sent by "Balerina"
Gjatë përiudhës së pushtimit Otoman, krahina e Bregdetit të Jonit është shquar për rezistencën e saj të vecantë, e cila sikurse dihet u përkrah fuqimisht nga Europa dhe në mënyrë të vacantë nga Papa i Romës.
Si rrjedhojë e kësaj rezistence, Porta e lartë e Stambollit i njohu Bregdetit Jugor të Shqipërisë status të vecantë për taksat, ndryshe nga pjesa tjetër e vendit.
Mirëpo ky privilegj ndërkohë u shoqërua edhe nga fakti tjetër i rëndësishëm, në atë të mos regjistrimit hipotekor të pronave të kësaj krahine. Kjo mangësi specifike në fushën financiare, solli si rrjedhojë që në hipotëkat e Shtetit Shqiptar të mos ekzistonin dokumentet e nevojshme të regjistrimit të pronave.
Kjo ishte një arsye më shumë edhe për ndërprerjen, qoftë edhe të përkohëshme, të regjistrimit të pronave në Bregdetin e Jugut në kuadër të realizimit të Projektit për Regjistrimin fillestar nën monitorimin e OSBE-së.
Vlerësojmë punën e madhe profesionale e përkushtuese që bëri Firma Lorenco-Co, gjatë fazës së parë të regjistnimit të banesave e trojeve, por që u nderpre, përvec faktorëve të tjerë, edhe nga mungesa e dokumentacionit hipotekor, mbasi pjesa dërrmuese e bregdetasve kanë përgjithësisht dokumente kadastrale dhe arkivore.
Në kushtet e mangësisë së informacionit hipotekor, për regjistrimin e titujve të pronësisë, bregdetasit mendojnë se duhet shfrytëzuar përvoja historike shumëvjeçare lokale e Krahinës.
Në hapësirën territoriale të Bregdetit, evidentimi i pronave dhe i kufijve të fshatarëve, gjatë shekujve, është vlerësuar fshatçe, nëpërmjet ngritjes së Komisioneve të Pleqësive, gjë që ka patur zgjidhje të problemeve të pronesisë apo të trashëgimisë, sikurse edhe një bashkëjetësë të admirueshme mes vëndasve.
Në kushtet aktuale dhe në rrethanat konkrete besojmë se Komisionet e Pleqësisë në çdo fshat janë rrugëzgjidhja më e mirë dhe e pranueshme nga të gjithë. Pa mëdyshje këto Komisione Pleqësie do të bashkëpunojnë ngushtë me palët e interesuara, të zgjedhurit e fshatrave dhe pushtetin vendor. Pavarësisht se kanë kaluar disa dekada nga shtetëzimi i pronave nga regjimi komunist, bregdetasit i dinë saktësisht kufijtë e pronave të tyre.
Kjo përvojë e çmuar historike u realizua me shumë sukses, këto vitet e fundit, në mënyre të organizuar, në disa nga fshatrat (Palasë, Pilur, Qeparo, Kudhës, etj), ku vetë fshatarët financuan këtë proces.
Dokumentet e përpiluara nga Komisionet u miratuan unanimisht, në mbledhjet e përgjithëshme të fshatrave.
Keto dokumente u firmosën nga komisionet përkatëse të fshatrave dhe nga komisioni i Bashkisë së Himarës dhe si të tilla janë të vetmet dokumente të rregullta zyrtare që mund të shërbejnë për fazën e dytë të regjistrimit aktual të pronave në Bregdetin e Jugut.
Gjithashtu vihet re se me ligjin nr. 7501 mbi tokën në Bregdetin e Jugut është zbatuar në mënyrë abuzive dhe si i tillë ka sjellë shumë probleme të mprehta, sic janë përfitime të padrejta dhe korruptive, braktisje të tokës së marrë në përdorim, shkretëtimin e Krahinës, ndryshimin e bioversitetit etj.
Sipas shifrave zyrtare rezulton se:
1. Në kundërshtim me liglin nr. 7501 jane trajtuar 534 familje, të cilat nuk kanë patur gjëndjen civile në Himarë, në vitin 1991.
2. 569 familje kanë marrë më pak siperfaqe tokë nga sa u takonte sipas light nr. 7501.
3. Kanë marrë më shumë siperfaqe toke 745 familje.
4. Nga totali i përgjitshshem, formulari gjashtë, 1230 dokumente të dhënies së tokës në përdorim janë të pa vulosura.
5. 641 dokumeme të tokës së dhënë në përdorim, formulari gjashtë, janë të pa firmosura.
6. 1361 formularë, formulari gjashtë, janë pa numër akti në përpilim.
7. Janë trajtuar si tokë bujqësore edhe kullota e prona publike, në kundërshtim me Iigjin nr. 7501, të cilat u janë dhënë 106 familjeve.
Në këto kushte e vetmja rrugë për regjistrimin e pronave në bregdetin e Jugut është ajo që do të mbështetej në komisionet e Pleqësisë së cdo fshati dhe në bashkëpunim të ngushtë me organet e pushtetit vendor.
Tiranë, më
No comments:
Post a Comment