(RESPUBLICA)
Mustafa Nano
Do t'ia dalë ta bëjë hetimin?
Po ndjekim Berishën këto ditë, që “po merr takim me strukturat e forcave të armatosura, dhe po i informon mbi grushtin e shtetit të organizuar nga opozita, prokuroria e shërbimet sekrete, i cili ende nuk ka mbaruar”. Ai nuk ka harruar të thotë e të përsërisë, se “3 të vdekur janë hiçgjë në këtë mes; mund të ketë dhe 30, dhe 300”, se “nëse Rama do të tentojë përsëri të bëjë të njëjtën gjë, atëherë vetë Berisha do ta ndëshkojë në mënyrë egzemplare atë, e asnjë tjetër, bash siç ndëshkohjet një bandit”, se “nuk ka ndërmend të dorëzojë gardistët tek Prokuroria, pavarësisht kërkesës së kësaj të fundit”, se “i kanë ardhur me mijra sms nga qytetarët, që i kërkojnë të vihen në mbrojtje të institucioneve”, se …. etj, etj. Është i çmendur, që i mëshon kësaj ane? Mos vallë synon të na çojë drejt konfrontimit civil? Kush e di? Nëse do ta shohë me interes këtë punë, e nëse do të ketë takat, edhe mund ta bëjë.
Por ka dhe një shpjegim tjetër. Ai e bën këtë zhurmë ngaqë do të mbulojë e eklipsojë krimin e sapokryer, vrasjen e tre demonstruesve opozitarë në sheshin para kryeministrisë. Është një krim i kryer live, nën vështrimin e kamerave. Nuk e kish parashikuar këtë pabesi të kamerave. Dhe mendon se vetëm një zhurmë e madhe, ndoshta një zhurmë me natyrë sa më idiotike, apo një kanosje me një rrezik të ri të prezantuar prej tij, mund të na bëjë të gjithëve ta heqim mendjen nga tre të vrarët, mund të na bëjë të lëmë pas krahëve atë që ndodhi e të mirëpresim (e të përgjërohemi për) një tërheqje të tij. Thënë me fjalë të tjera, ai është duke i terrorizuar shqiptarët me mesazhin, se “nuk po pyes për ligj, për kushtetutë, e për institucione, po uzurpoj e pushtoj çdo kat, dhomë e aneks brenda ngrehinës së shtetit, dhe mjerë ju e mjerë ky vend pastaj!”, e ndërsa bën këtë jeton me shpresën se shqiptarët, opozita, ndërkombëtarët, etj, do vijë një moment e do të thonë: “varja, ajo që u bë, u bë; le të shmangim këtë rrezik e kanosje të re të tij, që mund t’na provokojë më shumë se sa tre viktima”. Sipas këtij varianti, ai mund të jetë dakord të lëshojë pe përballë kerkesave të opozitës me kushtin që të harrohet historia e gardistëve vrasës. Ç’do të thotë “të lëshojë pe”? Gjithçka, nga anulimi i tubimit të paqes (këtë po e bën) e deri tek dorëzimi i Ilir Metës në duart e drejtësisë e tek zgjedhjet e parakoshme. Opozita do demonstronte një cinizëm të ndyrë, nëse do të binte dakord t’i jepte Berishës heshtjen e vet për krimin e gardistëve në këmbim qoftë dhe të zgjedhjeve të reja të parakohshme. Më mirë në këto rrethana do të ishte varianti tjetër: Berisha le të rrijë në pushtet, por nga ana tjetër le të vijojë hetimi i këtij krimi deri në fund.
Pse e mendoj një vullnet të Berishës për t’u tërhequr, me kusht që hetim të mos ketë? E mendoj, pasi vrasja e tre civilëve, që protestonin kundër tij duke qënë krejt të parrezikshëm e krejt të pambrojtur, është një gjë e patolerueshme. Do të merrej ashtu siç është në fakt: pushteti shpall fajtorë opozitarët dhe i dënon ata me vdekje. Pa gjyq. Nëse edhe pas ndonjë hetimi do të rezultonte, që këto vrasje janë bërë ashtu si janë bërë e ashtu si duken, Berisha bie përfundimisht.
Të kuptohemi, nuk është se ai nuk fsheh dot autorësinë e vet në këtë krim; ai, në çdo hetim që mund të bëhet, do të mbetet se s’bën dorëjashtë në këtë histori (gardistët, tok me Lul Bashën, janë gati të bëjnë burg e të japin jetën për të, dhe emrin si urdhërues të krimit nuk ia nxjerrin kurrë), por kjo gjë atij i bën një dëm më të madh; shpëton ai vetë, por bie dukuria, miti, ngrehina. Pushtetin dhe ndikimin që ushtron mbi njerëzit ai e ka ngritur tërë kohën mbi një pakt të heshtur me ta, që mund të formulohet kështu: “Më mbështet mua? Je miku im, ke mbrojtjen time çfarëdo që të bësh”. Rrallë mund të ketë qëlluar që Berisha t’i ketë ikur kësaj logjike në marrëdhëniet me njerëzit (kur i ka ikur kësaj logjike e ka bërë prej shkujdesjes së paqëllimtë; i tillë mund të jetë rasti, fjala vjen, i Blerim Çelës, i cili mú për këtë arsye është hedhur kohët e fundit nga armiqtë). Atij nuk mund t’i ndodhë kurrë që t’i thotë një miku, një të afërmi a një bashkëpunëtori të ngushtë, se “Filan Fisteku nuk më hyn në zemër, edhe pse më mbështet”. Jo, ai nuk ka kritere estetike, etiko-morale, intelektuale, kulturore, etj, në refuzimin apo pranimin që mund t’i bëjë dikujt. Ai ka si kriter veç qëndrimin e njerëzve ndaj tij. E përfytyroni dot tani, që ai t’i lërë në baltë gardistët që kanë vrarë me urdhër të tij e për hesap të tij? Po të ndodhte, ky do ishte fundi i tij politik e elektoral. Prandaj, s’ka për të ndodhur.
Cila mbetet zgjidhja për të? Të mos hetohet. Si arrihet kjo? Hm, Berisha po jep përshtypjen se kërkon ta arrijë duke refuzuar sistemin e drejtësisë, por dhe vetë e di se s’mund ta arrijë; kjo do binte erë shumë e do të ish e papranueshme për shumëkënd (ambasadori amerikan dha shenjën e parë dje). Atëherë? Ka gjetur një rrugë tjetër: po i jep vetes formën e një çmenduri rrezikzi, me shpresën – po e përsëris atë që thashë në krye – se të gjithë, shqiptarë e të huaj, do zënë të mendojnë: ore, krimi që shkaktoi ky njeri në datën 21 nuk është asgjë në raport me atë që mund të shkaktojë sërish; prandaj, të harrohet ajo ngjarje e të ulemi në negociata!
Mos po flas kuturu? Ndoshta, por fakti që dje, edhe pse vazhdon të denoncojë putsch-in e rrezikshëm, ka rënë dakord me komisioneren Catherine Ashton, që të pranojë si ndërmjetës mes tij e Ramës sllovakun Miroslav Lajcak, dhe fakti tjetër që po tërhiqet nga “tubimi i paqes” janë domethënës. Ai do të vijojë të çirret këtu brenda kundër medemek putsch-it, do të vijojë të bëjë interlokutorin e vështirë dhe njeriun problematik me synimin për të arritur një amnisti të përgjithshme (mbani vesh po s’foli për një si amnisti për të dyja palët, s’ka gjë se këtej nga ana tjetër askush s’e kërkon amnistinë; përkundrazi, po thonë se “kush ka qëlluar me gurë le të dënohet”), por axhenda e opozitës tani nuk ka pse të jetë më ajo që ishte para të premtes së shkuar: e para pikë e saj duhet të jetë hetimi i vrasjeve; nuk ka rëndësi cilën vë Rama si pikë të dytë apo të tretë; nuk ka rëndësi, gjithashtu, se ku lëshon pe. Për mua, edhe sikur Lajcak e të gjithë diplomatët e Europës të shtronin çështjen për të zgjedhur midis opcioneve “zgjedhje të parakohshme” apo “hetim”, do duhej zgjedhur hetimi. Kjo mund ta vonojë një çikë më shumë rënien e Berishës, por e bën këtë rënie përfundimtare; e ç’është më e rëndësishme, jepet një leksion i mirë: një pushtet që vret njerëzit, që ka (ngaqë i ka) kundërshtarë të vetët, duhet të përgjigjet për këto vrasje. Ndryshe, neve na bie të dalim në ilegalitet.
Nëse Rama bie dakord të pranojë zgjedhjet me kusht që të harrojë viktimat e datës 21 (ka rrezik ta bëjë; në intervistën e djeshme tek televizioni Neës24 foli prapë për zgjedhje të parakohshme, por jo për hetim), atëherë do na duhet të themi, se e gjithë ajo që ndodhi ishte një punë maskarenjsh. Kjo do të thotë se as zgjedhjet s’kanë rëndësi. Ai që vret nuk është më i keq se ai që thotë “më jep pushtetin, por s’prish punë”.

No comments:
Post a Comment