Teksti i meposhtem eshte marre nga Club-Himara. Autori i tekstit ka qene per disa vite zv/kryetar i bashkise dhe opinioni publik nuk ka dijeni arsyet qe sollen divorcin e tij me PBDNJ. Autori eshte (ose ka qene) kryetar i partise republikane ne Himare. Ndonse partia ku ai aderon eshte promotorja e nje lufte frontale te traditave kulturore dhe gjuhesore greke ne Himare, ai gjeti te perbashket me kryetarin aktual interesimin per te shkuar prona tek i zoti.Nderkohe qe qarqet e larta te partise republikane ne zgjedhjet e kaluara (2005) me 13 deputete e tradhetuan kauzen per te cilen ata pretendonin se luftonin (kthimin e prones tek i zoti), pritet nje prononcim i z. Mato per zgjidhjen qe mund ti jepet prones se himarjoteve ne kuadrin e kesaj partie.
Do te ishte me interes te shpreheshin pikepamjet edhe nga forcat e tjera politike,per Himaren, me kete rast ju behet thirrje per te derguar mendimet e tyre ne himara blog.
Nje veretje: me sa dihet Odhise Grillo u votua si force e PBDNJ por faktikisht ai zbatoi politiken e Partise Demokratike. Prandaj kandidatura e tij mund konsiderohet si kandidature xhuveliste. PBDNj ne ate periudhe ka qene ne konflikt me PD e cila dhe i burgosi eksponentet kryesore te minoritetit grek.
Marre nga [Club HIMARA]
Do te ishte me interes te shpreheshin pikepamjet edhe nga forcat e tjera politike,per Himaren, me kete rast ju behet thirrje per te derguar mendimet e tyre ne himara blog.
Nje veretje: me sa dihet Odhise Grillo u votua si force e PBDNJ por faktikisht ai zbatoi politiken e Partise Demokratike. Prandaj kandidatura e tij mund konsiderohet si kandidature xhuveliste. PBDNj ne ate periudhe ka qene ne konflikt me PD e cila dhe i burgosi eksponentet kryesore te minoritetit grek.
Marre nga [Club HIMARA]
Από:"Stefo"
Asnje nga Partite nuk ka sjelle ne Himare tendencen e krahines,turizmin,agrikulturen dhe mbeshtetje locale te qyetareve tane,sidomos per ata qe jetojne dhe punojne jashte Himares.
Edhe P.B.D.Nj.qe ka qeverisur ne gati 11 vite komunitetin e Himares,nuk ka zgjidhur asnje nga nyjet kryesore te jetes se ketij komuniteti me histori zgjidhjesh te rendesishme.Nuk mund te shmangen gabimet e bera jo vetem tek kjo force politike qe per 11 vite ka udhehequr,ende edhe sot,por edhe forcat te cilat kalimthi ka patur pushtetin ne periudha mjaft te pershtateshme per zgjidhjet e kohes.
Per te percaktuar nje platform reale,me pare duhet te dalin ato qe jane munguar te zgjidhen sipas periudhave perkatese;
Se pari:Viti 92-96,ku drejtimin e ka patur P.B.D.NJ,ka filluar zbatimi I ligjit 7501,per ceshtjen e prones,askush nuk I beri llogarite e duhura te asaj periudhe per te sensibilizuar opinionin himarjot.brezi qe ka jetuar periudhen e viteve 40-46,e di shume mire se cfare mund te behet kur mungon populli ,dhe sidomos kur ai largohet jashte vendit .Tendenca e atij moment, nuk eshte mare parasysh nga drejtuesit e atehershem.
Se dyti:Politikanet(locale)mbeten te dyzuar ,ne lidhje me mundesine e konfrontimit me qendren per problematiken e Himares,sidomos ne fazen e pare te vendosjes se pushtetit demokratik.Lidhja ishte fare e dobet,aq sa nuk kishin asnje shenje bashkepunimi.Kjo krijoi nje hendek politk dhe social,me pas ekonomik-administrativ.Ç'do kerkese u keqinterpretua dhe u hodh ne anen e kundert,nga ana e qeverise qendrore.Nderkohe edhe lidhja me Shtetin grek ishte ne nivel moralo –ekonomik,madje as kjo nuk ishte e qarte.Perfitimet ishin te paperfillshme.
Se treti:Ikja e popullates eshte nga makthet e nje kombi,ne rastin konkret ky makth eshte shendruar ne nje kancer .Indiferenca e popullit ,sidomos inteligjences,per pasurine e lene pas ,nevojen e zgjidhjes dhe moszgjidhja ne kohen e duhur (ose fare),e sidomos fshehja e mundesive per ti zgjidhur problemet,jane elemntet qe e nxorren nga loja kete force politike ne vitin 1996.
Por e mori PD,ajo qe kishte krijuar katrauren e periudhes 1992-1996.
Se pari:E mori ,duke vendosur perballe komunitetit edhe dilemen,e perkatesise tone etnike.Ajo e instrumentalizoi kete dileme deri edhe ne krijimin e nje fronti te kundert me qellimin e vet.U krijua mundesia e percarjes se ketij komuniteti ,homogjen deri ne ate periudhe .Edhe pse ne dukje,pozitive,(vendosja e opozites ne efektivitet te plote eshte element pozitiv)krijimi I ketij fronti ,nuk mbeti ne rolin e vet,shume shpejt u kerkua ravanshi politik,dhe asnjehere korigjimi I levizjes reale te atij komuniteti,ne momentin perkates.
Se dyti:levizjet e trazuara te periudhes 97-98-99,kane rrezuar te gjitha mundesite per nje ndryshim te mundshem te statusit te athershem te Himares dhe himarjoteve,per me teper te problemeve te tyre.Jam I bindur dhe eshte verifikuar mosegzistenca e strukturave te administrimit te pushtetit vendor ne Himare.Turbullira e asaj periudhe nuk la asnje shans per te krijuar nje bosht ,prej nga do te levizte Himara,ne ate periudhe dhe ne vazhdim.Jam gjithashtu I bindur se ,aftesia e drejtimit administrative te Bashkise ,per shkak edhe te mungeses se specialisteve te politikes locale,nuk ka qene ne ate shkalle sa te mund te ndodhte edhe nje planifikim I vogel I te tashmes ,pale I perspectives.Ky lloj drejtimi ishte I destinuar te deshtonte ,deri ne ate mase sa te ndryshonte kahun e drejtimit te administrimit te Bashkise se Himares.
Politika e djathtë nuk ka prodhuar politikë shoqërore për të lëvizur në kahun e duhur shtresat shoqërore me aktivitet në Himarë, ato kanë qënë të paqarta politikisht dhe të paorganizuara për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimet e mësipërme. Asnjë organizatë nuk ka patur aktivitet shoqëror, ashtu edhe aktivitet tregëtar të organizuar. Efektet e mangësive të mësipërme janë plotësisht të lexueshme edhe sot.
Politika e ndjekur nga forcat e djathta, nuk ka patur në qëndër të saj një strategji për kthimin e pronës tek pronarët e ligjshëm, me të
gjithë bazën ligjore të kohës, në të kundërt, ajo ka lejuar edhe në zbatimin e ligjit gabime që sot quhen të pakorigjueshme; nuk ka patur një strategji për krijimin e kushteve të përshtatëshme për kthimin e banorëve në trojet e tyre mbas një emigrimi 5 vjeçar në Greqi; nuk mundi të kishte gjithashtu një strategji për t'i dhënë vlerën reale pasurisë së Himarjotëve;
Politika e ndjekur nga forcat e djathta ka përjashtuar bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin që jeton dhe punon në Greqi;ka përjashtuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shtetit Grek ndaj komunitetit tonë; ka përjashtuar edhe një strategji gjithëpërfshirëse për të krijuar bazë politiko-shoqërore të aftë për përballimin sot, të strategjive të domosdoshme, d.m.th nuk ka aktivizuar shoqërinë civile të Himarës për të trajtuar problemet e ndryshme të dala nga jetesa e përditëshme. Rrjedhimisht, ka patur mungesë të theksuar të informacionit nga ky komunitet dhe pavendosmëri për të trajtuar problemet e veta në Himarë, apo ndonjëherë edhe indifëerencë, kur ato janë prekur nga qytetarë të ndryshëm, pasojat e të cilave sot i shohim në formë kontradiktash të thella lidhur me pronësinë.
Ne krye te Bashkise ,per here te pare pas viteve 90,erdhi kampi I majte.
Ç'fare e karakterizoi kete periudhe.
Se pari:zgjidhja politike ,ishte e paqarte nga elektorati Himarjot,e pasigurte per nga funksionimi I keshillit Bashkiak,pasi grupi me I madh opozitar ,nuk mori pjese ne keshillin bashkiak per gati 1.5 vite.Mori forme politike edhe fronti opozitar i krijuar gjate drejtimit te djathte,per shkak te perplasjes se madhe midis tyre dhe grupimit te majte qe mori pushtetin.Kjo u pershkallezua edhe sepse diferenca midis votave ishte jo shume e madhe dhe menyra e fitimit ishte mjaft korruptive dhe e dukshme .
Se dyti:periudha 2000-2003,u karakterizua nga nje perplasje midis investimeve te medha ,nga njera ane dhe mungeses se organizimit te pushtetit vendor ,nga ana tjeter.asgje e mire dhe ne kohen e duhur, nuk del nga kjo perplasje,eshte si te vendosesh te luash shah ,ne nje fushe bari.
Se treti:ne te tri legjislaturat e deri ne kete periudhe, per te cilen po flasim,ka patur mungese te theksuar te intelektualizmit ,aq sa kerkesat per drejtuar Bashkine e Himares vijne ,me se shumti ,nga poshte.
Politika e majtë u distancua hapur nga mardhënia me komunitetin Himarjot, prezent në Himarë, krijoi një lidhje të dobët me atë të Greqisë, por jo me Shtetin Grek. Në të kundërt, u lidh më fort me Qeverinë e asaj kohe Shqiptare. Kjo solli për rrjedhojë futjen e investimeve serioze në Himarë dhe kthimin e një grupi familjesh nga Greqia për në Himarë. Faktori i cili e detyroi këtë qëndrim, është mospranimi i zgjedhjeve lokale të vitit 2000 nga shumica e popullsisë me banim në Himarë.
Mungesa e interesimit të pjesës më të madhe të komunitetit, lejoi grupimin e majtë të krijoj fuqi të plotë dhe t'a shperndajë atë në elementë që nuk përfaqsonin grupime shoqërore apo interesa të komunitetit. Mos pranimi i zgjedhjeve u shoqërua edhe me një platformë jo të qartë politike nga humbësit ndaj pushtetit vendor e, për pasojë ju la fushë e lirë zotëruesve të pushtetit që edhe pa platformë të qartë politike të krijojnë amullinë e mjaftueshme për t'a quajtur sot, distancim nga interesat e komunitetit të këtij grupimi.
Mungesa e bazës ligjore për funksionimin normal të institucioneve locale e trashëguar nga të mëparshmit,krijoi çrregullim edhe të orientimit shoqëror të komunitetit deri në nivelin ku përmbytja e traditave dhe zakoneve, në këtë fushë ishte e pashmangshme;
Më duhet të jem i drejtpërdrejtë kur është fjala për mungesë të bazës ligjore, mungesë të hartimit të programeve të zhvillimit të traditave dhe zakoneve të
Himares. Është momenti kur investimet e kryera duhet të japin brenda programeve të hartuara një lëvizje shoqërore plotësisht të orientuar prej nga do të rrjedhi edhe autokontrolli i organeve të pushtetit vendor në vendimet e mara, bashkëpunimi më i mirë midis tyre, me më pak gabime dhe me më shumë efektivitet në bilancet politike të grupimit të majtë.
Për të dy grupimet karakteristikat e përbashkëta kanë qënë ato që kanë përcaktuar edhe ndasinë me shumicën e komunitetit Himarjot, diku objektivisht të kuptueshme për shkak edhe të nivelit të ulët të intelektualëve pjesëmarës në këto grupime, diku edhe për shkak të euforisë së fitores dhe mosnjohjes së plotë të përgjegjshmërisë lokale, por diku edhe për njohjen e mirë të interesit personal mbi atë tëe komunitetit.
Politika e djathtë nuk ka prodhuar politikë shoqërore për të lëvizur në kahun e duhur shtresat shoqërore me aktivitet në Himarë, ato kanë qënë të paqarta politikisht dhe të paorganizuara për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimet e mësipërme. Asnjë organizatë nuk ka patur aktivitet shoqëror, ashtu edhe aktivitet tregëtar të organizuar. Efektet e mangësive të mësipërme janë plotësisht të lexueshme edhe sot.
Politika e ndjekur nga forcat e djathta, nuk ka patur në qëndër të saj një strategji për kthimin e pronës tek pronarët e ligjshëm, me të
gjithë bazën ligjore të kohës, në të kundërt, ajo ka lejuar edhe në zbatimin e ligjit gabime që sot quhen të pakorigjueshme; nuk ka patur një strategji për krijimin e kushteve të përshtatëshme për kthimin e banorëve në trojet e tyre mbas një emigrimi 5 vjeçar në Greqi; nuk mundi të kishte gjithashtu një strategji për t'i dhënë vlerën reale pasurisë së Himarjotëve;
Politika e ndjekur nga forcat e djathta ka përjashtuar bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin që jeton dhe punon në Greqi;ka përjashtuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shtetit Grek ndaj komunitetit tonë; ka përjashtuar edhe një strategji gjithëpërfshirëse për të krijuar bazë politiko-shoqërore të aftë për përballimin sot, të strategjive të domosdoshme, d.m.th nuk ka aktivizuar shoqërinë civile të Himarës për të trajtuar problemet e ndryshme të dala nga jetesa e përditëshme. Rrjedhimisht, ka patur mungesë të theksuar të informacionit nga ky komunitet dhe pavendosmëri për të trajtuar problemet e veta në Himarë, apo ndonjëherë edhe indifëerencë, kur ato janë prekur nga qytetarë të ndryshëm, pasojat e të cilave sot i shohim në formë kontradiktash të thella lidhur me pronësinë.
Fitoi perseri P.B.D.Nj
Kaloi faza kur Himara ishte molle sherri per fushatat zgjedhore,kaloi ne me te miren e mundshme.Paqja u vendos ne te dy kampet kundeshtare.Duket sikur marredheniet midis tyre jane permiresuar ne favor te zgjidhjeve qe kerkon himara, pas zgjedhjeve aq te perfolura.vetem nje mendje e dyste mund te pergenjeshtroje kete fakt te ndodhur ne Himare dhe eshte kaq e vertete, sa momenti, linte te dyshohej per nje "martese" te ardhshme.Eshte plotesisht e arsyeshme te jete keshtu.Pas luftes gjithmone ka nje pause realativisht te gjate,ka paqe.
Ç'fare ndodhi ne te vertete?
Pushteti ra.
Pushteti I cili u trajtua si deshtim,si cenim I te drejtes se popullit Himarjot, cenimin e votes,per gjuhen,administrimin e prones ne dem te pronareve te ligjshem,etj..
Rilindi nje epoke e fshehjes se realiteteve qe zhvilloheshin.U krijua nje barriere per transparencen e nevojshme,ne te gjitha aspektet ku kryente aktivitet Bashkia.Dho jo vetem.Per kete duheshin marre edhe njerezit me te pershtatshem,duheshin hequr te gjithe transparentet e politikes locale te Bashkise Himare.Nuk kishte mase ne justifikimin e zbatimit te ketij fenomeni .
Filloi perplasja midis dasmoreve,krushqia u prish.Por dasma duhej bere.Himara do te drejtohej ashtu si te mund te gjykohej .U zgjodh gjykimi individual,funksionoi njeshi,kudo dhe ne gjithshka.
Asnje kontakt me forcat e tjera politike,shoqerore.Izolim total nga komuniteti aq pjesemarres ne te kaluaren per te fituar zgjedhjet.Por keto le ti vleresoi vet komuniteti Himarjot,eshte e drejta dhe ekskluziviteti I tij per ti marre ne konsiderate ose jo.Por dha rezultat,njerezit jane te qete,rizgjedhin perseri,falin dhe nuk ndalin ritmin e detyruar qe ndjekin kembet e veta te mpira nga goditjet njeshe.
Ngjarjet qe pasuan,krijuan imazhin se Himarjotet, jane komuniteti me I painteresuar per zhvillimin e vendit te vet.Edhe te huajt qe paraqiteshin per te sjelle sado pak inetersa ne Himare,ndiheshin te dyzuar kur paraqiteshin per projektet e tyre,aq sa shumica e tyre jane paraqitur pa informacionin e plote tek qytetaret,mjaft te inetersuar per keto projekte.Edhe BB,kishte kete mendim.Ne ballafaqimet me ta per projektin e zhvillimit te bregdetit,jane paraqitur njerez jo kompetente.
Por ndodh edhe keshtu
Duhet te çojme mendimet tona drejt komunitetit ne ç'faredo forme qe ne mundim,ai eshte I detyruar te vleresoje dhe vendose te ardhmen e tij.Jam me se I bindur, se nje sjellje e tille e ketij komuniteti nuk eshte e lidhur me deshiren,madje detyrimi ne kete forme te jetuari I ka sjelle mjaft shqetesime ne zhvillimet e veta.Here here ato jane mbytur dhe justifikuar me logjiken e ftohte partizane,qe nuk eshte e paket ne Himare dhe ne rrethinat drejtuese te sotme.
Fitoi ai, qe e mbeshteti shumica e popullsise ,tashme e organizuar nen nje front,te gatshem per te rrezikuar edhe jeten,ne favor ta frontit te tyre(pa emer).Por deri ketu,lufta mbaroi,paqja u vendos.
Sepse;
Se pari:gjate fushtaes elektorale ,premtimet ishin te pakta,situata njihej vetem nga jashte,pasi jeta e politikes locale nuk ishte zhvilluar ne permasen qe te lejonte kte njohje.Pushteti ka hije te rende dhe te gjere ,aq sa nuk e kishin mare ne konsiderate ndryshimet e liderit te tyre.
Se dyti:u synua te zhvillohej nje politike e madhe me emrin e Himares dhe te Himarjoteve dhe jo te administrohej bashkia, me problematiken e krijuar nga parardhesit.
Se treti:u vendosen,ne menyre te vazhdueshme,ne tavolinen e diskutimeve,probleme te egzistences se kombesise dhe perkatesise etnike te Himarjoteve,duke u vendosur perballe politikes se qeverise qendrore.Eshte nga rastet e pakta ne administrimin local,kur nje kryetar Bashkie te diskutoje vetem per problemet politike qe e mbulojne Himaren dhe ne asnje rast te vihet ne balancen e zhvillimeve te cunguara te kesaj bashkie.
Se akterti:nuk u krijua asnje lidhje me struktura te tjera joqeveritare ,per te kompensuar disproporcionin ne zhvillimet ekonomike,perkundrazi u krijua nje bllok ndaj tendences,ndonjehere, te investimeve te vogla .
Se pesti: rikthimi ne pushtet I P.B.D.Nj,nuk perpunoi nje strategji te lidhur me te kaluaren e viteve 92-96,ta bashkonte si nga ana teorike ashtu edhe nga kerkesat e popullsise.Madje ,mund te them me plot gojen se e mohoi tere ate periudhe ,historike per nga koha kur u zhvillua.
Se gjashti:nje nga karakteristikat themelore te qeverisjeve ne himare ,ka qene dorezimi perballe presionit te qeverive,respective ne kohe.Qendrimi I forcave politike qendrore ne bashkepunim qeveritar me partite kryesore qe kane mare pushtetin ,ka detyruar edhe organet e qeverisjes vendore te perkulen ndaj presionit dhe kerkesave te tyre.Keshtu ka ndodhur,keshtu do te ndodhe ,persa kohe jane interesat e pushtetareve partiake,ne plan te pare.
No comments:
Post a Comment