Wednesday, March 28, 2012

Emigrantët shqiptarë në Greqi nuk duan të rikthehen në Shqipëri

Ndonse sipas Alenaces Kuq e zi, dhe aglomerimeve te tjera nacionaliste emigrantet shqiptare "jane te diskriminuar", sondazhet tregojne se ata preferojne te qendrojne ne Greqi me gjithe gjendjen e saj te krizes se sa te kthehen ne Shqiperi dhe hane "patatet" e ketyre aglomerimeve


Sipas një sondazhi të zhvilluar në Greqi nga Fondi Grek për Politika Evropiane dhe të Jashtme, me temë “Pasojat e krizës evropiane në rajon”, pjesa më e madhe e emigrantëve ...

shqiptarë të pyetur, kanë thënë se nuk duan të kthehen në Shqipëri, pasi situata ekonomike është përkeqësuar edhe në vendlindjen e tyre.

Sondazhi u publikua dje në një takim të organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime të Jashtme dhe Ambasada Greke. Në fillim të krizës së Greqisë, pati kthim të një pjese të emigrantëve dhe të reminitancave në Shqipëri, të cilat u pasqyruan në rritjen e depozitave bankare.

Por kjo gjë tashmë duket se është ngadalësuar. Emigrantët që qëndrojnë në Greqi dhe Itali ngurrojnë të kthehen në Shqipëri ,pasi i tremben ripërshtajes me një krizë të ngjashme.

Përveç kësaj,politikanët shqiptarë kanë lënë përshtypje shumë të keqe tek emigrantët,pasi një emigrant që jeton në Itali ose Greqi,dëgjon deklaratat e politikanit të vendit ku jeton,dëgjon edhe deklaratat plot sharje dhe ofenime të politikanëve shqiptarë dhe emigranti nuk ka asnjë shpresë se Shqipëria mund të jetë një vend ku qytetari do të përpkrahet dhe ndimohet.

No comments: