfundonte hetimet e saj. Ne e beme punen tone. Ata do te thone qe nuk kishin juridiksion mbi Shqiperine. Por sikur kjo t'ju interesonte, ata mund te ishin më aktiv. Ashtu sikurse ato mund te hetonin mbi 470 te zhdukurit pas mberritjes se KFOR-it.


Le Temps: Si e shpjegoni qe e verteta do kaq shume kohe qe te dalë?
Nuk e dija sot e kesaj dite se cila ishte strategjia e gjykates mbi Kosoven. Ata hetuan shume pak dhe dy akuzat e vetme te tyre nuk dhane asgje. Duhet thene qe policia e OKB ishte nje fatkeqesi. Ti ishe nje agjent qarkullimi ne Zvicer apo ne Angli dhe ja per gjashte muaj ne Kosove ngarkoheshe per nje hetim mbi krimet e luftes... Nga do t'ja filloje, çfare do te beje? Ne menyre me te pergjithshme, si mund te besh nje hetim mbi vendin qe te mirepret, ku drejtuesit kontrollojne vendin ku ti punon? A do te arrish dot te ekuilibrosh gjithçka ti ke kunder tyre? Njehere isha ne Prishtine me nje perfaqesues special te OKB-se, - nuk po jap emer - duke diskutuar per nje krim per te cilin UCK-ja ishte pergjegjese. Ai me tha: "Është Thaci aty te dera po pret, ai ndoshta vjen te me flase per te njejten gje si ty. A mund te dalesh nga porta mbrapa?" Eshte real-politikë, e kuptoj por nje krim eshte nje krim.

*Marrë nga gazeta "Le temps", një nga gazetat më të rëndësishme të Zvicrës.

2 comments:

Unknown said...

Доктор Имя: Михаил Shaffrey,

Привет из Jaslok больницы и исследовательского центра в срочном порядке связаться Jaslok больницы & научно-исследовательский центр. Как у нас есть много пациентов, которые здесь трансплантации почки, Вы ищете за возможность продать почку за деньги из-за финансового разрыва вниз, и мы предложим Вам 120,000USD $ - $ 350,000USD для почек. Меня зовут доктор Майкл Shaffrey, я Нефрология (консультант) в Индии хирургической больницы. Наша больница специализируется на почки хирургия / пересадки и других органов лечения, мы также занимаемся с покупкой и трансплантации почек с живой и здорового донора. Мы находимся в Индии. Если вы заинтересованы в продаже почку, пожалуйста, не стесняйтесь обращаться к нам через меня с помощью;
E-mail: dr.michaelshaffrey@gmail.com.

С Уважением,
Д-р Майкл Shaffrey (консультант)

Unknown said...


A doni të shitur veshkën tuaj? ose A jeni duke kërkuar për një mundësi për të shitur veshkën tuaj për të holla për shkak të pushimit financiare poshtë dhe ju nuk e dini çfarë të bëni, atëherë na kontaktoni sot dhe ne do të ju ofrojmë sasi të mirë për veshka tuaj. Emri im është (Doctor Elvis Whyte) jam frenolog në spital jonë i specializuar në veshka Kirurgjisë dhe ne gjithashtu merret me blerjen dhe transplantimin e veshkave me një të gjallë një donator përkatës.
Kontakti Email: doctorelviswhyte@gmail.com