Monday, October 10, 2011

Pak shpjegime mbi çensusin ne Itali dhe kush do, le te beje analogjite me katrauren Shqiptare.


Kete te diel qe shkoi, pra me 09.10.2011, ne Itali startoi çensusi i 15-te i popullsise dhe banesave. Italia kete vit festoi 150 vjetorin e krijimit te saj si shtet i bashkuar dhe po ne te njejtin vit perkon edhe çensusi i 15, pra nje ne çdo 10 vjet.

Sa kushton dhe si eshte i organizuar ky proçes?

Kostoja totale e ketij proçesi, qe ka kerkuar nje kohe pregatitje prej 4 vjetesh, eshte 590 milion euro.

330,6 milion euro do tu shkojne organeve organizative te çensusit qe jane:
  • komunat
  • krahina autonome  Val d’Aosta
  • provincat autonome Trento e Bolzano
  • ministria e brendeshme

220 milion euro jane te destinuara per blerjen e bazes materiale dhe sherbimeve

8,6 milion euro jane per shpenzime per riazhiornimin e struktures se çensusit

30,8 milion euro jane per personelin e mare ne pune nga Istat-i vetem per proçesin.

Llogaria e kostos se çensusit per banore shkon 10€ per çdo qytetar. Kjo shifer eshte me e ulet se analogja e saj ne Amerike qe shkon ne 34,4€/banore dhe pak me e larte se ajo ne Angli qe shkon ne 8,7€/banore.


Organizimi i çensusit eshte i tille, qe çdo kryefamiliari i shkon ne shtepi me poste nje zarf qe brenda permban:
        
  • pyetesorin e çensusit(i llogaritur per familje me deri 9 pjestare. per familjet me te medha mund te kerkohen ne zyrat e komunes fletat per pjesetaret shtese)
  • letren shoqeruese qe shpjegon per çfare behet fjale
  • leter shoqeruese qe shpjegon se si duhet mbushur pyetesori
  • zarfi ku duhet te futet pyetesori pasi mbushet per ta dorezuar ate

Ne letren shpjeguese te pyetesorit, qytetarit i vihet ne dispozicion nje password, nepermjet te cilit mund te shkoje direkt ne sitin web te çensusit dhe ta plotesoje pyetesorin on-line, pa qene nevoja te mbushe ate te letres qe i eshte derguar ne shtepi.

Materialet e çensusit, perveç gjuhes italiane, ne zonat ku fliten gjuhe te ndryshme nga ajo italiane dergohen ne gjermanisht apo sllovenisht.
Po ashtu edhe ne sitin web te çensusit, mund te zgjedhesh ta plotesosh pyetesorin ne nje prej ketyre tre gjuheve(italisht, gjermanisht, sllovenisht).

Mbushja e pyetesorit on-line, eshte teper e thjeshte dhe praktikisht e pagabueshme, sepse procedura te frenon per çdo gabim te bere dhe te shpjegon qarte  se ku qendron problemi. Gjate gjithe procedures se mbushjes, ke mundesine te shpetosh gjithe pergjigjet qe ke dhene deri ne ate pike dhe ta perfundosh ate ne nje moment te dyte. 
Gjithashtu mund te ndryshosh ne çdo moment pergjigjet e dhena, derisa ne piken perfundimtare, pasi i ke plotesuar te gjitha pyetjet, te jepet mundesia nepermjet nje “butoni” ta dergosh pyetesorin ne qendren e mbledhjes se pyetesoreve. Pas dergimit, nuk ke me mundesi per ta ndryshuar pyetesorin. Mundesite qe te mbeten pas dergimit te pyetesorit,nepermjet dy “butonave” jane:
  • te shkarkosh pyetesorin e mbushur prej teje ne formatin PDF
  • te shkarkosh ricevuten e dergimit te pyetesorit ne formatin PDF

Pyetesori mbushet vetem nga kryefamiljari, per te gjithe pjesetaret e familjes.
Detyrimi i vetem ligjor i qyetetareve, eshte mbushja e pyetesorit. Mos permbushja e ketij detyrimi, ndeshkohet me gjobe 200 euro.

No comments: