Monday, April 18, 2011

Arkivi-2003 publikuar nga Himara-internet (USA)

sent by stefaneli@yahoo.gr
Artikulli i poshtem eshte publikuar ne internet ne 2003 nga K. Dedi (USA). Formalisht nje shoqate e tille duhet te kete nje aktivitet te madh.

Disa pyetje qe lindin: Sa here ka bere zgjedhje kjo shoqate dhe cilet jane kryetaret e shoqates ne 8 vjet qe shkuan si dhe kryesite e shoqates (nuk egziston nje komunikim i tille)?
2. Cili eshte aktiviteti i shoqates ne 8 vjet
3. Pse nuk kane nje site te tyre ne internet keta "intelektuale" per kaqe vite





URIMET E “HIMARA- INTERNET” PËR

“SHOQATËN E INTELEKTUALËVE HIMARJOTË”

1. NJE VËSHTRIM MBI SHOQATAT EGZISTUESE

Nëpërmjet Internet Himara u njohëm me krjimin e një shoqate të intelektualëve himarjotë, nismëtarë të së cilës janë nder të tjerë Maksi Rrapo, Leonidha Prifti dhe Irakli Gjicali.

Eshtë e katërta shoqatë pas Shoqatës Bregdeti me qendër në Tiranë dhe degë në Athinë, Shoqatës së Komunitetit Himarjot me qendër në Tiranë, dhe shoqatës « Himara » me qendër në Athinë për të cilat ka dhe njoftime nga Gazeta “Himara-Internet”, gazetë e cila është tejet e hapur për çdo lloj opinioni që përfaqëson masat himarjote. Shoqata Bregdeti me kryetar Vangjel Lazeri e ka përqëndruar aktivitetin e saj në kthimin e pronave zotërve të saj të vërtetë dhe ka zhvilluar disa aktivitete me rëndësi në këtë drejtim. Eshtë për tu shënuar se dega e kësaj shoqate në Athinë me drejtues Kico Qesari ka mbajtur dhe kontakte me komisonin europian për Europën Juglindore të cilit i ka shprehur shqetësimet e banorëve Himariotë per shkeljen e nenit 17 të deklaratës së të drejtave të njeriut të firmosur nga qeveria shqiptare. Për Komunitetin Himarjot në Tiranë kemi lexuar nëpërmjet një reportazhi të z. Stavri Marko. Kurse shoqata “Himara” me qëndër në Athinë ka si piksynim mbrojtjen e interesave të Himarjotëve të emigruar në Greqi të cilët aspirojnë për një Himarë të lulëzuar. Shoqata e fundit që nga Jenari 2002 ka dhe gazetën e saj në të cilën parashtron problemet himarjote. Eshtë pikërisht kjo shoqatë që demostroi para Ambasadës Shqiptare në fillim të vitit 2002 gjatë vizitës së ish kryeministrit Ilir Meta me parrullën kryesore “Larg duart nga pronat tona”

2. PSE LINDI NJE SHOQATË E RE

Me të drejtë lind pyetja, në tri shoqatat e mëparëshme të lartpërmendura nuk ka intelektualë, apo zëri i intelektualëve nuk dëgjohet mjaftueshëm? Me sa duket krijimi i shoqatës së re i jep përgjigje kësaj pyetjeje. Shoqata “Himara” ka në gjirin e saj intelektualë, dhe ka influencë në një masë të madhe duke sensibilizuar opinionin europian në zgjedhjet lokale të vitit 2000 gjatë takimit direkt në Strasburg. Por është për të ardhur keq që nuk ka mundur të influencojë në përzgjedhjet e kandidaturës për kryetar bashkie apo kandidatura për deputet nga figura intelektuale në se përjashtojmë kryetarin e komunës, i pari i periudhës post komuniste, z Goro. Sigursht mund të thotë dikush se ato kandidatura vijnë nga “Shoqata Omonia” apo “Partia e të Drejtave të Njeriut”. Por është e kuptueshme që këto dy subjekte të fundit nuk i marrin kandidatët e tyre nga Hëna.

3. NË VITET E FUNDIT SHUMICA E HIMARJOTËVE KANË VOTUAR PËR FIGURA JO PËRFAQËSUESE INTELEKTUALE.

Himarjotë të shquar si Lekë Gjikënuri (profesor), Paskal Milo (profesor dhe ministër), Petro Koci (idealisti ynë katarsist) kanë përfaqësuar në parlament zona të tjera jo himarjote. Gjatë demokracisë Himara nga një vend dikur me zërin e saj në parlament me të paktën dy deputetë, që me Fan Nolin, Zogun dhe sitemin monist, tani është një shtojce e labërisë në hartën elektorale.

Ja pra pse mjaft intelektualë e ndjejnë se nuk përfaqësohen nga shoqatat e sipërme. Intelektualët himarjotë jane pakësuar ndjeshëm në Himarë dhe, edhe kur ndonjë intelektual kthehet nga emigracioni, shihet nga qarqet qeveritare si i dyshimtë. Rasti skandaloz është ai i pushimit nga puna i intelektualit Maksi Rrapo. Inxhinjer i rrymave të dobëta me një stazh të gjatë në institutin e Naftës në Fier, i specializuar ne Gjermani që para 20 vjetësh, futet në punë në Telekomin e Himarës. Por një protestë e organizuar nga shoqata ”Omonia” të cilën e mbështeti dhe Maksi për problematikën e drejtë që trajtonte, ishte e mjaftueshme që të pushohej nga puna. I vetmi himarjot, specialist i mirefilltë në telekom pushohet nga puna! Shoqata “Himara” në Athinë e pasqyroi këtë ngjarje në shtypin e vet.

Por çdo himarjoti duhej ta drithëronte një akt i tillë antihimarjot. E duhet ti themi ndal akteve të tilla antihimarjote. E pra, askush nuk u kujtua për këtë gjest të pashembullt. Domethënia është e qartë:

Mos u ktheni në trojet tuaja, o ju 1600 intelektuale himarjotë !

pranoni realitetin që po ndodh dmth asfiksimin e pak himarjotëve në trojet e tyre dhe të tjerët të vëzhgojnë me dylby që nga emigracioni.

PUNE TE MBARE O NISMETARE

Ja pra pse rreth 1600 intelektualet Himarjote, te cilet kanë kontribuar anë e skaj Shqiperisë, duhet të kontribojnë për Himarën, Himarën tonë të dashur. Shpresojmë që kjo shoqatë të kompesojë pikërisht atë që nuk kanë mundur ta bëjnë shoqatat e tjera dhe përforcojnë atë që ato po realizojnë me sukses.

Pune të mbarë o nismëtarë, dallandyshet himarjote do të sjellin mesazhet e tyre për lulëzimin e Himarës.

NGA REDAKSIA



mesazh i publikuar
ne(himara-club 10 maj 2005)

Pseudointelektuali vorio-piluriot Irakli Cali ne Koha jone

Irakli Gjicali*(koha jone) : .... Dhe Bashkia filloi punen me ngritjen e shoqatave te reja dublante. Keshtu kishim Shoqaten e Biznesit, e cila organizoi nje tjeter si kjo, Shoqata e Gruas, beri nje tjeter si kjo me simpatizantet e vet, Shoqata e Intelektualeve, qe beri nje tjeter
te tille, bile Bashkia jone beri edhe ekip futbolli sepse ekipi qe ishte, kishte trajnere qe nuk ishin te seres se tyre, dhe vec kesaj u benin thirrje djemve te lene ekipin e pare dhe te shkojne me ekipin tjeter, se do t'u jepnin para, pune, etj., etj. E njejta gje ndodhi edhe me grupin polifonik te Himares. Bashkia jone e nderuar formoi grup tjeter me nje ndryshim qe ky grup kendon vetem greqisht dhe jo shqip. E qarte! Keto shoqata dublante nuk i sjellin asnje te keqe Himares, por kur degjon ata qe propagandojne me te madhe "i yni dhe i
huaji" apo jo pjesemarrjes se myslimaneve e komunisteve, etj., etj., thua qe edhe ne vendasit gjendemi ne shtet te huaj. Ketu bie ere racizmi te terbuar. Nxitja e ketyre prirjeve te shfrenuara nga disa individe, nuk kane asgje te perbashket me ato virtyte te larta te
himarjotit dhe te kesaj treve me tradita te lashta te historise dhe te kultures se saj qe ka bere jehone ne gjithe Evropen.
Komentuesi ne club-himara: z. Irakli Gjicali e ka vene veten ne rolin e kryetarit te intelektualeve himarjote". Nuk e dime se sa intelktual eshte por nga artikulli i tij ne Koha veme re se Herakliu ka disa defekte ne logjiken e tij kur ja atribon Bashkise krijimin e shoqatave dubluese te cilat egzistoinin dhe me pare (ato te mepareshme kush i krijoi?).
Keto shoqata si ajo e bisnesmeneve, intelektualeve etj qe jane krijuar qe me pare na shtyjne te mendojme se jane krijesa te strukturave te caktuara pjese e te cilave eshte dhe z. Herakli
(Irakli). Pikerisht jehona e ngjarjeve te zgjedhjeve ne Himare per te cilen u shprehen edhe organe nderkombetare si OSCE /ODHIR as qe pati rastin te bjere ne veshin e shurdher te z. Gjicali i cili cudetiresht nuk ka kuptuar se sot per sot interesat e himarjoteve mbrohen nga
PDNJ. Na flet per nje shoqate bisnesmenesh himarjote te cilet i kundervihen bashkise. Dhe pse? Sepse bashkia ka pezulluar ndertimet pa leje dhe jashte nje kuadri rregullues te Himares. Ata qe ndertojne 11 katesh ne himare nuk jane bisnesmene por mafizoe. Ata qe zene
diellin dhe plazhet e himarjoteve nuk jane bisnesmene por huligane.
Ata te quajturit bisnesmene si nuk hodhen nga nje makine me zhavor ne
rrugen plot gropa ne hyrje te himares?



Irakli Gjicali (kohja jone): Nje dite para se shoqata atdhetare- kulturore "Laberia" te zhvillonte Kuvendin e saj te radhes ne Himare, organizata "Omonia" e Bashkise, dhe shoqatat dublante qe theksuam me lart, duke shtuar dhe Shoqaten e Pavarur te Intelektualeve si dhe Shoqaten AK Bregdeti, (perfaqesues anonime te tyre), redaktojne disa afishe proteste, gjoja ne emer te Himares dhe himarjoteve, ku u behet thirrje qytetareve te reagojne ne sheshin e qytetit, sepse provokimi nacionalist i shoqates "Laberia", behet ne vazhden e sulmeve te ndermarra ndaj komunitetit himarjot etj., etj?! Teksti i ketyre trakteve eshte teresisht i papranueshem dhe me ndjenja egoizmi, racizmi, percarjeje dhe plot mllef qe te le te kuptosh mire se keta
tipa nuk kane asgje te perbashket me himarjotet dhe vete njeriun, sepse besim e Zot nuk kane. Eshte turp te rrish e te merresh me keta anonime qe dalin e flasin ne em-_e te tjereve dhe ne emer te Himares e himarjoteve duke mbjelle nacionalizem te semure e racizem, por keto akte bien ndesh me Kushtetuten e Shqiperise sepse behet hapur propagande percarese e luftenxitese dhe padyshim qe keto do te behen objekt i punes se organeve perkatese e luftenxitese dhe te Rendit e Prokurorise, me qellim qe keto plehra te Himares te pastrohen njehere e mire se nuk i duhen Himares.

Komentuesi: Shoqata Laberia mund te jete shume atdhetare por aktiviteti i saj ne himare eshte vazhdim i provokimeve te radhes. Labet nuk jane zoterit e Himares. Le ti bejne konferencat e tyre ku te duan, Ne Kuc, Bolen, Tepelene , Sevaster, Progonat (aty ku i kane
bere gjer me sot) por jo ne Himare. Konferenca e tyre perben nje ngjarje te pa precedent qe denohet nga cdo himarjot i vertete. Zoti Herakli, o kryetar i rreme , hiq dore nga mbeshtetja qe ju jep te huajve per dehimarjotizimin e Himares dhe lere kushtetuten. Neve Himarjoteve qe jetojme ne Greqi na vjen ndohte nga tipa si puna jote qe i bejne hismet vetem karrikes. Gjygjet qe ben qeveria shqiptare kunder himarjoteve po realizojne te kunderten e atyre qe ata e spiunet e tyre ata synojne.


3. http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=49987

..., meqe per koincidence punimet e Kuvendit do te zhvilloheshin rreth 2 muaj para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare. U be perjashtim vetem per organizaten "Omonia" te Himares, si vendase, e cila gjithsesi nuk iu pergjigj fteses sone; ose iu pergjigj me peticione dhe perpjekje per te organizuar trazira ne qytet. Ky vendim i shoqates kaloi nepermjet debatesh midis anetareve te kryesise, pasi nje pjese jo e vogel e politikaneve te ngjyrave te ndryshme kane qene vazhdimisht prane shoqates, jo vetem si pjesemarres ne veprimtarite e ndryshme kulturore-atdhetare, por edhe duke e mbeshtetur ate dhe krahinen e Laberise vazhdimisht. Por ne besojme ne mirekuptimin e tyre. Te ftuar ishin figura te njohura labe, te fushave e profesioneve te ndryshme, veterane, dhe perfaqesuesit e pushtetit lokal nga te gjitha qytetet, komunat dhe fshatrat e Laberise. Ne kemi kenaqesine te informojme se askush prej tyre nuk mungoi, pervec kryetarit te bashkise se Himares, i cili sic u pa me vone, pati "pune me te rendesishme" per te bere. Nje interesim te madh pati nga intelektualet qe banojne ne Himare, te cilet ndoqen me interes punimet e Kuvendit, madje nuk munguan edhe pershendetjet e tyre, qe nga kryetari i Keshillit Bashkiak te Himares, z. Savo Prifti, e deri te kryetari i Shoqates se Intelektualeve Himarjote, z. Irakli Gjicali. Sic shihet interesimi ishte i madh dhe i gjithanshem.


4. http://himarablog.blogspot.com/2007/05/njoftim-shtypi-nga-bashkia-e-himares.html

ΔΕΛΤΙΟ ΤΥΠΟΥ

Pas konstituimit te keshillit bashkiak, mbledhja e dyte ajo e dates 23.03.2007 ishte supriza me e madhe per komunitetin himariot qe merrte pjese ne sallen e mbledhjes.

Pjesemaresit ne kete takim, ku do te percaktoheshin komisionet e punes te parlamentitte zones, kishin deklaruar ne fushaten elektorale bashkepunim te gjithanshem dhe mirekuptim per problemet e zhvillimit. Por ne kete takim disa nga ata vetem kete gje nuk treguan. U zhgenjyen te gjithe pjesemarresit, por me teper njerezit qe i votuan ata.

Keshilletaret bashkiake -arsimtare refuzuan te marrin pjese ne komisionin e arsimit te Keshillit Bashkiak. Konkretisht Z.Anest Dhimojani me detyre inspektor i arsimit ne zone, refuzoi te merrte pjese ne kete komision. Milo Petromilo (perfaqesues i PSD), nendrejtor shkolle refuzoi te merrte pjese ne komisionin per arsimin.

...

Nga komisioni me i rendesishem, ai i ekonomise u terhoq z. Irakli Gjicali (perfaqesues i PAA) me profesion ekonomist.

No comments: