Saturday, February 11, 2012

Mesazhe nga Himara- Administrata "e papolitizuar" e Irakliut



Pasi lexova shkrimin e z.Irakli Gjicali ndjeva te arsyeshme te beja nje oponence mbi ate shkrim.
-Nuk besoj qe lexuesit tane duan kaq sqarim te sterzgjatur per tu prekur patriotizmin e tu tregojme te miren e te ardhmes.
-Thuhet ne shkrim qe Bashkia ka hapur dyert, pa politizime e polarizime. Cfar pjese te stafit te kualifikuar dhe te pakualifikuar pamvaresisht politikes, mbajti administrata e re?
Cila inisiative u muar qe pa politizime te qanim nje here hallin ne Himare e pastaj ne Amerike? Si mendon z. Gjicali se duhet vepruar per te miren e Himares pa politizime?
-Dakort kunder debateve personale. Por mendoj qe z. Gjicali gabon rende kur e transferon problemin qe "do mbetemi si para 20 vjet" tek investitoret te cilet akoma nuk i njohim, sado qe te perpiqet bashkia. Problemi dhe ngerci i zhvillimit te Himares eshte PRONA. Kete themi te gjithe ne dhe aleatet nderkombetare, detyra e trete nga 12 qe ve Evropa. Mos te genjejme vehten Gjical.
-Flitet per shume projekte te bashkise. Perse nuk duken keto ne faqen elektronike te bashkise? Per me teper si lejohet qe faqa elektronike, me pak ndryshime prezantimi ne permbajtje eshte qe nga bashkia e kaluar? Psh Studimi i planimetrise se qytetit dhe i disa zonave si po hecen, kur perfundon dhe kur do bisetohet me grupet e interesit? A ka nje program per kete apo ska nevoj te dine te gjithe!? Ligji per transparencen nuk eshte per formalitete.
Mendoj qe pyetjeve qe shtrojme here pas here z. Gjicali do tu anashkaloj, te pakten deri tani. Le te jemi me konkrete ne shkrimet tona se per teori e leksione eshte me e kollajshme.
Maksim Rapo


No comments: