Sunday, March 18, 2012

Tarifa e ujit ne Himare pothuaj eshte dyfishuar



Me qene se inisiator per kete publikim isha une, mendoj qe te debatoj shkurt.
Se pari z. Gjicali keto argumenta me kaq hollesira te lodheshme, ka dy mjete ne dispozicion per ti "shpallur"
-Faqen elektronike te Bashkise Himare e cila dominohet akoma nga materialet e bashkise se kaluar.
-Keshillin Bashkiak (ku jane prezent keshilltaret e sejciles pale)
Club nuk eshte mjet ne dispozicion te politikes. Mendoj qe sejcili nga ne, nxjer vet konkluzione pa qene nevoja te mari mendimet e ndonje kompetenti, i cili mund te pretendoj se e do Himaren me teper se te tjeret.
Arsyeja e ketij publikimi, po e perseris, ishte qe lexuesit sikurse u njohen me kritikat e njeres pale te njiheshin edhe me mendimet e pales tjeter. Sa per shembull ne angazhimet e mazhorances se sotme thuhej qe Bashkia do menaxhohej me 54 njerez. A u mbajt ky angazhim? Z.Gjicali nuk prononcohet, vetem argumenton ujsjellesin. Nqs. pagat e kesaj ndermarjeje nuk do jene nga taksat (gjithnje sipas projekt buxhetit te miratuar) le te jete numuri i punonjesve 500. Si paranteze sot degjova qe tarifa e ujit pothuaj eshte dyfishuar. E kam te pakonfirmuar, por z.Irakli po pati miresine mund ta sqaroj.
Z. Gjicali na ben te ditur qe studimi urbanistik do kaloj ne Keshillin Bashkiak dhe mund te marin pjese grupet e interesit. Po daten nuk e ben te ditur...
Nuk dua te behem i merzitshem e s'po zgjatem, por po qe se ndonjeri mendon qe e vlen te hapim nje debat per keto tema le te shprehet.
Maksim Rapo

No comments: