Saturday, February 11, 2012

Reagime ne polemiken Maksi-Gjicali

post by [vanova@yahoo.gr]


Z. Gjicali thote: "nderkohe qe neve kishim bere vendim qe anetaret e kryesise se shoqates nuk do te pozicionohen ne asnje rast me Partite Politike dhe vete Shoqata nuk mund te behej pjese e lojrave dhe luftes politike dhe kjo me qellim qe te ruhej me cdo kusht pamvaresia e vete Shoqates tone".



Pyetje 1: A nuk eshte pjesemarrja e z. Gjicali ne luften per pushtet ne 2011 nje shkelje e vendimit te kryesise per te mos u bere pjese e lufterave politike dhe perdorim i shoqates per te promovuar interesat personale ? A nuk do te ishte e arsyeshme qe z. Gjicali te mbante oponence ndaj pretenduesve per poste ne bashki se sa te behej pjese e luftes per pushtet?

Pyetje 2. Kush eshte aktualisht kryetari i keshillit bashkiak ne Himare
?

Pyetje 3.
Kur jane bere zgjedhjet e reja te shoqates se "intelektualeve"? Sa vota morri beashke krijuesi i shoqates z. Maksim apo nuk jane bere fare zgjedhje konform rregullores se shoqates?

Pyetje 4.
"Ne keto e siper Maksi dhe Tana u futen me pune ne Bashki" - Pse konsiderohet posti i Maksit ne bashki si politik kur pozicioni i tij ishte thjesht teknik ?

Si e kupton z. Gjicali depolitizimin e bashkise, me pushimin e specialisteve si puna e zonjes Tana? Sa persona me gjuhe te huaj ka ne nje bashki qe ka si prioritet turizmin?
E pse u dashka qe e shoqja e nje nenryetari te nje shoqate te mos punesohet ne bashki, ky atribut vlen vetem per z. Irakli?

(nuk po diskutoj ketu nje mendim idiot qe shprehet nga dikush (jo nga z. Irakli) qe shoqata e intelektualeve himarjote na qenka prone private!!!. Cdo lloj shoqate qe uzurpon emrin e intelektualeve himarjote duke vene emrin e tyre si titull pushon se qeni private.
I sugjeroj z. Maksi te hedhe ne gjyq z. Irakli per kete privatizim te emrit te "intelektualeve himarjote". Mjaftojne 40-50 firma (ju siguroj se e ashtuquajtura shoqate e z. Gjicali do gjeje shume intelektuale qe nuk e ndjekin ate) qe te detyrojne z. Gjicali te vere nje logo tjeter per pronen private tij qe i ka vene emrin "Shoqata e intelektualeve himarjote".

Ne te vertete shoqata e intelektualeve himarjote perfaqesohet denjesisht nga shoqata "Komuniteti himarjot" qe megjithate e ka te hapur pjesemarrjen edhe per jo intelektuale, por qe punojne me perkushtim per Himaren. Aktiviteti i saj eshte i njohur dhe nga trupi dipllomatik duke akorduar te pakten 4 grante per zhvillimin e konferencave dhe aktiviteteve te tjera, me nje aktivitet publikues per tu admiruar.

Per te kuptuar pyetjet e mia po sjell komplet dhe pergjigjen e z. Gjicali ndaj akuzes se z. Maksi, i lutem bolger himara te mos e cenzuroje materialin


(koment i z. Gjicali per akuzen e uzurpimit te shoqates se intelektualeve)
...Edhe njehere per Maksim Rapo !
Brockullave me akuza te Maksim Rapos ne adresen time dhe ne ate te Shoqates, u jam pergjegjur me perpara, por meqe Ai nuk ka reaguar kurre pozitivisht ndaj zhvillimeve brenda shoqates se pamvarur te Intelektualeve te Himares dhe duke marre shkas nga ato sa shkruan ne pergjegje te ELKO,do te doja tju jipja disa hollesi me shume. Eshte mese e vertete qe M.Rapo ka marre pjese ne themelimin e Shoqates me 12.01.2003 dhe eshte zgjedhur Nen Kryetar i saj ku ne dy vitet e para ka patur njefare angazhimi ne punet dhe projektet e saj. Por ne vitin 2005
per zgjedhjet lokale, Maksimi me bashkeshorten e tij u futen ne veprimtarine elektorale te subjekteve politike,nderkohe qe neve kishim bere vendim qe anetaret e kryesise se shoqates nuk do te pozicionohen ne asnje rast me Partite Politike dhe vete Shoqata nuk mund te behej pjese e lojrave dhe luftes politike dhe kjo me qellim qe te ruhej me cdo kusht pamvaresia e vete Shoqates tone.

Ky ishte rast paprecedent per te cilen Kryesia e shoqates qendroi ne menyre kritike ndaj Maksit pa marre ndonje mase tjeter konkrete.Ne keto e siper Maksi dhe Tana u futen me pune ne Bashki, fakt qe ne shoqate dukej normale, por qe nga ky moment Maksi jo vetem u shkeput totalisht dhe nderpreu mardheniet edhe si Nenkryetar por nga ana tjeter kerkoi ta vinte shoqaten nen diktatin e vet dhe per qellime ne kundershtim me statutin e saj. Ne kete menyre Maksi kerkon dheparaqet nje statut te krijohet nje grup shoqatash ku te perfshihet ne te edhe
ajo e Intelektualeve. Shtoj se ne kete kohe jane krijuar disa shoqata fatazem dhe te dubluara,pjelle, prodhime te grupimeve te ndryshme politike si ajo e Biznesmeneve, ku ishte nje e tille, ajo e gruas ku ishte nje e tille etj
. Nga ana tjeter keto shoqata fantazem kishin, te mbeshtetura nga Bashkia si dhe organizata e grupime politike, kishin kryer disa veprime te cilat nuk perkonin aspak me objektin e veprimtarise se Shoqates Intelektualeve. Per kete u mblodh Kryesia e shoqates sone dhe pas diskutimit te hapur nga mbi 25 pjesmarres, kerkoi reflektimin e Maksim Rapos mbi keto qendrime, mospranimin e saj per futjen ne grup shoqata etj etj.Ne kete mbledhje mbajten qendrim te prere dhe kritik ndaj M.Rapos, z.Priamo Bollano, Ptoleme Gjoka, Lefter Kumi,Leonidha Prifti, Klara Zoto, Mihal Laluci, Artan Llazari, Anest Dhimojani, Foto Bixhili
etj etj.
Qysh nga ky fakt Maksimi u zhduk fare nga shoqata, sepse nuk realizoi qellimet e tij u be kundershtar i hapur i saj, e luftoi ate me te gjitha menyrat dhe mundesite qe ju dhane ne Bashki dhe per me keq, Maksi ne 12 raste paprecedent ka leshuar dokumenta, (kerkesa, thirrje,trakte, vendime,shkresa etj
etj),ne emer e per llogari te shoqates te cilat jane prodhuar nga ai me qellime te mbrapshta dhe e kane demtuar rende shoqaten e Intelektualeve. Kryesia e shoqates e ka denuar ne cdo rast, ka bere dhe komunikata zyrtare dhe e ka meshiruar duke mos e denoncuar per pergjegjesi penale sipas ligjit. Per te gjitha vitet qe ishte ne Bashki, Maksimi u mbyll ne bunkier, veproi totalisht
per interesat e tij dhe nuk u duk ne asnje rast tek clubhimara. Tashme Maksi qe nuk eshte me ne Bashki,del si bobla pas shiut, shkruan seri ne club, per te gjithe e per cdo gje, ben profesorin dhe thote se Shoqata eshte inegzistente, Kryetari monopolizoi...etj etj.

Por Maksi harron apo nuk do ta permende se qe te mbahet shoqata ne kembe dhe te realizoje ate objekt veprimtarie qe ka duhet kontribut e perkushtim i te gjithe antareve te saj e vecanerisht te kryesise por duhen edhe para qe te kryhen aktivitetet dhe projektet e planifikuara.Keto para me shume se kushdo tjeter i ka vene Irakliu dhe vazhdon te paguaje akoma.
Nekete sens Maksimi jo vetem qe nuk ka harxhuar asnje dyleksh dhe ska asnjeperkushtim per shoqaten, por nga ana tjeter ai e ka tradhetuar shoqaten,e kaminuar,e e ka sabotuar me te gjitha fuqit qe kishte ne Bashki, e perdhosi dhe eperdhunoi ndersa tani del si shpetimtar, me merita te vecanta dhe kerkon te japemendje, mendime e vendime, kerkon te diskutoje dhe te vendose Ai per meritat ete tjereve e keshtu me rradhe.
Jo zoteri, nuk te shkon me lekura ketu !.Vazhdo te punosh me shoqatat fantazme, qe shpike ne Bashki dhe per interesa te saj, jepu mendjen tende atyre dhe lere shoqaten e Intelektualeve te punoje ne programin dhe projektet e saj ku ti nuk je i zoti te prodhosh te mira dhe te kontribosh. Besoj se keto fakte jane boll per te te thene se historia nuk fillon nga e para, ajo lexohet, mesohet e respektohet.

No comments: