Tuesday, February 14, 2012

Debat me zv/kryetarin e Bashkise

Z.Irakli Gjicali.
Duke shkruar gjate, me perseritje e me banalitete (ofendime) nuk me terheq dot ne debate te rendomta e pa interes per lexuesit tane.
Hera e pare qe me drejtohesh. Pra ku nuk jam pergjigjur? E kunderta po. Ti shmangesh si ne rastin tim ashtu edhe ne rastin e Jani Llazarit. As me shkon ne mend te te detyroj, demokracia e tille eshte thote z.Konstandin Qeparoi, ben si te duash!
Besoj e kupton qe mesazhin publik timin e lexojne te gjithe, sikurse edhe tendin. Perse duhet te lodhesh me citime, nuk e kuptoj?
Bashkine e permenda me qene se vet more persiper te shkruaje ne Club informacione te Bashkise. Une kam bashki ate qe ka cdo himariot. Ti paske tenden dhe timen. Sa per epilogun e gjate,  pyetja ime ishte: nqs ka nje program te firmes qe kryen studimin, te kontaktit me grupet e interesit, publikoheni se himariotet duhet te dine. Studimi behet ne pronat e tyre.
Nqs. ke dicka konkrete per mua, formuloe qarte e shkurt e megjithe qejf do te pergjigjem.
Maksim Rapo

No comments: