Sunday, March 18, 2012

Deklarate shtypi: BASHKHMI DEMOKRATIK I MINORITETIT ETNIK GREK "OMONIA'' dhe versioni i z. Gjicali

Sot me ra ne dore nje komunikate shtypi e PBDNJ Himare. Me qene se lidhet me fushaten e fundit elektorale dhe ne clab kemi deklaratat e asaj kohe, te shumices fituese, mendova ta reflektonja ne web . Une mendoj qe te gjithe jemi te interesuar per mbarevajtjen reale te Bashkise Himare, por per momentin le te gjykojme sa te mundim nga deklaratat.

Deklarate shtypi:
BASHKHMI DEMOKRATIK I MINORITETIT ETNIK GREK "OMONIA''

Dega Omonia - PBDN] ne Bashkine e Himares dhe anetare te Keshillit Bashkiakte saj duke analizuar punen e deritanishme te Bashkise arrin ne disakonkluzione paraprake .Vecanerisht u pergjigjemi perpjekjeve shpifese e tepamoralshme nga disa qarqe te kryetarit te ri te cilet pcrpiqen qe tecorientojne Himariotet per deshtimin e tyre te deritanishern, te cilen e provondhe pamundesia e tyre per te menaxhuar situaten e krijuar deri tani. Akuzat etyre ,te bera gjate periudhes se zgjedhjeve, ne njefare rnenyre i kishim vleresuar si njeqendrirn politik parazgjedhor per:
- Gjendjen financiare te Bashkise, numrin e mbingarkuar te punonjesve dhe aftesiaprofesionale, taksat lokale dhe te ardhurat e vet Bashkise, menaxhimi urbanistiki zones, etj.
Fatkeqesisht dhe me shume keqardhje verne re se te gjitha keto vazhdojne tericiklohen ne menyre teper provokuese ne deme te njesise vendore. Ne jemi te detyruarte rnonitorojrne dhe te pergjigjemi pike per pike, jo si apollogji per menaxhimine njesise vendore nga z. V. Bollano dhe bashkepunetoret e tij, i cili ka qene transparentdhe perben nje kontribut te rendesishem per zhvillimin e ardhshem te rajonit tenjesise vendore, por per te vene ne dukje te metat e veprimeve te gabuara ngadrejtuesit e Bashkise se sotme. Fatkeqesisht ngjarjet e deritanishme vertetojneshqetesimin tone, se menyra e deritanishme e te drejtuarit do te perbej njepervoje te keqe per njesine tone vendore, do te jete nje kthim prapa dhe do tebehet nje faktor pengues per zhvillimin ekonomik afat gjate te Himares ne teardhmen.
• Nuk jane te verteta sa thuhen dhe perhapin se gjetenarkat boshe dhe se gjeten borxhe ndaj te treteve. Te ardhurat e vitit 2011kaluan deri ne muajin Maj, dmth deri ne periudhen e zgjedhjeve shumen84.000.000 leke te reja. Ndersa te ardhurat per Bashkine e Hirnare ne 2011 ariten 116.000.000 leke te reja, oseshumfishe me teper ne krahasim me 23.000.000 leke te reja qe kishin dorezuar nevitin 2003 udheheqesit bashkiake socialiste te Himares.
• Personeli qe kishin punesuar drejtuesit e meparshem te Bashkise - perfaqesueste subjektit politik OMONIA - PBDNJ ,nuk kalonte 75 persona, numer i vogel dhefleksibel me eficenc te kenaqshme. Tani bejne pikerisht ate per te ellen naakuzojne, ne menyre qe te permbushin premtimet e tyre parazgjedhore dhe favorete ndryshme personale, kane rritur ne mbi 115 punonjes stafin e punonjesve paqene e nevojshme. Kjo do te ndikoj negativisht ne financat e Bashkise dhe do teprivoj burime per investime apo aktivitete te tjera per te miren e qytetarevete Himares.
Sa perpcrshperitjet dhe thashethemet per korrupsion i ftojmc qe te publikojne te gjitha te dhenat. Por nukkane asnje prove te vetme.
Bashkia eHimares gjate adrninistrimit nga z. V. Bollano dheper arsyet e njohurapolitike, eshte testuar deri ne detaje.
o E njejta gje sigurishtvlen edhe per ceshtjen e tokes dhe prones se patundshme. Therni me pergjegjesite plate se nuk eshte bere asnje shitje ose vendim ne periudhen qe u drejtuanjesia vendore nga z. V. Bollana per te tjetersuar prona .individeve tendryshern qe nuk e meritonin per perfitime kushdo qofshin ata, perkundrazi iudrejtuam drejtesise per te mbrojtur interesat e vendit.
Persa i perket ceshtjes se shume diskutuar telejeve te ndertimit ne tere zonen e plazhit te Himares .theksojme se nuk eshtedhene asnje leje ndertimi. Te gjitha dokumentet dhe te dhenat per lejet endertimit qe jane dhene gjenden ne zyrat e Bashkise dhe ju provokojme qe tepublikohen te gjitha lejet e ndertimit. Keto spekullime kane si qellim vetemper te fshehur paaftesine e tyre per te rnenaxhuar gjendjen e sotme, por edhe zbulonqellimin e tyre qe ne fakt eshte te shkaktojne derne te pariparueshme neplanifikimin urban ne perputhje te plote me angazhimet e paligjshme me te cilatata kane arritur ne fronin e qytetit. Akuzojne studimin e plote urban te zones,i cili ne fakt nuk eshte mjet shitjeje, sic perhapin ata dhe"dashamiresit" e Himares, pervec se nje rnjet qe i Iehtcson punen ezyres urbanistike dhe pengon shkaterimin urban te Himares. Tani shtrohet pyetjase cfare eshte me e mire, te studjojme dhe te vendosim vete ne, se si duamvendin tone, apo te vendosin te tjeret se si do te behet vendi yne. Ne pergjigjerni: "ne duamqe te vendosim vete ,se si ne duam vendin tone".
Megjithatesqarojmc juve te panjohurit, anonim dhe " dashamiresit" se me baze ligjin10119 date 23/04/2009, i cilieshtc baze per planin rregullues urban, neni 13 paragrafi 1 i jep re gjithakopetencat pushtetit vendor, ne nenin 37 dhe paragrafet 1,2,3,4,5 per monitorimpublik te studimit jep te drejten e nderhyrjes nga qytetaret e zones perndryshimin akoma dhe bllokimin e studimit urban te zones, ne nenin 44 paragrafi1 pergjegjes per miratimin e studimit te planit rregullues jane autoritetetlokale. Ne u referuam ne detaje ligjore per te ndricuar ju, dhe ju themi, seju, keni te drejte te plote ligjore per te nderhyre dhe pel" te ndryshuar,apo anulluar studimin.
Ne mund tevazhdojme dhe me konkluzjone te tjera. Por perfundojme me taksat dhe tarifatvendore se jo vetem se ska asnje ulje ne taksat vendore, por ne vend te kesajka rritje si p.sh. detyrimet per barinjte dhe taksa tokes bujqcsore. Por, pa u shoqeruarkjo me rritjen e transparences ne menaxhimin e tyre.
Theksojme sedobesite e tyre perpiqen ti fshehin duke mashtruar publikun dhe duke hequrvemendjen me vendime qesharake si p.sh. per ndertirnin statujes se Jul Cezaritne Palase, qe ska asnje lidhje me zonen. Vendim per te cilin nuk dihet se mecilet jane konsultuar???
Presim se cfaretjeter do te shohim nga kjo Bashki!!'
Himare 3 Shkurt 2012
Zyra e shtypit dhe e komunikimit




IRAKLI GJICALI

Lidhur me komunikaten e shtypit te Deges Omonia-PBDNJ te Himares
(PUBLIKUAR NGA MAKSIM RAPO NE KLUB HIMARA)

Se pari theksoj se nje komunikate shtypi, behet zyrtare me emer dhe mbiemer te perfaqesuesit te subjektit politik dhe publikohet ne media etj, sipas te gjitha rregullave dhe nuk publikohet nga anonime te siteve te internetit. Eshte per te ardhur keq qe Omonia-PBDNJ, megjithse kaluan 8 vite ne zyrat e kesaj Bashkie dhe akoma nuk mesuan rregullat, ligjet, menyren e komunikimit dhe ate te te shkruajturit.(vrejtje miqesore).
Eshte nje arritje pozitive qe Omonia-PBDNJ po merr ne analize punen e deritanishme te Bashkise dhe do te ishte me mire t'i bente te hapura keto analiza. Por duket hapur mllefi qysh ne fillim te deklarates ku thuhet (…vecanerisht u pergjegjemi perpjekjeve shpifese e te pamoraleshme nga disa qarqe te kryetarit te ri te cilet perpiqen te corientojne Himariotet per deshtimin e tyre te deritanishem…). Kjo eshte nje deklarate mbushur me meri qe nuk ka synim kritiken per gjendjen e studjuar realisht, apo debate konstruktive ne vemendjen e opinionit per koregjimin e gabimeve, nese ka te tilla. Kete konkluzion e verteton me poshte komunikata ku shpreheni se…veme re se keto…riciklohen ne menyre teper provokuese…jemi te detyruar te monitorojme e te pergjigjemi, jo si apologji per menaxhimin e NJV nga z.V.Bollano dhe bashkepuntoret e tij, i cili ka qene transparent ?! dhe perben nje kontribut…ne zhvillimin e rajonit te nj.v.?!….dhe ne vijim te saj komentohen thashethemet qe paska degjuar Omonia-PDNJ, ku me poshte jepen shifra dhe "realizime" te qeverisjes se Bollanos. Sic kuptohet qarte nga komunikata per shtyp e Omonia dhe PBDNJ, kerkohet me shume te ngrihen vlera te pamerituara te Bashkise se drejtuar nga z.Bollano, se sa te vihen ne dukje konstatime e mangesi te Bashkise se tanishme. Nje fjale popullore thote se kush perpiqet t'i nxjerre syte tjetrit, nxjerr me perpara syt e tij. Faktet e mesiperme flasin per nje qellim te pamoralshem te komunikates.
Motivuar, jo per ti kthyer pergjegje kesaj komunikate qe nuk ka ne themel qellimin e mire por shfaq hapur urrejtje kunder Bashkise aktuale, por me teper ne respektim te ligjit "Per informimin publik", po ju pergjegjemi shifrave dhe te dhenave qe jipen ne kete komunikate shtypi nga Omonia - PBDNJ.
1- Gjendja financiare me daten 30.06.2011, me ardhjen e Bashkise se re, eshte publikuar ne Raportin financiar nga shefat e Bashkise se mepareshme, z.Cali dhe z.Trifoni. Gjendja e llogarise bankare te Bashkis ishte vetem 20 milione leke ndersa eshte shprehur ne site interneti dhe deklarata te shumta se Bollano paska lene ne Bashki nje shume prej 2 milione euro. Ky "lajm" bie ne harmoni edhe me komunikaten e tanishme. Po ku jane keto para se….?!. Ne komunikate thuhet se te ardhurat e vitit 2011 u realizuan ne 5 muaj 84.000.000 deri ne zgjedhje, po ku u harxhuan qe mbeten vetem 20 milione nuk thote ?!. Po te bejme llogari borxhin qe trasheguam nga Bollano, (Zyra e Permarimit per Paga te papaguara 2,5 milione leke te reja, -5 % garanci kontratash te subjekteve me 10 milione,leke -Energji elektrike per 9,3 milione leke, 10% Banka Boterore 10,8 milione, Pastrimi 8,3 milione, Masterplani 6 milione, Gjikuria per rrugen e sportit 67.. milione pa tvsh…?!., dhe vetem keto si shume behen rreth 120 milione leke te reja- borxhe).. ?!. Ne komunikate thuhet se t'ardhurat per vitin 2011 u realizuan 116 milione dhe e krahason kete shifer me Bashkine e 8 vite me perpara ?! .. Por nuk thuhet qe ky buxhet eshte realizim fiktiv per shkak te vjeljes se taksave te larta nga lejet e ndertimit te dhena nga Bollanua ne muajin Mars-Prill-Maj, bile dhe deri ne Qershor te vitit 2011 ne shifrat 443 % me shume nga plani, leje pa kriter dhe dosje te paplotesuara te cilat u dhane nxitur-nxitur per efekte elektorale dhe bile edhe pas zgjedhjeve, te cilat jane rregjistruar se gjoja jane dhene me daten 16.12.2010 ndersa keto jane paguar ne vitin 2011 kur Bashkia Bollano duhet te kishte dorezuar ?!. Ky fakt fatal duket qarte dhe nga mosrealizimi i treguesve te tjere te buxhetit dhe konkretisht; Tatimet dhe Taksat e biznesit u realizuan vetem 13 % te planit per shkak te ngritjes ne masen 3,7 here me shume ne vitin 2011 nga nje vit me perpara, miratuar ne muajin Tetor 2010, nderkohe, edhe te ardhurat e tjera u realizuan nen 35 %. Edhe sot e kesaj dite ne dyert e Bashkise paraqiten bizneset me ankimin per taksat shume te larta te vitit 2011, te cilat nuk jane paguar akoma prej tyre dhe me te drejte nuk paguajne sepse ato jane ngritur 370 % nderkohe qe ligji te lejon ti ngresh vetem 10 % ose ti ulesh ato 30 % dhe kete ulje e ka kryer kjo Bashki ne muajin Tetor 2011 dhe ky fakt eshte real,(shif faturat 2011 & 2012 ne web site Bashkia Himare),ndersa eshte genjeshter thenia ne komunikate se; …taksat kane rritje…per barinjte dhe taksen e tokes bujqesore. Per barinjte nuk ka fare taksa, kurse taksa e tokes bujqesore eshte bere per siperfaqe toke qe ke ne pronesi dhe bonitetit te tokes. Ne taksat "Bollano"; paguante njelloj edhe ai qe ka 4 hektare toke ne pronesi edhe ai qe ka nje dynym toke. Jo kjo ishte e padrejte dhe bie ndesh me ligjin. Nuk mund te shtohet keshtu elektorati juaj zoteri ?!. Dhe vijme perseri tek taksat 2011, ku me e keqia eshte se bisneset ankohen, dhe ky eshte fakt, se ka patur diferencime te medha midis llogaritjes se taksave per bisnese te njejta dhe me keq akoma qe shume bisnese te njerezve te stafit te Bashkise Bollano dhe bashkepuntoreve te tij te komunikates nuk paguanin fare taksa.(Po te deshironi fakte dhe emra per keto raste, jemi te gateshem t'i publikojme). Ja pra pse nuk jane realizuar treguesit e buxhetit ku faktori subjektiv eshte Bashkia negative e djeshme qe ka bere diferencime te hapura me qytetaret dhe bisneset, ndersa flet per tejkalim te buxhetit…?!. Kjo Bashki mori ne dorezim llogari bankare me shifra minimale, ndersa Thesari ka grumbulluar me shume borxhe, sic u pershkruan me lart dhe qe i kemi trashegim ne buxhetin e vitit 2012.
2- Ne komunikate trumpetohet kot lidhur me strukturen e Bashkise. Per kete po ju sqarojme se: Me krijimin dhe shkeputjen prej Bashkise te Ndermarrjes se Ujsjelles Kanalizimeve; "Himara", sipas ligjit ne fuqi, u miratua nje organike prej 41 vete e cila do te plotesoje kerkesat preventive te te gjitha procedurave si shoqeri anonime. Aktualisht nga 41 ajo sot ka 30 punonjes. Shtesa e miratuar prej 19 punonjes me shume nga Bashkia e mepareshme, eshte se kjo nd/je do te punoje me bilanc me vete dhe me organizim qe diktohet nga Keshilli mbikeqyres i saj. Po keshtu ne menyre te detyrueshme u kerkua nga Keshilli i Ministrave lejimi i mbajtjes se nje numri me te madh te policise bashkiake, kjo per shume arsye objektive te funksionimit te ketij organi ne kushtet e nje gjendje alarmante te konflikteve te pronave, te ruajtjes se prones ne teresi, te ndertimeve pa leje, te xhvatjes dhe demtimit te prones etj. Ne kete menyre VKM nr.757 date 02.11.2011 e lejon kete numer dhe kjo eshte shprehur me miratimin e Keshillit te Bashkise. Per te dy rastet e mesiperme, edhe grupi i keshilltareve te PBDNJ ka dhene miratimin per kete strukture. Pra struktura e Administrates se Bashkise nuk ka shtese numerike nga Bashkia e mepareshme dhe ky numer aktualisht me 9 puntore te sherbimeve Bashkia ka gjithsejt 62 punonjes. Por me e rendesishme eshte qe kjo strukture nuk ka ndryshim sasior por cilesor nga ajo e mepareshmja. Ne vitin 2007 Bashkia kishte 96 punonjes te disiplinuar ne organike nga te cilet vetem 7 ishin me arsim te larte, fakt ky qe u ruajt deri ne 2010 –en. Sot, Bashkia ka 32 nepunes me arsim te larte te te gjitha specialiteteve te cilet drejtojne me me shume kopetenca Drejtorite perkatese te Bashkise. Tashme eshte miratuar Rregullorja e brendeshme e cila ne dallim nga ajo mepare, nuk i monopolizon kompetencat tek Kryetari i Bashkise por i harmonizon dhe decentralizon ne pajtim me legjislacionin tek Drejtorite e Bashkise, te cilat keto te fundit, duhet t'u japin zgjidhje te plote dhe ne afat problemeve dhe ne menyre te vecante e primare, atyre ceshtjeve qe kane te bejne me kerkes-ankesat etj te qytetareve. Nga 62 punonjes sot, 17 prej tyre jane femra, 12 specialiste fillojne pune per here te pare dhe keta futen ne strategjine e zhvillimit perspektiv te burimeve njerezore ne Bashki, nderkohe qe jane harmonizuar shume drejt grupmoshat, eksperienca e punes se tyre ne vite etj. Ky staf nuk ka ndermend te revizionoje punen e djeshme te Bashkise se mepareshme, por studjon dhe projekton te ardhmen e Himares pa asnje fond shtese per projektime sikurse kishte Bashkia e mepareshme nga 100 milione leke fond projektimi cdo vit.
3- Sa u perket thirrjeve provokuese ne komunikate per thashethemet; korupsion te Bashkise z.Bollano, fallsifikimeve, dhenies dhe shitjes se pronave, te cilat nuk vijne nga Institucioni i Bashkise, ashtu sikurse eshte edhe origjina e komunikates tuaj, mund t'ju drejtoheni personave konkretisht dhe me argumentat tuaja por jo t'ia faturoni Bashkise si nje mjet per te plotesuar defin tuaj. Megjithkete, per dijeni te publikut, shtojme se nga Kontrolli i shtetit eshte publikuar demi ekonomik i Bashkise sone per vitet 2008-2010 me 213 milione leke, fakt qe juve e njihni me mire se kushdo tjeter, nderkohe qe nga ana e ketij organi jane cilesuar disa shkelje te ligjit ne dhenien e lejeve te ndertimit, fakt qe rezulton edhe nga dosjet qe gjenden te Drejtorine e Urbanistikes, shkelje per mosarketimin e qerave nga operatoret celulare per disa vite rrjesht, ne mosarketimin e debitoreve, shumica e te cileve jane te stafit te Bashkise se mepareshme dhe rrethit te saj etj. Po keshtu te trasheguara nga Bashkia e mepareshme sot kemi dhjetra raste tjetersimi te prones, konflikte per pronen, dokumenta fiktive te arshivuara ne kadaster, ne Urbanistike etj te cilat jane fatura te papelqyeshme e kesaj Bashkie por qe duhen kapercyer sa me shpejt. Nese shprehja ne komunikaten tuaj; "per deshtimet e tyre te deritanishme" e ka fjalen se na i kini lene qellimisht keto kusure, do te thoshia; bravo ju qofte, jini shume te zgjuar…?!. Por me shume anon se te gjitha keto kane ndodhur nga Bashkia qe kini drejtuar juve, sa per interesat tuaja personale e klanore aq edhe per paaftesine e hapur dhe te trashe qe dokumentat tuaja rremulle qe kini lene, e te cilat vertetojne me se miri, vendin dhe autorin e hipokrizise te shprehur edhe ne komunikaten tuaj.
4- Jemi mirnjohes qe na jipni keshilla per ligjin 10119 si baze per planin rregullues urban, te cilin neve po e zbatojme rigorozisht, megjithse ne, per arsye objektive, nuk kemi dhene asnje leje deri me sot, por duhet te ishte zbatuar edhe nga ana juaj ligji per zhvillimin urban, ndersa e kini shkelur ate, (shfleto Aktkontrollin e KLSH). Sa i perket studimit urban te zones qe juve kini paguar 240 milione leke qysh perpara se te perfundoje studimi ?!, ne e kemi studjuar ate me kujdes, ja kemi nenshtruar kritikes se publikut per 3 muaj rrjesht i cili ka bere vrejtjet me shkrim dhe studimi do te marre rrugen e gjykimit ne Keshille ku jini te ftuar te vini edhe juve. Bashkia aktuale, eshte e hapur dhe e gateshme te perballet edhe me elemente regresiste qe mendojne se per 5-6 muaj qe punojme ne kete Bashki, duhet te kishim bere ato vepra qe duhet te ishin realizuar per 8 vjet por qe nuk u realizuan nga Juve…?!. Nga keto fakte, juve, (autore te komunikates), kujt i adresoheni me kaq mllef; ….te panjohurit, anonim dhe "dashamiresit" ?!. Nese ketu e kini fjalen per subjektin tuaj, perpiquni te koregjoni mijra tone faje te djeshme e te sotme ne kurriz te Himariotit dhe pasi te kini bere kete hap, xhvishuni nga politikat polarizuese dhe elementet e racizmit te cilat nuk sjellin asnje te mire vecse te keqe sepse e ndajne dhe e percajne komunitetin himariot. Pastaj; ejani te punojme bashkarisht per interesat e Himares, nese Juve; jini vertet per nje gje te tille ?!.
Komunikoi per publikun IRAKLI GJICALI



No comments: