Monday, February 14, 2011

PETICION PER VEMENDJE

Drejtuar Zyres se Regjistrimit te Pronave OSBE ne Himare - Albaina

Himara,

Krahine ne krah te Europes, ne Jug te Europes, me qendresen e saj shekullore per Europen e kaluar e te sotme, i shkelqen historia e pa perlyer e trojeve te saj qe sot ato troje kerkojne mbrojtien tuaj, te dashur perfaqesues dhe te mireseardhur ne Himare.

Ato troje qe ne mijevejecare u mbrojten nga shpatat e serise se kapedaneve himarjote, dhe nuk u tjatersuan, sot ato kerkojne mbrojtien tuaj ne konfiguracionin dokumentar nga perlyerja e paturpshme qe mund tu ndodhe atyre pronave ne trojet e tyre historike.

Qe kane ardhur ato troje deri ne ditet tona ashtu sic jane sot, pervec mbrojties ato kane patur edhe pagesen e tyre ne shekuj te shprehur me para nga banori himarjot ashtu sic bejne sot gjithe qytetaret e botes moderne te ashtuquajtura taksa.

Me te vetmin ndryshim se ajo pagese eshte dhene me majen e shpates ne nje vend te dermjetem duke mos lejuar qe ne pronen e vet te kishte partner apo pronar te dyte.

Pronar i vetem dhe legjitim shekullor ne Himare, ishte dhe mbeti himarjoti qe shmangu me zgjuaresi cdo rival deri edhe ate komunist me mos dhenien e votes ne vitin 1945.

Himarjoti do te thoshte ne ate kohe, me ate mosvotim se partneriteti i perfolur i idese komuniste kishte mare fund qe ne lindjen e tij

Ne teritorin e Himares ishte himarjoti ai qe do vendoste per pronen e tij ashtu sic ai kishte vendosur e vulosur per shekuj me radhe i udhehequr nga burrat e zgjuar himarjote dhe jo perfaqesuestit komuniste qe kerkonin voten e himarjotit medoemos.

Ai mesazh I dekadave te kaluara vjen deri me sot dhe duhet respektuar sepse ishte dhe mbetet nje mesazh sado i vogel, po pararendes i Europes qe aspirohet sot.

Ai mesazh iste nje mesazh i ralle qe nuk u shfaq aq heret ne asnje vend te Europes dhe ne nje forme aq demokratike sic ja kerkoi ajo kohe.

Eshte koha te vleresohet ajo cka ndodhi ne vitin 1945 ne Himare sepse i perket lidhjes organike Vote dhe Prone per te cilen behen aqe perpiekie dhe angazhime sot nga shume njerez.

Ishte alarm i ralle ne mos i vetmi ne kohen e tij qe lajmeronte lindjen e nje pseudodemokracie komuniste qe po uzurponte gjysmen e kontinentit te vjeter te mbas lufte se dyte.

Shkurt 2011, vini ju ne Himare nga Europa, nje perfaqesi zyrtare nga ai Kontinet i vjeter qe e hoqi me veshtiresi ate te keqe qe gjysherit dhe baballaret tane tunden kambanat ne vitin 1945, dhe per cfare do tju shonim juve ketu?

Per te evidentuar dhe regjistruar, se ku kane jetuar dhe jetojne ata banore aqe heroike ne kohen e tyre.

Do tu duhej zyrtareve europiane para fillimit te puneve te tyre dokumentare per indetifikimin e sotem te kesaj Krahine, qe te sillnin aty medaljone dhe perkujtimore dhe ne forme ceremoniale tu jepej udheheqesve te Himares si shenje respekti per popullin e saj qe i ruajti trojet te pa prekura.

Sidoqofte per vleresimet e mira krahas puneve te mira koha rezervon piken e takimit te ballafaqimit te tyre, po ajo qe do te kerkonim ne kete Peticion-Vemendje, neve amerikano-himarjotet ka vetem nje pike.

- Te evidentohet dhe te behet transparente cdo prone e pronarit orgjinal himarjot qe ne kohen e ballafaqimit midis reales dhe ireales, te kemi pune te mira dhe ceremonira te mira te vleresimit te tyre.

Cdo devijim nga orgjinaliteti do te sillte pasoja te pa regullueshme jo vetem per Krahinen tone, per historine e saj te lavdishme po edhe per vete historine e Europes, arshivat e te ciles jane te mbushur me skedaret e Himares historike qe ka jetuar ne shekuj ne truallin e saj historik

Pershendetie dhe Urim ne punen tuaj fisnike

Amerikano-Himarjotet ne USA

Washinton DC Shkurt 2011

No comments: