Tuesday, March 15, 2011

Kur leberit hiqen si perfaqesues te bregut....Dhe hyneret e Aleksandrit


Pas pretendimit të kryebashkiakut, reagojnë përfaqësuesit e zonës së bregut

Pas pretendimit të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, se 34 fshatra të jugut i takojnë Vorio-Epirit, reagimi i organizatave atdhetare ka qenë i menjëhershëm. Shoqata “Labëria” ka hartuar një peticion dhe ka kërkuar që Bollano të mos përkrahet për të kandiduar sërish për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme. "E djathta po se po, po nuk po reagon as e majta për këtë problem që po ngrihet. Duhet medoemos ta denoncojë këtë problem, dhe ta apelojë në tërë strukturat e veta, për të qenë të gjithë së bashku. Ne ndaj nuk biem dakord që pikërisht kjo kandidaturë e këtij njeriu që do të rrijë prapë në pushtet dhe për ato aleanca të pista që bëhen midis forcave politike, për t’i mbajtur në pushtet. Ne denoncojmë që njerëz të tillë nuk duhet të jenë në karrigen e pushtetit dhe të flasin me gjuhën e pushtetit", tha Ago Nezha, kryetar i shoqatës “Labëria”. Anëtarë dhe përkrahës të shoqatave atdhetare kanë akuzuar strukturat shtetërore shqiptare dhe zyrat e partive në Himarë, se nuk kanë reaguar asnjëherë duke rënduar situatën në këtë zonë. "Në Himarë pluralizmi partiak është kapur jo nga himarjotët, është kapur këtu, është kapur dhe matanë. Ata e kanë ngritur politikën vetëm në një linjë, o pro, o kundër. Ndërsa në Himarë kanë zyrat e tyre partitë tona, po nuk kanë zërin e tyre sa herë renegati hedh ndonjë tezë provokative për shqiptarët", tha Aleksandër Çipa, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve. Në takimin me moton “Pa Himarë, nuk ka Shqipëri” u prek edhe një herë çështja e kombësisë në regjistrimin e popullsisë si një nga problemet kryesore aktuale të identitetit kombëtar.

No comments: