Saturday, February 26, 2011

Bloger shekulli:Shtetin e së Drejtës kuptojeni drejt, regjistrimin e kërkon Evropa!

Kaluan shumë kohë ku problemi i regjistrimit të popullsisë, për herë të parë me elementët e vetdeklarimit të etnisë dhe të fesë po lakohet në mënyrat më paradoksiale, jo vetëm nga "blogista", por të çudit fakti se më shumë zhurmë po bëjnë analistë të ndryshëm, e aq më tepër edhe "historianë", e akoma edhe "parti politike"????!!!!

Realiteti është se në këtë vend edhe sot ekzistojnë shumë etni autoktone, pa haruar, se para sundimit turk ky vend edhe në lashtësi banohej po ashtu nga shumë fise autoktonë, dhe veç etnisë shqiptare, (që kjo e quan veten autoktone, kur ka ardhur në këtë hapësirë vetëm pak shekuj para Turqisë...!) dhe Turqia për ta myslimanizuar dhe turqizuar vendin, solli shumë njerëz, ndoshta edhe turq, kur përsëri dihet se para ardhies së Turqisë, ky vend deri në Drin zotërohej nga feja ortodokse, dhe matanë Drinit zotërohej nga feja katolike!

Sot në kohë demokratike, antarë të NATO,s, dhe nesër antarë të BE-së, që njerëzit të mos kenë ankth, frikë dhe urrejtje ndaj entive të tjera, duhet të tregohen pak më të duruar, kur tek ne veproi një genocid i hapur, kur sot thuhet se 75% e këtij populli na qenkanë të fesë mysilmane (!), atëherë ç'është kjo frikë, ky mllef dhe kjo urrejtje, qoftë edhe për ata pak njerëz që me vendim gjykate, mbështetur në ligj kushtetues, kanë marrë kombësinë që kanë pasur më parë, dhe përsëri shumë njerëz ankohen se ka njerëz që kanë ndryshuar emrat, për të gjitha këto në një shtet të së drejtës, dhe ligjor, e drejtë e padiskutueshme dhe e pamohueshme e tyre (!), natyrshëm lind një arsyetim llogjik!

Ç'janë këta njerëz që nuk i shqetëson fare fakti, dhe (të gjithë sa shkruajnë, për fat të keq janë kryesisht mysilmanë, që akoma duan tu japin leksion të krishterëve, se gjoja bëjnë gabim që kërkojnë regjistrim sipas etnisë dhe fesë, me paradokset e papranueshme, se ne të gjithë jemi të kombësisë shqiptare?! Dhe akoma më keq se feja e shqiptarit na qenka, do (pyesja????!!!!) shqiptaria?! Atëherë, mos ne duhet të shkatërojmë edhe një herë siç i shkatëruam në diktaturë kishat dhe xhamiat (?!), dhe të pranonim përsëri se Zoti për ne na është përsëri Partia (?!), ose duke u mohuar njerëzve dëshirën për të besuar tek ajo fe që ata dëshirojnë, ndoshta mos duhej të skalisnim në një faqe mali hartën e Shqipërisë "natyrale", si një tip "bude" dhe tu thoshnim njerëzve, se përsëri nën një diktaturë të re, siç dhe jemi, ja në këtë faqe mali jeni të detyruar të besoni, duke i futur të gjithë njerëzit në një thes?!

Dihet se Albaninë që ne e quajmë jo pa qëllim Shipëri e ngritën si shtet, perandori që po shembeshin, si Perandoria Turke dhe Perandoria Austro-Hungareze, dhe paradoksalisht, këtë vend e udhëhiqnin ish deputetët turq, pashallarët shqiptarë, ashtu, (historitë në këtë vend duket se përsëriten!) si duan të ndërtojnë sot demokracinë në kohë moderne, pashallarët e rij komunistë?! Kur dihet se diktaturat këtij populli që i ka rënë fati të jetojë në këtë vend, i kanë bërë dhe po i bëjnë shumë padrejtësi! A nuk ishte padrejtësi mohimi dhe kthimi i fesë në fe mysilmane?! A nuk ishte padrejtësi që pashallarët të udhëhiqnin këtë vend?! A nuk ishte padrejtësi krijimi dhe vetemërimi i një mbreti të paqenë ndonjëherë?! A nuk ishte padrejtësi përkrahja që u ka dhënë dhe u jep ky popull, kryesisht fisi shqiptar diktaturave të ndryshme?! A nuk dihet nga të gjithë, jo si thonë disa se minoritetet e sidomos ai grek, nën diktaturë paska qenë i privilegjuar?!

Shprehje të tilla janë jo vetëm të papranueshme, por edhe shumë të turpëshme, kur fshatëra të ndara gjat vendosjes së kufijve u ndanë në mes me vëllezërit e tyre për gati 50 vite(?!), kur shqiptarët spiunonin e vrisnin njëri tjetërin, minoritari grek dhe kushdotjetër duhet që të rinin "urtë patjetër"?! Për të nderqur sadopak imazhin e vendit, asnjë nuk duhet të sulmonte pse njëri preferon që të kthehet në origjinë! Vallë pse shqetësohen kaq shumë për disa që ndërojnë me dëshirën e tyre emrat dhe kombësinë, dhe kjo nuk vjen siç thuhet nga disa nga ekonomia, por vjen më tepër nga të kuptuarit e të vërtetës, dhe nuk janë shqetësuar e as që u shkon nëpër mend as edhe një herë, kur gjithë këta të krishterë, nëpërmjet një genicidi të hapur u kthyen në mysilmanë, ku do ishte e nderëshme edhe për një pendim e një falje të madhe, dhe ndoshta edhe si detyrë morale, për të ndequr atë padrejtësi, të mund të ktheheshin edhe këta në fenë që dikur kishin të parët e tyre?! Se të mos duash të hapësh dosjet, se të mos duash, dhe të bësh të kundërtën duke sulmuar edhe sot në demokraci, me lloj-lloj paradoksesh të drejtën e tjetërit, kësaj i thonë që ne akoma të përqafojmë e të dashurojmë diktaturat! O njerëz, leni njerëzit, kur u ka trokitur fati të jetojnë të lirë, lerini të lirë, ndryshe padashjen tonë të gjithë bëhemi bashkëvuajtës, kur ne na pëlqen liria, dhe shteti i së drejtës! Ndalni! Ku po shkoni, njerëzit kërkojnë patjetër ëndrën për të jetuar, natyrisht të qetë, të lirë, ndoshta dhe pak të lumtur! Faleminderit!

1 comment:

Unknown said...

Artikull i shkelqyeshem!
Respekt!
Delviniotis